Revista franceze (1899) / Nëntë treguesit për një edukim të suksesshëm të fëmijës — Broshura e Thrank Spirobergut (Faik Konicës)

Shkrime relevante

Pas 16 shtatorit: kur dhimbja kërkon drejtësi, jo kaos

Zeqir Bekolli, Drenas ____ (Nga dhimbja te maturia – një ditë e rëndë...

Protestat në Sheshin Gjergj Kastrioti të Prishtinës, e konfirmojnë fajësinë e 4 çlirimtarëve

Reshat Sahitaj, Prishtinë ____ MANIFESTIMET NË SHESHIN SKENDERBE E KONFIRMOJNË FAJSINË E 4...

As në Gjyqin e Hagës, e as në Gjyqin e Prishtinës, ky është veprim antikombëtar dhe antishtetëror

Gjergj - Bajram Kabashi E përcolla një video ku fliste vajza e...

Andon Zako Çajupi, “idioti” i Milazim Krasniqit

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani AKADEMIKU MILAZIM KRASNIQI E QUAN “IDIOT” POETIN...

1982 / “Tirana, kryeqyteti me dyqind makina” — Dëshmia e pianistit norvegjez Kjell Bækkelund pas vizitës në Shqipëri

Samhold—Velgeren, e martë, 25 maj 1982, faqe n°4 Nga Aurenc Bebja*, Francë...

Shpërndaj

Faik Bej Konica (1875 – 1942)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Tetor 2023 

“Le Revue Internationale de l’Enseignement ” ka botuar, në qershor të 1899, broshurën e Thrank Spirobergut (Faik Konicës) me nëntë treguesit për një edukim të suksesshëm të fëmijës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Thrank Spiroberg. — Ese mbi edukimin, Shënime dhe fragmente. — Bruksel, R. Imbreghts.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Autori i kësaj broshure, i cili po punon për një vepër madhore mbi edukimin, ka botuar disa fragmente të saj. Për të, shkenca e edukimit presupozon domosdoshmërisht fiziologjinë dhe higjienën; ekziston vetëm një edukim i cili ka në mendje energjinë e trupit dhe kulturën e mendjes. Këtu janë disa nga treguesit që ai na ofron : 

1° kufizim të lirisë së martesës nga kushte të urdhrit shkencor; 

2° inkurajim të ushtrimeve fizike, eliminim të gjimnastikës; 

3° rritje të fëmijës në një atmosferë moderimi dhe dashamirësie; 

4° ofrim mësimdhënie gojore, të larmishme, të qartë dhe argëtuese deri në moshën tetë vjeçare; 

5° shkollat duhet të merren vetëm me përfundimin e edukimit nëpërmjet një mësimdhënie cilësore; 

6° frymëzim që në moshën katër vjeçare të shijes për vëzhgim dhe kërkimin e shkaqeve; 

7° mësimi i gjuhëve të gjalla ka një dobi të madhe praktike, është i dëmshëm për zhvillimin e lirë të mendjes; 

8° edukimi do të plotësohet nëpërmjet udhëtimeve; 

9° edukimi duhet ta mësojë fëmijën që të veprojë në jetë vetëm pasi të ketë menduar, të mendojë vetëm me arsyetim dhe të arsyetojë vetëm në mënyrë metodike dhe me një metodë të mirë, domethënë shkencore. 

P. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu