Kreu Blog Faqe 948

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK mbajtën konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”

0

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së mbajtën sot konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”, me moton “Kosova është suksesi ynë i përbashkët”. Në panelin kryesues të konferencës morën pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministrat e Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe Adnan Jagcilar, zv.sekretari i përgjithshëm i MM-së, Gafurr Dugolli, drejtori i Departamentit për Inteligjencë dhe Siguri, gjeneral major Gëzim Hazrolli, Inspektori i Përgjithshëm i FSK-së, gjeneral major Irfete Spahiu, shefi i stafit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Ilir Qeriqi, drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein, shefi i Shtab-it të KFOR-it, John Bozicevic, zv.ministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, oficerët e lartë dhe atashetë e FSK-së, si dhe ambasadorë, atashe të mbrojtjes dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe ushtarakë të të gjitha shteteve partnere të Republikës së Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

Me këtë rast, ministri Ejup Maqedonci falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë konferencë ku theksoi se Republika e Kosovës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK janë të vendosura që të vazhdojnë dhe rrisin bashkëpunimin me partnerët, për të formësuar rrugën drejt integrimit në institucionet euro-atlantike dhe në NATO dhe se roli i partnerëve në këtë drejtim nuk është vetëm i rëndësishëm, por themelor dhe vendimtar. Ai theksoi se rëndësia e një bashkëpunimi të tillë në arritjen e suksesit operacional u dëshmua së fundmi në pjesën veriore të vendit tonë, ku më 24 shtator, grupet e organizuara paraushtarake terroriste, të inkurajuara dhe të mbështetura nga institucionet serbe, kryen një sulm terrorist kundër Policisë së Kosovës, me qëllim të kapjes së terrenit dhe destabilizimit të vendit tonë.

Forhåndsvisning av bilde

Me këtë rast, ministri Maqedonci inkurajoi vendet partnere dhe forcat e tyre të armatosura që të vazhdojnë mbështetjen e tyre në rrugën drejt zhvillimit dhe fuqizimit të FSK-së.

Forhåndsvisning av bilde

Ndërsa më fjalën e tij, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari tha se pa përkrahjen e vendeve mike, FSK nuk do të kishte arritjet që ka sikur mos të ishte mbështetja e vazhdueshme nga vendet aleate përmes trajnimeve, shkollimeve dhe pajisjeve.

Forhåndsvisning av bilde

Gjeneral Jashari theksoi se sulmi i fundit i 24 shtatorit, si dhe zhvillimet e sigurisë në botë, janë tregues të qartë që FSK duhet të jetë çdoherë e gatshme të kryejë misionin e saj kushtetues dhe ligjor.

Forhåndsvisning av bilde

 

Gjeneral Jashari ritheksoi se mbështetja e vendeve partnere mbetet kyçe në këtë fazë, si në aspektin e ngritjes së kapaciteteve ashtu edhe në përpjekjet tona për anëtarësimin në PfP dhe në qëllimin tonë përfundimtar, anëtarësimin në NATO.

Forhåndsvisning av bilde

Me fjalimet e tyre të pranishmëve iu drejtuan edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, zv. ambasadori i Britanisë së madhe në Kosovë, Jacob Webber, shefi i Shtabit të KFOR-it, gjeneral brigade John B. Bozicevic dhe drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein.

Forhåndsvisning av bilde

Objektivat e konferencës “FSK dhe partnerët 2023”, janë për informimin e vendeve partnerëve lidhur me qëllimet dhe objektivat strategjike dhe planin zhvillimor të FSK-së 2024-2026, sinkronizimi i aktiviteteve bilaterale me vendet partnere, rritjen e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral si dhe informimi për të arriturat e MM/FSK gjatë vitit 2023.

Forhåndsvisning av bilde

Borelli, sërish i njëanshëm me Vuçiqin, madje edhe para Sholcit e Makronit!

0

Gani I. Mehmeti 

Nëse nuk ia tërheqin vërejtjen Sholci dhe Makroni Borellit, të cilët i panë bisedimet e sotme mes Kurtit e Vuçiqit, Borell nuk do të ndalet së trumbetuari për Vuçiqin e Serbinë me një fuqi edhe më të madhe, gjithherë në dëm të Kosovës. 

Mbajmë mend mirë 14 shtatorin, kur Kurti nuk pranoi propozimet serbe përmes ndërmjetësuesëve, Borelli me Lajçakun u ngritën në këmbë dhe iu vërsulën Kurtit si fajtor, pse nuk pranoi ato që kishte propozuar Serbia, duke e quajtur Vuçiqin shumë, madje tepër konstruktiv! 

Ndërkaq, sot kur Kurti u tha se ishte i gatshëm të nëshkruante të gjitha marrëveshjet, si atë të 23 shkurtit në Bruksel, të Marsit në Ohër dhe atë të sotmin, për çka Vuçiq as që u lodh për to, duke i kundërshtuar të gjitha para Borellit, Lajçakut, Eskobarit dhe pesëshes europiane, Nuk e fajësoi Vuçiqin, por, si në arsyetimin e tij për mosnënshkrim të Vuçiqit, në vend se të dilte me emër se ai, Viuçiqi ishte që kundërshtoi e nuk pranoi, e “nivelizoi” mosmarrëveshjen, duke rthënë se nuk ranë dakord dhe paraqitën kushte!  Kjo është një gënjeshtër e pakripë e Borellit, se sot kishte refuzuar nënshlkrimin, si edhe përpara, Vuçiqi i cili po përkrahet nga Borelli e Lajçaku.  

Nëse nuk do të qortohet, nëse nuk do të marrë vërejtje Borelli nga Sholci, nga Makroni dhe nga përfqësuesit e tjerë të pesëshes europiane, mbes i çuditur se si mund të shiten gënjeshtrat e Borellit përpara tyre. Për kët do duhej të reagonin vetë këta të pesëshes dhe t’ia ngrehnin veshin atij, ose ta zëvendësonin me ndonjë tjetër. Besoj se BE-ja ka edhe njerëz të tjerë e nuk ka mbetur vetëm në Borellin e Lajçakun intirguesë. 

Mërgata Shqiptare në Botë kërkon që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste si dhe të shpërbëhet si subjekt politik

0

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË ME SELI NË NJU JORK
DHE
RRJETI I INTELEKTUALËVE MBARËSHQIPTARË, ME SELI NË TIRANË

Ju bëjmë thirrje

Institucioneve të Republikës së Kosovës

PRESIDENCËS,
QEVERISË DHE
PARLAMENITIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Shkëlqesia juaj,

Duke percjellë gjendjen aktuale në Atdhe, më indinjatë të thellë shprehim shqetësimet tona dhe kërkojmë si vijon më poshtë:

Më rastin e aprovimit të Rezolutës se Parlamentit Evropian, e aprovuar dhe e miratuar nga BE, lidhur më shpalljën e Serbisë si shtet terroristë më rastin e ngjarjeve të fundit në Banjskë të Mitrovicës,

KËRKOJMË:

Që urgjentisht, Lista Serbe, si subjekt politik në Kosovë dhe më dhjetë ulëse në Parlamentin e Kosovës, të shpallet organizatë kriminele dhe terroriste si dhe të shpërbëhet si subjekt politik.

Të kërkohet nga Bashkesia Evropiane dhe asaj botërore, që t’i bëjnë presion Serbisë e të dorëzojë akteret e grupit kriminal e terroristë organeve të drejtësisë të Republikës se Kosovës për procedurë të mëtejme, pasi që, sipas ligjeve ndërkombëtare dhe të Republikës se Kosovës, vepra e tyre kriminale dhe terroriste ka ndodhë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në këtë rast në Banjskë të Mitrovicës, ku humbi jetën një policë dhe u plagos tjetri në mbrojtje të territorit dhe Kushtetutshmërisë se Republikës së Kosovës.

Më aktin terrorist nga Serbia, në Banjskë të Mitrivicës, institucionet e Republikës së Kosovës nuk duhet të merren më me Asociacionin e Komunave më shumicë serbe në Kosovë, me këtë rast, sipas mendimit tonë Asociacioni të shpallët i vdekshëm.

Lidhur më bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë më ndërmjetësuesit e Bashkësisë ndërkombëtare Borell, Lajçak dhe Eskobar, nuk kanë më kuptim para se Serbia të njohë dëmet e shkaktuaranë Luftën e Fundit në Kosovë, t’i dorëzojë terroristët drejtësisë se Republikës së Kosovës, ku fjalën e kanë vetëm organet e drejtësisë se Republikës së Kosovës ku ka ndodhë rasti terrorist.

Dënimi i kriminelëve nga Republika e Kosovës, dhe dënimi i Serbisë nga BE ka dy efekte pozitive; e para për krimin e bërë, që i përket së kaluarës, dhe e dyta, që të mos përsëritet krimi, pse krimi i përsëritur dënohet gjithherë më rëndë. Por, po nuk u dënuan për krimin e bërë, gjasat janë më të mëdha të përsëritet.

Shkëlqesi,

Ne, dy subjektet e lartëshenuara, MSHNB më Seli në Nju Jork dhe RRIMSH më Seli në Tiranë, nëse ju nuk do të reagoni, jemi të detyruar që këtë kërkesë t’ua parashtrojmë edhe organeve më të larta ndërkombëtare, si BE dhe SHBA e OKB, që të marrin masa rigoroze më sankcione ndaj Serbisë për dorëzimin pa kushte të terroristëve serbë, të dirigjuar dhe të urdhëruar nga presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq.

Më shpresë se kërkesa e jonë do të shqyrtohet dhe do të realizohet,
Ju përshendesim!
Jufaleminderit për mirëkuptim!
Për MSHNB Për RRIMSH
Bahri Ramadani & Frederik Ruco

Nju Jork e Tiranë,
më 25 Tetor 2023.

Libër për apologjinë e popullit shqiptar 

0

Nail Draga, Ulqin

Lulash Nikë Palushaj, Ma shkretnuen zemrën, Fiorentia, Shkodër, 2022 

Ngjarjet të cilat i ka përjetuar populli shqiptar në fund të shekullit që lamë pas ka qenë inspirim i veçantë për autor të ndryshëm, duke publikuar botime të ndryshme si shkencore, letrare, artistike e publicistike. Në gamën e tyre autorëve bënë pjesë edhe Lulash Palushaj, i cili deri më tash opinionit i ka dhuruar një numër të konsideruar veprash letrare. 

Lulash Palushaj lindi në vitin 1944, në Bëkaj të Trieshit të Malësisë së Madhe. Shkollën fillore e kreu në Tuz, normalen në Shkup, ndërsa fakultetin filozofik – dega gjuhë e letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Përveç misionit të arsimit nga veprimtaria e tij pedagogjike, është veçuar me aktivitetin në   jetën kulturore-artistike, duke bërë koreografi e regji të veprave dramatike. 

Ai po ashtu  është edhe misionar paqeje, vazhdimisht është aktivizuar te “Besëlidhja e Malësisë”. Përveç punës arsimore e pedagogjike ai veçohet me veprimtari krijuese, ku deri me tash ka botuar një numër të konsideruar veprash. 

Ka botuar vëllimet poetike “Rrajë të ndame” dhe “Votra ime”; botimin etnografik “Malësia dhe fiset e saj” – dy vëllime, romanin “Malësorja e bjeshkëve tona”, vëllimin me ese “Oqeani që përpin”, romanin “Nusja me duvak të bardhë”, librin me refleksione filozofiko-historike “Lot që nuk teren – zemër që s’pushon” dhe “Me zotin flas shqip”. Ndërsa në vitin e kaluar ka botuar dy libra: “Ma shkretnuen zemrën”, si dhe  “Fjalë të Malësisë së Madhe – visar që s’duhet harrue”, ku janë përfshirë rreth tre mijë fjalë, frazeologji dhe shprehje idiomatike. 

Duke pasur parasysh veprën e tij mjaft të gjerë e të llojllojshme dhe veprimtarinë e tij atdhetare, Lulash Palushaj është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me dekoratën “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”. 

Libri “Ma shkretnuen zemrën” është një botim i veçantë, qe paraqet vazhdimin e opusit të tij eseistik, që pasurohet me të dhëna dokumentare e historike. Ne këtë liber të cilën pa hezitim e quaj se ka trajtuar apologjinë e historisë  së popullit tonë, është i veçantë për nga koncepti dhe përmbajtja e tij. Kemi të bëjmë me çështje të cilat nuk janë personale apo krahinore por në nivel kombëtar.  

Fotografia në ballinën e librit  “Ma shkretnuen zemrën” është monumentale e cila tash është bërë edhe punim artistik me vlerë jo vetëm kombëtare por ndërkombëtare. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse ka të bëjë egzodin biblik të shqiptarëve nga Kosova në vitin 1999. Ishte kjo koha e neofashizmit serb, i cili në startegjinë e tij kishte spatrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë, por dështuan ne realizimin e një projekti të tillë të kobshëm. Sepse organizimi i brendshëm i shqiptarëve në Kosovë, përmes rezistencës së armatosur nga ana e UÇK-së e te ndihmes të NATO-s përfundimisht Kosova u çlirua nga okupatorët serb. Në lidhje me këto çështje autori na ofron të dhëna me interes, sepse kemi të bëjmë me një periudhë kohore e cila ka qenë e njohur për të gjithë ne. Të dhënat e ofruara janë komplekse në diakroni e sinkroni, duke qendruar në raportët shoqërore të kohës deri në ditët tona. 

Pikërisht edhe ngjarjet e muajit shtator të këtij viti ne Veriun e Kosovës, dëshmojnë se shqiptarët kanë arsye të jenë të shqetësuar, sepse nuk thuhet kot se “uji fle por hasmi nuk fle”. Kemi të bëjmë me padrejtësitë të cilat kombi Shqiptar i ka përjetuar në vazhdimësi nga shekulli 19 e deri në ditët tona. 

Me këtë botim Palushaj , dëshmon se është njohës i historisë  dhe çështjes kombëtare, duke shprehur mendimet dhe pikëpamjet personale për të kaluarën dhe të tashmën. Në botim ofrohen të dhëna me fakte  për çështjet e trajtuara nga kohërat me të hershme deri të politikat ditore.  

Autori në këtë botim dëshmon dashurinë për trojet kombëtare, por edhe për figura të mëdha kombëtare  duke theksuar në mënyrë të veçantë Gjergj Kastriotin-Shkënderbeun, Adem Jasharin e Shën Terezën, emra që nderojnë kombin dhe lartësojnë atdheun, Shqipërinë. Ne këtë aspekt ai nuk harron Malësinë e Madhe, duke prezantuar ngjarje e  ndodhi të cilat kanë pasur personazhet malësor, të cilët kanë nderuar këtë krahinë në veçanti e popullin shqiptar në përgjithësi. Kemi të bëjmë pikërisht me Malësinë  e Madhe  e cila qendron në piedestalin e historisë kombetare me ngjarje dhe personalitete patriotike. 

Duke lexuar këtë liber lexuesi e kupton se kemi të bëjmë me një autor qe ka dashuri të madhe për atdheun dhe të ardhmën e tij. Ai nuk ngurron të prezantojë padrejtësitë të cilat i kanë përjetuar shqiptarët nga fqinjët tanë, të cilët kanë përgatitur elaborate për shfarosjen e popullit tonë. Kemi të bëjmë me padrejtësitë historike, të cilat janë dëshmuar dhe dokumentuar në shumë aspekte. Por, nuk heziton të shprehë qendrimin inferior të politikës shqiptare ndaj dukurive të ndryshme me pasoja kombëtare. Aspirata e autorit mbetet preokupim jetësor kombëtar, e ai është qe populli Shqiptar për tu bërë një dhe i pandarë siç ka qenë dikur. 

Autori  Palushaj  i lindur dhe i rritur  duke punuar dhe jetuar në Malësi, ai nuk ka qenë statik, por k a medituar dhe ka mbledhur material, duke i përgatitur për botim në kohë me të mira. Kemi të bëjmë me kohën e monizmit e cila, nuk ishte në favor të botimeve në shqip qasja ideologjike. Ishte koha kur shqiptarët në Mal të Zi, nuk kanë mundur të botojnë sepse për të shpalosur realitetin ata do të kishin pasoja.  

Por, me rënien e sistemit shoqëror  socialist e komunizmit si ideologji, nga viti 1990, edhe për shqiptarët filloi një frymarrje e re edhe në fushën e botimeve, sepse një numër I konsideruar shqiptarësh u paraqiten me botime të profileve të ndryshme shkencore, letërsisë e publicistike.  

Në numrin e autorëve të tillë bën pjesë edhe Lulash Palushaj, i cili  opinionit i ka dhuruar botime me vlerë.  Botimet e tilla dëshmojnë horizontin e autorit dhe guximin me u ballafaquar me çështje të te cilat kanë qenë preokupim personal dhe profesional. Por, ndonëse autori ka vite qe është vendosur në SHBA, Miçigan-Detroit ndonëse është larg vendlindjes, ai ate e ka me vete, sikur e kanë edhe të gjithë mërgimtarët tanë në diasporë.  

Duke e  uruar për punën e deritashme  krijuese  nga autori presim qe opinionit ti dhurojë edhe vepra tjera, të cilat do të pasurojnë bibliotekat  e lexuesve të pasionuar ne vend dhe në diasporë. 

(Lexuar me rastin e përurimi të librit me 14.10.2023, Ethno museum-Draginë) 

BOTOHET ROMANI I RI “MA SHKRETNUEN ZEMREN I LULASH PALUSHAJT – YouTube

Lëvizjet kombëtare duhet të përkrahen, sikurse edhe kjo e Deçanit për Braktisjen e Islamit

0
Manastiri i Deçanit, një shenjë e madhe kulturore e Kosovës që alarmon të mos heqim dorë nga kultura jonë në asnjë mënyrë, se një ditë tjetër mund të jetë vonë edhe nëse ndërkohë mund të  zgjohemi.
Prof. Bajram Binaku, Pejë
___
Deçanit paskan formue shoqatën për ikje vullnetare nga Islami, me moton “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Figurat e kësaj nisme qenkan të burgosur politikë, veprimtarë e të pa komprometuar.
Kjo shoqatë ka grumbullue dhjetëra përkrahës, të cilët i paskan thënë lamtumirë, islamit apo fesë e cila për shumë kohë predikon muslimanizmin e aspak kombëtarizmin.
Sulmet kundër kësaj organizate filluan qe në ditën e parë të themelimit dhe interesimit të madh të qytetarëve për tu anëtarësuar. Sidomos BIK-un e kishte kapur paniku dhe ishte lëshuar mbi këta inicues si egersirë duke i sulmuar nga të gjitha anët e duke dezinformuar për historinë e personalitetin e tyre. U quajtën komunistë, titistë, enveriste, spiunë, të shitur, të ligj, të pa njerëz,akoma pa ditur se kush janë, nga u lindi kjo ide dhe sa mund të jetë ky grupim konkurrues i prediekimit fetar, qe në vitet e fundit është shndërruar në një vehabizëm primitiv, në një ideologji të bashkimit të gjithë muslimanëve të botës, largimin nga qenia kombëtare e urrejtje e gjenezës historike të kombit tonë.
Bombardimi propagandistik nuk ishte vetem nga mediat e Kosovës, po dhe ato të viseve tjera shqiptare. Madje portalet të ndryshme paskan shkuar aq larg me shpifje sa qe paskan zbuluar dhe burimin e financimit të kësaj shoqate. Pra paskan zbulue se policia e Kosovës burgosi një pop serb, i cili qenka zënë “me pelë për dore” duke i financuar tradhtarët e Deçanit! Çfarë hipokrizie!
Në asnjë rast portalet dhe institucionet nuk janë marrë me polici, ndërsa i paskan lëvduar sepse paskan kapur një pop serb qe po i finansoka njerëzit, qe nuk qenkan dakord me hoxhollarë e besimin islam.
Paskan bërë synet një serb të ngratë dhe e paskan viktimizuar për hirë të Islamit. Mund të jetë edhe ai Radovani i9 bërë musliman pa u bërë synet.
Si u bë qe 3 ditë pasi u formue shoqata, “Braktisja vullnetare e islamit”, të zbulohet ideatori dhe financuesi i shoqatës? Madje të dihet se na qenka një pop! Me vjen keq për manipulimin më një foto ku shifet qytetari me dy policë, duke e përcjellur. Ai nuk paska mbi kokë as shajkaqën e as plisin e popit!
Në këtë rast duhet të reagojë policia e Kosovës. Reagimet qe përcolla, shumica ishin pa identitet dhe profile fallco.
Qytetarë të ndëruar, kjo është vetem një storje e deformimeve fetare. Kemi dhe deformime tjera. Teknika informative mund të ju pregatitë dhe foto familjare e çfarëdo lloj informate me ilustrime, qe mund t’i besoni. Ka ardhë një kohë qe as hijes tuaj të mos i besoni, pa e shiquar diellin. T’a dini se çdo lëvizje kombëtare duhet të përkrahet. Edhe kjo e Deçanit ka karakter kombëtar.
Propaganda për islamizimin e trojeve shqiptare është tragjike e tmerruese!

Shqetësim i madh i islamikëve ndaj Nismës për Braktisjen e Islamit, qenka aktivizuar edhe Prokuroria e Pejës !

1
Gjergj Kabashi
___
A e shifni se kush e bënë luftën speciale ndaj Shqiptarëve…?
Punë fort e madhe se a braktiset Islami a jo?!
Kjo është punë qefi dhe askush nuk mund ta lë askë “në shtëpinë” në të cilën nuk i rrihet. Kurrë. As me burrin a gruan…, që nuk kanë “kimi” e harmoni me njëri-tjetrin.
Jo besimtarëve të fesë islame, por islamistëve, u vije tepër rëndë me ua përkujtuar faktet historike se si Serbia historikisht ka qenë e dashuaruar “marrëzisht” në Islamin.
Serbia e ka dashur Islam Agen si qenien dhe krijesën e trupit të vet.
Se tuj e dashtë atë, i është zgjeruar territori dhe shumëkush i ka mshel “sy e vesh” kur Serbia ka ushtruar gjenocide ndaj të islamizuarve.
Të gjithë mendimtarët e shkencëtarët serbë nga hapësira ish-jugosllave, apo nga Serbia, në këto dyqind vitet e fundit, madje edhe më përpara kanë bërë përpjekje të paimagjinueshme që të na identifikojnë me islam.
Vetëm 12 vite pas përfundimit të pushtimit turk-osman të viseve shqiptare, në vitin 1924, pushtuesi tjetër, Serbia mbretërore , e themeloi “Veliku Medresu Krala Aleksandra” (Medresen e Madhe “Mbreti Aleksander”) në Shkup, që vitin shkollor e filloi në vitet 1925/1926.
Po ajo Serbi që me Aleksander Rankoviqin dhe rankoviqistët e panumërt, menjëherë pas viteve të ’50-ta të shekullit të kaluar, e nisi ruajtjen e “memorjes muslimane” të shqiptarëve me Medresën Alaudin në Prishtinë, që “arnautët” ti kishin kuadrot e tyre fetare, në kohën kur në mbarë Kosovën e viset e tjera nën serbët, nuk lejohej asnjë shkollë fillore apo e mesme në gjuhën shqipe.
Madje, hapi kurse edhe për mësimin e gjuhës turke, ku edhe familjet llapjane si ajo e “gazetarit të madh mk, “bëhej turke” dhe përkatësia etnike e shpifur turke mandej u mbetej në b..th!
Në kohën e Aksionit Famëkeq për Grumbullimin e Armëve, që udhëhiqej nga vet Aleksander rankoviq, kur shqiptarët i mbysnin dajak dhe i masakronin duke i lidhnin nëpër drunj gjithë netët e acarta buzë lumenjve apo ne bahqet e tyre, për armët që si kishin!
Vetëm e vetëm që “me islam” dhe dajret e tij ti përcillnin shqiptarët tek “vllaznit e vet” në Turqi, ku i vendosnin në viset dhe shtëpitë e lëna shkretë të armenëve e kurdëve…!
Përmes ideve e qëllimeve të fshehura të Serbisë u ngrit Medresa “Alaudin” e Prishtinës, posa Serbia përgatitej për rrënimin e autonomisë së Kosovës.
Përmes ideve e qëllimeve të fshehura të Serbisë, menjëherë pas luftës së vitit 1999, nisi realizimi i projektit që Lirinë Shqiptare ta shndërronin në Liri Muslimane.
Askush prej nesh nuk mund të jetë kundër praktikimit a jopraktikimit të asnjë feje, por jo që “për atë fe” të përkujdesen dhe ta mirëmbajnë armiqt shekullor.
Kjo tashmë duhet ti takoj historisë së naivitetit a patitunisë Shqiptare…!
Une jam rikthyer në krishtenizmin e të parëve, që e kanë praktikuar me shekuj, ditën e parafundit të korrikut 2008. Mund ta them hapur se ndihem i plotësuar dhe mjaft i lumtur, megjithëse nuk kam preokupime fetare.
ps!
Studjuesi dhe analisti nga Suedia, Afrim Musliu sjell fakte se kush qëndron pas Insajderit të Maqedonisë.
Afrimi, thotë:”… ja se kush qëndron pas këtij portali. Kjo e shpjegon të tërën pse kjo frikë aq e madhe nga ky rizgjim kombëtarë.”
Shikoni e mendoni për to me vëmendje.
Përderisa mendoja rreth luftës së tillë speciale të islamistëve të “Arnautllukut”, që gjithmonë në histori i kanë pasur serbomëdhenjt pas, mora vesh se Prokuriria e Pejës paska nisë hetimet për nxitjen e urrejtjes “kombëtare” ndaj Nismës për Braktisjen e Fesë Islame. Me u befasue, pavarësisht se ismalistët janë në gjendje të trishtimit të madh pas fillimit të kësaj nisme paqësore. 
***
A e dijnë në Prokurorinë e Pejës se çka janë duke i bërë vendit, shtetit të vet, që sipas Neni 8 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, “është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.”
A e dijnë ata se Kosova jonë nuk është vend teokratik e as republikë islamike, sikurse që është Irani?
A e dijnë ata se sot apo nesër, mund të përgjigjen penalisht për shkak të paaftësisë së tyre profesionale?
A e dijnë ata se po kryejnë detyra në bazë të urdhërave të islamistëve politik…?
***
Ta kesh apo të mos e kesh asnjë fe, janë çështje që i takojnë krejtësisht intimës së njeriut, e nuk besoj që ka arsye të bëhet çështje hetimesh prokurioriale. 
Askush prej atyre që janë organizuar për t’ia kthyer shpinën Islamit, pra të mos jenë muslimanë as “me letra”, nuk është duke e përdorur dhunën e as presionin për ti nxitur njerëzit që të heqin dorë prej tij. E gjithë nisma është vullnetare dhe nuk e prek interesin e askujt, përpos atë të antishqiptarëve.
___
https://nacionale.com/politike/levizja-per-braktisjen-e-fese-islame-prokuroria-e-pejes-nis-hetimet-per-nxitje-te-urrejtjes
***

“Nëna Shqipëri” dhe “babai i kombit”, në shitje…!

Ramush Haradinaj “tuj u marrë vesh për Kosovën” me Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë

 Sinan Kastrati, Suedi

Shitet Akademia e Shkencave e Shqipërisë 

Ishalla i merr Zoti se nuk e kanë ndërmend me ikur  

Babën edhe me e fal, nuk e merr askush 

Sipas një tregimi popullor, djali e fut babën në thes e don ta humb sepse nuk punonte. Rrugës takohet me një kalimtar. Kalimtari kur e kupton se don me e humb babën i lutet: 

-A po ma fal mue se kam me majt me thelba të arrës.  

Djali e pyet babën por ai thotë: 

-Vete, a mi qiron arrat …? 

Është për keqardhje por e vërtetë, Akademia e Shkencav e Shqipërisë u bë sikur të ishte treg i pemëve e perimeve ku zarzavatet që nuk shitën, të nesërmen falen ose hudhën në bërllok. 

Pasi e Qeveria e Edi Ramës e mbylli ”Akademinë e Studimeve Albanologjike” në krye të Akademisë iu vazhdua mandati për kryetar të akademisë politikanit minor socialist, Skënder Gjinushit. 

Do të ishte mirë të dalë në shitje edhe kryetari, Skënder Gjinushi e ti marrë me vete komandantët, shumicën e politikanëve, deputetë e ministra, hoxhallarë pa e harrua dhe myftiun e Kosovës, Naim Tërnavën. 

Para disa viteve pata shkruajt se Turjaka mundet pa mua por unë nuk mundem pa Turjakën. Mendoja të këthem në Turjakë e vitet e pleqërisë, si pensionist ti kaloj atje. 

Nuk mund shkruaja. Nuk fleja i qetë. Nuk e gjeja frymëzimin e nuk kisha vullnet. 

-Po, po mundem edhe pa Turjakën e vendosa të rrije këtu ku jam. 

Ama as këtu nuk po ndihem mirë. Kur po shoh ato që po ndodhin atje poshtë, në Kosovë e në Shqipëri, nuk po mund të rrijër duarkryq duke i thyer gishtat ulur. Zgjohem vonë. Shetitjet i bëj shumë të rralla e të pakta, disa hapa larg banesës. Detin e shoh nga dritarja por nuk shetis si para pushimeve verore.  

Dy librat të cilat i pata lajmërua qysh në pranverë se do ti botoj, librin për Turjakën dhe për demonstratat e vitit 1981 me disa nga personalitetet që i njoha, qe erdhi vjeshta, muaji i dytë e ende nuk i dërgova për botim në shtypshkronjë. Nuk po mund ti përfundoj.  

Dhe më në fund fillova përsëri, fillova të shkruaj por jo për Turjakën as për Tiranën, si dikur. Fillova, ama. me pritesë sikur dikush të më detyronte. 

Është e vështirë ti fillosh disa punë e ti mbarosh në kohë e si duhët.  

Mendjen megjithate e kam atje, në Turjakë.  

Kur kishin pas shkua disa mbles te Nezir Cufa, nipi i Brahim Agës të Turjakës në Prizren, kusheri i afërt me ia lyp mbesën, sipas adetit, ai në bisedë e muhabet e sipër iu thotë mësitëve, miqëve e mysafirëve:  

Druni me një të rame nuk prehet dmth, ju duhët të vini edhe disa herë për iu dhânë marhamën (shaminë).Aty ish kânë Mulla Shaqa i Maralisë, dhëndërr që e kishte thirrë baca Nezir për qef me i pritur mysafirët, njeri shumë i zoti e autoritativ. Ai i thotë bacës Nezir: 

-O Nezir, me kânë sakica e prehtë e druni i hollë, me ni t`ramen e parë e qet n`tokë drunin.  

Hysni Gucati, kryeveterani e plaku Halil Hyseni 

Javën e kaluar e pash, në foto shtëpinë e Gucatit (ish-kreu i OVL-UÇK-së. Hysni Gucati, është liruar me kusht nga Gjykata Speciale, pasi kishte kalua disa vjetë) dhe mu kujtua Halil Hyseni i Damanekit, daja i babës. 

Ai ka pas rregull e salltanet në shtëpi. Kullën e ka pas të ndërtuar me gurë të gdhendur Damaneku, kulla e Hysen Sylës. Dyert i ka pasur me shul druni e dritarët me frengji me kapakë druni të bungut që pushka nuk i shponte. 

Njëherë kur shkon një nip, si te daja, troket në derë ai qohet e delë dhe kur e sheh nipin, i bërtet: 

-Kjo nuk është zyrë hyqymeti por odë e burrave. 

Një plak mahitar, Ramë Nura kur kish pas shkua në një dasëm në Damanek, Halil Hyseni e merr me fjetur me disa dasmorë të tjerë, mysafirë te ai.  

Në dasma, në vdekje (të pame) fqinjët, mahalla e katundi i merrnin mysafirët varësisht sa kishte vend me fjetur, 2, 3 e deri në 10-të sepse nuk kishte sikur sot makina por aty ku shkonin, aty edhe flenin që sot ka ndryshua me temel.  

Rama Nura shkon në WC-e për nevojë. por ai u vonua shumë dhe dikush nga mashkujt i afrohet derës së nevojtores me kqyr shka u bâ e pse Rama nuk po vjen n`odë. Ai i nin hapat dhe flet: 

-O shko bima (ma bjen) takamin, kutinë me duhan se Halili e paskna ma t`mirë yzerhanën se unë shpien. 

Ish kolon. i PK, Rrahman Sylejmani

Shumica e drenicakëve kur e shohin shtpinë e Hysni Gucatit, dhomën e pritjës por edhe të të tjeërve, Hashimit, Haradinajve (Ramushit e Dautit), Jakup Krasniqit e … Rexhep Selimit, ku dhomat e sallonet ta kujtojnë kohën e perandorëve romakë e carëvë rusë, sulltanëve turq e mbretërve afrikanë e aziatikë, kullat me gurë e tulla të lyera me hasason, brenda të shtruara me qilima pers e skemli të mveshura me ar e argjend, lakmojnë por vetëm kaq. E një pjesë jo e vogël e popullsisë jo vetëm që nuk kanë kulm mbi kokë por ende hanë me lugë të drunjëta e në enë të balta. Jjetojnë nëpër kasolla të mbuluara me fier (lloj kashte që dikur shërbente për hasra). Ata iu shikojnë me lakmi juve, shtepitë e juaja, sefanë e sevdanë e salltanetin që keni. Ata do të dëshironin të kenë shtëpitë sa banjot, hamamat e nevojtoret tuaja me pasqyre vjerrë në muret siq i keni ju e shikoheni sa herë të hyni në WC-e. 

Kurrë nuk do të döja që një shqiptar të akuzohet a dënohet për krime lufte kundër njerëzimit por ata që janë në burgun e Hagës e shumë të tjerë që janë në liri, shqiptarët në Kosovë janë të bindur se nuk janë çlirimtarë, luftëtarë të lirisë, por janë ozurpatorë, janë përfitues që thirren në vlerat e luftës së lavdishme, veteranëve të rrejshëm e mashtues dhe pa i harrua edhe kategoritë tjera, hoxhallarët. Myftiu i Kosovës, efendi Naim Tërnava u rizgjodh për herë të pestë. Një hoxhë paska thënë: 

Te turbja e Sulltan Muratit, Heroit të islamistëve …!

”Veç ishalla Zoti e merr (Naimin), ndryshe ai nuk e lëshon BIK-un”. 

Madje ky hoxhë e ka fajësuar edhe shtetin që nuk po e miraton ligjin për bashkësitë fetare e që kjo po lejon që BIK-u dhe të gjitha bashkësitë e tjera fetare të funksionojnë totalisht në anarki. 

Ata kanë nga dy e tri banjo nëpër banesa e shtëpi, Kanë roje e rrogtarë, pastruese e … të tjera. 

Madhësia, sipërfaqja në metra katrorë e banjove e nevojtoreve të komandantëve dhe myftive, është më e madhe se sa banesave të luftëtarëve, puntorëve, e shtresave të tjera të ulta. 

Duke shfletua shtypin lexova se si në Zvicërr, në kantonin e Gjenevës paskan 5 kandidatë shqiptarë.  

Ajo që më pëlqeu ishte një koment i një njërit me emrin Gani. Ai shkruante:  

”Kur rriten zogjt e lejlekut i thonë nënës së tyre:  

-Mami ta ndërrojmë vendin se e kemi flliqur shumë!  

-Jo së ne ku të shkojmë e flliqim kështu. 

Metush Krasniqi e Adem Demaçi

Kqyrni nëse mundeni me e flliq sikur këta parlamentartë tanë në Kosovë që e kanë flliqur parlamentin tonë” 

”Zonja me kamelie”, (Alexandre Dumas, i riu), dhe gruaja me pllumba në duar 

Një grua plakë por e mbajtur mirë mbante dy pëllumba në dy duart e burri plak jetim e jetik e fotografonte. 

Një miku im më tregoi një foto nga fb-ku, ku shumica e promovojnë vehten duke postua (fjalë e re) foto duke u shikua në paqyrë (pa e) me rroba banjo, në pllazh e në hotele të shtrenjta.luksoze. 

Anita Haradinaj

Gruaja plakë por e bukur, me trup që edhe modelet do ta lakmonin trupin e saj, afër burrit të gjorë, kishte shkruajtur 45 vjet martesë, si ”çifti i lumtur” (shën. imi)”. 

Çudi, “Meryl Streep dhe Don Gummer festojnë 45 vjet martesë, aktorja tregon sekretin e një marrëdhënieje të gjatë“ 

Por “Çudia ndodhi! Meryl Streep u nda nga bashkëshorti pas 45 vitesh martesë…” ndërsa gruaja me pëllumba jeton ”e lumtur”. 

Kjo zonjë e bukur në foto me pëllumba në duar i ngjan edhe ”Zonjës Bavari” (”Madame Bovary”, Gustave Flaubert) që në kohën kur u publikua libri, quhej edhe si libri më i mirë (sued. den mest perfekta boken.” 

Foto të Meryl Strep, aktores së madhe të filmit

Kjo zonjë e bukur në foto me zogj ma kujton edhe personazhin tim, Sylën që një grua si kjo deshironte dhurata të shtrenjta, shetitje të gjata me avionë e me të dashur, të flinte në hotele me 5 yje, të hante ushqime të shishme, të pinte verë e birrë, përqafime e puthje ngjan më shumë edhe me personazhin e gruas të D. Agollit (në poezi) 

”Kjo grua që bie erë çokollatë, 

Me mua ra dikur në dashuri, 

… 

Por bashkë s’patëm fat të lidhnim jetën, 

Se donte apartament të ri e telefona, 

… 

Por unë e di, akoma natën në ëndërr, 

i shfaqem, e hap derën bojë hiri, 

i shfaqem dhe i futem drejt në zemër, 

Megjithëse pranë saj fle zemërmiri. 

Kjo grua që bie erë çokollatë, 

Që desh nga unë apartament të ri, 

Tani jeton me burrin zemërbardhë, 

Jeton e lumtur? 

Nuk e di!” 

Kadare: Rugovën e kritikova padrejtësisht

Dhe për fund edhe disa (krye(artikuj e tituj nga shtypi që më detyruan ti lexoj: 

”Djali i Adem Demaçit takohet sefte me familjen e presidentit Rugova ” 

“Anita i drejtohet Shqipes në BBVK: Unë jetoj me një komandant lufte, me ta luftën e ke të humbur” 

Për djalin e Ademit, Shqiptarin punën për pajtimin e paska krye ”pleqnari” Adnan Merovci, ish, ish … që tash po na del edhe si këshilltar e nganjëherë edhe “mentor” i Rugovës.  

Shqiptari është mirëpritur në Velani nga gruaja e presidentit Rugova, Fanë Rugova, dy djemtë e tyre, Mendimi e Uka si dhe nga vajza, Teuta. 

Shyqyr o Zot se keq jemi kanë.  

Për Anitën e cila jeton me komandant lufte një komentues i paska shkruajt: 

”Truri: Ti jeton me një kriminel!”. 

Hyp s t`vrava e zhdryp se t`vrava 

Dje më thirri ish mësuesi Hysen nga Lluka e Epëme. Ai më qortoi pse nuk e kam e thirrur në telefon. Edhe vëllai i madh, Laha nga Gjakova nuk po ma hap telefonin anipse e kam thirrë disa herë.  

Ish shokët e ish kolegët e punës, që dikur më thirrnin dy herë brenda javës,hanim e pinim dhe betoheshin në krye të dhelpnës, tash janë zhdukur. 

Dy nga ata i takova kur ishte një mysafir nga Shqipëria e Veriut, një Nastradin Hoxhë i dytë- Ai luante rolin që as Aziz Nesin-i më mirë nuk e kishte imitua.  

Një tjetër, edhe ai nga Shqipëria e Jugut para tij ishte i ftuar nderi, një grek ortodoks, Pas-kali i Milos.  

Nuk shkova se me e pa mu duk sikur edhe unë pajtohem me ate e ata që i rrihnin shuplakë.  

Njëri nga ish kolegët kur më pa, nuk e di a u gëzua, ai por mu afrua e më tha: 

-Parja po ta thejka qafën e tjetri, më kapi për krahu e më qiti në vendin e parë, afër binës.  

Jashtë binte shi e brenda ishte një atmosferë e mërsitshme. Në kohën kur duhej të fillonte ”debati;  e të të luhej ”drama” nuk kishte më shumë se 10-të veta. 

Të shkuara, të harruara qofshin!  

Disa nga artikujt: 

“Qeveria shpall mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike”  

https://www.reporter.al/2023/05/31/qeveria-shpall-mbylljen-e-akademise-se-studimeve-albanologjike/  

“Qeveria mbylli institucionin, Akademia e Studimeve Albanologjike: Jemi plotësisht kundër, tërësisht vendim politik” 

Djali i Adem Demaçit, Shqiptari te Familja Rugova

https://dosja.al/aktualitet/shkrirja-e-institucionit-akademia-e-studimeve-albanologjike-jemi-plot-i304803  

“Mulla Osman Musliu për rizgjedhjen e Tërnavës në krye të BIK-ut: Veç ishalla Zoti e merr, ndryshe ai nuk e lëshon BIK-un”  

https://www.gazetaexpress.com/mulla-osman-musliu-per-rizgjedhjen-e-ternaves-ne-krye-te-bik-ut-vec-ishalla-zoti-e-merr-ndryshe-ai-nuk-e-leshon-bik-un/  

“Historike në Zvicer, ne kantonin e Gjenevës fitojne 5 shqiptare, kandidat për deputetë në zgjedhjet parlamentare“, 02/04/2023   

https://lecanton27.ch/historike-ne-zvicer-ne-kantonin-e-gjeneves-fitojne-5-shqiptare-kandidat-per-deputete-ne-zgjedhjet-parlamentare/  

“Haradinaj takon Ramën: E falënderova për kujdesin e tij në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova“  

https://klankosova.tv/haradinaj-takon-ramen-e-falenderova-per-kujdesin-e-tij-ne-kete-periudhe-jo-te-lehte-qe-po-kalon-kosova/   

“Koloneli i policisë: Limaj më shau me nënë, Thaçi deshi ta involvojë Haradinajn në incidentin në shtëpine e tij“  

https://orainfo.net/koloneli-i-policise-limaj-me-shau-me-nene-thaci-deshi-ta-involvoje-haradinajn-ne-incidentin-ne-shtepine-e-tij/  

“Limaj më shau me nanë e babë” – Ish-koloneli i Policisë thotë se deshën t’ia devijojnë hetimet për një incident në banesën e Thaçit”  

https://nacionale.com/politike/limaj-me-shau-me-nane-e-babe-ish-koloneli-i-policise-thote-se-deshen-tia-devijojne-hetimet-per-nje-incident-ne-banesen-e-thacit  

“Hajredin Kuçi i përgjigjet ish-kolonelit të policisë i cili tha se Limaj e kishte sharë me nënë”  

https://www.kosova-sot.info/lajme/693508/hajredin-kuci-i-pergjigjet-ish-kolonelit-te-policise-i-cili-tha-se-limaj-e-kishte-share-me-nene/  

“Deklarata skandaloze e gazetarit Xhunga: Edhe 1 mijë Adem Jasharë po të ishin, Kosova do ishte territor i Serbisë“  

https://gazetablic.com/deklarata-skandaloze-e-gazetarit-xhunga-edhe-1-mije-adem-jashare-po-te-ishin-kosova-do-ishte-territor-i-serbise/  

“Gucati nga shtëpia e tij: Të fala keni prej të gjithëve, ata që janë në Hagë janë më të fortë se kurrë”  

https://www.epokaere.com/gucati-nga-shtepia-e-tij-te-fala-keni-prej-te-gjitheve-ata-qe-jane-ne-hage-jane-me-te-forte-se-kurre/  

”Zeka: Specialja do të zbulojë fakte për ata që janë sjellur si komandantë të UÇK-së, por natën kanë veshur uniformën serbe ”

https://telegrafi.com/zeka-specialja-te-zbuloje-fakte-per-ata-qe-jane-sjellur-si-komandante-te-uck-se-por-naten-kane-veshur-uniformen-serbe/ 

Me mikun Fazli Gajrakun, drejtor i Bibliotekës Kombëtare. Prishtinë, korrik 2023

”Metush Krasniqi për Adem Demaçin”  

https://dardaniapress.com/metush-krasniqi-per-adem-demacin/  

”Rrëfimi tronditës i Heroit Metush Krasniqi Për Adem Demaçin”  

https://www.ballikombetar.info/rrefimi-trondites-i-heroit-metush-krasniqi/  

”Djali i Adem Demaçit takohet sefte me familjen e presidentit Rugova (FOTO)”  

https://www.tetovasot.com/2023/10/djali-i-adem-demacit-takohet-sefte-me-familjen-e-presidentit-rugova-foto/  

”Akademia ka dalë në shitje!”, 12:26, 21/10/2023 Nga Luçiano Boçi  

https://www.syri.net/politike/632647/akademia-ka-dale-ne-shitje/  

“Shitet Akademia!” 

https://www.standard.al/2023/10/21/shitet-akademia/  

“Kim Mehmeti: Ne jetojmë epokën kur vlerësohen prapanica dhe gjoksi i cullakosur!”  

https://www.syri.net/syri_kosova/lajme/246969/kim-mehmeti-ne-jetojme-epoken-kur-vleresohen-prapanica-dhe-gjoksi-i-cullakosur/  

“Shuteriqi më 1952: Për toskërishten, sepse nga jugu i kemi kuadrot e Partisë! “ 

https://telegrafi.com/shuteriqi-1952-per-toskerishten-sepse-nga-jugu-kemi-kuadrot-e-partise/  

“Kur Drajzeri erdhi në shqip”  

https://www.gazetaexpress.com/kur-drajzeri-erdhi-ne-shqip/   

“Ditari i javës/ Theodore Dreiser: 1 – 7 janar 1903 “  

https://www.gazetaexpress.com/ditari-i-javes-theodore-dreiser-1-7-janar-1903/  

“Kadare: Gjykimet e mia për Fishtën dikur, të gabuara”  

https://gazeta-shqip.com/2015/12/27/kadare-gjykimet-e-mia-per-fishten-dikur-te-gabuara/  

“Kadare për Rugovën: E drejta ishte në anën e tij”  

https://zeri.info/kultura/183781/kadare-per-rugoven-e-drejta-ishte-ne-anen-e-tij/  

“Ismail Kadare për Rugovën: E kritikova padrejtësisht”  

https://www.kultplus.com/libri/ismail-kadare-per-rugoven-e-kritikova-padrejtesisht/  

“Kur Hemingway i shkruante Petro Markos”  

https://www.syri.net/arte-media/605362/kur-heminguej-i-shkruante-petro-markos/  

“ERNEST HEMINGUEJ – PETRO MARKOS: SHKRIMTARI, QË E DO NJERIUN DHE VDES PËR TË, SHKRUAN MIRË!”  

https://observerkult.com/heminguej-petro-markos-shkrimtari-qe-e-do-njeriun-dhe-vdes-per-te-shkruan-mire/  

“Si do të ishte bota nëse të gjithë do të ishin sjellë si shqiptarët?”, Fahri Xharra  

https://www.ikvi.at/?p=7039#:~:text=Ajnshtajni%20vjen%20n%C3%AB%20Shqip%C3%ABri%20n%C3%AB%20prillin%20e%20vitit,ka%20qen%C3%AB%20mik%20i%20madh%20i%20k%C3%ABsaj%20familjeje.  

”Albert Ajnshtajn, në Shqipëri? Një histori fiktive dhe e shpikur” 

https://telegrafi.com/albert-ajnshtajn-ne-shqiperi-nje-histori-fiktive-dhe-e-shpikur/  

“Anita i drejtohet Shqipes në BBVK: Unë jetoj me një komandant lufte, me ta luftën e ke të humbur” 

(Spektakli i dytë i Big Brother VIP Kosova 2 të hënën ka pasur debate të shumta.)  

https://telegrafi.com/anita-drejtohet-shqipes-ne-bbvk-une-jetoj-nje-komandant-lufte-ta-luften-e-ke-te-humbur/  

“Ardit Bido prezanton librin e tij, dyshime për të dhënat e censit! Studiuesi: Vetëdeklarimi i rremë deformon etninë“  

https://shqiptarja.com/lajm/ardit-bido-prezanton-librin-e-tij-dyshime-per-te-dhenat-e-censit-studiuesi-vetedeklarimi-i-rreme-deformon-etnine 

VETËDEKLARIMI I NDIKUAR NGA GREQIA 

“Studimi për Censusin 2023, rreziku që i kanoset Konispolit dhe Himarës“  

https://konica.al/2023/09/studimi-per-censusin-2023-rreziku-qe-i-kanoset-konispolit-dhe-himares/  

“Meryl Streep dhe Don Gummer festojnë 45 vjet martesë, aktorja tregon sekretin e një marrëdhënieje të gjatë“ 

https://www.balkanweb.com/meryl-streep-dhe-don-gummer-festojne-45-vjet-martese-aktorja-tregon-sekretin-e-nje-marredhenieje-te-gjate/  

(Mary Louise “Meryl” Streep, lindur më 22 juni 1949 në New Jersey, amerikane. Është aktore e njohur e filmit) 

“Çudia ndodhi! Meryl Streep u nda nga bashkëshorti pas 45 vitesh martesë…”  

https://kryefjala.com/showbiz/cudia-ndodhi-meryl-streep-u-nda-nga-bashkeshorti-pas-45-vitesh-martese/ 

Me Nezir Cufën në Prizren

Malmö, 20, 26 tetor 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

Bashkimi Europian të jep përgjigje të shpejtë, duke e ndëshkuar Serbinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë!

0

Valentina Saraçini, Prishtinë

URGJENTISHT BE TË JAPË PËRGJIGJE, E TA NDËSHKOJË SERBINË!
___
Nëse ka parimësi atëherë nuk duhet të riniset dialogu Kosovë- Serbi pa i treguar BE-ja qytetarëve rezultatet e hetimeve të saja për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Republikës së Kosovës.
Qytetarët duhet sa më parë të dinë a e ka kuptuar BE-ja rolin e shtetit të Serbisë në sulmin terrorist… BE duhet të tregojë, sipas tyre:
1. Sa janë të përfshirë ushtria e Serbisë dhe Vuçiqi në përgatitjen e grupit terrorist serb në krye me Radojçiçin për ta kryer sulmin terrorist më 24 shtator 2023 brenda territorit të shtetit të Kosovës?
2. Kur janë sjellur armatimet në Manastirin e Banjskës dhe çfarë kanë bërë klerikët, kreu i Kishës Ortodokse Serbe? A e kanë njoftuar KFOR-in, EULEX-in, Policinë e Kosovës?
3. A kanë dështuar shërbimet e intelegjencës të vendeve të BE dhe KFOR-i?
Ka edhe shumë pyetje të tjera për të cilat do të duhej të merrnin përgjigje nga BE-ja qytetarët e Republikës së Kosovës, qytetarët e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe qytetarët e vendeve anëtare të BE…
Për fat të keq, apo larg qoftë me ndonjë qëllim ogurzi, një muaj pas sulmit terrorist të Serbisë, dhe përpjekjes së sajë të dështuar për ripushtim të një pjese të territorit të shtetit të Kosovës, BE-ja ende nuk ka përgjigjet thelbësore…Turp! Turp!
Papërgjegjësi e madhe karshi rrezikimit të sigurisë dhe paqes!
Liderët e shteteve të BE nuk guxojnë të tolerojnë akte terroriste, përpjekje agresioni ndaj shtetit fqinj, të asnjë shteti që ka hyrë në proceset e integrimeve në BE!
Sërbia duhet të marrë ndëshkime dhe sanksione sa më shpejtë. URGJENTISHT!
E, vetëm pasi të ndodhin ndëshkimet dhe sanksionet ( për shkakt të sulmit të 24 shtatorit 2024 në Banjskë të Kosovës), duhet të rifillojë dialogut, si obligim i Sërbisë, i Republikës së Kosovës dhe i Bashkimit Evropian.
Poqese lejohet Sërbia të hyjë në dialig e pandëshkuar, pa sanksione të ashpra nga BE, kjo do të thoshte se BE-ja po e çon Ballkanin drejt luftës!
Përvoja e 10 vjetëve të fundit dëshmon se Sërbia nuk e ka interes dialogun. Ajo bëri dhe po bën gjithçka ta ndryshojë realitetin në pjesën veriore të Kosovës dhe ta aneksojë atë pjesë të shtetit të Kosovës!
Këtë e dinë faktorët ndërkombëtarë kaherë!
Por sikur nuk e dinë në plotëni se populli i Kosovës, institucionet e shtetit të pavarur të Kosovës nuk do të lejojnë asnjë pëllëmbë e vendit ta pushtojë Serbia!
Është e pafalshme që BE e sfidon popullin Kosovës, por ama edhe po i shkel parimet e veta themelore, sidomos parimin e mosndryshimit të kufijve, ndërkohë që po i bën favore dhe po e toleron një shtet kriminal ( ku sundon mafia e Vuçiqit e Radojçiqit), një shtet luftënxitës siç është Serbia!
Turp të ketë lidershipi i BE!
Nëse nuk e ndryshojnë qasjen dhe politikat ndaj shteteve dhe liderëve luftënxitës e të kriminaluzuar fund e krye, këta udhëheqës të BE do të hyjnë në faqet e zeza të historisë së Evropës, si kontribues të luftës dhe shkatërrimit të parimeve të BE- së, pa të cilat parime BE do të shuhet!

Jusuf Buxhovi: Në Kosovë dominon vehabizmi, po rrezikohet identiteti kombëtar

0
Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar se politikanët në Kosovë po e shfrytëzojnë aspektin fetar për vota, duke shtuar se me këtë rast po rrezikohet edhe identiteti kombëtar.

Sipas Buxhovit, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) nga paslufta mbështetet mbi ideologjinë vehabiste, që sipas tij, është e dëmshme dhe e rrezikshme për kombin.

“Klerikët flasin si politikanë, e politikanët si klerikë. Nuk guxon askush të hapë një bisedë për shtetin laik…Një pjesë e madhe e politikanëve tanë kanë këqyrë që si klientelë të kenë nga kleri. Kemi edhe procesin te Islami. Ka dominuar sekti hanefi. Pastaj ka ardhur pasluftës vehabizmi që dominon. Sot Bashkësia Islame e Kosovës mbështetet mbi vehabizmin, me këto pretendime që të ndërtohen xhami sa më shumë, kemi ardhur në situatën që mbi 800 xhami janë ndërtuar në Kosovë. Kemi një fenomen ku identiteti kombëtar po kthehet në fetar, ku shqiptarët po kthehen në komunitete fetare. Nëse vazhdon ky proces, atëherë mund të themi që realizohen pretendimet e (Vaso) Çubrilloviqit”, ka deklaruar ai të mërkurën në emisionin Konfront të KTV-së.

Sipas Buxhovit, institucionet e Kosovës nuk e respektojnë shtetin laik.

“Shteti laik nuk është respektuar. Kryeministri dhe presidentja faleshin me ritin fetar. Në një varrim institucional nuk lejohen ashtu…Sa deklarime i ke që në Kosovë janë 95 për qind myslimanë. Si po i gjeneralizon kështu? Këtu s’ka pasur kurrë në të gjitha rrethanat islam të vehabizmit, ka qenë një islam evropian, tradicional, ku njerëzit i kanë shikuar punët e veta. Islami politik dëmton vetëdijen nacionale, kultura kombëtare të zëvendësohet me kulturë fetare. Në Kosovë ezani thirret në arabisht me 130 decibel, në vend që të jetë 30 decibel. Ulërin, fiton përshtypjen e një Kazakistani”, është shprehur tutje.

Historiani Buxhovi ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet të aprovojnë ligjin për bashkësinë fetare.

“Kosova të aprovojë ligjin për bashkësinë fetare. Nuk është aprovuar sipas mendimit tim pasi grupet e caktuara politike që rrugëtojnë me religjionin, shkurt me islamin politik, shohin se me atë iu thyen premtimet që ua kanë bërë”.

Buxhovi: Po të zbatohej Asociacioni në përputhje me Pakon e Ahtisaarit, sot s’do t’i kishim këto probleme

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se po të fillohej në vitin 2010 procesi i zbatimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në përputhje me Pakon e Ahtisaarit, sot Kosova nuk do të përballej me problemet aktuale që i ka.Të mërkurën në Konfront të KTV-së, Buxhovi ka akuzuar klasën politike të mëhershme se ka qenë e interesuar që veriu i vendit të mbetej oazë e krimit të organizuar.

“Po që se në vitin 2010 do të fillohej procesi i zbatimit të Asociacionit në përputhje me Pakon e Ahtisaarit, nuk do t’i kishim këto probleme ne dhe ata do ta kishin Asociacionin në përputhje me Kushtetutën. Klasa jonë politike ka qenë e interesuar që veriu të mbetet një oazë e krimit të organizuar atje, bashkë me disa faktorë ndërkombëtarë. Në EULEX e UNMIK ka pasur disa gjykime, disa burgosje edhe të prokurorëve, por sërish po them se 13-shja është problemi këtu sepse është krijuar Lista Serbe prej politikanëve të Kosovës, ata kanë kërkuar partnerë”, ka thënë ai.

Buxhovi kashtuar se edhe sot nuk mund të formohet Asociacion që do ta lëndonte rendin kushtetues të Kosovës.

“Nuk mund të ketë Asociacion që do ta lëndojë rendin kushtetues të Kosovës, pasi vetë baballarët e Kosovës, Perëndimi, SHBA-ja, por edhe të gjitha dokumentet nëse shikohen, nuk e cenojnë në asnjë mënyrë sovranitetin e Kosovës. Ende nuk jemi në fund të këtij procesi, ani pse e dimë që do të ketë domosdoshmërisht Asociacion sepse e parasheh Kushtetuta e Kosovës e edhe aleatët tanë”, ka thënë ai.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti nuk do të gabonte po që se do ta aprovonte Asociacionin në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Albin Kurti nuk do të bënte kurrfarë gabimi po që se do ta aprovonte Asociacionin në përputhje me Kushtetutën”, është shprehur ai.

Buxhovi: Serbët duhet të kenë një autonomi kulturore në Kosovë

Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar se serbët në Kosovë duhet të kenë një autonomi kulturore në përputhje me Kushtetutën, në mënyrë që sipas tij, të kenë të drejtë të zhvillojnë identitetin kulturor e arsimor.Ai ka thënë të mërkurën në Konfront të KTV-së se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është kategori kushtetuese që Kosova duhet të zbatojë, por sipas tij, politika kosovare s’është sjell në përputhje me këtë kauzë.

“Ky do të ishte asociacion kulturor, por nuk përjashtohet edhe aspekti etnik…Është e drejtë edhe serbët të kenë një autonomi kulturore sepse vetë e dimë se çka do të thotë të kesh një autonomi kulturore. Unë ndalem te parimet dhe të drejtat elementare njerëzore. Kultura është një e drejtë që kultivohet me shekuj…Ajo parasheh një organizim që nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, e ky organizim është i drejtë dhe i domosdoshëm, duke i garantuar identitetit serb të ruajë identitetin administrativ…Po flasim për probleme kulturore që një pakicë kombëtare duhet të ketë të drejtë të zhvillojë identitetin kulturor e arsimor”, ka shtuar tutje Buxhovi.

Sipas historianit dhe ish-aktivistit politik, autonomitë kanë qenë veçori kulturore e politike në Ballkan që nga mesjeta.

Shqiptarofobi, hoxhë Mustafë Bajrami !

0
Shqiptarofobi shpifë në TV10, pa ju dridhur syri.
I përmend dy emra serb, për të cilët dëgjoj, për herë të parë! OJQ-ja ” Ardhmëri- Budučnost, ka pasur veç një drejtor e ai jam vetëm unë përsonalisht. Kjo ka qenë e regjistruar, dhe mund të shihet emri e mbiemri.
Kur dhe në ç’kohë e në ç’rrethana u themelue?
Në kohën kur serbia; ankohej deri në OKB, për rrezikimin e komunitetit serb, dhe që nuk guxojnë të lëvizin të lirë nepër Kosovë. Derisa një politikan i Partisë Liberale, serbe, në Kosovë; më thoshte- ” Pajo, po rrezikon shumë, kjo çka po bën ti, është si me ja futë bombën në mes Beogradi…”
Unë isha e jam nxënës i Adem Demaçit!
Nuk urrej qytetarët e vendit tim, pamvarësisht, ngjyrës e racës.
Kush don të kuptoj diçka, për OJQ-në time ( para se të krijohej “Lista Serbe”.)
Në atë OJQ, ishin të përfshira të gjitha minoritetet që jetojnë në Kosovë.
Le ta lexojnë këtë artikull, dhe shumë lajme në TV-të, ndërkombëtare.
Kam pasur përkrahje e bashkëpunim me ministrin e pushteti lokal, Sadri Ferati, ministrat Rashiq, dhe aktorin e mirënjohur, Enver Petrovcin.
E gjitha ishte e duhura në kohën e duhur!
P.S.
Kërkoj ndjesë për dy emrat e lartpërmendur nga shqiptarofobi.
Emra që i kisha harruar, ata emra janë: njëri është djali e tjetri burri ( malazez) i Deputetës së Parlamenit të Kosovës, nga Partia Liberale Serbe, bashkpartiake e Nenad Rashiqit.