Kreu Blog Faqe 947

Guximi intelektual !

0
Ah ky guximi! Ku nuk ka guxim, ka frigë; Ku ka frigë nuk ka patriotizëm, ku nuk ka patriotizëm nuk ka sakrificë; ku nuk ka sakrificë nuk ka liri; ku nuk ka liri nuk ka shtet!
Si duket kultivimi i frigës tek një pjesë bukur e madhe e intelektualëve,
gjason në grumbullimin e mbeturinave pranë ndërtesave shumë katërshe në një qytet të Kosovës apo në kryeqytetin e saj, Prishtinë.
Secili njeri, sado pak i ngritur e dallon të mirën nga e keqja, mirëpo nuk bëhët krah i atyre, qe luftojnë të keqen. Duke luftuar të keqen, mbrojmë vetën tonë, familjen, rrethin shoqëror, komunën e gjithë kombin. Para pak ditësh, gjatë një bisede me një shok lidhur me guximin e shprehjes, lexuam në internet se si babai i njërit paska qenë patriot i madh, paska punuar shumë në të mirë të kombit, ndërsa në fakt personin e njihnim ne të dy. Ishte njeri i besueshëm i UDB-së, para lufte, bashkëpunëtor e bile mbante dhe armën në bres me leje. E keqja nuk qëndron vetem tek familjari, po tek rrethi i gjerë. Gjitha komentet i lexuam, madje dhe të atyre të cilët e kishin njohur të ndjerin si spiun. Asnjë koment i arsyeshëm, po gjitha me një respekt shumë të madh për këtë njeri. E mora si shembull të veçantë nga shumë të tjerë të përditshëm.
Sidomos kur kemi të bëjë me politikanë, të cilët avancohen në pozita shtetërore, mezi presin disa tu ofrojnë shoqëri në fejsbuk instagram apo në twiter. Mos të flas për njerëz të pozicionuar lartë në politikë, apo liderë partishë!
Mungesa e guximit tek njerëzit është defekt i madh. Prandaj ata nuk mund ti luftojnë të metat e sistemit, institucioneve apo organizatave tjera.
Guximin duhet ta kemi në shtepi, rrugë e kuvend. Nëpër statuse, kam vërejtur dhe reagime të ndryshme. Nese një personalitet i njohur shpreh një qendrim pozitiv, pasojnë reagime të ngjashme pozitive, apo e kundërta. Rasti i fundit, i Deçanit tregoj se sa të guximshëm janë disa intelektualë. Kam hasur të tillë qe mbajnë një qendrim kombëtar në një rreth të ngushtë, ndërsa kur duhet deklaruar publikisht kanë rezerva. Me bindje të plotë e them se mbi 50% e qytetarëve të Kosovës e përkrahin iniciativën për shoqatën, “Ikje vullnetare nga islami”, po nuk kanë guxim t’a shprehin, as para familjes e as para rrethit ku jetojnë.
Unë kam pasë vërejtje qe kam shprehë përkrahje për këtë shoqatë, duke me këshilluar, qe mos të bëhem argatë i njerëzve të dyshimtë, për të cilët paska filluar hetimi, mos të bie ndesh me njerëz të politikës e pushtetit e kështu me radhë. Kam pasur guxim të shprehi mendimin kundër elementeve islamistë, sidomos kundër hoxhollarëve qe promovojnë vlera antikombëtare, përmes besimit politik, disa shokë me kanë dhënë vërejtje me mesazhe, qe nuk duhet me kundërshtue, sepse nuk mund t’a ndrrojë situatën e kështu me radhë.
Mendimi i shprehur i secilit nga ne, mund të mos i pëlqejë politikanit, deputetit, ministrit, apo kryetarit, por nuk guxojmë t’i mbyllim sytë e veshët për të metat, qe na paraqiten në çdo rast. Duhet të reagojmë me kohë, qe mos të bëhët vonë. Me kujtohet viti i largët kur u imponua himni e flamuri i Kosovës, kur arriti draft kushtetuta e Ahtisarit me elementet e asociacionit, aprovimi i marrëveshjeve të dëmshme, veç për të mos i acaruar raportet me ndërkombëtarë e liderë të Kosovës, ne heshtem. Dhe heshtja po na hakmerret tani. Sikur të mos mungonte guximi, gjërat do të shkonin në binarë tjerë, mbase dhe më të dobishëm. Guximi i kryeministrit bëri, qe të takoheshin kryetarët e kryeministrat e tri shteteve me të fuqishme në Bruksel.
Vetem me guxim fitohet besimi dhe arrihet qëllimi.
Përse nuk ka guxim të bashkëpunojnë, në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, propozimit të opozitës për policinë e Kosovës, formumin e komisionit për rezervat shtetërore e kështu të fuqizohet Parlamenti i Kosovës. Një figurë politike me tha një ditë:” Unë e kam kuptuar qe ideja dhe qendrimi i partisë time është në dëm të Kosovës, veç me duhet të votoj, si thot partia! Parti të tilla mos qofshin, as personalitete të pa guximshme mos qofshin. Po, nese janë, mos prosperofshin kurrë!

Kosova nuk është Leviatan prej letre

0

Nga Dr. Sadri Ramabaj, Prishtinë

Preokupimi i qeverisë serbe me të drejtat e serbëve etnikë në Kosovë ka prapavijë të qartë ekspanzioniste. Ai po I shërben Serbisë, ngjashëm si Rusisë në prag të invazionit në Ukrainë, për të siguruar një justifikim për një fushatë ushtarake qoftë edhe të pambrojtur moralisht dhe ligjërisht.

Gjatë gjithë procesit të dialogut mes Beogradit e Prishitnës, për plot një dekadë, regjimi i Vuçiqit, përveç referimit ndaj kërcënimit të pretenduar të shkeljes së interesave serbe nga Perednimi, me theks gjatë këtyre dy viteve të fundit, është përpjekur gjithashtu të justifikojë “zgjidhjen ushtarake”. Në këtë plan ai u angazhua në mënyrë intenzive pas dështimit që pësoi ideja për “razgraniçenje sa albancima” [ripërkufizimin e kufirit me shqiptarët]. Nëse dëgjohet me vëmendje fjalimi i tij i fundit në OKB dhe ai pasues i kryeministres Bernabiq, me ç’rast ishte paralajmruar agresioni i Serbisë i 24 shttaorit, respektivisht u tentua të arsyetohej si akt, duke përmendur në mënyrë eksplicite kërcënimet e supozuara ndaj serbëve etnikë në Kosovë, madje duke shkuar deri aty sa të akuzohen autoritetet kosovare për kryerjen e terorit kundër minoritetit serb, me theks në veriun e Kosovës, atëherë është e qartë se Serbia po investon hapur në strategjinë që promovon luftën e re shqiptaro-serbe.

Kosova — shteti etnikisht më homogjen në Europë

Realiteti historik dhe aktual politik, tok me komunitetin e ekspertëve, hedhin poshtë me zë të lartë pretendimin e Listës Serbe dhe ata të zërave të veçantë të lidershipit serb, tek pohojnë se pakicës serbe në Kosovë i janë kufizuar të drejtat elementare politike, gjuhësore dhe kulturore dhe se na qenkërka një objektiv i mundshëm për spastrim etnik. Përkundrazi, elementet kushtetuese e juridke, garantimi i barazisë para ligjit dhe diskriminimi pozitiv që i bëhet pakicës serbe, flet për të kundërtën.
Kosova është një vend i cili është i njohur për homogjenitetin etnik të popullsisë së saj, për shkak të përbërjes së saj dominuese etnike, e cila është shqiptare. Ky homogjenitet etnik është pasojë e historisë dhe zhvillimit të ndryshëm në rajon. Shqiptarët janë popullsi autoktone në Kosovë dhe përgjithësisht në Atdheut të tyre. Kjo prani e gjatë historike ka ruajtur përheër një dominancë të madhe shqiptare në Kosovë.
Lufta e UÇK-së [1997–1999] dhe ndërhyrja ndërkombëtare e NATO-s në vitin 1999, solli dislokimin e një pjese të popullsisë serbe, rrjedhimisht shumica shqiptare rriti prezencën e saj. Republika e Kosovës e shpallur në vitin 2008, është cilësuar edhe përmes Kushtetutës si shtet i pavarur me shumicë shqiptare. Kjo ka ndikuar në zvogëlimin e popullsisë serbe dhe në faktorët politikë dhe socialë. Sidoqoftë, edhe para luftës, madje edhe gjaët dekadës së apart’heidit [1989-1999], shqiptarët përbënin mbi 80% të popullsisë së përgjithshme.
Sot nëse venerojmë aspektin e përbërjes etnike, Kosova është një ndër shtetet më homogjene në Europë. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet fakti se, edhe pse përbërja etnike e Kosovës është kryesisht shqiptare, ka ende minoritete etnike, përfshirë serbë, boshnjakë, romë, turq, dhe të tjerë. Këto komunitete janë pjesë e shoqërisë dhe jetës shtetërore të Kosovës dhe kanë të drejta të mbrojtura nga kushtetuta e Kosovës dhe ligjet relevante.

Përbërja etnike e një vendi është një aspekt i rëndësishëm i identitetit të tij, por është gjithashtu e rëndësishme që shtetet të promovojnë dhe të mbrojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve etnike brenda tyre dhe të ndërmarrin masa për të siguruar bashkëjetesën dhe harmoninë ndërmjet tyre.
Në Kosovë aktualisht në përbërjen e popullsisë minoritetet në tërësi janë në lartësinë prej
7–8 %, ndërkaq pakica serbe ka diku mes 3 e 4% të tërësisë së popullsisë në Republikë.

Argumentet e paraqitura nga Serbia edhe në instutucionet më të larta ndërkombëtare, siç është Asambleja e OKB-së, janë shprehje e pastër e abuzimit me këtë realitet dhe me përgjegjësinë politike. Ato vazhdojnë të jenë në dobi të argumentimit të doktrinës serbe që ndërlidhet me iluzionin e krijimit të “Botës serbe”, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e serbëve etnikë jashtë Serbisë dhe me këtë edhe krijimin e një harte të re politike të Ballkanit.
Si rregull i përgjithshëm, establishmenti serb vazhdon ta shikojë e trajtojë praninë e serbëve etnikë në Kosovë, në Mal të Zi e në Bosnjë e Hercegovinë si faktor qenësor e tejet të dobishëm në aspektin e ridefinimit të mundësive për të ushtruar influencë shtesë në këto vende. Edhe pse Vuçiqi shpesh e ka identifikuar gatishmërinë për të ofruar mbështetje për serbët jashtë vendit si një qëllim kombëtar me rëndësi vendimtare, në praktikë politikat e tij në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të serbëve etnikë në ish Republikat e Jugosllavisë dhe në Kosovë, janë të natyrës dhe interesit gjeopolitik ekspansionues të ndërlidhura ngushtësisht me interesa ekonomike.

Në një lexim kritik të variantit të parë të Marrëveshjes së Rambujesë, tok me mikun e profesorin tim në Institutin për Studime Europiane të Universitetit të Bazelit, Zvicër, Stefan Kux, kishim konkluduar se, në rast se Konferenca do t’ia imponojë delegacionit kosovar atë variant, atëherë Kosovëa fare lehtë do të përfundonte në një Rezervat indogjenës të Meksikës. Këtë konkluzë e patëm përmbledhur në diku tri faqe tekst, që pastaj unë ia pata dërguar delegacionit tonë në Rambuje. Ishte lufta e UÇK-së, rezistenca dhe urëtsia e delegacionit tonë, që pamundësoi atëbotë degradimin e Kosovës shembëllim një rezervati indianësh në Meksikë.

Ndërkohë aterimi i pesë diplomatëve perendimor që përbëhej nga emisari special i BE-së për dialogun Kosovë — Serbi, Mirsolav Lajçak, zëvendës ndihmës sekretari i ShBA-së, Gabriel Escobar, bashkë me këshilltarët e liderëve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë, nuk kishte si t’mos më kthente kujtimet tek varianti i parë i dokumentit të Rambujesë. Dallimi tashmë është se atëbotë bëhej fjalë për shndërrimin e Kosovës si tërësi në një rezervat indianësh si në Meksikë, ndërkaq tashti, përmes imponimit të Asociacionit të komunave serbe si një entitet politik e administrativ, konform kërkesave të Serbisë, bëhet fjalë për shndërrimin e Republikës së Kosovës në një Leviatan prej letre. Por, siç dihet, Republikës së Kosovës për gati njëzetë vite, ju imponuan drejtues marioneta, që sollën shtetin buzë dështimit, ndërkaq si i tillë ai edhe do të mund të përfundonte në një Leviatan prej letre. Ishte pikrisht revolucioni i heshtur demokratik i 14 shkurtit të vitit 2021, ai që do ta nadlojë rrëshqitjen e Republikës në një shtet të dështuar, duke mundësuar rifillimin e funksionalizimit të Republikës edhe në fushat ku shteti ishte grryer deri në palcën që nuk duronte dot më, siç ishte siguria dhe veriu i Republikës. Prandaj revolucioni i heshtur demokratik i shkurtit të vitit 2021 ka një analogji me Kongresin e Lushnjës [1920] [1], dhe nëdrlidhet me procesin e mvetësimit real të Republikës.

Në mendimin teorik të filozofisë politike Leviatani është një koncept i shpikur nga filozofi anglez Thomas Hobbes në studimin e tij me titull “Leviathan” (1651). Në këtë kontekst, Leviatani është një metaforë për shtetin e qytetarëve të organizuar në një shoqëri civile, të cilën Hobbes e shihte si një zgjidhje për të shmangur konfliktet dhe kaosin. Ndërkaq Leviatani prej letre [ në rast se imponohet Asociacioni me kompetenca ekzekutive] është më shumë se një referencë në kontekstin negativ të këtij koncepti; ai de fakto rezulton thjeshtë si një shtet i dështuar.
Kur një “paraushtarak i fuqishëm kolumbian, Ernesto Baez, i tha një gjykatësi: “Si mund të punonte një shtet i vogël i pavarur brenda një shteti të ligjshëm, siç është i yni?”, përgjigia ishte: fare lehtë në një Leviatan prej Letre.”[2]
Tendenca serbe është për ta rikthyer Kosovën në stadin e para 14 shkurtit 2021. Kjo u shpërfaq botërisht edhe në fjalimin e kryeministres serbe, Ana Brnabiq, në Asamblenë e OKB, kur pohoi pa u skuqur se “situata në të cilën na ka sjellë Albin Kurti dhe heshtja e ndërkombëtarëve është katastrofike.” Por, për krejt këtë “katastrofë” ajo e bëri përgjegjëse Bashkësinë Ndërkombëtare, duke parashtruar pyetjen banale e krejtësisht pa takt diplomatik: “A ka Kurti ‘carte blanche’ për të vrarë njerëz në Kosovë si të dojë?”[3]
Kritikat dhe tensionet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, veçanërisht në lidhje me minoritetin serb në Kosovë, janë një çështje e ndërlikuar dhe subjekt i debateve të mëdha politike dhe ndërkombëtare. Në studimet e publikuara së fundmi lehtësisht është argumentuar fakti se, Serbia ka përdorur situatën e minoritetit serb në Kosovë për të ndikuar në politikat dhe rrjedhën e zhvillimeve në Kosovë. Ndërsa disa mund të argumentojnë se Serbia po e keqpërdor situatën për të mbrojtur interesat e minoritetit serb, të tjerë kritikojnë veprimet që janë interpretuar si shfrytëzim politik i situatës. Për aq kohë sa Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, mundësia për keqpërdorimin e minoritetit serb mbetet e hapur.

Është e rëndësishme të theksohet se çështja e minoritetit serb është shnëdrruar krejt artificialisht në çështje komplekse dhe që mund të ketë ndikime të shumta nga aspektet politike, historike dhe etnike. Komuniteti ndërkombëtar ka pasur një rol të rëndësishëm në përpjekjet për të zbutur tensionet dhe për të promovuar bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve në Kosovë. Por në muajt e parë të pasluftës, konkretisht gjatë 3 e 4 shukurtit të vitit 2000, pozicionimi i njësive dhe komandës së KFOR-it francez pro agjendës politike serbe për veriun e Kosovës, ka qenë vendimtar në kryerjen e gjenocidit në shkallë të plotë në veriun e Kosovës, duke ia mundësuar njësive paramilitare serbe aksionin për spastrimin etnik të veriut dhe përmbysjen e hartës demografike.
Republika e Serbisë jo vetëm që ka injoruar dhe ka keqpërdorë minoritetin serb në Koosvë, por vazhdon edhe t’i viktimizojë ata në mëynrë aktive. Thirrja e pjesëtarëve të minoritetit serb të Kosovës në ushtrimet e rregullta ushtarake në qendërn e trajnimeve në Leskoc dhe agresioni ushtarak i dështuar i 24 shtatorit, janë shmebuj ekspemplar të keqpërdorimit të pjesëtarëve të këtij minoriteti.

Trajtimi i Kosovës si neokoloni

Serbia e ka trajtuar përherë Kosovën si koloni, respektivisht neokoloni të saj. Rrjedhimisht ekonomia e Serbisë ka qenë e përqëndruar në shfrytëzimin e resurseve minerare dhe fuqisë punëtore të Kosovës në rrafshin tërësisht eksploatues. Së fundmi këto raporte janë ndikuar nga shumë faktorë, përfshirë tranzicionin nga sistemi komunist në ekonominë e tregut, sfidat politike dhe historike dhe ndikimin e faktorëve të jashtëm.
Bazuar në këta faktorë, për më shumë se një shekull, Serbia është përqëndruar në ngritjen e sektorëve të ekonomisë që kanë logaritur shumë në shfrytëzimin e Kosovës tutje si koloni, respektivisht neokoloni.
1. Sektori industrial i ekonomisë serbe në këtë rrafsh kishte një rol të rëndësishëm në eksploatimin e pasurive minerare të Kosovës dhe fuqisë punëtore edhe nga ish republikat tjera jugosllave, duke përfshirë prodhimin e makinerive, metalurgjinë, kiminë dhe prodhimin e energjisë elektrike.
2. Sektori bujqësor gjithashtu qe kthyer në një nga shtyllat e ekonomisë serbe duke shfrytëzuar prodhimin e drithrave dhe lulediellit që kultivohej në Rrafshin e Kosoëvs dhe Dukagjin. Bujqësia si degë e ekonomisë është e rëndësishme në Serbi dhe përbën burimin kryesor të ushqimit. Rrjeti i saj kishte shfryëtzuar me vite të tëra si material bazë gjithë kulturat bujqësore që kultivoheshin në Kosovë si grurin, misrin, luelediellin, rrushin…

***
Edhe pas çlirimit të Kosovës [12 qershor 1999] një pjesë e mirë e administratës së UNMIK-ut, që ishte instaluar konform Rezolutës 1244 të OKB-së, ekonominë e Kosovës e kishte orjentuar jo pa qëllim pikërisht drejt Serbisë. Shfrytëzimi neokolonial i Kosovës nga Serbia shihej sidomos në politikat fiskale që po impononte kjo administratë. Orjentimi i ekonomisë dhe tregtisë, duke e trajtuar Kosovën tutje si neokoloni serbe, ishte tejet i hapur. Mallrat që silleshin nga Serbia tatimoheshin në doganë vetëm me 1% të vlerës në treg, ndërkaq ato që silleshin nga Shqipëria me 26 % të vlerës në treg. Ky shembull është tipik për këtë orjentim që kishte për qëllim mbajtjen e Kosovës tutje si zonë të interesit serb, respektivisht në cilësinë e një neokolonie tipike.

Ndërkaq pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës [17 shkur 2008], meqë në krye të saj u imponuan një ekip marionetash politike, Serbia mbetet tutje partneri kryesor ekonomik i Kosovës! Lista Serbe dhe elemenët si puna e kriminelit Millan Radojçiq, do ta shfryëtzonin këtë fakt për ndikim të skajshëm edhe në rrafshin politik. Krijimi i një shtrese oligokratësh rreth figurave qendrore që i shërbenin Serbisë si marioneta, tok me oazën e krimit ekonomik në veriun e Kosovës, flet qartë se Vuçiqi nuk ishte i interesuar për mirëqenien e serbëve në Kosovë, por për krijimin e rrethanave politike që do t’i mundësonin aneksimin e veriut të Kosoëvs. Agresioni ushtarak serb, duke përdorë metoda të terrorizmit klasik, i 24 shtatorit e dëshmoi më së mirë këtë objektiv politiko-ushtarak serb.

Paradoksi serb

Një nga paradokset, nëse do të supozojmë se regjimi i Vuçiqit është vërtet i shqetësuar për të drejtat sociale dhe kulturore të serbëve etnikë, është se një anëtarësim i mundshëm i shpejtë i Kosovës në Këshillin Europian, ose ai në Bashkimin Evropian (BE) e para së gjithash në NATO, do të ofronte garancitë më të mira për minoritetin serb — disa standarde që kanë të bëjë me trajtimin e minoriteteve gjithësesi se do të vazhdonin të respektoheshin.
Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të pakicave si parakusht për integrim në BE janë të përfshira në kriteret e Kopenhagës. Ato përcaktojnë rregullat e pranueshmërisë për t’u bërë anëtare e BE-së. Precedenti në këtë rrafsh është i qartë — pranimi i vendeve baltike në BE, si dhe puna përgatitore e para 2004-ës, sigurisht që kanë kontribuar në përmirësimin e situatës për pakicat etnike, përfshirë rusët, për shkak të garantimit që ligjet e shtetësisë janë në përputhje me BE-në. Në nivel shoqëror, këto zhvillime kanë bërë gjithashtu më të lehtë integrimin e rusëve etnikë.[4]
Por, qëndrimi i vendosur i regjimit të Vuçiqit, kur bëhet fjalë për të kërkuar respektimin e të drejtave të serbëve etnikë në vendet fqinje si Kosova, Bosnja e Mali të Zi, është edhe më hipokrit për shkak të paaftësisë së tij për t’i garantuar ato të drejta për minoritetet brenda Serbisë. Trajtimi i paskrupullt i shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medokë, pa folur për ata në Sanxhak e Novipazar, është i pashoq në Europë.[5]
Preokupimi i qeverisë serbe me të drejtat e serbëve etnikë në Kosovë (e cila në disa aspekte ofron mbrojtje më të fuqishme për serbishtfolësit në krahasim me gjthë shtetet anëtarë të BE-së), ka një prapavijë të qartë ekspanzioni serb. Është një tjetër akuzë e gabuar e ngritur ndaj Kosovës, që synon të sigurojë një justifikim për një fushatë ushtarake të pambrojtur moralisht dhe ligjërisht, e cila ka të ngjarë të shëndërrohet në një lloj bumerangu sui generis, respektivisht të jetë në dëm afatshkurtër dhe afatgjatë të serbëve etnikë që e trajtojnë Kosovën si shtëpinë e tyre.

Federata Shqiptare — dalja nga qarku i mbyllur

Kosova deklaroi pavarësinë më 17 shkurt 2008, por pavarësia e saj nuk është njohur nga pesë shtetet anëtarë të BE-së, katër prej të cilëve njëkohësisht janë edhe anëtrë të NATO-s. Ky fakt e ka bërë procesin e integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike tejet të ndërlikuar. Në rast se vazhdon kjo ndarje brenda vetë BE-së dhe NATO-s, ecja drejt krijimit të Federatës Shqiptare, përveç si vullnet politik i popullit shqiptar dhe proces krejtësisht I natyrshëm, mbetet rruga e vetme e daljes nga ky qark i mbyllur.
Insistimi për ta mbajtur veriun e Kosovës si konflikt të ngrirë, pas 24 shtatorit, nuk kalon dot. Në këtë kontekst, Serbia ka intensifikuar keqpërdorimin e minoritetit serb për imponimin e tensioneve politike me qëllim që të imponojë kontroll politik në disa pjesë të Kosovës, veçanërisht ato me shumicë serbe, dhe vazhdon të aplikojë metoda që janë tipike neokoloniale. Këto tensione kanë ndikuar në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe kanë bërë që procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre të jetë i vështirë.
Regjimi i Vuçiqit së fundmi po e veçon Kosovën, duke kaluar në aksion. Alikimi i agresionit ushtarak të hapur dhe mospërfillja e plotë e integritetit territorial të Kosovës, shënon një skallë të re të strategjisë serbe. Sidoqoftë, duke marrë parasysh realitetet aktuale gjeopolitike, tashmë ka shenja të forta se aplikimi i këtyre metodave kundruall Kosovës, do të duhej ta dobësonte tutje ndikimin e Serbisë në Ballkan, duke imponuar rikthimin e plotë të faktorit perednimor.
Me Serbinë që hapur angazhohet për aneksimin e Republikës Serbe të Bosnjës dhe impenjimin e thellë të strukturave influencuese serbe në Malin e Zi, duke e shndërruar atë definitivisht në një Republikë Serbe të Adriatikut, kundërveprimi i ashpër i Perendimit mbetet akt i pashmangshëm.
Në fakt, duke pasur parasysh se projekti për implementim të përshpejtuar të “Botës serbe”, qoftë edhe përmes imponimit të një qeverie pro-serbe në Malin e Zi, apo të penetrimit të thellë të ndikimit të Kishës Ortodokse Serbe, ka ngritur frikën e ligjshme të fqinjëve të Serbisë që serbët etnikë të shndërrohen gjithandej në një “kolona të pestë”, një shtrëngim i rregulloreve ligjore në kurriz të minoritetit serb, mund të përdoret si një mjet që do të inkurajonte migrimin e përshpejtuar të serbëve drejt Serbisë.
Është gjithashtu e dyshimtë që Serbia do të jetë në gjendje të mbështetet në aleatin e saj Rusinë, sidomos tani kur ajo është e zhytur keq në luftë me Ukrainën, e që do t’i shërbente si një “fuqi protektorale”, siç i kishte shërbyer në fillet e krijimit të shtetit modern serb në epokën e Luftës së Lindjes [1875–1878].

E ardhmja e Kosovës nuk duhet tutje të trajtohet si një çështje komplekse dhe e ndryshme nga shembujt historikë si bie fjala ai i Gjermanisë Federale, që pasoi me ribashkimin e saj gjatë fundit të procesit të shkërmoçjes së BRSS-së.

Në rastin e Kosovës, pavarësia tashmë nuk është një çështje e hapur dhe subjekt i debateve ndërkombëtare. Kosova e ka shpallur pavarësinë nga Serbia më 2008 dhe është njohur nga një numër i madh i vendeve [117 sosh], me theks nga korpusi i shteteve të Perednimit- pra të demokracive liberale. Kjo mbështetje e botës perendimore nuk ishte e rastësishme. Fundja pozicioni i Kombit shqiptar, bazuar edhe në konfiguracionin shpirtëror të tij dhe përkatësinë kulturore oksidentale, duke qenë ndërkohë edhe si pjesë integrale e sferës së civilizimit perendimor, me pavarësinë e Koosëvs ka fituar peshë specifike.
Historiani Eugen Weber në studimin e tij për bërjen e shtetit dhe shoqërisë franceze, Peasants intoFrenchmen [Nga fshatar në francezë], propozonte disa “agjenci ndryshimi” – faktorë që ai mendonte se kishin qenë thelbësor në zhvillimin e shoqërisë moderne franceze. Ai fillonte me një kapitull të quajtur “Rrugë, rrugë dhe akoma më shumë rrugë”. Sipas tij, infrastruktura themelore, duke krijuar një komunitet kombëtar, mund të mobilizojë shoqërinë, të ndryshojë kërkesat e tyre dhe të transformojë agjendën politike.” [6]
Dalja e UÇK-së në skenën politike në fund të eksperimentit që po dështonte me LDK-në në kapërcyell të shekullit që lamë pas, ishte faktori që ndryshoi në esencë agjendën politike ndër shqiptarë. Ndërkaq kompromisi që ju imponua kosovarëve përmes krijimit të Republikës së Kosovës, konform modelit austriak, ndërkohë do të filloj të cilësohet edhe nga faktori ndërkombëtar, si i përkohshëm. Merita për këtë, gjithësesi i takon Lëvizjs Vetëvendosje dhe brezit të politikanëve të dinjitetshëm që e drejtojnë atë. Fryma e krijuar tashmë rreth ideologut dhe drejtuesit të saj, në bazat e së cilës është mendimi politik më progresiv shqiptar, dominon jetën politike e shoqrore jo vetëm në Kosovë; ajo tashmë ka shtrirje gjithandej në hapësirën shqiptare. Ky mendim politik ka atë rol që kishin rrugët në Francë për shndërrimin e fshatarit në francezë. Kjo frymë politike gradualisht po e shndërron qytetarit pasiv shqiptar në qytetar aktiv dhe gjakues i bashkimit. Përqafimi gradual i konceptit mbi domosdoshmërinë e krijimit të Federatës Shqiptare, i ngritur mbi parimet e mednimit progresiv politik shqiptar dhe veprimi në përputhje të plotë me idealet e socialdemokracisë europiane, pa ra ndesh me interesat e Unionit Europian, është garntuesi real i fitores. Nëse shteti modern, por edhe BE-ja për shumëçka mund të konsiderohen edhe si produkt politik i koncepteve të Hobbsi-t mbi Leviatanin, të cilat bazohen në konkurrencën e fuqishme që ka shteti me shoqërinë, Federata Shqiptare rezulton si stadi më progresiv i këtyre koncepteve dhe garantuesi i paqes dhe progresit në rajon. Në këtë proces zhvillimesh, shih për këtë, e ardhmja e Kosovës është një çështje e rëndësishme dhe mbetet tutje interes edhe i demokracive liberale.
Krijimi i Federatës Shqiptare në të cilën do të ruhej subjektiviteti juridik i Republikës së Kosovës, është e rëndësishme të kuptohet se, në rrethanat e reja gjeopolitike, gjithnjë e më shumë, do të shihet si faktor garantues i paqes dhe sigurisë në rajon.
Ky akt sigurisht se do të mirrte në konsideratë, përveç vullnetit politik të qytetarëve të të dy njësive federale, edhe proceset dhe veprimet e duhura paraprake, që gjithësesi duhet të jenë në përputhje me rregullat dhe standardet ndërkombëtare që për bazë kanë arritjen e qëllimeve të tij.
___________________

1. https://de.scribd.com/document/465224065/Kongresi-i-Lushnjes-dhe-vendimet-e-tij
2. Daron ACEMOGLU & James A. ROBINSON, Koridori I ngushtë, Prishtinë, 2023, f. 346
3. https://www.dnevno.ba/vijesti/srbijanska-premijerka-albin-kurti-je-jedini-krivac-za-sukob-na-kosovu-ovo-je-njegov-zivotni-san-294345/
4. Dr. Philip Dandolov: https://www.geopoliticalmonitor.com/putin-is-not-protecting-ethnic-russians-in-ukraine-or-elsewhere/
5. Shënim: Shih për këtë studimin e studjueses Dr Flora Ferati-Sachsenmaier me titull ”Serbiens passive Politik gegenüber der albanischen Minderheit: Wie sich Südserbien ethnisch in Serben verwandelt”
https://www.mmg.mpg.de/1156996/wp-23-01
6. Daron ACEMOGLU & James A. ROBINSON, Koridori I ngushtë, Prishtinë, 2023, f. 340

Më 6 Maj 2024, në Prishinën dardane shpallet feja e Shqiptarëve: Feja e Shqiptarizmit!

15

Nga: Kastriot Berissa

Me 6 Maj në Prishtinën e Dardanisë së Shqipërisë bëhet shpallja zyrtare e fesë hyjnore të Shqiptarëve: FEJA E SHQIPTARIZMIT! Në këtë tubim mbarëkombëtar do të bëhet shpallja zyrtare e Fesë së Shqiptarëve dhe do të shpërndahet libri hyjnor i Shqiptarëve: FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA! Këshilli Kombëtar i Fesë së Shqiptarizmit ju fton të merrni pjesë dhe me vullnet të lirë e besim të plotë të pranoni fenë hyjnore të Shqiptarëve!

***

FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA🇦🇱 Atdheu im dhe feja ime është SHQIPËRIA E BASHKUAR, ndërsa dy Kryezotët e mij janë Gjergj Kastrioti dhe Adem Jashari.

Kujt si përqen kjo e ke të drejtën demokratike që të largoheni nga faqja ime, që të mos më detyroi dhunshëm ta largoj.

GJERGJ KASTRIOTI DHE ADEM JASHARI janë dy profetet e Shqiptarisë! Kruja dhe Prekazi janë dy vendet më të shënjta për shqiptarët!

Feja e SHQIPTARIZMIT është një fe e mveshur nën petkun kombëtarë, një fe që do të shtynte të besosh në një ZOT dhe të dërguarit e tij: Gjergj Kastriotin, Adem Jasharin dhe të tjerët që kombin ta mbajnë të bashkuar, në një fe që ruan traditat kombëtare, gjuhën dhe të gjitha këto nuk lë që të sakrifikohen (siç janë sakrifikuar dhe sakrifikohen edhe sot) në llogari të feve dhe civilizimeve që vijnë nga vende, kombe, kultura e gjuhë të huaja.

Feja e vetme e pranuar për shqiptar është Shqiptarizmi!

Gjergj Kastrioti dhe Adem Jashari janë të dërguarit e ZOTIT.

Shqiptaria është e vetmja fe e pranuar nga ZOTI.

Armiku për ballë nesh, nuk mund të jetë aq i rrezikshëm, sa është i rrezikshëm ai që sillet në mjedisin tonë!

0
Pajazit Jashari, Podujevë
___
Pershendetje!
Ne të gith që jem gjak shqiptari, ju mbështesim dhe jemi mbrapa jush. Kërcnimi më i madh qe po i ballafqohet gith shqiptaria, esht ekstremizmi fetar islamik. Kta islamistat radikal, po mundohen të na zhdukin gjuhën tone te shenjt, kulturen, historinë, herot dhe traditat tona per te cilen kan derdh gjak shqiparet per te mbrojt gjat gith historise tone. Po e citoj Marcus Tullius Cicero qe thot „Një komb mund t’u mbijetojë budallenjve të tij, madje edhe ambiciozëve. Por ajo nuk mund t’i mbijetojë tradhtisë nga brenda. Një armik në portat është më pak i frikshëm, sepse ai njihet dhe mban flamurin e tij hapur. Por tradhtari lëviz lirshëm midis atyre brenda portës, pëshpëritjet e tij dinake që shushurijnë nëpër të gjitha rrugicat, të dëgjuara në vetë sallat e qeverisë.“ Mos u ndalëni me ket levizje qe keni krijuar, se ky esht vetem fillimi dhe nje shprese per te ndalur frymen ekstremiste fetare. Ju pershendes nga Finlanda.
___
Vërejtje!
Shënimi i Pajazit Jasharit në fb, prej nga e mori www.drini.us , u drejtohet atyre që e përkrahin Nismën për Largimin nga Feja Islame .

Riinterpretimi shkencor i një procesi historik të Kosovës

0
Nga Ramadan Musliu
___
-Jusuf Buxhovi: “KOSOVA” VI, VII dhe VIII, boti “Jalifat Publishing” Houston dhe “Faik Konica”, Prishtinë, 2018
___
Projekti kapital, “Kosova”, përkatësisht historia e Kosovës, u plotësua edhe me vëllime VI,VII dhe VIII, duke e rrumbullakuar dhe përfunduar një histori të shtetësisë, por edhe etnisë. Pesë librat e mëhershëm trajtuan në kontinuitet çështjen shqiptare të Kosovës që nga antikiteti, duke kaluar nëpër mesjetë, periudhën e sundimit osman, pavarësinë dhe periudhën e pasluftës së Dytë Botërore, ku u bë një sintezë të dijeve, duke hapur edhe perspektiva të reja të interpretimit të faktografisë të historike së këtij vendi, por edhe të plotësimit të kësaj faktografie.
Tre vëllimet e reja, Libri i VI, Kosova 1999-2001 (Lugina e Preshevës, Maqedonia); Libri i VII – Kosova 2002-2008 dhe VIII – Dokumente, Kongresi i Berlinit 1878, Lidhja shqiptare 1878-1881 – përmbyllin këtë projekt kapital për historinë e këtij vendi
Tre vëllimet trajtojnë periudhën më të re, që nga ndërhyrja e forcave të NATO-s, 1999, domethënë nxjerrjes së Serbisë nga Kosova, që nënkupton ndërprerjen e statusit të Serbisë si okupuese e territoreve shqiptare, vetëm se kësaj here me një ndryshim kualitativ, pezullimin e sovranitetit serb mbi Kosovën dhe krijimin e një subjektiviteti fillimisht jo të qartë, ashtu siç ishte edhe gjendja me Marrëveshjen e Rambujesë, e pranuar vetëm nga pala kosovare, për ta përmbyllur më shpalljen e pavarësisë të 17. Shkurtit të vitit 2008 dhe aprovimin e kushtetutës së shtetit të ri.
Libri i gjashtë fillon pikërisht më ndërhyrjen e NATO-s, krijimin n e gjendjes së protektoratit ndërkombëtar, gjendje e legjitimuar me Rezolutën shumë të njohur të OKB-ës, 1244., përmes të cilës operacionalizohen edhe përgjegjësitë ndërkombëtare dhe kompetencat vendore. Përgjegjësitë ndërkombëtare shtrihen në përgjegjësinë e administrimit, që i takon UNMIKU-ut, kurse çështja e sigurisë, KFOR-it, që të dyja me imunitet ndaj çdo qëndrimi të institucionet vendore.
Është kjo faza e parë protektoratit që fillon me ndarjen e sektorëve ushtarakë, nga e cila pasojnë edhe shumë probleme të tjera, çfarë është edhe ndarja e Veriut të Mitrovicës. Po në këtë pjesë trajtohet edhe problemi i trupave ruse, të cilat ishin një nga shkaktarët gjendje kaosi, të cilën shqiptarët e paguan shumë shtrenjtë. Në vijim autori merret me vakuumin institucional dhe përpjekjet për mbushjen e tij me të ashtuquajturën Qeveri e përkohshme, e cila legjitimoi dhunën, mafiozitetin dhe kaosin që na përcjell deri në ditët tona. Duke qenë kritik ndaj zhvillimeve politike doemos se trajtohet edhe roli i strukturave ndërkombëtare dhe partneriteti i tyre ma klanet politike mafioze vendore.
Në librin e gjashtë në mënyrë shumë analitike Buxhovi i qaset të gjitha dukurive, veprimeve dhe metodologjisë së qeverisje së te dy palëve duke definuar shumë çështje, veçmas duke tipizuar stadet e qeverisjes së UNMIK-ut . Autori bën një zbërthim pothuajse shterues jo vetëm të dy pushteteve paralele, atij ndërkombëtar dhe vendor, por analizon edhe sjelljen e faktorit vendor, duke trajtuar shumë çështje, që nga demilitarizimi i strukturave të UÇK-ës, shndërrimi i saj në formacione të SHPK dhe TMK, por edhe të strukturave klandestine, çfarë ishin shërbimet sekrete partiake, të cilat kishin funksione specifike, që ndikuan në erozionin gradual të mekanizmave të shtetit, duke mos lënë anash edhe rolin stimulues i të ndërkombëtare në këtë proces, falë imunitetit që kishin me Rezolutës 1244.
Një pjesë e librit i kushtohet përpjekjeve për ta rikëndullur këtë vend të rrënuar ekonomikisht, por edhe fizikisht nga barbaria serbe.
Një hapësirë të madhe në libër zë trajtimi i çështjes shqiptare në territorin më të gjerë etnik. Autori i qaset problemit të Luginës së Preshevës dhe lufta e UÇPMB-ës, si problem të pazgjidhur shqiptar.
Po kështu edhe problemi i Maqedonisë është i trajtuar gjerësisht, duke prekur çështjen shqiptare të Maqedonisë dhe suksesivitetin që nga antikiteti e deri më tani si problem etnik shqiptar. Këtu trajtohet edhe lufta e fundit e Ushtrisë Çlrimtare Kombëtare, fillimet e saj, sukseset në front, duke u bërë pala fituese e luftës, por edhe dështimet në politikë dhe në diplomaci, çështje që përmbyllet me Marrëveshjen e Ohrit, joefektive dhe e pazbatuar deri në fund.
Ndërkaq libri i shtatë (7) i Kosovës, që përfshin periudhën2002-2008, trajton zhvillimet më të rëndësishme në Kosovë, pas instalimit të qeverisjes së UNMIK-ut,duke veçuar dy etapa të qeverisjes, të cilat shpijnë nga definimi i statusit final të Kosovës, me shpalljen pavarësisë me 17 shkurt të vitit 2008.
Autori trajton të gjitha zhvillimet, madje në mënyrë paralele, institucionalizimin e jetës shtetërore, por edhe dukuritë, siç janë: siguria dhe problemet etnike, krijimi i strukturave kriminele,problemin krimit të lidhur me politikën. Po ashtu një hapësirë e dukshme i është kushtuar sjelljes së ndërkombëtarëve, të cilit nuk mund të gjenin një zgjidhje optimale për Kosovën për shkak se nuk ekzistonte një koncenzus i gjerë rreth statusit të ardhshëm, prandaj edhe vetë ndikonin në zvarritjen e statusit, duke shpikur kushte të ndryshme dhe duke shantazhuar faktorin vendor. Ndër këto kushte pa dyshim si ishte projekti i standardeve para statusit, për të cilin e dimë se si u shfaq befas ashtu edhe humbi. Në këtë kohë shfaqet edhe Serbia si faktor zhantazhues me të gjithë aleatët e vet, duke ofruar version pas versioni lidhur me statusin, të gjitha sipas kutit t saj.
Statusi i pazgjidhur është edhe shkasi kryesor i trazirave të marsit (17-18 mars) të vitit 2004, të cilat u bënë gur në qafë për shqiptarët shqiptarëve si inicues të dhunës kinse etnike.
Gjatë kësaj kohe shfaqen edhe opsione të ndryshme,të cilat shkonin në disfavor të palës kosovare, duke e vënë në rolin e fajtorit kujdestar. Një nga këto projekte ishte edhe ai i decentralizimit, me të cilin sikur thuhet koncepti i një shoqërie multietnike ngase krijohen komuna etnikisht dominuese serbe. Të cilat marrin funksion të penguesve të marrjes së vendimit për një status përfundimtar të Kosovës.
Po gjatë kësaj periudhe, fjala është për vitin 2003 dhe zgjedhjet e dyta, sikundër edhe që edhe Tribunali i Hagës fillon të merret edhe më shqiptarët, duke minimizuar fajin serb. Me këtë rast ndodh edhe arrestimi i kryeministrit Ramush Haradinaj.
Pas këtyre ngjarjeve të bujshme ndodh edhe një konfuzitet në skenën politike për shkak të sëmundjes së presidentit Rugova, i cili ishte orientues i proceseve politike në planin ndërkombëtar. Është koha kur hapen negociatat për statusin e Kosovës dhe kur bashkësia ndërkombëtare fillon të merret më seriozisht më statusin e ardhshëm. Krijimi i Grupit të Unitetit, të cilin e përbente spektri politik parlamentar, nxjerr shqiptarët si një faktor politik, i cili megjithatë, përkundër krizave të shumta, në një situatë historike diti të krijojnë unitet rreth çështjeve vitale për vendin. Në këtë kohë zhvillohen bisedimet e Vjenës, ku shtrohen në tryezë të negociatave shumë probleme të pazgjidhura. Ndër këto probleme, për të cilat shqiptarët dalin si pala e humbur, është ajo e trashëgimisë kulturo-historike, kur Serbisë jo vetëm se i falen objektet kulturo-historike, të cilat për shkak të politikës ekspansioniste serbe ishin shndërruar në objekte të kultit, çfarë ishin kishat ortodokse dikur që të gjitha shqiptare, por i falet e drejta e rreme historike ndaj Kosovës. Rreth këtij problemi ndërkombëtaret marrin qëndrime radikale, duke ua dhënë këto objekte serbëve dhe duke e faktorizuar pa nevojë, më herët përmes decentralizimit e tani përmes kishave, të cilave u jepen toka si zona mbrojtëse, të cilat nuk i kishin pas kurrë as në kohën monarkisë serbe.
Një vend të dukshëm në trajtim zënë zhvillimet që vijnë pas zgjedhjeve të treta qendrore, me ç’rast fiton PDK dhe Pushojnë shantazhet rreth kohës së zgjidhjes së statusit final. Gjatë kësaj kohe vazhdon operacionalizmi i Pakos së Ahtisarit, krijimi i rrethanave për shpalljen e Pavarësisë, e cila u bë më 17 shkurt të Vitit 2008. Është koha edhe e aprovimit të Kushtetutës së shtetit të ri, procesi i njohjeve dhe periudha e mbikëqyrjes ndërkombëtare.
Libri i tetë sjell dokumentet më relevante që lidhen me historinë e etnisë dhe të shtetësisë shqiptare, por edhe të subjektivitetit shtetëror të Kosovës. Në këtë vëllim kemi Vendimet e Shën Stefanit, Protokollet e Kongresit të Berlinit dhe të Lidhjes së Prizrenit. Më këtë rast duhet theksuar se në ky libër paraqet matricën historike për studimet e ardhshme historiografike që lidhen me një periudhë shumë të rëndësishme për kombin. Vlera e këtyre dokumenteve është se jepen në gjuhën e origjinalit dhe të përkthyera në shqip, gjë që ua lehtëson punën studiuesve tanë të ardhshëm, duke i liruar nga citatomania e autorëve serb dhe shtrembërimeve në interpretimin e dokumenteve, të cilat, pa asnjë qëndrim kritik, janë plasuar dhe janë shndërruar në të vërteta të pa kontestueshme kur është shkruar për këtë periudhë.
Në fund të themi se këto tre libra përmbyllin një projekt gjigant, çfarë është historia e shtetësisë së Kosovës dhe e popullit shqiptar, si banorë autokton të këtyre hapësirave. Botimi i këtij projekti kapital historiografik ndërprenë traditën e shtruarjes kolektive të historisë, çfarë ka ndodhur më herët me projektet analoge që ishin prodhim i instituteve shkencore dhe akademive, botime që mund të kishin vetëm funksion të librave mësimor, por jo edhe të historive kritike, çfarë është tipologjikisht historia e Buxhovit, Kosova në tetë libra, ku bëhet edhe sinteza e informacionit më të hershëm, kësaj herë shumë të gjerë për shkak të mundësive të mëdha të vjeljes së informacionit, por edhe të interpretimit e veçmas të riinterpretimit të një procesi historik.
(Prishtinë, 2018))
…
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Turk elhamdulilah !

0
Varje të shqiptarëve në Masakren e Manstirit…, sot Bitolja në Maqedoni
Ndoc Bushgjoka, Tropojë-Tiranë
___
Tri vite më parë një Enver, eh këta enverët nga Enver Pasha masakruesi i armenëve, te Enveri masakruesi i shqiptarëve, e deri te Enver “profesori”, e pra Enveri me një shkrim tipik islamik dënonte me aforis e anathematis ambasadorin e Kosovës në Paris Qëndrim Gashi, për një shkrim të këtij të fundit në gazetën “Le Figaro”.
“Eshtë e drejtë e besimtarëve myslimanë që të reagojnë ndaj këtij veprimi” – shkruante Enver “profesori”, dhe shtonte duke dashtë me ba një kontrabalancim se kjo e drejtë e tyre qëndron “ashtu siç është e drejtë e besimtarëve katolikë të reagojnë kur fyhet Krishti, Nënë Tereza apo Skëndërbeu.”
I ashtuquajturi Enver me mbiemrin Bytyçi, (dyshoj se ai mbiemër fisnik t’i takojë vërtet nga prejardhja), pasi konkludonte se çdo gjë është shkërmoqur, shtonte se “më duhet të kujtoj se shtylla kryesore e padëmtuar e bashkimit kombëtar është dhe mbetet harmonia fetare.”
Shkrimi ishte në vazhdën e një tjetri për “tradhëtarët”. Dhe “tradhëtarja” në rastin konkret ishte zonja Jozefina Topalli, dhe i tradhëtuari ishte Lulzim Basha.🤣
Komentin e parë e kishte bërë një Milushe nga Tropoja. Ajo për të përforcuar mendimin e Enverit shkruante se: “nga anët tona thonë mos i beso katalikit se ata jane te pabese”, dhe shtonte se “mu kujtua Jozi katalike “. (Nuk dinte se shkruhet katolik-e e jo katalike).
Enveri , me gazmend, i jepte pëlqim, në vend që të mbante qëndrim. Por jo nuk di ai nga ato dreqni. Ai di se tek ne ka vetëm “harmoni fetare”.
Pas tri vitesh Enveri, sapo merr vesh se një grup shqiptarësh distancohen nga yryshi antishqiptar i allahakberristave shkruan i nxirë e i mavijosur:
“Po lexoj jo pa shqetësim një lëvizje që paska nisur në Deçan për ndryshimin e fesë.”
Dhe shton porosinë e tij “Ex cathedra”:
“Por në këtë rast tërheq vëmendjen në disa aspekte”:
“Konvertimet duhet të jenë të natyrshme. Pa organizime dhe shoqata, pa format e presionit masiv ose mashtrimit masiv.”
Tani, kush po mashtron, kush po bën presion ? Këtë Enveri nuk e thotë, por sipas tij ” thellojnë nxitjen e ekstremizmit fetar.”
Në vazhdim të fjalës së tij të çoroditur, ai Enveri shkruan se ata që flasin për ekstremizëm islamik dhe ortodoks thonë të pavërteta dhe se kjo nuk qëndron dhe është antihistorike.
Harron Enveri se turqit osmanë erdhën si pushtues me ideollogjinë e islamit dhe e pllakosën atë ideollogji terrori në bashkëpunim me kishën ortodokse të Fanarit dhe kishat ortodokse anembanë sinisë ballkanike. Ortodoksia ishte shërbëtore e bindur e sulltanit dhe ndihmëse e palodhur e sulltanit kalif islamik kundër shqiptarëve në radhë të parë dhe Kishave të tyre katolike. Serbët nuk e morën dhuratë Kishën e Deçanit nga shqiptarët, por peshqesh nga sulltani turk kalif i islamit.
Por këto janë gjëza për Enverin islamik.
Harron ose bën sikur harron Enveri islamik se pse shqiptarët muslimanë thoshin “jemi turq elhamdulilah”.
Nëse do të dijë se si ka ndodhur metamorfoza e shqiptarëve nga shqiptarë në muslimanë e pastaj në turq, nëse nuk u beson shqiptarëve të sotëm, le të lexojë poezinë e famshme “Turk elhamdulilah”, të intelektualit, atdhetarit dhe poetit Esad Mekuli.
Enver Bytyçi
___
Ndoc Bushgjoka: Përgjigje ime për Enver Bytyçin
___
Ne dukje, ju i nderuar zoteri, paraqiteni i preokupuar, per siç parashihni, nje konflikt tjeter ndërshqiptar. Shtysë për shqetësimin ju jep, nje shperndarje qe ambasadori Kosovar ne France i ka bere nje shkrimi te gazetes frenge ” Le Figaro”.
Ç”kohë, ç’alarm e polli shkrimin e ” Le Figaro-s” ? Quel temp ? Quel alarm ? Mos therja dhe prerja e kokes se profesorit nga nje çeçen i pranuar nga shteti dhe populli freng ishte nje rast i izoluar. Mos ajo vrasje makabre u be nga nje i çmendur? Jo aspak. Ka nje bark qe e pjell ate çmenduri.
Dhe Qendrim Gashi ka treguar se e denon jo vetem vrasesin, por edhe virusin qe shkakton çmendurine. Dhe ju takon edh ju e gjithe njerezimit, te pakten ta denojne. Por ne fund te fundit ne shqiptaret qe nuk po rregullojme dot as nje ligj zgjedhjesah, me mire te heshtim. Pa kthyer koken as ketej as andej. Por, zoteri i nderuar, ajo qe me beri te brengosem te shkrimi juej eshte kur thoni se eshte e drejte e besimtareve myslimane te reagojne ndaj ” veprimit” ,siç e klasifikoni ju, “mekatin ” (siç e quaj une), te ambasadorit Gashi.
Pra ju i shtoni nje pike benzine zjarrit. Por me shume lende djegese, ndoshta pa e ditur dhe pa u thelluar, hidhni kur shkruani te zezen mbi te bardhe se : ” ashtu siç është e drejtë e besimtarëve katolikë dhe e të gjithë shqiptarëve të reagojnë kur fyhet Krishti, Nënë Tereza apo Skëndërbeu.” Pse i veçoni ne kete rast besimtaret katolike per Gjergj Kastriotin ? Dhe kur thoni gjithe shqiptaret e keni fjalen si kombesi apo si fetare ? Ju lum zotnia dy dite me pare dhate dy strofa te poetit tone shqiptar ( kurrsesi nuk mund te them bektashi apo tjeter), Naimit tone Hyjnor, nga poezia “Trathëtorët”, ku nënkuptohej se kush ishin ” tradhetaret”. Nje zonje nga Tropoja, pa u menduar gjate komentoi aty se ” nga anet tona”  (asaj), i kujtohej se njerezia thoshin se ” mos i beso katalikut se ata jane te pabese”, dhe shtonte se ” mu kujtua Jozi katalike “. ( Nuk dinte se shkruhet katolik-e e jo katalike). Ju zoteri nuk reaguat fare.
Ti thoshit se zonjen Zhozefine e stigmatizoni si ” tathëtore” por jo si “katalike” të pabese. E meqe jemi ketu, them se nuk bej dallim midis, bie fjala, Fehmi Aganit dhe Mark Krasniqit, ( pushofshin ne paqe e u nderofshin per jete), per asgje. Te dy ishin patriote, ditunare, studiues e te perkushtuar per shqiptarine. Nuk me intereson fare se si i luteshin Zotit. Sikur Mark Krasniqi te thoshte se duhet vrare ne emer te krishtit, duhej denuar nga te gjithe demiroll e beqiroll e gur i thate.
Apo nese nje njeri i letrave i krishtere do proklamoje ” identitetin” kristian te shqiptareve, siç Qosja i ” identitetit” ka shume vjet qe blla-blla qit, duhet denuar e treguar me gisht si i marre.
Esad Mekuli ( 1916 – 6 gusht 1993 )
__
Turk Elhamdulilah
__
Turku me shpate ka pre,
Europa dridhet, ushton…
Ne Kosove luftuam dhe ne
– Liri, kush s’të don ?
*
Me shpate me zjarm sundoi,
me shekuj liri s’kemi pa,
Tirani mbi ne gërmoi :
– Je turk, elhamdulila !
*
Fenë me kombesi e njisoi,
muslim e turk s’ka da,
Deshti dhe emnin t’na harroi:
– Je turk, elhamdulila !
*
Dhe gjuhën tonë e ndaloi,
Kush turçe s’flet,fe s‘ka
Ashtu, thanë, feja urdhnoi:
– Je turk, Elhamdulila !
*
Je turk ! Je turk ! – kanë shti
Shqiptarin me shekuj, pa da,
E nji ditë ndër ne u ndi:
– Jam turk, Elhamdulila !
*
Jo, s’jemi turq nuk jemi !
Jo kurre ! Ta dijne të tanë.
shqiptare dhe t’parët i kemi,
Feja prej kombit s’na ndan !

Mendjet e sëmura, nuk duhet të kenë hapësirë debati…!

1
Afrim Caka, Gjakovë
___
DEBATET NUK DUHET TË BËHEN NGA MENDJETË JO TË SHËNDOSHA…!
___
Këto janë plagët brenda në Debat Plus!
Njëzet e dy vite shkuanë sa hap e mbyllë syt, ku gjëmojnë këngët e analistëve jevgjitë. Po, kuj t’i them. Shpesh armiqësia rezulton të jetë tipar karakteristik i njerëzve agresivë. Kjo flet shumë për t’a dhe ligësia le gjurmë të pashkyera te individit.
Disa “filozofë” analizash janë të paknaqur me këtë model reagimesh gjatë diskutimit në Debat Plus si luftim “gladiatorësh”. Atyre, të cilëve u mungon besimi në vetvete për të hyrë në arenë, caktohen në rolin e kërcënuesve edhe ndajë të spektatorëve të thjeshtë. Ҫfarë ka të bëjë dyliftimi me kërkimin e së vërtetës? Ka diçka në shqetësime të tilla shoqërinë shqiptare.
Kur atmosfera filozofike shkon keq, arroganca agresive apo sofistika joshëse Pandurjane e Lirimjane mund ta bëjnë të heshtin arsytimin e matur, duke ia bërë më të lehtë ligjeruesve banal të bejnë bllof dhe të vazhdojnë tutje me argumente të keqija dhe antikombëtare.
Të parandolahen ardhje e të qmendurve në debate e në analiza politike ose filozofike….
Duhet rregulla të reja ligjesh që të shpëtoje ky vend, ky popull nga autoshkatërrimi.
“Kjo këshillë është e kotë për mendjet jo të shëndosha atje në “Debat Plus”, unë nuk do të nisesha nga derformimet e shtresës së gjashtë e trurit”, sepse këta nuk shohin zgjidhje tjetër veç të niset nga aty ku është. Populli nuk ka zgjidhje tjetër veçse të nisemi nga dija dhe bindjet që kemi tashmë për këtë llojë analfabetizmi funksional e kronik… Përfytyroni këta analistë që vuajnë nga halucinacionet e vazhdueshme dhe të cilët u shkëputen nga bota që i rrethon.
Ç’është një mendje e shëndoshë? Çfarë përfshinë mendja jo e shëndosh në debate e analiza? Këta analistë nisen pak a shumë nga të njejtat aftësi gjysmake (kognitive) dhe që nuk lejojnë përjashtimet e të menduarit ndryshe.
Debatimi mbi filozofin analitike. Këta mundë të jenë gjithçka, vetëm një gjë nuk janë. Analistë. JO! Këta kanë shumë përbashkëta me debatet që bëhen në Serbi dhe mbi gjithçka tjetër. Gjithësesi ka një gjë këtu që Ermali, Astriti, Lirimi, Dardanin, Visari….. nuk e dallojnë se cilat fusha dyhet të marrin pjesë në debate të tilla.
Midis këtyre “filozofëve”, një debat apo ligjerat e tyre më shumë rëndësi nuk ka se nga i cili vjenë. Kjo është kur argumentet dhe konkluzionet e folësit nuk vihen në provë dhe nuk mbështetën në argumente e fakte. Panduri kur shtron pyetjet, nuk propozon kundërshembuj, pretendon lajthitje, antikombëtare, i bënë dy dykuptimësi. Si përgjigje nga Astritët, Lirimët e Dardanët, Panduri luftonë për t’i mbajtur gjallë idetë e tij përçarëse e destabilizuese. Shkëmbimet në mes analistëve banal vazhdojnë, në mënyrë të ndërkëmbyeshme, në disa runde.
Nuk do të doja ta mbyllja këtë kapitull pa iu kthyer edhe një herë mundësisë së vetme të aleancave të tyre që ekzistojnë sot për sot në “Debat Plus”. Duke foluar për problemin e aleancave me analizat e tyre nënshtruese ndaj Zajdnicës, kurse sektare e përçarëse në jetën e shqiptarëve të Dardanisë. Në këtë shkrim përmenda Ermalin, Lirimin, Dardanin, Visarin… këta katër të cilët bëjnë pjesë në aleanca të ngushta dhe përse këto arsye mund të jenë shpeshë të dobishme për Zajednicën.
Duhet ta kuptojë populli një gjë:
“Debatët, analizatë apo argumentet për politikën nuk duhet lejuar që ta flasinë gjithmonë ata që e kanë humbur pozitën e tyre në pushtet bëjnë dhe që bëjnë debate e analiza, prandaj analizatë për politikën e kanë sakatuar shpeshherë ata që më së paku duhet ta bënin”. Ëshët biologjikishtë e mbështetur t’u mohohet dija e mendjes jo të shëndoshë “kafshëve” jo-nerëzore. Është biologjikisht po aq e pambështetur t’u muhohet dija e mendjes së shëndoshë kafshëve njerëzore. T’u atribohet një dije e tillë, nuk është diçka favorizuese për ne. Ekziston evidence e bollshme për këtë.
Teoria e testimit të teorive filozofike kundër dijes së mendjes së jo të shëndosh është, pra, mjaft e ersyeshme. E njëjta gjë vlenë për praktikën e kundërshtimit të rasteve gjatë debateve që bëhen të pretenduara në mes të dijes së mendjes së deformuar, ekzistojnë arsyet specifike në “Debat Plus”. Por, e njëjta gjë vlenë edhe për moderatorin që jep sinjale (të ndalohet kundër argumenti): sjelljet e tilla në veprim është dhe janë gjithmonë hapur për t’u sfiduar nga çdo folës që është kundra tyre…
Në debate, ndonjëherë është gjë e mençur të fshihen mospajtimet poshtë qilimit, pasi alternative mund të nënkuptonte përçarje apo madje edhe dhunë. Unë mendoj dhe kërkojë që ky llojë analistësh mospajtimet në mendime përkatëse të nxirren në shesh, e jo të mbulohen, duke kërkuar mbështetje në “Info plus” duke fabrikuar gënjeshtra e mashtrime pa fije turpi
Këta analistë nënzota lindin herë pas here, ose më saktë fabrikoheshin herë pas here prej partive totalitare, njëlloj si shpifjet. Ato fabrikoheshin dy mënyrash: ose duke u bazuar në një politikë të huazuar, të cilët për tu kthyer në hero tjetërsohen aq shumë nga propaganda saqë nuk njihej më se cilët ishin. Është e plotë enigma e tyre që e rrethoi e që vazhdon ta rrethojë ende sot këtë populli.
Ata krijoheshin sa herë politikanët humbin pozitën e tyre në parlamentë, kishin nevojë për shpërndarjen një ide, për të përligjur një krim ose një vijë të re politike. Ata ishin dy llojesh:
“Të gjallë ose të vdekur”.
Krijoheshin të gjallë, si oligarkët e tyre të famshëm, kur trupi, buzëqeshja dhe zëri i tyre mund të të ndihmonin në arritjen e qëllimit, ose krijoheshin të vdekur, kur të gjitha këto, ishin të nevojshme, por qengonin qëllimin politikës shtetërore.

La Liberté (1912) / Një recension për “Martesën e Lejlës — Le mariage de Leïla”, romanin e Gjon Krujës (Faik Konicës)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Tetor 2023 

“La Liberté” ka botuar, të hënën e 1 janarit 1912, në ballinë, një recension për “Martesën e Lejlës — Le mariage de Leïla”, romanin e Gjon Krujës (Faik Konicës), të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Recension i librave

Gjon Kruja : Martesa e Lejlës.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Romani i Z. Gjon Kruja ka thjeshtësinë dhe moralin e një imazhi të Epinalit dhe na kthen në ato lexime të shëndetshme ku fëmijëria jonë mësoi se të mirët triumfojnë dhe të këqinjtë mposhten, se mosinteresimi dhe ndershmëria e gjejnë gjithmonë shpërblimin e tyre, dhe mori kaq shumë mësime të tjera të shkëlqyera që i dhanë asaj një ide krejtësisht të rreme për jetën. Por çfarë do të ishte fëmijëria nëse ajo nuk do të kishte këtë iluzion të besimit se gjithçka është e mirë dhe ta dinte tashmë se njerëzimi është i keq ? 

Shqiptari Vangjeli, një bankier i pasur nga Trieste, pasi humbi herët gruan, mbeti vetëm me vajzën e tij, Lejlën, një e re e bukur, sharmante, e mirë, inteligjente, e butë dhe simpatike, e cila flet rrjedhshëm shqip, gjermanisht, italisht, anglisht dhe frëngjisht, ka mësuar në Romë për të pikturuar, në Milano për të kënduar, në Londër për të kalëruar, i bie pianos mrekullisht, kërcen për të të kënaqur dhe vishet me një elegancë shumë pariziane. “Lejla i bëri të gjitha këto gjëra me modesti, pa pretendime dhe nuk donte aspak të eklipsonte vajzat e tjera të reja”, thotë Z. Gjon Kruja, i cili ka ditur të huazojë nga autorët e legjendave të imazheve të Epinalit fjalinë e tyre të vogël të drejtë, të bashkuar, të ngushtë, të ftohtë, të sheshtë dhe naive. 

Kur bankieri i pasur shqiptar Vangjeli kupton se vajza e tij Lejla është në moshë për tu martuar, ai i deklaron asaj se do t’i japë për bashkëshort të riun për të cilin i rreh zemra. 

— “Janë, i tha ai, dy të rinj që të pëlqejnë shumë, por ti nuk di cilin të zgjedhësh, sepse zemra jote e vogël përplaset mes të dyve. Njëri është kapiteni i pashëm Fritz, djali i gjeneralit Krantz, i cili deri vitin e kaluar ishte guvernator ushtarak i Triestes; tjetri është Teodori i vogël, i biri i Kontit Dumb.” 

Lejla është shumë e habitur nga ky këndvështrim i babait të saj i cili ia lexon shpirtin si në një libër të hapur. 

— “Vërtet, baba, u përgjigj ajo, nuk mund ta kishe marrë me mend më saktë, të dy më pëlqejnë shumë dhe të dy flirtojnë me ngulm rreth meje. Besoj se janë të rinj shumë të mirë, nga familje të mira dhe shumë të pranueshme.” 

— “Është e vërtetë, vazhdon Vangjeli i mirë, por meqë të dy pretendentët janë në Vjenë, është thelbësore që të shkojmë dhe t’i takojmë atje, sa më shpejt të jetë e mundur, për ta studiuar çështjen së bashku dhe, për mua, për të marrë vesh për sjelljen e tyre, për të parë se çfarë jete bëjnë në këtë kryeqytet, nëse janë të rinj të rregullt dhe jo si shumë nga ata të moshës së tyre që e kalojnë kohën duke luajtur letra e duke u shoqëruar me shoqëri të këqija. Më pas, ti do të mund të zgjedhësh mes të dyve me vetëdije.” 

— “Babai im i mirë, i përgjigjet Lejla e urtë dhe e bindur, do të marr me sy mbyllur atë që të pëlqen më shumë, sepse dua që ne të tre të jetojmë bashkë gjithë jetën.” 

— “Epo, përfundoi bankieri i denjë, bëhu gati, paketo bagazhet që të ikim nesër, merr disa fustane dhe nga ato më modestet që ke, mos merr asnjë bizhuteri, sepse, për të zbuluar se cili nga këta dy burra të do për veten tënde dhe jo për paratë e tua, duhet të dukemi të varfër, të pretendojmë se kemi humbur gjithë pasurinë tonë dhe se kemi ardhur në Vjenë për të fituar jetesën tonë.” 

Siç mund ta imagjinoni fare mirë, dashuria e kapitenit të pashëm Fritz dhe Teodorit të vogël, e vënë në këtë provë të ashpër, nuk reziston; ata thjesht intersohen për pajën. Por, në katin e gjashtë të shtëpisë së thjeshtë ku janë strehuar Vangjeli i zgjuar dhe Lejla e ëmbël, ata gjejnë në personin e fqinjit të tyre, piktorin e ri shqiptar Gjin Lezi, një artist me talent të madh dhe pasuri të vogël, shembull arritjeje me të gjitha virtytet. Duke kuptuar që Gjin Lezi e do vajzën e tij për atë çka ajo është, Vangjeli do të jetë i lumtur t’ia japë atë dhe Lejla e miraton me kënaqësi këtë plan martese. 

Por kapiteni i pashëm Fritz dhe Teodori i vogël, pasi kanë zbuluar hilen e Vangjelit të vjetër, duan të rifitojnë terrenin e humbur dhe të përfshihen në makinacione urryese kundër Gjin Lezit, të cilat dështojnë falë mprehtësisë së Princit të Shqipërisë, i cili u shfaq papritur për t’u bërë aleat i të dashuruarve të mirë të përndjekur nga pretendentët e këqij. Dhe gjithçka është mirë kur përfundon mirë : “Të sapomartuarit, pasi kaluan një muaj mjalti të këndshëm dhe vizituan Parisin, Londrën dhe qytete të tjera të mëdha të Evropës, u kthyen në Trieste, ku jetojnë me Vangjelin dhe nënën e Lezit, duke jetuar shumë të lumtur dhe të respektuar nga të gjithë.” Ne duam të shpresojmë që, sipas formulës së zakonshme, ata do të kenë “shumë fëmijë”. Jeta është e bukur ! 

  1. Gjon Kruja është një i huaj (duke gjykuar nga disa të dhëna, mund të mendojmë se është me origjinë nga Shqipëria) dhe ekzotizmi i tij tradhtohet nga shumë formulime frazash,që në frëngjisht duket një korrigjim dhe që një rishikim miqësor mund ta kishte ndryshuar lehtësisht.Sido që të jetë, ja një roman që nuk do të mbijë ide të këqija në mendjet e lexuesve të rinj për të cilët, pa dyshim, autori e ka kompozuar.

Bëhu donator i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”

0

Po ju drejtohemi me një kërkesë të rëndësishme për mbështetje financiare për Qendrën “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”. Qendra jonë është një organizatë joqeveritare, e përkushtuar ndaj misionit të saj për të sensibilizuar opinionin publik lidhur me nevojën e ngadhënjimit të drejtësisë për gjenocidin që shteti serb ka kryer kundër shqiptarëve në Kosovë gjatë luftës së fundit në vitet 1998-1999.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” ka vepruar me sukses që nga themelimi i saj më 2019. Ne kemi publikuar libra dhe shkrime të ndryshme. Kemi organizuar manifestime publike dhe kemi dhënë sqarime të ndryshme, se gjatë luftës së fundit, shteti serb ka përgatitur e zbatuar planin e gjenocidit për shkatërrimin e shqiptarëve në Kosovë.

Në kuadër të veprimtarisë sonë sensibilizuese, vitin e kaluar u kemi paraqitur një kërkesë zyrtare institucioneve të Kosovës, që simboli i qendrës sonë, lulëkuqja me katër petale, të bëhet simbol unik i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë. Kjo kërkesë jona ka pasur përkrahje të gjithanshme nga intelektualë e veprimtarë të të gjitha trojeve shqiptare, si dhe ka marrë mbështetjen e pjesës më të madhe të komunave të Kosovës, si dhe të një sërë institucionesh arsimore të nivelit të lartë akademik në të gjithë hapësirën shqiptare. Kërkesa jonë është shoqëruar me një sensibilizim të jashtëzakonshëm të të gjithë shqiptarëve dhe një numri të madh intelektualësh të shquar europianë për çështjen e gjenocidit në Kosovë.

Qendra jonë ka vullnetin për të vazhduar punën, sidomos në vitin që vjen, meqenëse ky vit përkon edhe me çerekun e shekullit të pjesës më të madhe të akteve gjenocidare në Kosovë. Shfrytëzojmë rastin t’ju bëjmë thirrje për një mobilizim si asnjëherë më parë, që kërkesës sonë për ngadhënjimin e drejtësisë për gjenocidin në Kosovë, t’i japim zë më shumë se kurrë më parë.

Sigurisht që ky aktivitet yni është i lidhur edhe me një kosto financiare, që shpesh i tejkalon mundësitë tona, përkundër vullnetit për të dhënë maksimumin e asaj që mundemi. Mbështetja nga ju asnjëherë nuk ka munguar, por megjithatë, për të vazhduar dhe për të zgjeruar ndikimin tonë, ne kemi nevojë për mbështetjen edhe më të madhe financiare.

Fondet që do të grumbullohen nga donacionet tuaja, ashtu si në të kaluarën, do të përdoren për të financuar projektet tona aktuale dhe për të zhvilluar projekte të reja, që do të sjellin rezultate në publikimin e materialeve dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme.

Të gjithë ata që shprehin gatishmërinë e tyre për të ndihmuar aktivitetin tonë, këtë mund ta bëjnë përmes TWINT, përmes kartelës së kreditit në “PayPal” dhe përmes xhirollogarisë sonë.

Çdo donacion, sado i vogël që të jetë, do të jetë një kontribut i çmuar, që do të na ndihmojë të vazhdojmë punën tonë në shërbim të kauzës sonë.

Më poshtë janë të pasqyruara mundësitë për të dhuruar donacione.

Nëse keni pyetje të tjera, mund të na drejtoheni përmes e-mailit tonë zyrtar: info@kosovogenocide.com.

Në emër të të gjithë ekipit tonë, ju falënderojmë paraprakisht për mbështetjen tuaj.

Me respekt,

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”

Atdhe Geci – Kënga e fatit të Atdheut

0
Poezi nga Athdhe Geci
___
KËNGA E FATIT TË ATDHEUT
Në atdheun  tim  të  ndarë dhe të copëtuarnjë  ëndërr në ëndërr  shtrihet  dhe zgjatetnjë  ëndërr  në ëndërr  i  jep krah shpresësnjë  ëndërr  në  ëndërr  i  shtohet  flamuritIliri, brenda vetes ti je toka, dheu i bukës ei  frutave, lumenjve  herak  dhe  i  detnaveje shqiponjë e kësaj natyre të mahnitshmeje gjuha e nënës dhe  vendlindja perëndiveMirë bëjmë  të  ngrejmë  flamunrin e Ilirisënë çdo pëllëmbë toke të  Shqipërisë  etnikedhe së bashku si një  grusht  të  veprojmëpër të sotmen, të kaluarën dhe të ardhmenIliri, tepër gjatë e kemi fshehur emrin tëndtepër gjatë  jemi përgjakur që të çlirohemiçasti është diellin ta ngremë me duart tonaatdheu na thërret, t´ ia kthejmë emrin IliriS´njoh vetëdije më të lartë s´e të bashkuars´njoh realitet më të lartësuar se sa atdheo tokë dardane  ku  unë  jam  lindur e rriturme forcën e gjuhës e të  gjakut  të  këndoj!Fol  tokë  naimiane  e  dardanëve  të Ilirisëfol tokë barletiane e fishtiane e tërë Atdheutkohë e së vërtetës së  ëndrruar  ka  ardhuri dremitur jam, po gjumë nuk  kam  në  sy!Iliri e atdheut  nuk  shterron  me  pranveranesër  do  të  ketë stuhi, nëpër të duhet tëkalojmë! Kosovë, ky  shkrim  më  vjen ngazemra e shpirti! Atdhe, ti  je dashuria jonë! ____
Atdhe Geci , Gush 2023, Roganë – Prishtinë