Kreu Blog Faqe 946

Reshit Lala: Largohem nga feja islame, ajo është e vendosur me dhunë dhe është kthyer në parti politike turke për asimilimin e Shqiptarëve

2
Reshit Lala, analist politik nga Tirana
___
Feja Islame ishte tragjedia e dytë, që pësuan shqiptarët mbas pushtimit turk. Ashtu siç kishin vepruar edhe në Lindjen e Mesme, në Afrikë dhe në të gjithë botën, myslimanizmi shkatërroi kishat për të zhdukur trashgimin e fesë Kristiane, që të ngelej feja Islame dhe Muhammedi si Zot i vetëm.
Kjo u arrit me dhunë dhe, këtë e dëshmon edhe xhamija Al Aksa e ndërtuar mbi tempullin e Solomonit në Jeruzalem 691 vjet mbas Krishtit.
A nuk është dhunë të shkaktërrohet tempulli HISTORIK 1548 vjeçar- i SOLOMONIT, i ndërtuar në vitin 957 par Krishtit nga djali i mbretit David të Izraelit e të ndërtohet mbi të XHAMIJA Al Aksa?!
Turqia i vrau dhe i masakroi shqiptarët për t’i pushtuar dhe, pastaj ju ndërroi edhe fenë me dhunë. Më vonë Turqia, për asimilimin e shqiptarëve ju ndaloi edhe gjuhën, një masë ekstreme, që ata të harronin vetveten e të zhdukeshin. Një masë, që Turqia nuk e zbatoi në asnjë vend të Perandorisë Osmane.
Por Turqia nuk u mjaftua me këtë masë ekstreme e antishqiptare. Ajo bashkë me serbët e grekët, organizoi edhe shpërnguljen masive drejt Turqisë të miliona shqiptarëve nga e gjithë hapsira shqiptare.
Kjo ishte Turqia historike, “mike e Shqiptarëve”!
Mbas viteve të ’90-ta Turqia, si edhe fqinjët e tjerë, u rikthyen me revansh politik e fetar për të ripushtuar Shqipërinë dhe hapsirën shqiptare. Turqia e dinte , se nuk mund të bënte pushtim politik – ndaj nëpërmjet fesë islame luftoi të bënte pushtimin shpirtëror. Pra shqiptarë t’i bënte turq duke zbatuar tezën e filozofit dhe poetit turk, me prejardhje shqiptare nga Shushica e Istogut, Mehmet Akif Erosy , që thoshte:
”SHQIPTARËT JANË TURQ, SE KUSH ËSHTË MYSLIMAN ËSHTË TURK”!
Historia nuk ka dëgjuar idiotësi më të madhe se kjo. Pa dëshirën e shqiptarëve u ndërtuan dhjetëfishi i xhamive, sikur shqiptarët do të hanin muret e tyre. Asnjë vepër në ndihmë të shqiptarëve, por vetëm xhamia, të cilat u kthyen në FABRIKA PËR PRODHIMIN E TURQËVE në trojet Shqiptare.
Fillimisht Turqia e drejtoi propogandën e saj direkte nëpërmjet ideologëve të saj, islamistëve politik që i gjeti në Tiranë e Prishtinë, duke sulmuar historinë e kulturën shqiptare përgjithësisht. U luftua historia dhe u hap LUFTË CIVILE MES SHQIPTARËVE PËR GJERGJ KASTRIOTIN SKËNDËRBEUN: Propoganda Turke, Feja dhe tellallët e saj, e quajtën Skëndërbeun “Serb”,” jo Shqiptar” dhe, në fund “Terrorist”, se ai, sipas Turqisë kishte vrarë myslimanët e vet. Por Turqia dhe tellallët e saj nuk u thonin Shqiptarëve, se Gjergj Kastrioti Skëndërbeu nuk shkoi në Turqi ti vriste myslimanët e “vet”, por i vrau duke mbrojtur trojet shqiptare, që u sulmuan nga turqit.
Turqit ishin pushtues dhe Gjergj Kastrioti me shqiptarët mbronin trojet e tyre.
Gjergj Kastrioti ishte si një mal urrejtjeje mes shqiptarëve dhe Turqisë. Ai ju thoshte Shqiptarëve: “Mos i besoni Turqisë, se ajo na ka vrarë e na ka mbajtur skllevër 5 shekuj me rradhë”!
Turqia, që donte t’i mashtronte Shqiptarët, donte ta rrëzonte këtë mal historik. Ndaj dolën tellallët e saj, që thonin : Me turqit jemi vëllezër” !
Kemi bashkëqeverisur me turqit për 500 vjet me rradhë. Se si mund të bashkëqeverisin skllevërit me pushtuesit e tyre e di vetëm Turqia dhe tellallët e saj.
Olsi jazexhi serb | EuroEmigrant
Islamisti i madh politik i Tiranës, Olsi Jazexhi, tek përmendorja e shpifur “serbe” në Gazimestan , afër Prishtinës , duke i provokuar Shqiptarët në vendin e vet përmes simbolikës triumfuese serbe të tre gishtrinjve…!
Gjergj Kastrioti u godit pa mëshirë, nga Mustafa Nano, Olsi Jazexhiu, Shefqet Krasniqi, Naim Tërrnava e shumë të tjerë. Mjafton të kujtojmë shpërthimet në postimet e patriotëve shqiptarë në FB në mbrojtje të Gjergj Kastriotit, që u kritikuan me ashpërsi në emër të prishjes së unitetit. Sipas myslimanëve ekstremë, “PËR HIR TË UNITETIT” patriotët Shqiptarë nuk duhet ta mbronin Gjergj Kastriotin , se “kundër tij ishin 95% e popullsisë së Kosovës”.
Shumë faqe në FB u mbyllën, se Kishin shkelur standartet e komunitetit. Po kujt komuniteti! Cilit komunitet? Antishqiptarizmit? ua dashka që ne Shqiptarët ti nënshtrohemi antishqiptarizmit derisa na vret e asimilon si histori e kulturë? Postimet bëheshin kundër Turqisë. FB me akuzat në mbrojtje të panislamizmit e nënkuptonte “komunitetin mysliman” Shqiptar. Thuajse ata u dashka të jenë jolojal ndaj kombit dhe ne “për hirë të fesë” u dashka ti duronim!
Pra sipas FB kishte ankesa, se KRITIKOHEJ TURQIA DHE, MYSLIMANËT SHQIPTARË NUK DURONIN. Kjo ishte dëshmi e pa kundërshtushme,se një pjesë e shqiptarëve ishte e turqizuar.
Ata ngriheshin në protesë masive kundër cilido, që guxonte të kritikonte politikën turke të turqizimit të shqiptarëve. Ndërsa kritikohej Turqia, myslimanët e kishin gati përgjigjen: “Kritikohet Islami”. Kjo ishte mbrojtja e Turqisë. Duket ajo ju kishte thënë agjentëve të saj: Sa herë, që të kritikohet Turqia të kudërshtoni duke thënë: :”SULMOHET ISLAMI”!
Kishte Postime si të Savash Veliut, që thoshte, se “PUSHTIMI I GJATË NUK QUHET PUSHTIM E , SE ME TURQIT KEMI QENË VËLLEZËR DHE, KEMI QEVERISUR SËBASHKU”.
Se si mud të qeverisin sëbashku shteti pushtues me të pushtuarin skllav nuk e dimë dhe, myslimanët ekstremë nuk na e shpjeguan kurrë.
Ne nuk e dimë sa paguhen këta papagallë të Turqisë, por ata shfrytëzojnë Islamin për të shuar ç’do rezistencë patriotike të shqiptarëve.
Krahas tyre kishin goditjen direkte të Presidentit Erdogan, që deklaroi në Kosovë , se “Kosova ishte turke”, dhe Ministri i jashtëm Turk Davutoglu, që thoshte: Shqiptarët janë,”mbetje Osmane (spermë Osmane): Nuk kishte fyrje më të madhe kombëtare. Ishte një sulm FRONTAL terrorist i Turqisë, që bëhej kudo, që nga fjalimet e drejtusëve të shtetit turk, në mjetet e propogandës shqiptare, tek minaretë e xhamive, ndërhyrja në sheshin Skëndërbej në Tiranë me rastin e “festës muslimane të bajramit” e, deri tek terrori për vendosjen e shamive edhe tek fëmijët e shkollave.
Turqia me të gjitha mjetet e propogandës ju ka bërë terror Shqiptarëve për t’ju përcjellë mesazhin: Ne kemi blerë edhe politikën edhe propogandën edhe mslimanët dhe, “JU SHQIPTARËT NUK KENI RRUGË TJETËR, VEÇ TË DEKLAROHENI TURQË”!
Turqia ka paguar rushfete edhe për të mbajtur mjekërr e për të mbajtur shamitë e ferexhetë mbas viteve 90.
Po feja Islame cilin rol ka luajtur në këtë sulm terrorist kundër kombit Shqiptar?!
Turqia, se herë ka sulmuar kombin shqiptar ka vënë përpara si PARZMORE PËR TU MBROJTUR -FENË ISLAME .
Shumë herë, kur situata acarohej dilte në FB ushtria e Islamit politik “Shqiptar”, “arnautët” tashmë të islamizuar, që sulmonin dhunshëm autorët e shkrimeve. Ata nuk thonin as më shumë e as më pak. Po e “SULMONI ISLAMIN”! Mbas kësaj fillonte sulmi i dhunshëm i autorëve, të cilët kërcënoheshin edhe me jetën e tyre dhe të familjeve të tyre.
Natyrisht sulmi kryesor i Turqisë është bërë duke përdorur fenë Islame dhe, duke spekulluar me besimin e njerësve. Turqia nuk mund të ngrihej kundër Gjergj Kastriotit Skëndërbeut, po të mos kishte mbështetjen e propogandës së shitur “kombëtare” në mbarë gadishullin Ilirik dhe atë të Islamit ekstrem Shqiptar.
Pra “feja islame” ka luajtur një rol antishqiptar duke zbatuar strategjinë turke të asimilimit të Shqiptarëve nëpërmjet turqizimit të tyre.
Prandaj, janë këto arësye, që më shtyjnë të largohem nga Islami, që të mos bëhem pjesë e strategjisë, që Turqia përgatitet t’ju shkaktojë Shqiptarëve.
Nuk do të dëshiroja që shqiptarët të thonë: “Reshit Lala i ka rënë këmbanës së alarmit kundër truqizimit, por vetë nuk e braktisi fenë islame”!
Reshiit Lala 29/10/2023

Nuk është e vërtetë se nuk ka pasur luftëra ndërfetare mes nesh, Shqiptarët nuk duhet ti durojnë xhihadistët

1
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
VETMASHTRIMI
___
*“Shqiptarët nuk kanë pas asnjëherë armiqësi fetare në mes tyre.”
___
Kurdo që bëhen glorifikime (vetë)mashtruese, si ky që shqiptarët nuk kanë pas asnjëherë konflikte religjioze (ndërsa popujt tjerë kishin), është gënjeshtër pozitive!
Ta zëmë, kur Shën Pali (Paulus), sajuesi i Krishterimit, gjatë rrugëtimit të tij nga Jerusalemi drejt Rome, ka ndaluar për pushim në qytetin makedon Philipi (afër Selanikut të tanishëm). Aty ai ka gjet streh të “Lydia makedone”, e graduar si Shenjtëri biblike. Me atë rast Shën Pali e ka konvertuar Lydian nga pagane në Kristiane.
Por, për atë konvertim administrata vendore (romake) e ka burgos Shën Palin, sepse atë konvertim e ka vlerësuar si armiqësi subverzive kundër Perandorisë Romake. Kjo legjendë kristiane është e vitit 49. E solla për të treguar që konvertimi i njeriut të parë në Europë, Lydias makedodone, ka ndodh me një armiqësi, e cila ka vazhduar përherë në mes të pjesëtareve të religjioneve të ndryshme.
Fatkeqësisht ne kemi memorie të shkurt historike. Nuk e dimë as qysh kur i përdorim emërtimet SHQIPTAR, SHQIPËRI, GJUHË SHQIPE. Rezulton se këto emërtime duhet të jenë produkti i zhvillimeve gjatë katër shekujve të fundit. Pra, as në kohë të Gjergj Kastriotit nuk janë përdorë këto emërtime. Atëherë, si të dimë për armiqësitë fetare.
Tashmë e dimë, të gjithë myslimanët shqipfolës e mallkojnë publikisht dhe në heshtje Heroin Gjergj Kastrioti si “kaurr” që ka luftuar kundër myslimanëve. Gënjejnë! Gjergji ka luftuar pushtuesit osmanë, jo pse ata ishin myslimanë, por pse ishin pushtues…
Rëndom, popujt e pushtuar nuk kanë kapacitete për të bërë as lufta fetare, po të donin, sepse po të kishin kapacitete për lufta, fillimisht do të bënin luftë çlirimtare. Pra, pushtuesit osmanë i ka shpërdoruar myslimanët, por edhe katolikët dhe ortodokset, për të shtyp rrebelimet lokale, duke i karakterizuar ato si rebelime fetare.
Ta zëmë, kundër Kryengritjes çlirimtare të Dervish Carës të vitit 1841-1844, që nis në Tetovë dhe shtrihet deri në Durrës, Tivari, Nish, Manastir, Pushtuesit osmanë kanë organizuar ushtri që përbeheshin kryengritësit nga jo-myslimanët…
Kur ka invadua ushtria e Serbisë në Makedoni, gjatë viteve 1912-1913, rezistencë kanë bërë pothuajse vetëm shqiptarët ortodoksë në betejat në mes të Strugës dhe Manastirit. Një pjesë e shqiptarëve myslimanë ushtria serbe i ka shpërdoruar, duke i dezinformuar se shqiptarët ortodoks po luftonin për t’i konvertuar shqiptarët myslimanë…
Fakti më kokëfortë për luftë fetare është Kryengritja e Haxhi Qamilit në Shqipërinë e sapopavarësuar (e nisur në korrik 1914). Ai bastard e luftonte Pavarësinë e Shqipërisë dhe donte ta rikthente nën pushtimin osman! Pra, ishte rasti i parë në Histori që Shqiptarët, si shqiptarë, kishin Shtet të tyre, por që e luftonin myslimanët e kryengritur nën udhëheqjen e Haxhi Qamilit.
Fatmirësisht në malisitë e thella, larg qendrave urbane, pushtuesit nuk kanë mund ta shtrinë sundimin e tyre, prandaj atje shqiptarët kanë jetuar kryesisht si paganë, edhe pse kanë menduar e besuar se u përkisnin muhamedanëve apo kristianëve. Që do të thotë, në ato hapësira, dominues ka qenë rrojtja sipas normave të kanuneve që kishin krahinat përkatëse.
Në Dukagjin ka dominuar Kanuni i Lekës, në vend që të zbatohej Sheriati islam. Kjo formë e rrojtjes ka rregulluar bashkëjetesën në mes të shqiptarëve që u përkisnin religjioneve muhamedane (sunite, shiite, bektashiane) e kristiane (katolike, ortodokse).
Tani kemi dëshmi të reja, se si po eskalon armiqësia, sidomos në mes të SHQIPTARËVE dhe islamistëve agresivë xhihadistë.
Uroj që kjo armiqësi të marrë përmasa, sepse nuk duhet të tolerohet rreth 4 mijë myslimanë xhihadistë ta rrezikojnë etninë shqiptare dhe Shtetin e Kosovës.
Mirë do të ishte ky luftim të ishte pa përplasje të mëdha fizike, sepse xhihadistët janë të përcaktuar, nga çasti në çast, të bëjnë kryengritje xhihadiste, kundër shqiptarëve.
Pra, nuk duhet nënvlerësuar kapacitetin kryengritës të rreth 4 mijë myslimanëve xhihadistë…

Profesori i Universitetit të Oksfordit dhe… Putini 

0

Eshref Ymeri 

Profesori Andrea Zorin (1956) është filolog, studiues i letërsisë dhe historian rus, specialist në fushën e kulturës ruse, kritik letrar, doktor i shkencave filologjike, Profesor i Universitetit të Oksfordit që prej vitit 2004, autor i shumë librave për Rusinë, përfshirë një biografi të rëndësishme për Tolstoin dhe një ese me titull “Periferia e Evropës”, në të cilën shpjegon se si Rusia e ka ndryshuar perceptimin mbi territore si Ukraina. Gjatë një interviste në Skajp (Skype) nga Anglia, Zorin merr telefonatën që e kishte pritur prej kohësh. Gruaja dhe djali i tij sapo kishin mbërritur nga Moska me një nga fluturimet e fundit të disponueshme. Ai theksoi se këtë herë ishte një udhëtim vetëm me një drejtim. Shprehte keqardhjen që u largua nga atdheu familjarisht, sepse atje nuk ekzistojnë më kushtet për të qëndruar.  

Ja si shprehet Profesori për… Putinin: 

“Për habinë e madhe të të gjithëve, vitet e fundit Vladimir Putini është shndërruar në një historian amator, duke filluar të shkruajë ese mbi të kaluarën e Rusisë. Shumë njerëz e konsideruan të çuditshme këtë sjellje. Megjithatë, për të ishte një mënyrë për të krijuar një konsensus, dhe për të justifikuar një luftë të pamotivuar si kjo që sapo ka nisur. Cilat janë, sipas Putinit, momentet më të rëndësishme në historinë e Rusisë? Janë tre të tilla.   

Së pari, ne rusët ju duam ju perëndimorëve, por jeni ju që na urreni. Prandaj, ne kemi të drejtë të mbrohemi. Ky parim është përhapur gjerësisht përmes televizionit dhe brezave të rinj nëpërmjet librave shkollorë. të rishikuar dhe korrigjuar, bazuar tek ky supozimi i presidentit rus. 

Së dyti, Putini thotë: “T’i shndërrojmë humbjet në fitore, apo në një premisë të fitores së ardhshme”.  

Narrativa jonë historike, diktohet nga shndërrimi si përmes një mrekullie i poshtërimeve në triumfe absolute. Kundër Polonisë në shekullin XVII, kundër Napoleonit, kundër nazistëve në Luftën e Dytë Botërore. Putini ka zgjedhur ta kristalizojë këtë vizion, ta bëjë atë të përhershëm, duke krijuar një pritshmëri të përjetshme për hakmarrje ndaj Perëndimit. 

Së treti, ndaj çfarë disfate do të hakmerret ai me pushtimin e Ukrainës? Këtë e thotë vetëm ai. Në këtë kuptim, asgjë tjetër nuk është në përputhje me pikëpamjen e tij të shtrembëruar. Hakmarrja e tij është e dyfishtë. Për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, të cilën ai e konsideron një tragjedi absolute, jo një çlirim, por një poshtërim, si dhe për dështimin e përfundimit të luftës së nisur në vitin 2014, e cila nuk u çua deri në fund për fajin e Perëndimit. Po ç’lidhje ka Ukraina me këtë qasje? Kjo është ndoshta pika më e rëndësishmja. Putini e sheh Ukrainën si simbolin e copëtimit të “familjes” sovjetike. Kur ai thotë se rusët dhe ukrainasit janë një popull, siç e tha për herë të parë në një ese të botuar verën e vitit të kaluar, ai rikthehet pas në kohë, para revolucionit të vitit 1917, kur termi rus nënkuptonte popullin tonë, ukrainasit dhe bjellorusët. Ne ishim thjesht Velikorosy, Malorosy dhe Belorusy, që do të thotë Rusët e Mëdhenj, Rusët e Vegjël dhe Rusët e Bardhë. Që në këtë lloj dallimi, është i qartë roli i “vëllait të madh” që na është caktuar ne rusëve. Putini nuk mund të tolerojë që ukrainasit t’u referohen rusëve si “moskalë”*. Për të, kjo luftë është si një bashkim familjar. Po a kanë këto teza ndonjë bazë reale? 

Këto janë teori të çuditshme, të cilat mund të jenë pasojë e izolimit të tij, qoftë edhe fizik, gjatë dy viteve të fundit. Historia nuk bëhet duke zgjedhur nga “tasi” vetëm “qershitë” që na pëlqejnë më shumë. Historia është një rrjedhë e vazhdueshme dhe e pandashme ngjarjesh. Ne nuk mund ta injorojmë faktin sesi një popull, në këtë rast ai ukrainas, e konsideron veten e tij. S’mund ta injorojmë vullnetin “perëndimor”, që u shfaq në sheshin Maidan. Përndryshe, gjithçka është thjesht një propagandë e shtrembëruar. Bazuar në këtë vizion, çfarë roli i cakton vetes Putini? Rolin e kultit të fitores përfundimtare, të shndërruar në një lloj feje shtetërore, përfshirë mitologjinë e liderit, e cila ka kuptim vetëm në kohëra të vështira. Historia “e tij”, është një ndër mjetet për ruajtjen e pushtetit dhe të një kontrolli të fortë mbi popullin rus. Mesazhi që po imponohet me forcë është ky:  

“Në rast se do që të jesh një person i denjë, atëherë duhet të rreshtohesh vetëm në anën e duhur, atë të Putinit”. 

___

  • Në ukrainisht, kjo fjalë përdoret si nofkë përbuzëse në adresë të rusëve, me kuptimin “njeri me dy fytyra, dhelparak, hajdut, mburravec”. 

Adoleshentja 16-vjeçare iraniane Armita Geravand, vdiq një muaj pasi dyshohet se i është nënshtruar dhunës policore

0

 

Një adoleshente iraniane, e cila sipas grupeve të mërgimit, përfundoi në koma si pasojë e dhunës nga policia morale iraniane, ka vdekur, raportojnë mediat shtetërore iraniane.

– Armita Geravand, studente në Teheran, vdiq një orë më parë pas trajtimit intensiv mjekësor dhe qëndrimit 28-ditor në spital në repartin e terapisë intensive, shkruan agjencia shtetërore e lajmeve Borna.

Agjencia shtetërore e lajmeve Irna , raporton gjithashtu se Geravand ka vdekur.

16-vjeçarja Geravand ka qenë në koma në një spital në Teheran gjatë javëve të fundit. Në fillim të kësaj jave u raportua nga mediat iraniane të kontrolluara nga shteti se ajo kishte vdekur në tru.

Sipas organizatave iraniane të mërgimit, ajo përfundoi në koma si pasojë e dhunës nga policia morale iraniane, e cila dyshohet se e sulmoi për shkak se ajo nuk kishte veshur hixhab.

Mediat shtetërore në Iran pretendojnë se shkaku i lëndimeve është se vajza pësoi një rënie të presionit të gjakut dhe më pas goditi kokën brenda një vagoni në metro në Teheran.

Vdekja e Geravand vjen pak më shumë se një vit pasi 22-vjeçari Mahsa Amini vdiq në paraburgimin e të ashtuquajturës policia e moralit në Teheran.

Vdekja shkaktoi një valë masive protestash që u shtypën me dorë të fortë nga regjimi. Mbi 500 njerëz janë vrarë, sipas grupeve të të drejtave të njeriut.

Albin mos bën hopa pa e kapërcyer gardhin!

0

Florim Zeqa 

Pas çdo takimi me ndërkombëtarët Albini po bën hopa, mbështetësit po i duartrokasin. I tillë ishte takimi me treshen evropiane, Macron, Scholz dhe Meloni, pas të cilit Kurti e përseriti refrenin e njëjtë për gatishmërinë e nënshkrimit të marrëveshjes finale me Serbinë!

Një betejë e fituar nuk është një luftë e fituar

Pas sulmit të terroristve në 24 shtatorin e këtij viti në Bajnskë ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy polic të tjerë, pas kundërpërgjigjes së Policisë së Kosovës, grupi terrorist pësojë humbje të paparë (tre të vrarë e shumë të plagosur) deri më tani në këto 24 vjetët pas përfundimit të luftës.

Pas shpartallimit të grupit terrorist, për herë të parë në këto 24 vjetët e fundit ndodhi shtrirja “De Facto” e sovranitetit dhe integritetit të shtetit në tërë territorin e vendit tonë dhe për herë të parë ju ç’jerren maskat Serbisë para bashkësisë ndërkombëtare, thonë mbështetësit e Albin Kurtit.

Bazuar në informacionet zyrtare, përveq vrasjes së tre terroristëve, forcat tona të Policisë e shpartalluan dhe neutralizuan në tërësi grupin terrorist dhe konfiskuan sasi enorme të armatimit luftarak në pjesën veriore të vendit.

Deklasim apo inskenim i shtetit serb

Pas ngjarjes së 24 shtatorit, tek një pjesë e madhe e qytetarëve të vendit është krijuar bindja se, forcat tona policore (pa e permendur fare KFOR-in) e deklasuan dhe nënshtruan shtetin serb në provokimin terrorist i cili për qëllim kishte aneksimin dhe pushtimin klasik të pjesës veriore të Kosovës.

Përtej kësaj, është krijuar bindja se është parandaluar versioni i Asociacionit në modelin e “Republika Srpska” dhe shuarja e të gjitha ëndërrave të presidentit serb për pushtimin e Kosovës!

“Propozimi modern” i pesshes evropiane për statutin e asociacionit të komunave me shumicë serbe e ka hapur një kapitull të ri të bisedimeve, ku bazament i diskutimeve do të jetë Marrëveshja e Ohrit, me gatishmëri apsolute për nënshkrim nga ana e kryeministrit Albin Kurti, por jo edhe të presidentit serb, Aleksandër Vuqiq!

Mirëpo, këtij draft-statuti apo “Propozimi Modern Evropian”, përveqse i mungojnë detajet për opinionin publik, po mungon edhe debati parlamentar dhe konsultimet me ekspertët e fushave përkatëse, në mënyrë që propozimi i BE-së të shkojë në “Kushtetuese” para nënshkrimit e jo pas tij, për çka mund të kemi përseritje të vitit 2015!

Që kjo të mos ndodhë, “Propozimi Modern Evropian” duhet t’u bëhet publik deputetëve, partive politike dhe qytetarëve. Dhe sa më parë të bëhen publike detajet, aq më mirë do të jetë përt të gjithë, në radhë të parë për kryeministrin Kurti, që të mos pësojë fiasko politike pas rishikimet të përmbajtjes së marrëveshjes nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

Heshtja e Serbisë pas debaklit në veri, kërkon analizë të thellë

Debati Parlamentar për “Propozimin Modern” do të ishte me interes për vendin, në mënyrë që të mos ndodhin shkelje kushtetuese në përmbajtje, për çka, në procesin e zbatimit në praktikë mund t’i kushtojë shtrenjt Kosovës me humbje të sovranitetit dhe tërësisë territoriale në veçanti!

Për shkak se, pas kësaj marrëveshje, nuk do të kemi më mundësi të rikthimit pas dhe as të rekuperimit të dëmëve eventuale që mund t’na sjellë marrëveshja finale!

Zotimet e ndërkombëtarëve se “Propozimi Modern” është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk e rrezikon sovranitetin e shtetit të Kosovës, nuk duhet t’i marrim si ideale dhe punë të kryer pa e shqyrtuar në tërësi këtë “Draft-Statut” Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

Anipse treshja evropiane (Macron, Scholz dhe Meloni) thonë se Draft-Statuti është në përputhje me Kushtetutën, duke i bërë thirrje Kosovës që të nis menjëherë procedurën e themelimit të Asociacionit si në draft-statut, pa i garantuar njohjen “De Facto” nga Serbia!

Pala kosovare, paraprakisht duhet të analizojë me kujdes përmbajtjen dhe të merrë garanca për njohje reciproke, në të kundërtën mund t’na ndodhin zhgënime të mëdha, më të mëdha sesa në vitet 2013 dhe 2015!

Heshtja e Serbisë pas debaklit në veri dhe mosgatishmëria e Vuqiqit për nënshkrim të marrëveshjes finale, përveqse kërkon analizë të thellë politike, kërkon maturi dhe mençuri të palës kosovare në pjesën finale të dialogut të Brukselit.

Andaj, çdo nguti e Kurtit për të bërë “hopa pa e kapërcyer gardhin” do ta dëshprojë atë dhe qytetarët e vendit dhe çdo nguti për t’i thurur lavde kryeminstrit Albin Kurti pa e shqyrtuar mirë përmbajtjen e marrëveshjes finale, mund t’na çojë në thyerje të mëdha shpirtërore!

Letra e Faik Konicës për Guillaume Apollinaire (28 tetor 1903) : “Kur isha 19 vjeç vendosa të bëhesha murg, vuaj nga kjo “sëmundje”, kam këtë peng në jetë…”

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 28 Tetor 2023

Në veprën “Guillaume Apollinaire. Correspondance. I Lettres reçues. XI K-La.”, gjejmë një letër të Faik Konicës (alias Thrank-Spiroberg) drejtuar shkrimtarit francez me 28 tetor 1903, në të cilën atdhetari shqiptar zbulon një sërë informacionesh rreth jetës së tij vetjake. Këtë letër, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Dashuria, zotëri i dashur, është si një dhimbje dhëmbësh por në zemër, nëse guxoj të them, dhe një dhimbje dhëmbësh që ndonjëherë zgjat shumë. Që do të thotë shumë. Shekspiri vërejti se “asnjë filozof, megjithëse shkruanin në stilin e perëndive, nuk mund të durononte me qetësi një dhimbje dhëmbësh” : 

“For there was never yet philosopher that could endure the toothache patiently. However they have writ the style of gods.”

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kam vuajtur shumë në të kaluarën nga kjo e keqe për të mos thënë se simpatizoj me tuajën. Kisha arritur në pikën saqë dëgjoja rrahjet e zemrës dhe gjeja prehje vetëm në kloratin, i përzier me mjeshtëri nga një mik mjek, dhe që, i administruar siç e dinte ai, më mbante në një përgjumje të përhershme në kufi me idiotësinë. Por ai ishte vetëm një qetësues. Ilaçi radikal, dëgjoni, është ende homeopatia : “Similia similibus…” Përpjekja për të zëvendësuar një dashuri me një tjetër është shërim i garantuar.

E gjithë kjo, natyrisht, është më e lehtë për t’u këshilluar, e di …

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Imagjinoni që London Road të lidhet me City Road me një “tub” ose siç thoni ju në Paris, “metropolizim” shumë të shpejtë. Pra, ju duhet ta merrni atë dy hapa nga shtëpia ime dhe, për dymbëdhjetë minuta, arrini në London Road. Prandaj propozoj këtë program : Do t’ju marr nga hoteli çdo ditë rreth mesditës, do të hamë darkë në shtëpinë time, pas së cilës do të shkojmë të vizitojmë atë që, gjatë ëmbëlsirës, do të konsiderohet interesante. Sa herë që ju duhet të shkoni të shihni zonjën e ëndrrave tuaja, shpejtësia e komunikimit do t’ju lejojë ta bëni këtë në çdo kohë.

* 

Përveç kësaj, një vuajtje e vogël dashurie është e përshtatshme në moshën njëzet e tre ose edhe më vonë, dhe është shumë e dobishme për pjekurinë e mendjes. Por, jam shumë afër të tridhjetave, por aventurat e mendjes më kanë mbushur me eksperienca dhe mund të them ndoshta se kam dyfishin e moshës sime.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në moshë fare të re, një urrejtje pafund ndaj turqve dhe islamizmit të imponuar prej tyre shumicës së shqiptarëve, si dhe leximi i librave mistikë, më hodhi në katolicizëm. Së shpejti, i ndërpreva të gjitha studimet për t’u përqendruar vetëm në teologji. Në moshën nëntëmbëdhjetë vjeç, vendosa të bëhesha murg. Në të njëzetat, nëntë vjet më parë – u nisa për në La Grande Chartreuse; mbërrita në Grenoble, shkova në manastir në këmbë, “more medici aevi”. Atje, më priste zhgënjimi. Kush vjen të më çojë në celulë ? një djalë me përparëse! Djall ! misticizmi im u bë pak konfuz. Në mesnatë, vijnë përsëri, siç kisha kërkuar, për të më thirrur që të shkoja në Kapelë për të dëgjuar këtë këngë liturgjike vajtuese dhe e (atëherë më dukej e tillë) mrekullueshme, e veçantë në Chartreux. Kush kishte ardhur të më thërriste ? një djalë tjetër. “Por ky qenka hotel, atëherë ?”, bërtita. Ku është ashensori dhe ku është shërbëtorja e bukur ? Hoteli është i nivelit të katërt. Unë largohem. Në fakt, nuk pashë as “Gjeneralin”, as ndonjë murg, të paktën në orën tetë të mëngjesit u largova nga këto male, pasi i dhashë bakshish kamarierit. — Mund ta imagjinoni se kjo mëndjehapësi nuk më shëroi. Ndjenjat intensive mbahen nga lidhje shumë të forta me zemrën. Pak nga pak shkova drejt lirisë, derisa një ditë, pas njëmijë papastërtish morale të vërejtura te klerikët, u ndjeva plotësisht i lirë. Ka shumë mundësi që, pa këto incidente në jetën time, do të kisha shkuar në Universitetin e Jenës dhe do të kisha kaluar pesë ose gjashtë vjet nën drejtimin e Ernst Haeckel për të studiuar biologji. Nga ana tjetër, fitova, në këtë periudhë të misticizmit, të njoh teologjinë, një mrekulli të mendjes njerëzore, në zhanrin e saj, që nuk është një zhanër i mrekullueshëm. E shihni se çfarë incidentesh kanë shënuar jetën time deri më sot. Ky është vetëm një kapitull i shkurtuar, dhe midis nesh.

*

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ah po, i ndjeri Léon Cahun ishte një njeri i jashtëzakonshëm! Udhëtova nga Brukseli në Paris me qëllim që ta vizitoja. Ai më ndihmoi shumë për të gjetur midis studiuesve të vjetër francezë dokumentet që vërtetojnë se kalorësia e lehtë është një koncept strategjik shqiptar dhe është futur në Francë nga shqiptarët. Kam shkëmbyer me të një korrespondencë të ngrohtë për tre vjet për të gjitha llojet e pyetjeve. Pastaj, papritmas, ndalova t’i shkruaj. Nuk iu përgjigja një apo dy letrave të tij. Është një sëmundje e tmerrshme tek unë : shkrimi i letrave është një punë e rëndë për mua dhe duhet të bëj një përpjekje të konsiderueshme për ta bërë atë sa më mirë që të mundem. Nëse, një herë, vonoj disa javë, nuk mund të shkruaj më. Familjarët tashmë janë detyruar të kërkojnë lajmet e mia në policinë e lokalitetit ku unë gjendesha. Me shumë dijetarë, m’u desht të ndaloja së korresponduari. Dhe një udhëtar danez, Aage Benedictsen, i cili më kërkoi dokumente për një konferencë, i mori ato nëntë muaj pas mbajtjes së konferencës. Është një mrekulli që ai nuk m’i ktheu ato. Sido që të jetë, kisha ndërmend të shkoja edhe një herë në Paris për të vizituar këtë njeri për të cilin kisha kaq shumë dashuri dhe admirim dhe që më kishte treguar një miqësi kaq prekëse kur, i sëmurë, unë vetë mësova se ai kishte vdekur tashmë para gjashtë muajve. — Ndoshta ai ka menduar se isha indiferent ndaj tij; — por ai ishte shumë larg së vërtetës ! Ishte një mani epistolofobike budallaqe që më bëri fajtor për neglizhimin tim ndaj tij; — dhe vdekja e tij më preku rëndë. Më mirë se kushdo, ai e njihte Orientin; dhe, me dhjetë fjalë, ai sillte në dritë një skenë nga oborri i Delhit ose Samarkandit, në kohët e shkuara; një anekdotë, e treguar prej tij, ishte më fitimprurëse sesa leximi i një in-folio. Është për t’u habitur që ai nuk ishte në krye të një dege orientale në Collège de France !…

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

                                                     *

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Unë gjithashtu nuk besoj në mundësinë e përshtatjes së një gjuhe ekzistuese si një instrument intelektual ndërkombëtar. Z. Rémy de Gourmont llogarit pa armiqësitë kombëtare. Sidoqoftë, ato janë aty. Luftoni ato, por pranoni se ekzistojnë. Asgjë nuk bëhet me konventë apo kontratë sociale; gjithçka është rezultat i luftës dhe domosdoshmërisë. Megjithatë, më duket se një mijë rrethana kombinohen për të grupuar aktivitetet rreth tre gjuhëve frëngjisht, anglisht dhe gjermanisht. Studimi i tyre nuk është fakultativ, është thelbësor. Kështu që unë besoj se zgjidhja është aty, dhe se gjëja më e mirë është të përpiqesh ta theksosh këtë rrymë, ose të bësh përpjekje për ta ndaluar atë. Por ne do të flasim për këtë.

* 

Po mbledh shënime për një studim të psikologjisë humoristike që do të mbajë titullin “Përvijimi i një metode për të fituar duartrokitje nga borgjezia — Esquisse d’une méthode pour se faire applaudir des bourgeois ”. Unë mendoj se do t’ju pëlqejë për “Gostinë e Ezopit”. Unë do t’ju tregoj gjithashtu artikujt që planifikoj të shkruaj, dhe ju do të më tregoni se çfarë ju pëlqen veçanërisht.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Me këtë, unë do të ndaloj këtu — (e shihni që po filloj të kuroj pak epistoplofobinë time), — dhe shpresoj t’ju shoh në Victoria Station javën e ardhshme. 

Përshëndetje të përzemërta, 

Thrank-Spiroberg 

P.s. – Duke më besuar dashurinë tuaj dhe duke më dhënë numrin e rrugës së Londrës, m’u duk sikur donit të dija nëse është vërtet një spital që ndodhet në vendin e treguar. Kështu që shkova mbrëmë në Clapham, dhe më vjen keq t’ju them se gaboheni. Ka vërtet një spital me pamje pallati në London Road, The South Western Fever Hospital, por ndodhet në N° 106.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në N° 76 është një shitës frutash, në N° 72 është The Avondale Hall, një sallë që është marrë me qira nga një kongregacion fetar dhe nga një shoqëri kërcimi, në mënyrë që në ditë të caktuara të jetë kishë, dhe në ditë të tjera një vend për vallëzim. N° 74 nuk është i shënuar, por është natyrshëm mes të dyjave. Aty ndodhet një dyqan ushqimor, me emrin “Thomas Hayward Baker”. 

Detaje që mund t’ju interesojnë, i pashë, pikërisht në këtë N° 74, një grua e re rreth të njëzetave, ose më pak, me flokë të zeza, me gjatësi mesatare, që duket të jetë më shumë skoceze se sa angleze.

Tetor, 1903

Zotit Guillaume Apollinaire

23, Rruga Napoli,

Paris (8)

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazi” i Buxhovit, vepër emblematike e letërsisë shqipe

0
Nga Erget CENOLLI,  Korçë, Shqipëri
___
“Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” – vepër emblematike e letërsisë shqipe
*Jusuf Buxhovi: “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, roman, botoi “Naim Frashëri”, Tiranë, 1985.
___
Dy njerëz zbresin prej malit. Njëri mbart, si një muze shëtitës, të ndodhurat e së shkuarës; tjetri, prej së shkuarës, ravijëzon të ardhmen në synim dhe përfytyrim. Sipër, Shkëlzeni “shkëlqen e nxeh”; teposhtë Ereniku sjell shqetësime të moçme.
Kështu nis, thënë përmbledhtazi, romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” i Jusuf Buxhovit.
Kushdo që dëgjon emrin e Gjon Nikollë Kazazit, zbulues i “Mesharit të Gjon Buzukut”, përgatitet të lexojë një histori bibliotekash me libra të humbun e zbulime të befta pergamenash, por jo…
Dy kontekstet
Qysh në fillim të leximit në vepër dallohen qartë dy kontekste:
a)Konteksti i rrëfimit
b)Konteksti i rrëfimtarit
•E para shtrihet në kohën historike të Perandorisë Osmane, vendi i pushtar nga një pushtues që nuk njeh rregulla, për shkak të origjinës dhe synimeve. Origjina nga një vend me qytetërim më të prapambetur se qytetërimi ilir i truallit të pushtuar; synimet mëtojnë kah zhdukjes dhe zëvendësimit të racës së lashtë dhe vendase, me racën e të ardhurve të etur për të plotësuar mungesat e gjithanshme të prejardhjes.
Një pushtues është superior pasi zotëron forcën dhe egërsinë, ndërsa i pushtuari është superior në pozitën gjeografike, natyrën më të bukur e më pjellore, kulturë më të lashtë e më të zhvilluar. Inferiori është gjithmonë në mësymje për të plotësuar mungesën shpirtërore dhe materiale me cilësitë e të pushtuarit, por koha ka treguar që inferiori mbetet gjithmonë inferior.
Shpesh është shtruar pyetja: Pse ilirët nuk kanë pushtuar kënd, por vetëm kanë lëshuar territore? Sepse Iliria ka pasur natyrë të mrekullueshme e pozitë gjeografike të lakmueshme, burime natyrore të pashtershme, kulturë shpirtërore të zhvilluar qysh në shpërgejtë e njerëzimit, ndaj nuk kanë pasur kurrfarë nevojë t’ia rrëmbejnë ato tjetrit.
•E dyta, pra konteksti i rrëfimtarit, shtrihet në një periudhë po ashtu pushtimi, kur vendlindja dhe vendbanimi i shkrimtarit lëngonte nën Serbi. Edhe kjo periudhë historike karakterizohet nga dëbime masive, represion gjenocidist në fushën ekonomike dhe sidomos kulturore.
Ushqyer nga këto dy burime, romani të tërheq tronditshëm në një prozë brilante me karaktere të fytyrëzuara plot detaje, zëra dhe ngjyra, që lundrojnë në një mjedis gjithmonë në lëvizje, me ngjarje të mirë konfiguruara, me prapakthime të befta dhe histori njerëzore që depërtojnë deri në thellësitë e psikoanalizës.
Ngjarjet vendosen brenda qytetit të Gjakovës, në një hapësirë që vorbullohet nga kisha katolike ku përgatitet qëndresa shpirtërore e vendasve; tek sarajet e pushtuesit ku merren dhe zbatohen vendimet e tragjike për zhdukjen e popullsisë vendase dhe zëvendësimin me popullatë aziatike; duke u zhvendosur mandej tek Çarshia ku gëlon e rritet forca shpirtërore dhe qëndresa e vendasve dhe spitali i të sëmurëve, që qëndron si kërcënim permanent mbi jetën e banorëve.
Romani, që në përshtypjen e pare duket si një narrativë klasike, në të vërtetë është një vepër imazhiste. Sipas “shpikësit” të imazhizmit Ezra Pound: “Imazhi është ai që paraqet një kompleks intelektual dhe emocional në një moment të caktuar të kohës.” Në një prej poezive të tij imazhiste lexojmë:
“Ngjis bedenat një nga një
E vështroj tokën barbare:
Shkretëtira paanë, qielli, shkretë kështjella.
Këtij fshati s’i ka mbetur mur.
Kocka që zbardhin nga një mijë ngrica,
Pirgje të larta mbuluar nga pemët dhe bari;
Gjithë këto kush i solli?
Kush i ndolli rraqet luftarake, daullet?
Mbretërit barbarë…”
(Nga “Kanto të zgjedhura” shqipëroi Edion Petriti)
Ndërsa në veprën e Buxhovit lexojmë: “Mjeku Shefki aga rrinte pas me thika të gjata, të cilat i pehaste furishëm dhe nga ajo pehatje krijohej gjak i cili bëhej si lumë…” (Botim i “Naim Frashërit” faqe 42)
Më tej:
“Një dervish u shkëput nga korri i dervishëve dhe filloi të sillej me një flamur të gjelbër. Po e përqafonte dhe e sillte në ajër. Pas tij doli një tjetër me një flamur të kaltër… Një oficer pastaj filloi të çirrej dhe t’i përmendte me rradhë emrat e flamujve që mbanin dervishët…Ca kishin hajmali, rruaza dhe fjalë të shkruara në arabisht dhe persisht”. (Po aty faqe 133)
Këto rrëfime, të një narrative epike, krijojnë një vorbull imazhesh tek lexuesi dhe ai rrëmbehet duke përjetuar realisht në fantazinë e tij këto skena djallëzore prej mbretërish e pushtuesish barbarë.
Invazioni i së padukshmes
Boshti i ngjarjeve të romanit tirret tek sëmundja e murtajës. Bota e ka përjetuar shpesh këtë sëmundje me një agoni të tmerrshme, sidomos në Mesjetë. Letërsia e ka përshkruar me metafora të zymta e epitete të sëmurë në vepra të herëpashershme.
I pari shkrimtar që ka paraqitur një situatë murtaje është Homeri, “Iliada” hapet me një epidemi të tillë në kampin e Akejve. Kjo epidemi shpërndahet prej shigjetave të infektuara të hyut Apolon, i mërzitur prej veprimeve të ndyra të Agamemnonit:
“Po cili zot këtë armiqësi ua ngjalli?
Biri i Letosë e i Zeusit, pse, i zemëruar
me prijsin, çoi ndër rradhët e ushtrisë
murtajë shfaruese dhe polemic vdiste…” (Kënga e parë vargjet 10-13, shqipëroi Pashko Gjeçi)
Homerti shpjegon se sëmundja ngjitej prej kafshëve tek njerëzit:
“Më parë goditi
mushkat e qentë e shpejtë, pastaj mbi njerëz
t’rreptat shigjeta hodhi dhe i shfarosi.
Kudo grumbuj t’mëdhenj kufomash digjeshin…”
Në veprën “Shënime të Gjon Nikollë Kazazit” , murtaja vjen nga lindja prodhuar në kazanët diabolikë të perandorisë, prej dijetarësh djallëzorë , që projektojnë dhe eksperimentojnë shfarosjen e popujve rebelë. Të pakënaqur nga mbijetesa e popullit shqiptar, që nuk mposhtet nga hordhitë e çallmave me shpata, heshta e hanxharë të përgjakur, ata përgatisin invazionin e tmerrshëm të sa padukshmes.
Kjo murtajë futet tinëzisht në qytetin e Gjakovës, me qerre të maskuara nën një petk të zi, në errësirën e zezë të natës. Përhapet nga minjtë mbartës dhe shpërndahet në ajrin e qytetit duke u përgatitur të sulmojë me një invazion të llahtarshëm vdekjeprurës shpirtrat e pamposhtur të atij qyteti.
Beteja zhvillohet në dy kampe, në atë të padukshmes që përmendëm më sipër dhe në realen e së përditshmes, aty ku autorët e këtij makabriteti, përplasen sy më sy me qëndrestarët. Dy vështrime që përpiqen të demontojnë njëri-tjetrin:
Njëra palë forcën e pushtetit të pakufizuar;
Pala tjetër mençurinë mijëravjeçare të eksperimentuar dhe provuar suksesshëm në laboratorin e qëndresës së përjetshme.
Natyrshëm këto ndërthuren e më pas shkrihen në një. Dy brezat që përmendëm në fillim: muzeu shëtitës i së shkuarës, me njeriun e së ardhmes. Të dy këta personazhe, si në një bosht ku pështillen tradita, besa, shkrimi , gjithçka që vjen prej një qytetërimi të lashtë me një lidhje të pashkëputur me të tashmen historike dhe të ardhmen; bashkuar si tufa e thuprave të Kastriotit, mposhtin me turp të keqen.
Ndërthurur në linja subjekti mes së vërtetave historike dhe imazheve dramatike, romani i Buxhovit më shumë përjetohet sesa lexohet. Ai të rrëmben, të ngërthen, të cfilit duke të hedhur rresht më rresht, faqe më faqe e kapitull më kapitull. Në fund ke ndjesinë sikur ke dalë prej një ankthi dhe ke dëshirë të nisesh e të shëtisësh nëpër Gjakovë, të dalësh m’at anë Erenikut dhe të shohësh se sa shumë humbës kaluan këtej pari, duke lënë vraga të thella në trupin dhe shpirtin tonë.
Pak komparativizë
Në vend të epilogut do të doja të ndalesha shkurt në disa konsiderata të mija rreth një shkrimi krahasimtar që është bërë ndërmjet “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” të Jusuf Buxhovit me “Kështjella” të Ismail Kadaresë nga A.Zoto. Autori krijonte përqasje të shumta midis dy veprave dhe kjo gjë m’u duk disi e pastudiuar, pasi:
Këto vepra mund të ngjajnë me njëra tjetrën vetëm nga fillesa e temës së “luftës të popullit shqiptar kundër perandorisë osmane”, ndërsa në shtjellim janë larg njëra- tjetrës, për disa arsye:
1.”Kështjella” shpalos tablo të gjera me ushtri qindramijëshe, ngarkuar me armatime të rënda, me çadra e logjistikë të paanë pushtuese.
“Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” përkundrazi fushën e betejës e vendos më së shumti në hapësirat e së padukshmes, me invazione infektuese mikrobesh armike.
2.”Kështjella” ka përplasje trupash me heshta dhe shpata të përgjakura
“Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, përkundrazi, zhvillohen më tepër në fushën e inteligjencës sesa në shesh-mejdan.
3. Ajo që është më kryesorja: “Kështjella” e sheh izolimin si një mjet shpëtimtar për shqiptarët, i izoluari nuk pëson asnjë dëm , përkundrazi del më i fortë prej izolimit.
Tek “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” nuk është kështu: Në faqet e tij izolimi përshkruhet si bartës i një të keqeje aq të madhe sa edhe vetë murtaja,madje atë që s’mund ta bëjë murtaja e plotëson izolimi.
Thënë përmbledhtazi: “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” është një roman me fytyrën e vet të pangjarë në letërsinë shqipe, por edhe në atë të huaj.
***
Korçë, tetor 2019
Mund të jetë një imazh i teksti

Lamtumirë nata e mendjes

0

Gjon Keka, studjues

„Historia është mësuese e jetës“,jemi mësuar ta dëgjojmë e shkruajm shpesh këtë proverb, prandaj asnjëherë përgjatë historisë errësira nuk ka triumfuar kundër dritës, por drita ka triumfuar përball errësirës.

As urrejtja nuk ka triumfuar përball dashurisë, por dashuria përball urrejtjes etj. Koha që populli ynë t’i thotë lamtumirë natës së mendjes ka qenë që moti ,por edhe nëse sot ka filluar t’i thuhet lamtumirë natës së mendjes ,kurrë nuk është vonë me iu rikthy dritës ,me iu rikthy identitetit arbëror të vërtetë ,identitetit të kryezotit tonë arbëror Gjergj Kastriotit i cili na e vulosi këtë identitet në mënyrë të pashlyeshme në zemrat dhe gjakun tonë arbëror europian.

Kushdo që i thotë vetit arbëror dhe e dëgjon zërin e arsyes ,të ndërgjegjes kombëtare, zërin e brëndshëm të arbërit e të arbëreshëve dhe kudo ku ka arbëror që na thërret të bashkohemi; ia ndez një dritë të vogël kombit të vetë,sepse do të bëhet drita në mesin e shumë dritave që formojnë një diell të madh që do t’ia ndriçojë qiellin atdheut e kombit tonë arbëror përjetë brez pas brezi.

Ne si arbëror nuk kemi shembull tjetër për të ndjekur ,se si duhet kuptuar thelbi i lirisë,se si duhet të bashkohemi,se cila është e ardhmja jonë dhe brezave ,përveç shembullit të përjetshëm të kryezotit tonë Gjergj Kastrioti i cili me t’u kthyer në Arbëri e shpalosi identitetin e tij gjenetik iliro-arbëror dhe e shpalli Arbërinë të pavarur ,sovrane me identitet të vetin dhe me Kuvend përbashkues të të gjithë arbërorëve.

Ky është shembulli që duhet ndjekur ne sot dhe brezat në të ardhmen,sepse është shembull i vulosur nga qielli për ne Arbërorët, për shpëtimin dhe ekzistencën e kombit tonë të lashtë iliro-arbëror europian.Kështu qe edhe zgjimi kombëtar është i domosdoshëm për ta kthye kombin tonë në shtratin e tij të natyrshëm,si një komb me identitet të vulosur iliro-arbëror europian dhe me të ardhme të sigurt drejt rikthimit në familjen e përbashkët të civilizimit të kombeve europiane. Kombi apo më mirë identiteti kombëtar arbëror duhet të vendoset mbi të gjitha fetë,kështu ishte më parë kështu duhet të jetë tani e përgjithmonë.

Dhe krejt në fund,për skeptikët,hedhësit e gurëve,propaganduesit e së keqes ,renegatët etj etj,vetëm çka lodheni kot, Arbëria europiane një ditë do të bëhet ashtu si i bashkoi arbërorët rreth vetes së tij i lumi mbreti e kryezoti ynë Gjergj Kastrioti.

Koha kur Kosova e zhgroposë veten, nga gropa ku e futën Serbia dhe një klasë proserbe ndërkombëtare

0
Nga: Agim Morina, Londër
___
Serbia nuk pranon me njohë:
a) inegritetin territorial dhe
b) pavarësinë e Kosovës para se me u themelu «Zajednica».
Kjo, ngaqë, me themelimin e «Zajednicës» do të zhverësohej edhe integriteti, edhe pavarësia e Kosovës. Serbia ka pasë në plan me njohë integritetin territorial edhe të Kosovës, edhe të Kossev-it, (Republikës Veriore të Kosovë-Metohisë, për me mujtë në të ardhmen me aneksu këtë), ashtu qysh e ka njohë BeH-në mbasi e ka kriju Republikën Serbe.
Mirë e din Serbia që me njohjen e pavarësisë dhe të inegritetit territorial të Kosovës çdo formë e «Zajednicës» ka me pasë një status të shoqatës së peshkatarëve. E kjo nuk është ajo për çfarë ëndërrojnë klerofashistët serbë.
Gjatë gjithë kohës, që nga disfata në luftë në vitin 1999, Serbia ka vepru në këtë mënyrë, nëpërmjet kërkesash konsekutive, të njëmbasnjëshme, duke i paraqitë në fillim si kërkesa përfundimtare:
1. “më shumë të drejta e siguri për serbët”,
2. “gjuhën serbe si gjuhë të dytë zyrtare”,
3. “kanal të veçantë për serbët në televizonin e Kosovës”
4. “vende të garantuara për serbët në Kuvend”,
5. “të drejtën e vetos për serbët për çdo ndryshim të kushtetutës”,
6. “më shumë kompetenca për komunat serbe”,
7. “më shumë komuna për serbët me territore sa më të mëdha”,
8. “ndryshim kufijsh apo shkëmbim territoresh”
9. “ekstraterritorialitet për kishat ortodokse”
10. “Zajednicë” e kështu tutje deri te shkëputja dhe aneksimi i veriut.
Sapo përmbushej njëra fazë, Serbia paraqiste kërkesën tjetër, fillimin e fazës së re, gjithmonë me synimin që të ripushtojë, të ndajë Kosovën ose të mos e lë Kosovën të zhvillohet në asnjë drejtim. Nuk është bë fjalë asnjëherë për kurrfarë të drejtash të serbëve, sepse kushtetuta e Kosovës garanton të drejta që pakicat e tjera kudo qoftë vetëm mund t’i shohin në ëndërr. Për me kuptu këtë mjafton me kërku gjysën e të drejtave të shqiptarëve si pakicë kudo qoftë tjetër në Gadishullin Ilirik për me pa reagimin e palës tjetër dhe të bashkësisë ndërkombëtare. Menjëherë kjo bëhet e vështirë dhe e pamundur.
Në këtë mënyrë, Serbia e ka varrosë Kosovën hap pas hapi deri në fyt, me duart e vetë ndërkombëtarëve dhe të një klase politike të Kosovës. Dje në Bruksel për herë të parë Serbia u mbështet për mur, u ekspozu me krejt pamjen dhe qëndrimin klerofashist. Vucici e tha haptas atë që Serbia e ka pasë qëndrim të përhershëm. Mirëpo, tash, e thënë në Bruksel, para udhëheqësve më të lartë të BE-së, kjo ka tjetër peshë dhe i jep qartësinë dhe drejtimin e duhur çdo diskutimi të ardhshëm.
Kosova nuk është shtet i fuqishëm, që të mund të imponojë kahje politike, por ka mundë, ashtu siç po e bën tash, të nyjëtojë qartësisht kërkesat e veta dhe të kërkojë parimësi në veprime e vendime të bashkësisë ndërkombëtare.
Ky është çasti kur Kosova nisi me zhgroposë veten, nga gropa ku e futën Serbia dhe një klasë proserbe ndërkombëtare.