Kreu Blog Faqe 949

Paralajmërime kobzeza për Kosovën!

0

Florim Zeqa

Deklaratat e emisarit evropian për dialogun, sllovakut Mirosllav Lajçak: “Nëse s’ka dialog mes Kosovës dhe Serbisë, mund të ketë përseritje të përshkallëzimit” dhe “Asociacioni të bëhet pa vonesa, pa të Kosova s’ka progres drejt BE-së”, paraqesin kërcënim të hapur për Kosovën!

Ndëshkimi i viktimës dhe shpërblimi i agresorit

Serbia në krye më Vuqiqin nuk po ndëshkohet nga BE-ja për sulmin në Bajnskë. Në anën tjetër, kërcënimi i Kosovës dhe heshtja e kësaj ngjarje tragjike nga pesshja e diplomatëve të vendeve të ‘Quintit’ është më tepër se shqetësuese.

Me një fjalë, qasja e gabuar e Bashkimit Evropian me presion vëtëm ndaj Kosovës vazhdon, duke e ndëshkuar me masa ekonomike viktimën dhe shpërblyer agresorin, i cili po synon ripushtimin e Kosovës!

Insistimi i pesshes së BE-së për implementimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive sipas Marrëveshjes së të vitit 2013 duke e anashkaluar aktin terrorist në veri të vendit, jo vetëm që është kundër interesave të Kosovës, është në kundërshtim me vendimin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së 17 Shkurtit 2008 dhe njohjeve ndërkombëtare të Kosovës.

Nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënjeve në mes të dy shteteve duke shpërfillur njohjet ndërkombëtare të Kosovës si shtet unitar brenda kufijve ekzistues.

Pa dënimin e Serbisë për agresionin terrorist në veri, shumë shpejtë mund të kemi përballje me agresion dhe luftë të re të përmasave ballkanike dhe evropiane!

Deklaratat e Lajçakut se mund të ketë përsëritje të përshkallëzimit në veri të vendit, janë tendencioze dhe kanë për qëllim frikësimin e Kosovës, që ajo të pranojë çdo gjë që i ofrohet, në të kundërtën, do të akuzohet si fajtore për moszbatim të marrëveshjeve!

Në anën tjetër Serbia ndjehet e relaksuar, pasi nuk u ndëshkua për sulmin në veri dhe as që do të ndëshkohet për mosvazhdim të dialogut me Kosovën, kurse kjo e fundit mbetet ende e sanksionuar nga BE-ja dhe SHB-ja për moszbatim të marrëveshjeve!

Kjo lojë e dyfisht e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës do të vazhdojë derisa faktori politik shqiptarë të unifikohet si një trupë e vetme në dialog me Serbinë, në të kundërtën, përçarjet dhe ndarjet e brendshme politike dhe fetare i shkojnë për shtati vetëm armiqve tonë shekullorë.

Andaj përgjigja më e mirë ndaj këtyre paralajmërimve kobzeza për Kosovës është unifikimi i skenës politike parlamentare, pa dallim pushtet dhe opozitë rreth një projekti nacianal dhe i unifikimit të shqiptarëve në përgjithësi pa dallime partiake apo fetare, në mënyrë që armiku të mos na gjejë në befasi dhe të papërgaditur në aspektin kombëtarë

Shpifje të Insajderi.mk dhe të ndonjë portali tjetër, për gjoja arrestimin e një prifti serb, që e “paska financuar Lëvizjen për Largim nga Islami!”

0

DEMANTIM

Reagim i Këshillit Nismëtar për Largimin nga Feja Islame

Informon publikun e gjerë shqiptar se sot në orët e pasditës, datë 25. 10. 2023, është lansuar një gënjeshtër e ulët, tendencioze, armiqësore, përçarëse.

Kjo dezinformatë e një të ashtuqujtur portal, Insajderi.mk, shpifë hapur duke dezinformuar se kinse është arrestuar një pop (prift)ortodoks në Kosovë, financues i kësaj nisme.

Si dhe një Ballkani pres, një reportazh me cilësime të një urrejtjeje patologjike me aludime dhe cilësime armiqësore kundër kësaj nisme krejtësisht shqiptare.

Pa hy në thellësi të injorancës së dyfysht dhe të qëllimshme, informojmë opinionin e gjerë shqiptarë, kudo që është, të mos bien pre e këtyre manipulimeve fantazmë e naive, sa edhe të një urrejtjeje antishqiptare, të cilët do të mundohen parreshtur dhe çdo ditë e natë, që të shpërndajnë gënjeshtra dhe dezinformata të tilla pafundësisht.

Janë çartur nga e vërteta e këtyre ditëve që po ju përplaset direkt para opinionit publik shqiptar.

Na priftë e mbara!

Përshëndetje dhe vetëm përpara!

Në emër të Këshillit të Nismës për Largim nga Feja Islame :

Vesel Lekaj, Prishtinë, 23.10.2025

Oso Kuka bën ‘Reset Factory’

0
Shkruan Andi Bejtja

 

Pas sulmit terrorist serb dhe menaxhimit profesinal që i bëri shteti i Kosovës, akrepat e historisë po lëvizin politikisht e diplomatikisht jo thjesht në kahjen që do Albin Kurti, por në rrugën që i duhet Kosovës të ecë.

Në fakt kjo që ndodhi, nuk është as më pak e as më shumë vec një “diplomë” që dëshmon se Albin Kurti ka patur të drejtë në kokëfortësinë e treguar në tryezën e dialogut, ka patur të drejtë në skicimin e qëllimeve të Serbisë dhe portretit të Vuçiçit, jo pak herë i perceptuar me dashje dhe pa dashje nga Perëndimi si “djali që i bën detyrat e shtëpisë”, se ka patur të drejtë në kritikat ndaj dy negociatorëve Lajcak dhe Borel që për Serbinë kanë mbajtur në dorë vetëm medalje, ndërsa për Kosovën vetëm gozhda, që ka patur të drejtë për qëndrimet gati farefisnore pro serbe të Ambsadorit Amerikan në Beograd, që ka patur të drejtë me Eskobar, me Kryeministrin e Shqipërisë që nuk i doli njëherë në krahë si burrë Shqipërie, por vec i hidhte vaj rrugës Makinës së Kurtit, duke i dhënë një dorë asaj politike që donte ta përkufizonte Kryeministrin e Kosovës të çmenduar e të izoluar në kanceleritë e botës.

Lexo më shumë  Prisnim sanksione për Serbinë. Na erdhi një draft-shërbim për Serbinë

Në historinë e diplomacisë botërore, nuk besoj të gjendet rast i dytë që një Kryeministër i një vendi me as më pak e më as më shumë se 2 milionë banorë dhe jo më shumë se dy dekada e gjysëm përvojë shtetformuese të arrijë t’i bëjë “Reset Factory” si telefonit Europian, ashtu edhe atij Amerikan, herë pas here të pushtuar nga viruse serbe.

Ej paramendojeni, Kurti arriti deri aty sa dhe babaxhanin më të madh ndaj Vucicit Edi Ramën ta bënte sot të vinte duart në kokë me vendimin e tij për të shpallur ditë zie për terroristët e vrarë.

Pa ndershmërinë e Kurtit, pa rezistencën e tij, daç dhe kokëfortësinë nëse doni, jo vetëm Rama nuk do ishte detyruar ta shikonte Vuçiçin me ato sy që në fakt duhet ta kishte parë më kohë, por edhe një pjesë jo e vogël e diplomacisë euro-atlantike, fut ktu Lajcak, Borel, Eskobar & CO.

Lexo më shumë  Konjufca: Kosova të shqyrtojë të drejtën e Listës Serbe për të garuar në zgjedhje

Me këtë Vuçiç që pamë këto ditë, që shpalli ditë zie për terroristët, që shfrynte si adoleshent “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, nuk do e njohim Kosovën”, Albin Kurti me ndershmërinë dhe koherencën, jo vetëm ndriçoi shumë anë të errëta që jo gjithkush edhe me dashamirësi edhe pa dashamirësi nuk donte t’i shihte, por ridemensionoi dhe politikën europiane, dhe atë amerikane në favor të Kososvës.

Ridemensionoi aktualisht edhe tryezën e dialogut Kosovë-Serbi, dialog i cili tashmë, ndryshe nga dje në partencë është në favor të Kosovës, në qoftë se ndonjë ditë do të ketë kuptim të ulen në tavolinë. Nuk ka asnjë dilemë, Oso Kuka jo vetëm nuk mbeti vetëm i rethuar në Kullë, por tashmë ka dalë në baçe, por me sa duket i bëri “Reset Factory” dhe atij që për ta portretizuar si të çmendur dhe të izoluar e quajti jo pa mllef Oso Kuka.

Pikë: nuk ka nevojë për tryezë ndërkombëtare.

Feja është një bindje dhe rreshtohet shumë kilometra prapa Kombësisë

0

Nga Aurel Dasareti

Islami politik është shumë i dukshëm në imazhin e sotëm mediatik, veçanërisht në lidhje me veprimet terroriste. Që nga vitet 1970, Islami politik është bërë një faktor fuqie gjithnjë e më i rëndësishëm në botën myslimane. 

*** 

Islami ka një karakter më gjithëpërfshirës se shumë fe të tjera. Kjo është për shkak se Islami është një fe e ligjit që ofron rregulla dhe udhëzime për shumicën e gjërave. Fillimet e Islamit në kohën e Muhamedit si një lëvizje fetare dhe politike gjithashtu pasqyrojnë këtë. Feja sipas kuptimit islam nuk ka të bëjë vetëm me besimin, etikën dhe jetën e përtejme, por edhe me politikën praktike, jetën familjare, higjienën personale dhe jetën këtu në tokë. 

Për të kuptuar këtë zhvillim, dhe tendencat thjesht politike brenda Islamit, ne duhet t’i hedhim një vështrim më të afërt islamizmit, Vëllazërisë Myslimane, Iranit, Arabisë Saudite dhe Vehabizmit. 

Për Islamizmin 

Islamizmi, i quajtur edhe Islami politik, është një ideologji politike që tregon lëvizjet moderne që theksojnë se Islami duhet të ketë ndikim më të madh politik mbi shoqërinë dhe shtetin. Që nga Revolucioni Islamik në Iran në vitin 1979, islamizmi ka luajtur një rol të madh në të gjithë botën myslimane. 

Islamizmi është një kategori e gjerë që përfshin çdo gjë, nga grupet terroriste të dhunshme, radikale dhe antiperëndimore si IS (Shteti Islamik) dhe al-Kaeda deri te kampionët paqësorë dhe të moderuar të demokracisë me parime islamike, siç janë partitë politike islamike. E zakonshme për islamistët e çdo lloji është qëllimi i një sistemi islamik të qeverisjes, i bazuar ose i ndikuar shumë nga sheriati – ligji islam. Për shumë islamikë, kjo do të thotë në praktikë se ligjet penale në shoqëri do të bëhen dukshëm më të rrepta. Një tipar tjetër i përbashkët është skepticizmi ose kundërshtimi i pastër si ndaj liberalizmit ashtu edhe ndaj komunizmit. Kështu, islamizmi ka të bëjë me reformën sociale dhe dëshirën për të “pastruar” shoqërinë nga korrupsioni dhe ndikimi joislam. 

Vëllezërit Myslimanë 

Vëllazëria Myslimane, e quajtur edhe Vëllezërit Myslimanë, u themelua në vitin 1928 nga Hasan al-Banna në Egjipt. Organizata konsiderohet si organizata e parë moderne islamike dhe ka ndikuar në shumë të tjera. Islamistët si al-Banna besonin se shoqëria ishte në rënie për shkak të moralit të dobët midis myslimanëve të Egjiptit dhe për shkak se fuqitë e huaja po e shfrytëzonin vendin politikisht dhe ekonomikisht. Në shekullin e 20-të, pjesë të mëdha të botës myslimane sundoheshin nga fuqitë koloniale perëndimore ose nga politikanë të korruptuar, gjë që çoi në probleme të mëdha sociale dhe padrejtësi ekonomike për popullsinë vendase. 

Qëllimi i Vëllezërit Mysliman ishte të reformonte shoqërinë bazuar në vlerat islame sunite nga Kurani dhe traditën e Profetit Muhamed. Sipas islamistëve, zgjidhja e të gjitha problemeve sociale qëndronte në një proces të thjeshtë – islamizimin e shoqërisë. 

Vëllazëria Myslimane u bë një lëvizje masive, kryesisht për shkak të punës së saj sociale në ndërtimin e shkollave dhe spitaleve. Sot, organizata heq dorë zyrtarisht nga dhuna, por ish anëtarë të rëndësishëm, duke përfshirë al-Banna, theksuan nevojën për të luftuar me dhunë kundër kolonëve dhe armiqve të tjerë të Islamit. Vëllazëria Myslimane, për shkak të popullaritetit të saj në mesin e njerëzve dhe nxitjes së dhunës, u ndalua dhe u shtyp nga autoritetet egjiptiane, të cilët u frikësuan atyre si kundërshtarë politikë. Al-Banna u ekzekutua vetë, dhe sot organizata përkufizohet si një organizatë terroriste, ndër të tjera, nga Egjipti dhe Arabia Saudite. 

Irani dhe radikalizmi shiit 

Ekzekutimi i al-Banna-s dhe islamistëve të tjerë popullorë nga autoritetet autoritare çoi në radikalizimin e shumë organizatave islamike. Në të njëjtën kohë, nga vitet 1970 e deri më sot, urrejtja midis shumë islamistëve radikalë kundër “kryqtarëve” perëndimorë (të krishterë) dhe sionistëve (Izraeli dhe hebrenj) u rrit më shumë.  

Arabia Saudite dhe vehabizmi 

Vehabizmi është një lëvizje e rreptë reformuese puritanike në Islamin Sunit që u ngrit në shekullin e 18-të në atë që tani është Arabia Saudite. Një jurist fanatik, Muhammed al-Vahhab, themeloi këtë version intolerant të Islamit që thekson unitetin e Zotit, një lexim të mirëfilltë të Kuranit dhe se ligjet e shoqërisë duhet të bazohen në Kuran. Al-Vehabi besonte se të gjithë myslimanët që nuk ndajnë pikëpamjen e tij për Islamin janë heretikë dhe se lejohet të vriten myslimanë të tillë të “rremë” ose të tjerë që nuk janë myslimanë. 

Lëvizja ka fituar ndikim të madh në kohën tonë, edhe pse përbën një pjesë të vogël të myslimanëve të botës. Ndikimi është për shkak të mbështetjes së konsiderueshme financiare nga familja e pasur me naftë Saud, dhe për shkak se disa nga grupet islamike më radikale, të ashtuquajturit xhihadistë, të cilët theksojnë bombat vetëvrasëse dhe terrorin, janë gjithashtu vehabistë.  

Rrjeti terrorist Al-Kaeda ishte pas sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara më 11 shtator 2001, kur terroristët rrëmbyen katër avionë. Dy avionë u rrëzuan në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork, një aeroplan u rrëzua në selinë e mbrojtjes, Pentagon. Avioni i fundit u rrëzua në një fushë pasi pasagjerët mposhtën rrëmbyesit. Gati 3,000 njerëz vdiqën në sulm. 

Osama bin Laden, njeriu që qëndron pas rrjetit terrorist Al-Kaeda, i cili ishte pas sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara më 11 shtator 2001, ishte saudit, si dhe 15 nga 19 rrëmbyesit e 11 shtatorit. Shteti Islamik (IS), i cili shpalli një kalifat të ri në 2014 në Siri dhe Irak dhe u mund ushtarakisht në 2017, është gjithashtu vehabist. Sjellja brutale dhe trajtimi i tyre ndaj grave, jomyslimanëve dhe kundërshtarëve legjitimohet nga intoleranca e vehabizmit. 

Ndikimi i vehabizmit që nga vitet 1970 ka qenë aq i frikshëm sa mund të flitet për një vehabizëm të Islamit. Kjo është një lëvizje e vogël që nuk është përfaqësuese e shumicës së myslimanëve, por që ka fituar fuqi të madhe përcaktuese përmes vëmendjes së madhe mediatike dhe mbështetjes financiare nga arabët e pasur sauditë. 

*** 

Megjithatë, gjëja më e rëndësishme është të jemi të qartë për dallimin ndërmjet Islamit dhe Islamizmit (islami politik). Islami është një fe, ndërsa islamizmi është një ideologji politike me interpretimin e vet të Islamit, dhe i arsyeton veprimet dhe zgjedhjet e tij në bazë të këtij interpretimi. 

Myslimani: është një person që e pranon Islamin. Marrëdhënia e myslimanëve me Islamin është e ndryshme dhe varet, ndër të tjera, nga bindjet fetare, kontinenti, edukata familjare, prejardhja kulturore, gjenealogjia, kombësia, gjuha dhe konteksti. 

Kontekst: Rrethi i ngjarjeve a rrethanat, në të cilat zhvillohet ose përfshihet diçka.  

PS: Pra, personi mund ta pranoje islamin dhe në rrethana të ndryshme të deklaroj se është mysliman. Askush nuk lind si besimtar (fetar). Askush nuk lind si mysliman. Askush nuk lind si katolik. Askush nuk lind si ortodoks. 

Feja është një bindje personale, dhe rreshtohet shumë kilometra prapa Kombësisë. Personi mund të besoj në një fe – ose të mos besoj fare. 

Ne, bijtë e Shqipërisë, duhet ta shpëtojmë Atdheun nga shpërbërja dhe Kombin nga zhdukja! 

___

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike .

Nuk duhet t’ia lejojmë vetes që Europa të ketë frikë nga ne, siç na ka paraqitë Serbia gjatë këtyre 200 viteve të fundit

1
Dy nga “palestinezët tonë”, që para disa ditës morën pjesë në protesta për Hamasin në Prishtinë. Njëri prej të cilëve ishte edhe pjesëtar i IS-isit, i dënuar në Kosovë për veprimtari në përkrahje të terrorizmit islamik. Pse su kujtua kush të protestonte për viktimat civile në Lindjen e Mesme, pavarësisht faktit se a janë palestinezë apo hebraik?
Popujt europianë qysh në shekullin e XVIII kanë filluar të lirohen nga ndikimi autoritar i kishës dhe klerikëve. Shumë e më shumë filluan ta vënë në pikëpyetje mësimin kishtar, ku në vend të Zotit dhe kishës, çdoherë e më shumë në qendër të vëmendjes u vendos njeriu.
Kështu edhe filloi sekularizimi i popujve europianë, ku ndihmesë të madhe në atë kishin nga pietizmi dhe illuminizmi i kohës, që në histori njihet si Revolucioni Shkencorë. Popujt europianë prej se e braktisën religjionin, filluan të zhvillohen shumë si popuj e si shtete.
Prej se popujt europianë filluan të sekularizohen, vetëm sa u zhvilluan çdoherë e më shumë. Ata çdo herë ishin dhe janë para gjithë popujve të tjerë me zhvillim e çdo herë me njeriun në qendër të vëmendjes. Prandaj edhe e kanë sistemin politik e shtetëror, si dhe atë ekonomik e social, aq të zhvilluar me lirinë dhe mirëqenien maksimale të njeriut, saqë vendet perëndimore europiane afro një shekull janë bërë vendet më atraktive për të jetuar ku popuj nga të gjitha kontinentet e botës kanë migruar dhe ende kërkojnë të migrojnë për në vende të ndryshme Evropës Perëndimore për një jetë më të mirë e për t’i gëzuar sistemet e tyre të lirisë së madhe të individit si dhe ato të sigurisë sociale.
Asnjërën nga këto të mira nuk i gjenë në ndonjë vend ku dominon religjioni.
Madje, as në vendet e pasura me burime të naftës. Profesori i teologjisë pranë një univerziteti suedez në Stockholm si dhe autori i disa librave, David Tjurfjell, në një studim të gjërë që e ka bërë për popullatën suedeze, tregon se afro 80 përqind e popullit suedez distancohen nga religjioni i organizuar.
Që do të thotë, që nuk shkojnë në kishë, që nuk luten dhe që nuk kryejnë rituale fetare.
Mirëpo, shumë prej tyre në mënyrë tradicionale i kremtojnë Pashkët dhe Krishtlindjet. Njëkohësisht, janë 63 për qind që ende paguajnë anëtarësi në Kishën Suedeze, të cilën studjuesi Tjurfjell e shpjegon se shumë nga ata as nuk e dijnë që i’u ndalet nga paga shuma e caktuar e që , përndryshe, është krejtësisht në baza vullnetare që nga viti 2000 kur Kisha Suedeze është ndarë nga shteti suedez, gjë që nga atëherë shtetit suedez nuk i jepë kurrëfarë përkatësie fetare.
Dhe, pikërisht kjo, në statistikat evropiane, popullin suedez e bënë më pak sekularë dhe me përqindje më të lartë të përkatësisë fetare krahasuar me popujt tjerë në Evropën perëndimore. Mirëpo në fakt, aq shumë sa 72 përqind i suedezëve të anketuar deklarohen se religjioni është krejtësisht i parëndësishëm në jetën e tyre.
Nga perspektiva internacionale, diku gjysma e popujve europianë thonë se ka zot. Ndërsa, në Lindjen e Mesme, për shembull, pothuajse të gjithë të anketuarit asaj pyetjeje i përgjigjen me “po”, vazhdon më tutje Profesori Tjurfjell. Ndërsa një studim edhe më gjithëpërfshirës i profesoreshës së teologjisë dhe lektores së Shkencave Shoqërore pranë Univerzitetit të Uppsala të Suedisë, Maria Klingenberg, thotë se aktivitetet fetare në Suedi kanë një nivel shumë të ulët për një kohë të gjatë.
Shumë më pak konfirmohen në kishë dhe vizitojnë tempuj fetarë. Mbresëlënëse janë të rinjtë suedezë të cilët as nuk deklarohen si fetarë, e as si ateistë. Studimi është kryer me të rinjtë e të gjitha religjioneve që jetojnë në Suedi, ku 24 përqind nga ata deklarohen se janë fetarë dhe ndihen si të krishterë. Ndërsa tek të rinjtë e besimeve tjera, ndjenja e tyre se i përkasin ndonjë besimi nuk e tejkalon as tre përqindëshin, simbas studimit të Prof. Dr. Maria Klingenberg.
Ndërsa, një statistikë tjetër e vitit 2022, tregon se nga 10 milionë suedezë, vetëm diku afro 330 mijë rregullisht i vizitojnë objektet fetare dhe që në mënyrë aktive e praktikojnë religjionin. Në perspektivën globale, pesë vendet ku njerëzit më së paku e praktikojnë religjionin, janë: Çekia, Japonia, Estonia, Suedia dhe Norvegjia.
Ndërsa, pesë vendet ku më së shumti praktikohet religjioni, janë: Katari, Indonezia, Egjipti, Jemeni dhe Jordania.
Para ca ditëve, në këtë aspekt, në Deçan nisi një lëvizje e mirë kombëtare edhe tek ne. Një nismë e një illuminizmi të vonuar. Një nismë që shkaktoi rubrika në shumë media vendore e edhe të vendeve tjera. Një nismë që shkaktoi reagime të shumta – pozitive e negative. Poashtu edhe ishte një nismë që i’u ka futë frikën në palcë BIK-ut dhe qarqeve albanofobe e anti-shqiptare, brenda dhe jashtë. Një nismë që i’u ka futë frikën të gjithë atyre që duan të na shohin si popull i prapambetur e i pazhvilluar. I’u ka futë frikën atyre që duan të na shndërrojnë e të na mbajnë si popull me mentalitet lindor.
Si shkak i kësajë frike, qarqet islamiste në Kosovë e të kryesuara nga BIK-u, përmes portaleve të tyre të cilat në opinion janë përvjedhur si media informimi, e në fakt janë portale për propaganda islamike e më qëllim të indoktrinimit të islamit radikal, shkaktuan mjegull në opinion se si nisma e Deçanit ishte kundër fesë islame e me qëllim që të shkaktojë përçarje. Madje, që të hedhin karremin tallava-patriotik, të ciilin shqiptarët e stërshtypur e të stërvuajtur ndër shekuj shumë lehtë e gëlltitin, i lansuan edhe propagandat se kinse dikush nga Serbia i paska dërguar. Ndërsa BIK-u ka paralajmëruar edhe kallëzim penal kundër organizatorëve. Marrëzi mbas marrëzie.
BIK-u po sillet si një burrë i keq të cilin e ka braktisë gruaja pasi që ky e ka sunduar brutalisht një kohë të gjatë. Këto janë poashtu shenja të qarta se BIK-u i frikësohet vetëdisimit kombëtar të shqiptarëve.
Të njejtën frikë që e kishin dhe e kanë edhe Serbia që nga koha e Çubrilloviqit. E, në fakt, ajo nismë as nuk ishte kundër fesë islame, e as kundër cilësdo fe tjetër. Ajo nismë “Të jemi vetëm shqiptarë”, bënë thirrje që edhe shqiptarët të sekularizohen e t’iu bashkohen popujve të zhvilluar euro-perëndimorë, ku feja fare nuk zë vend në jetën dhe përditshmërinë e tyre, gjë që në fakt as tek shumica e madhe e shqiptarëve. Për ta kuptuar më mirë këtë nismë kombëtare, duhet të përcjellim mediat e mëdha të vendeve perëndimore, se si neve shqiptarëve kanë filluar të na përshkruajnë si myslimanë, e jo si shqiptarë. Si kanë filluar të na përshkruajnë si islamikë radikalë të nxitur e të financuar nga Katari e Turqia. Madje, disa na përshkruajnë si myslimanë që i shtypim të krishterët serb, gjë që të gjithë e dimë se është absurde dhe që ekstremizmi fetar dominon pikërisht tek populli serb, të cilëve kisha e tyre i’u përcakton edhe politikën shtetërore.
Mirëpo, vetë fakti se qarqet anti-shqiptare me vite të tëra që nga pavarësia e Kosovës dalin me parollën e me të dhëna joreale si, “shumica nyslimane”, “95 përqind myslimanë”, etj. etj., e që përsëritet në çdo fjalim të Tërnavës, e në çdo predikim të imamëve të cilat përçohen në opinion edhe përmes zmadhuesëve nëpër minaret e afro 1000 xhamive të Kosovës, e poashtu përmendet edhe në çdo emision televiziv ku atyre shumë shpesh i’u ipet hapsirë, i’u ka jepë një bindje të rrejshme botës demokratike se Kosova qenka vend mysliman.
Që nga viti 2011 në Parlamentin Evropian është ngritur kjo brengosje e investimeve të mëdha kryesisht nga Katari e Turqia, të cilët një vit më pas e shtrojnë pyetjen se kjo rritje e islamit radikal në Kosovë, Maqedoninë Veriore (atëherë FYROM), Shqipëri dhe Bosnje do të cenojnë stabilitetin dhe sigurinë në Bashkimin Europian. Këtu si çdoherë e ka frikën e madhe Evropa, të cilën më detajisht e kam shpjeguar në një shkrim “Porta e Evropës dhe mburoja e Perëndimit”, si dhe sa na ka kushtuar ajo frikë e tyre neve si popull e si shtet gjatë fazave të ndryshme historike. E në realitet, në qoftë se ajo përqindje përcaktohet simbas anëtarësisë së shqiptarëve në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), atëherë i bie se në Kosovë nuk jetojnë më shumë se 22 000 myslimanë. E që i bie diku 1,3 përqind e popullatës. Në qoftë se ajo përqindje përcaktohet simbas atyre që i frekuentojnë ato 1000 xhami të Kosovës, atëherë ajo përqindje do të dalë edhe më e ulët.
Prandaj, sikurse univerzitetet evropiane që merren me studime të llojit të tillë, poashtu edhe univerzitetet e Kosovës duhen të merren me një studim të tillë që saktësisht të dihet se a me t’vërtetë në Kosovë jetojnë 95,6 përqind myslimanë që në mënyrë aktive e praktikojnë fenë islame?!
Kjo përqindje joreale thuhet edhe në një raport të gjërë të State Departmentit Amerikan të publikuar më 6 qershorë 2022, të cilët poashtu rritjen e madhe të islamit radikal në Kosovë si dhe financimin dhe ndikimin e vendeve nga Lindja e Mesme dhe Turqia në rritjen e islamit radikal në Kosovë përcjellin me brengosje të madhe.
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Kjo tregon se ky islamizim i pandalshëm i shqiptarëve është një problem shumë i madh e shumë serioz, për të cilën, si duket, vetëm shqiptarët nuk janë të vetëdishëm aq sa duhet që të brengosen sikurse edhe Perëndimi.
Mundet me ndodhë që shqiptarët ndihen të relaksuar sepse e dijmë që në fakt ato shifra të paraqitura nga goja e vetë shqiptarëve as pë afër nuk i afrohen realitetit. Sepse, secili prej neve niset nga vetëvetja dhe rrethi ynë familjarë e miqësorë, nga të cilët dalin shumë pak që i njohim e që janë praktikues të rregullt të fesë islame. Kështu që fitojmë bindjen se përqindja e myslimanëve në Kosovë do të dalë bindshëm nën 95 përqind. Madje, nuk besoj se do ta kalojë as 20 përqindëshin. Pra, edhe ne, de fakto, gjendemi brenda proporcioneve euro-perëndimore në aspektin fetar.
Arsyeja tjetër pse nisma “Të jemi vetëm shqiptarë” e të inicuar nga ardhetarë të dëshmuar është mëse e mirëseardhur, është sepse Evropa perëndimore është tejet e frustruar me shqiptarët. Pjesëmarrja e mijëra shqiptarëve në formacionet terroriste të ISIS-it në Lindjen e Mesme, si formacioni më i madh etnik në ISIS, të cilëve u janë bashkangjitur islamistë shqiptarë jo vetëm nga Kosova, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria, por shumë të rinjë shqiptarë kanë shkuar edhe nga vendet evropiane ku kanë lindur dhe janë rritur.
Evropa perëndimore aq është e frustruar me shqiptarët , saqë nuk janë ka e dinë se a të na trajtojnë si europianë, apo si islamista radikalë me mentalitet turko-arab, epitet ky i fituar me numrin më të madh të xhamive në një territor aq të vogël sa Kosova. Pra, 1000 xhami në një territor prej 11000 kilometra katrorë, gjë që në Evropën perëndimore, në një sipërfaqe prej 11000 kilometra katrorë, mesatarisht janë diku mes 81-85 objekte fetare të koncesioneve të ndryshme.
Shumë shqetësuese dhe brengosëse janë edhe shkrimet e shumë gazetarëve të mediave të mëdha evropiane, të cilët tërë kohën na quajnë “myslimanë”. Madje, një profesor nga Univerziteti i Uppsala në Suedi, Kjell Magnusson, në një rast thotë se “shqiptarët përbënin tre milionë myslimanë nga gjithësejt pesë sa ishin në ish-Jugosllavinë 22 milionëshe”. Ndërsa, analisti për politikë të jashtme pranë gazetës suedeze ”Göteborgs Posten”, Jan Höglund, rreth sulmit terrorist të diverzantëve ushtarak serb të 24 shtatorit 2023, ai e shpjegon se “është një konflikt që ka zgjatë mbi 15 vite në mes të myslimanëve dhe serbëve në Kosovë”.
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Këto i shfrytëzojnë deri në maksimum serbët të cilët nëpër mediat e tyre të shkruara dhe elektronike dalin me rubrika të rrejshme se “islamistët shqiptarë në Kosovë e Metohi i bëjnë të gjitha pët t’i marrë tokat serbe dhe të shkatërrojnë gjithëçka serbe”. Ndërsa gazeta italiane “Il Tempo”, e cila i referohet shërbimeve inteligjente italianr, më 21 tetor 2023 shkruan se në Ballkan gjenden mbi 20 celula xhihadiste të cilat janë të gatshme për të kryer sulme terroriste nëpër vendet e Evropës perëndimore.
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Duhet me t’vërtetë me jetuar në mjegull shumë të dendur e mos me e kuptuar seriozitetin e këtijë problemi jashtëzakonisht të madh që e ka kapluar kombin tonë. Kjo nismë kombëtare e nisur nga ish-pjestari i UÇK-së, Saim Tahiraj, Vesel Lekaj si dhe atdhetari i dëshmuar, Arbër Gashi, nuk i përçanë shqiptarët, siç nga frika e shpërdanë në opinion BIK-u dhe qarqet e ndryshme anti-shqiptare.
Shqiptarët i përçajnë bashkësitë fetare të cilët i ndajnë shqiptarët simbas fesë. Shqiptarët i përçajnë partitë politike të cilat i ndajnë shqiptarët simbas ideologjisë politike. Shqiptarët nuk duhet të mbesin peng as të Biblës, as të Kuranit e as të librezave partiake. Askush nga këta nuk i zotëron shqiptarët që të i japin vetes të drejtë të thirren në emër të shqiptarëve. Ne e zotërojmë vetëveten. Ne i zotërojmë shtetet dhe tokat tona, të cilat duhet të i ruajmë si sytë e ballit. Nga këto troje nisi edhe qytetërimi i lashtë europian, e cila e ka gjenezën nga arqipelagu i Mesdheut, e që ishte Gadishulli Ilirik.
Asnjëherë nuk duhet të i’a lejojmë vetes që Evropa të na trajtojë si të mos ishim pjesë e saj. Asnjëherë nuk duhet t’ia lejojmë vetes që Evropa të ketë frikë nga ne, ashtu siç na ka paraqitë Serbia tek ata gjatë këtyre 200 viteve të fundit, e që na kushtoi shumë me copëtimin e tokave tona si dhe dëbimin e qindra mijërave shqiptarëve për në Turqi, Egjipt e Siri.
Këto propaganda serbe për të parën herë në historinë tonë arritën të demantohen kur ajka dhe elita intelektuale e shqiptarëve të Kosovës u vënë në ballë të proçeseve viteve të 1990-ta. Si, Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Idriz Ajeti, Mark Krasniqi, Zekitija Cana, Anton Çetta e shumë të tjerë, të cilët i bindën vendet perëndimore se shqiptarët edhe me trup, edhe me kokë i takojnë Evropës dhe Perëndimit.
Kjo na ndihmoi shumë në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, gjë që me dekada të tëra edhe ishte qëllimi imperativ i shqiptarëve të Kosovës.
Prandaj, të përkrahim këtë nismë të shëndoshë kombëtare, të distancohemi nga ekstremizmi fetar dhe të jemi vetëm shqiptarë e vetëm europianë.

Religjionet ua ndalojnë klerikëve çështjen kombëtare, sikurse islamistët shqipfolës që e mohojnë kombin shqiptar

0
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
____
(VETË)MSHTRIMET
____
“Hoxhallarët ishin dhe janë patriotë shqiptarë.”
“Shqiptarët nuk kanë pas konflikte, armiqësi e lufta fetare mes tyre.”
Kur hoxhallarët, imamët, teologët myslimanë e bëjnë mashtrimin “hoxhallarët dhe myslimanë ishin patriotë shqiptarë”, ata e bëjnë sa për taktikë manipulimi e shpërdorimi të injorantëve (edhe kur ata kanë tituj shkencor në profesion). Religjionet janë formuar kryesisht për qëllime asimiluese të popujve, duke formuar komunitet të ri përkatës.
Meqë Hebraizmi është religjioni me i vjetër abrahamik, vetëm kur të shohim strukturën antropologjike të qytetarëve izraelitë, shohim se ajo popullsi nuk ka një përvijimësi etnike, bila as racore, meqë tashmë izraelitë, përkatësisht hebrenj, po deklarohen pjesëtarë të etnive dhe raceve të ndryshme, vetëm pse në ndërkohë janë konvertuar në hebrenj. Kështu, me motivim fetar kanë krijuar popull politik. Por në mungesë të kapaciteteve luftarake gjatë shekujve ka mbet popull i vogël (vetëm rreth 15 milionë).
Muslimanët, qysh kur Muhamedi në vitin 623 u përcaktua t’i konvertojë me dhunë beduinët paganë, hebrenj, kristianë, në mohamedanë, janë arabizuar një mori popujsh. Për momentin janë mbi 350 milionë arabë që jetojnë në 22 shtete “arabe”. Për ata që nuk e dinë, Egjypti, para pushtimit muhamedan, nuk ka fol gjuhë arabe. As popujt tjerë. As “palestinezët”, emri i të cilëve është legjendë e para 3200 vjetëve, sepse atëherë i përkisnin etnisë së njëjtë me izraelitët.
Më shumë se njëherë kam bërë sqarime se klerikët patriotë shqiptarë, në fakt nuk ishin klerikë të religjionit që i takonin. Meqë një shpifës islamist, me emrin Abdullah Klinaku, shpifi edhe për Rilindasin Hasan Tahsini, se ishte “hoxhë patriot”, e vërteta është se ai ishte Astronom e Fizicien dhe Rektori i parë i Universitetit osman në Stamboll. Ishte edhe Ateist! Por, atëherë, pothuajse gjithë intelektualëve, në osmanisht u thuhej: hoxhë. Prandaj antishtipari Abdullah Klinaku shpërdoronte titullin “hoxhë” që është përdor në kohë.
Akoma më karakteristik është rasti i Fan S. Noli. Ai ishte Ateist! Por, për nevoja kombëtare u sakrifikua, duke simulua priftit ortodoks, vetëm që të krijonte Kishën Autoqefale Shqiptare.
As Prifti Gjergj Fishta nuk ishte besimtar katolik. Krijimtaria e tij letrare dhe angazhimet e tij atdhetare janë dëshmi që ai ishte vetëm SHQIPTAR, i cili shpërdori titullin klerik për nevoja atdhetare.
Dogmat fetare, të sanksionuar në kanunet përkatëse, Tora, Bibël, Kuran, i kanë normat bazike kush është fetar përkatës dhe cilat norma e praktike ka detyrim t’i zbaton. Ta zëmë, nuk mund të jetë mysliman ai që përton ta prish gjumin e agimit për të bërë lutjen përkatëse në prag të “lindjes” së Diellit. Vetëm ata që e kanë praktikuar lutjen (salatin / namazin) në agimin e sotëm, plotësojnë këtë kriter elementar për të qenë myslimanë.
Përmyllje konstatuese:
Asnjë klerik që është angazhuar për çështje kombëtar shqiptare nuk ka qenë klerik sipas normave elementare të religjionit përkatës, sepse kanunet e atyre religjioneve ua kanë ndaluar të merren me çështje kombëtare.
Këtë fakt nuk e ndryshon as (vetë)mashtrimi i klerikëve, kur ata janë deklaruar se janë klerikë të religjionit që i kanë shërbyer. Në këtë raste kemi të bëjmë me klerikë që kishin e kanë karaktere hibride, të karrabythëta…
(Vetë)mashtrimin “shqiptarët nuk kanë pas konflikte, armiqësi e lufta fetare mes tyre” po e le për ta trajtuar më vonë.
***
Fotot ilustruese: Hasan Tahsini, Fan Noli, Gjergj Fishta.

Albini, si Xhejms Bondi !

0

Dritan Goxhaj

 Një mik më dërgoi në rrjetin social FB një shkrim me titull “Klani i Novi Sadit”. E lexova nga kureshtja dhe në fund mendova që çdokush që mund ta ketë shkruar këtë shkrim ka dorë për të shkruar romane me spiunazh, ose është ndonjë “Xhejms Bond” që ka vendosur të shkruajë kujtimet, ose të nxjerrë ndonjë informacion që mund të qarkullojë nëpër zyrat e shërbimit sekret. Por kur në fund lexova që e kishte shkruar Kryeministri i Kosovës, dora vetë, nuk e besova. Thashë me vete: “Nuk është e mundur. Nuk ka mundësi që kryeministri të nisë e të shkruajë në rrjetet sociale memorie tip lojra spiunazhi”.
E rilexova sërish dhe u trishtova që kryeministri i një vendi, i cili para një muaji u gjend nën sulmin terrorist të shtetit të Serbisë për arsye që vetëm ai i di, të banalizojë në këtë derexhe gjithë atë akt terrorist duke e trajtuar si një histori banale spiunazhi, nga ato që mund të bëhen nëpër kafene midis atyre që hiqen sikur i dinë të gjitha gjërat sekrete të kësaj dynjaje.
Si mundet dhe pse të bjerë Kryeministri i Kosovës në një derexhe të tillë?!
Çfarë halli e ka zënë Albin Kurtin që po shfajëson shtetin e Serbisë për këtë akt terrorist?!
Përse Kryeministri i Kosovës na fyen inteligjencën dhe memorien të gjithë ne shqiptarëve, por në veçanti atyre që banojnë në Kosovë?!
Para disa kohësh, në një letër të tijën publike drejtuar Edi Ramës, në prag të turit Ballkanik të Ramës, pas propozimit të tij të një drafti për asocacionin, Kurti i drejtohej Ramës duke i thënë: “Ju nuk i njihni serbët dhe Serbinë”. Kjo shprehje, ashtu si edhe ajo letër, na drejtohej ne shqiptarëve, por me subjekt Ramën. Sot, Kurti, i cili atëherë në atë letër pretendonte se e njeh mirë Serbinë, po mundohet të na mbushë mendjen se Serbia nuk është ajo që njohim ne.
E ne të gjithë e dimë që Serbia nuk është një shtet që e drejtojnë dhe e manaxhojnë bandat, qofshin ato të Novi Sadit apo të Beogradit, por është dhe ka qenë krejt e kundërta. Është shteti serb ai që i ka krijuar dhe i ka manaxhuar gjithnjë bandat e ndryshme për interesa të vetat. Me ato banda shteti i Serbisë kreu krimet më monstruoze në Bosnje dhe, më pas, edhe në Kosovë.
Kjo që Kryeministri i Kosovës po kërkon të bëjë nëpërmjet rrëfimeve të tij alla Xhejms Bond është tepër e rrezikshme për historinë tonë dhe të Ballkanit. Duhet dikush nga ata që paguhen me taksat e Kosovës për të bërë këshilltarin për çështje të sigurisë dhe të historisë pranë Kryeministrit Kurti t’i tregojë se si funksionon shteti në përgjithësi. Megjithatë, duke parë se këshilltarët Kurti me sa duket i ka vetëm për orendi zyre, po marr mundimin dhe guximin t’i shpjegoj sesi funksionon dhe ç’është shteti.
I dashur Albin, e zëmë për një moment të vetëm pa lajthitur se ajo që ju shkruani është e vërtetë e se gjithë këtë akt e ka organizuar, si thoni ju, vetëm një ministër së bashku me një bandë. Këta njerëz që sulmuan në Kosovë janë trajnuar në një bazë ushtarake të shtetit të Serbisë; janë trajnuar aty për disa ditë ose për disa javë. Shteti e Serbisë, ashtu si edhe çdo shtet tjetër, posedon edhe një organizëm të veçantë që quhet Shërbim Sekret dhe që funksionon në bazë të disa dikastereve të ndryshme, që do të thotë se Ministria e Mbrojtjes e ka një të tillë e po ashtu edhe Ministria e Rendit. Ekziston edhe një i tillë civil që dikur në Serbi quhej UDB, ndërsa tani BIA. A vallë mos mendoni ju se këto shërbime të cilat funksionojnë të pavarura nga njëri-tjetri nuk e kanë marrë vesh një trajnim të tillë?!
Të garantoj që po dhe, si rrjedhojë, kanë informuar secila Kryeministren e Serbisë dhe Presidentin e Serbisë, si dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurisë të Serbisë. Kjo do të thotë se për këtë veprim është vënë në dijeni i gjithë shteti serb.
Ju dhe këshilltarët tuaj do thoni që e dini këtë, por do ngulni këmbë që ky shteti i Serbisë është kapur peng nga kjo banda e Novi Sadit sot në kohën e Vuçiçit dhe nga banda e Beogradit – e Zemunit në kohën e Millosheviçit.
Dhe, sërish, ju them të bëni kujdes se çfarë shkruani, sepse një njeri në pozicionin e kryeministrit nuk mund të thotë kurrë që shtetin e Serbisë e drejtojnë bandat sot, ashtu si e kanë drejtuar dikur. Kjo që po bëni është një shfajësim nga përgjegjësia shtetërore e shtetit të Serbisë për aktin terrorist të 24 shtatorit dhe kalim i kësaj përgjegjësie në një përgjegjësi individuale. Për më tepër, me kërkesën tuaj për një gjykatë speciale për një bandë, duke qenë totalisht i vetëdijshëm se bota e qytetëruar nuk ngre gjykata speciale ndërkombëtare për banda por vetëm për shtete, po hiqni gjithë përgjegjësinë juridike dhe politike të shtetit serb për këtë sulm dhe po kërkoni që kjo të mos shkojë në asnjë mënyrë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe as në gjykatën ndërkombëtare si një sulm shtetëror.
Ajo që ju keni marrë përsipër të bëni është një akt pervers me pasoja të rënda për historinë tonë, pasi ju po nënkuptoni direkt se edhe krimet që janë bërë në Kosovë ndaj popullsisë civile në 1997-1999 i paskan bërë bandat dhe jo shteti dhe, në këtë mënyrë, shteti serb nuk duhet të mbajë përgjegjësi për ato krime pasi ai i shkreti nuk ka faj sipas jush, pasi ka qenë i marrë peng nga bandat, ashtu si edhe sot.
Duhet t’i tregohet Albin Kurtit se bandat mund të ndodhë që ta mbajnë peng një kryeministër për një arsye ose çështje të tyre, por bandat, i dashur Albin, nuk kanë axhenda të strukturuara politike genocidiale, kjo jo se nuk munden të elaborojnë një të tillë, por nuk kanë kapacitetet njerëzore dhe administrative për t’i realizuar këto axhenda dhe ndaj mbeten dhe konsiderohen banda, qoftë edhe të strukturuara. Ndaj, të lutem, mos na fyej duke na thënë se shteti serb është i pafajshëm e se bandat e kanë marrë peng. Mos luaj me viktimat civile në Kosovë e në Bosnje me këtë cinizëm tëndin dhe shpërfillje ndaj tragjedive njerëzore tonat.
Unë e kuptoj perversitetin e mendimit tënd që, duke hyrë në detaje të tilla, kërkon t’u tregosh, së pari, anëtarësisë së organizimit tënd politik, që tashmë më duket më shumë si ‘Vetë-fundosje” sesa si “Vetë-vendosje”, se sa i aftë është Kryeministri dhe qeveria e tij se kanë arritur të zbulojnë me detaje sulmin. Sepse, kur i fut njerëzit në detaje, detaje me të cilat do humbin gjithë kohën duke diskutuar, sigurisht që do humbin tabllonë e madhe dhe themelin e gjithë këtij rrëfimi alla Xhejms Bond.
Themeli është të zbutim dhe heqim përgjegjësinë shtetërore të Serbisë në këtë që ndodhi që nesër, kur të ulemi në tavolinë sërish për bisedime, të jemi të justifikuar se shteti nuk ka faj, faj kanë ata që e kanë marrë peng.
Rruga që ke zgjedhur Albini është rrugë pa krye.
Në rast se nuk ta ka thënë kush, po ta them unë që ti je Kryeminstër i Kosovë e jo i Serbisë. Nuk është detyra jote të justifikosh e shfajësosh shtetin serb, por ta akuzosh atë e ta mbash përgjegjës për Aktin Shtetëror Terrorist të 24 Shtatorit. Në rast se nuk e bën dot, atëherë, më e pakta, të lutem mos hap dyer të cilat do na kushtojnë shumë në të ardhmen e afërt.
Autori jeton në Tiranë. Ai ka studiuar Aviacion te Akademia Ushtarake “Skenderbej”, Fakulteti Forcave Ajrore .

Kur Faik Konica zbulonte identitetin e tij të vërtetë shkrimtarit Guillaume Apollinaire (Letra origjinale e 21 tetorit 1903)

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Tetor 2023

Në veprën “Guillaume Apollinaire. Correspondance. I Lettres reçues. XI K-La.”, gjejmë një letër të Faik Konicës (alias Thrank-Spiroberg) drejtuar shkrimtarit francez me 21 tetor 1903, në të cilën atdhetari shqiptar zbulon identitetin e tij të vërtetë. Këtë letër, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Albania

Një përmbledhje mujore shqiptare e letërsisë dhe politikës,

Themeluar në 1896, Bruksel.

Zyra: 4, Oakley Crescent, City Road, Londër, E.C.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

21 tetor 1903. 

Zotëri, 

Dje, mora letrën tuaj dashamirëse. Çfarë titulli simpatik i jepni revistës tuaj! “Gostia e Ezopit”: vetëm një studiues i shkëlqyer mund ta bënte këtë zbulim plot shije. Vetëkuptohet se unë do të isha i nderuar të publikoja aty herë pas here ndonjë faqe të cilën do të përpiqem ta bëj interesante. 

Emri im i vërtetë është :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Faik beg Konica; “beg” është forma arkaike e “beut” dhe e vetmja në përdorim ende në Shqipëri. “Begët” ishin nën regjimin e vjetër (që në Shqipëri përfundoi në 1830) feudalët e vendit. Sulltan Mahmudi, për të ulur arrogancën e begëve, pati idenë gjeniale të dekretonte në Perandori se kushdo mund ta mbante këtë titull. Gjithashtu, sot ka përfunduar me kuptimin “zotëri” në Turqi; në Shqipëri dhe në mesin e kurdëve, fjala ka ruajtur ende një pjesë të kuptimit të saj të lashtë. – Në vitin 1896 nisa të organizoja një lëvizje politike në Shqipëri, krahas lëvizjes letrare: për të mos kompromentuar familjen time, duhej të zgjidhja një pseudonim, një “emër të dytë” siç do të thoshte fillimisht Bollack. Kisha lexuar një roman (« Hasan jeniçeri ») të Léon Cahun, ish-ndihmës kurator i Bibliotekës Mazarinë, një roman heroi i të cilit është një shqiptar dhe i kampuar aq mirë (një ringjallje e vërtetë e jetës në shekullin e 16-të), sa e firmosa, për të treguar respekt për autorin, me emrin e Trank Spiro Beg (që është ai i personazhit të këtij romani) gjithçka kam shkruar në atë kohë. Pasi sekreti im nuk ishte më i tillë, përdora emrin tim të vërtetë në revistën time dhe në manifeste. Por, për çdo gjë që shkon përtej çështjeve shqiptare, kam vendosur të mbaj atë që anglezët e quajnë “nom de plume”; E modifikova pak, për t’i dhënë një pamje më pak baroke: do t’i shtoj edhe një “r”, Thrank-Spiroberg, dhe kjo do të jetë forma e tij përfundimtare; sepse “beg” të vret veshin, ndërsa “berg” do të bëhet njësh me Spiron. – Dhe ja ku po flas një orë për këto aranzhime!…

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Paola majora canamus”. Nëse udhëtimi juaj në Londër do të bëhej në mes të shkurtit, do t’ju kisha kërkuar që të më bënit nderin dhe të vinit direkt në shtëpinë time. Nga kjo datë, në fakt, do të jetoj në një vilë të vogël në fshat, afër Londrës. Vetë qyteti, këtu, është vërtet i pisët; jo vetëm jemi ngushtë këtu, por thithim ajër të ngarkuar me qymyr dhe tym. Për të thënë të vërtetën, pak njerëz jetojnë brenda Londrës.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ndërkohë, po rri këtu, pas një angazhimi të bërë ndaj pronarit. Jam i kënaqur që sot kam mundësinë t’ju njoh personalisht dhe mbase ky vend do t’ju zgjojë kureshtjen sa duhet që të kaloni disa muaj këtu pas një udhëtimi të dytë. 

Nëse, siç supozoj, askush nuk do të vijë dhe do t’ju presë në stacion, a do të më lejoni që të vij atje? Nëse ju është rekomanduar një hotel, unë do t’ju çoj atje; përndryshe, do të kërkojmë dhe do të gjejmë shpejt një të mirë.

Por këtu ka një numër të pafund stacionesh treni. Unë supozoj se do të vini nëpërmjet rrugës Dieppe-Newhaven, e cila është më e favorshmja. Nga Newhaven, ju mbërrini në Londër në më pak se dy orë; ju zbrisni ose në Stacionin Victoria (Victoria Station) ose në Stacionin e Urës së Londrës (London Bridge Station), në varësi të trenit. Prandaj duhet të informoheni për këtë në stacionin e Newhaven dhe të lini telegramin e bashkangjitur në zyrën telegrafike, duke fshirë me laps emrin e stacionit ku nuk do të zbrisni.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Që të bie në sy nga ju, unë do të vendos, si Joe Chamberlain, një orkide në xhaketën time, një gjë qesharake që vetëm domosdoshmëria praktike më bën ta bëj; sepse nuk kam mbajtur kurrë një lule. Ndoshta ju do të adoptoni një shenjë të ngjashme në anën tuaj.

Më në fund, meqenëse gjithçka duhet planifikuar, nuk ka gjasa por nëse shkresa juaj nuk do të më arrinte në kohë, do të vendosnit ose të prisni pak në bufe ose të më dërgoni një fjalë nga një hotel i përkohshëm afër stacionit të trenit. Mjeti më i shpejtë i komunikimit këtu nuk është telegrami, por letra-ekspres.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kjo, mendoj, është e mjaftueshme për të na nxjerrë nga telashet. Dhe po e mbyll, këtë letër të shkruar me rrjedhën e penës. 

Më shkruani një fjalë një ditë para se të niseni nga Parisi dhe më besoni, zotëri i dashur, me shumë përzemërsi i juaji. 

Thrank-Spiroberg 

P.s. Ju nuk duhet të paguani asgjë për këtë telegram dhe nuk lëshojnë faturë. 

Për : Z. Guillaume Apollinaire

23, Rruga Napoli,

Paris (8)

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Protesta për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, e mbajtur me 23 tetor 2023 në Prishtinë

0
Protesta paqësore e mbajtur në Prishtinë, kundër diskriminimit që po ushtron  Serbia ndaj shqiptarëve
Me rastin e mbajtjesë së protestës  paqësore me mbështetje  gjithëpopullore, ku Serbia  vazhdon diskriminimin në vendbanime shqiptare.
Nën organizimin e Këshillit Organizativë,
Kuvendit Kombëtarë Shqiptarë për Kosovë,  në bashëkpunim me Unionin Shqiptarë i Shoqërisë Civile,
Të nderuar pjesëmarrës nga gjithë hapsirat tona shqiptare,
Ju drejtohem bashkëvendasëve këtu nga Kryeqendra e Kosovës-Prishtina, prandaj para së gjithash, më lejoni që në këtë protest paqësore me mbështetje  gjithëpopullore  të shprehim e manifestojm në mbrojtje të trojeve stërgjyshore
të Rajonit të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Ne Shqiptarët,  në Serbi  jetojm në kushte pushtimi klasik,u  jemi ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim etnik.
Ndaj nesh  Serbia, vazhdon  shkelje, cenim, mohim të së  drejtës në përfaqësim proporcional me  numrin e banorëve, aktualisht jemi  si një ndër  Rajonet më të pazhvilluara dhe më të diskriminuara në gjithë Evropën,  dhe i themi:
STOP-Diskriminimit përmesë pastrimit etnik-pasivizimit, zhvendosjes dhe dëbimit,
STOP-Diskriminimit në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, në investime e përfaqësime. 
Në këtë protest paqësore me mbështetje  gjithëpopullore,  ngrisim zërin e artikuluar që të pranohet vullneti i shprehur në mënyrë plebishtare Referendumi i datës  1 e 2 mars 1992, kërkojm zbatimin e marrëveshjes së Konçulit, në jetësimin  e marrëveshjes për formimin e Bashkësive të  komunave  të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit,  kërkojm themelimin e Institutit për Trashëgimin dhe Krijimtarin Kulturore të Shqiptarëve, themelimin e Universitetit Publik në Gjuhën Shqipe, dhe kthimin  e Lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë.
Ne, nga Krahina shqiptare e mbetur padrejtësisht  nën administrimin e Serbisë, më së shumti kemi arsye të protestojm, të ndalen kurdisjet e gjygjeve politike  ndaj Ushtarëve të UÇPMB-ës,  që të lëvizim lirshëm dhe Beogradi të demilitarizoj dhe heqë bazat e shumta ushtarake nga vendbanimet shqiptare veçmas me zonat kufitare me Republikën e Kosovës, të cilat prodhojn pasiguri dhe  presion të vazhdueshëm për shpërngulje.
Nga kjo protest paqësore, apelojm  tek mekanizma e instanca të BE-ja, të vlen Reciprociteti,  se të drejtat e njëjta të cilat do t’i kenë serbët në Kosovë, duhet t’i kenë edhe shqiptarët në Serbi, kështu  të mbrojn të njëjtat standarde edhe për Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, të vizitojn e  rrisin prezencën dhe monitorimin si OSBE-ja  duke garantuar të drejtat indviduale dhe kolektive,shqiptarët nga  Krahina e Sanxhakut  dhe Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc,  të përfaqësohen me vende të rezervuara në Parlamentin e Serbisë.
Të nderuar  të pranishëm,
Prishtina dhe Tirana zyrtare, kan obligim kombëtarë, me politika proaktive, dhe  të përfaqësojn interesat edhe të kësaj krahine përmesë një platforme të përbashkët, kur është në pyetje Referendumi i datës  1 e 2 mars 1992, kryengritja e aramatosur e dhe sakrifica për liri e UÇPMB-ës,etj
Subjektet politike nga këto tri komuna, gjithnjë të jen dhe të paraqiten me kërkesa të artikuluara dhe me qëndrim të unifikuara.
Lavdi të gjithë të rënëve e të gjitha kohërave dhe ata që kanë kontribuar për lirin dhe mbajtjen gjallë të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit.
                                                 
Fjala e mbajtur para të pranishmëve, nga profesori Refik HASANI
 Prishtinë, 23 tetor 2023.

A po përjetësohet e keqja e komunizmit në Shqipëri?

Ronalg Regan me Mihail Gorbaqovin…

Nga Frank Shkreli 

Ky vit shënon 40-vjet nga fjalimi, ndoshta ndër më të rëndësishmit e ish-Presidentit Ronald Reagan, (para Shoqatës Kombëtare të Protestantëve Amerikanë në qytetin Orlando të shtetit të Florida, me 8 Mars, 1983), mbi “perandorinë e së keqës”, duke iu referuar ish-Bashkimit Sovjetik. Jam përpjekur që edhe në të kaluarën ta kujtoj atë fjalim të famshëm dhe historik të ish-presidentit Ronald Reagan, për rëndësinë që kishte atëherë e që ka edhe sot, katër dekada më vonë pas shembjes zrytare të komunizmit. Pasi ky fjalim konsiderohet, nga historianët e sotëm, si fjalimi që inkurajoi shumë lëvizje anti-komuniste anë e mbanë Evropës Lindore/Qendrore, që më në fund çuan në ndryshimet politike dhe rrëximin e komunizmit zyrtar ndërkombëtar në Evropën Lindore e Qëndrore, me shembjen e Murit të Berlinit në vitin 1989. Frank SHKRELI/ 30-vjetori i fjalimit mbi perandorinë e së keqes dhe fuqia e së vërtetës | Gazeta Telegraf

40-vjetë më parë, një president i Shteteve të Bashkuara, për herë të parë, e kishte cilësuar ish-Bashkimin Sovjetik dhe ideologjinë komuniste që ai përhapte anë e mbanë botës, si një “perandori të së keqës”, si një superfuqi që nuk ishte, thjesht, si një kundërshtare politike në nivel ndërkombëtar, por mbi të gjitha, dhe në thelb, ishte një regjim imoral barbar dhe kriminal – përgjegjës për vrasjen e mbi 100-milionë vetave në Evropë dhe anë e mbanë botës.

Fjalimi i ish-Presidentit Reagan ishte një shenjë e qartë për Amerikën dhe botën se, Shtetet e Bashkuara kishin marrë një qëndrim të prerë moral se nuk do të toleronin më agresionin sovjetik komunist, anë e mbanë botës. Si rrjedhim, gjatë viteve që pasuan, Shtetet e Bashkuara shtuan ndihmat për forcat anti-komuniste, anë e mbanë botës, përfshirë lëvizjet anti-komuniste në Evropë, siç ishte Lëvizja Solidarnost e punëtorëve polakë, me në krye Lech Walesën.  Sivjet, këtu në Shtetet e Bashkuara, 40-vjetori i fjalimit historik i ish-presidentit Reagan mbi “perandorinë e së keqës”, është shënuar me ekspozita, dokumente, fotografi e tregime mbi Luftën e Ftohtë, mbi përpjekjet dhe luftën për shembjen e komunizmit ndërkombëtar 40-vjet më parë kur ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan në emër të demokracisë dhe të vlerave amerikane kishte vendosur të merrte një qëndrim të prerë moral mbi komunizmin – “moral clarity” për të luftuar komunizmin dhe trashëgiminë e tij deri në zhdukje duke thënë se nuk mund të kishte “détente” as bashkëjetesë me një regjim dhe ideologji kriminale, që kishte pushtuar botën për disa dekada.

40-vjetori i fjalimit të Presidentit Reagan mbi “perandorinë e së keqes”, duke iu referuar ish-perandorisë komuniste sovjetike, përveç se kujtohet nga përspektiva historike duhet të jetë, njëkohësisht, edhe pjesë e eksplorimit të pasojave të komunizmit dhe trashëgimisë së kësaj ideologjie imorale, barbare e kriminale, edhe në ditët e sotme.  Ndërsa shumica e ish-vendeve komuniste të Evropës lindore e qendrore; sot anëtare të Nato-s dhe të Bashkimit Evropian kryesisht, i kanë luftuar dhe vazhdojnë t’i luftojnë pasojat e komunizmit në shoqëritë e tyre, ndërsa janë distancuar nga e kaluara e tyre komuniste dhe ndërkohë që kanë dënuar, zyrtarisht, krimet e “perandorisë të së keqës” komuniste sovjetike dhe të regjimeve të tjera komuniste. Shqipëria aktuale, 40-vjetë pas fjalimit të famshëm të Presidentit Ronald Reagan dhe 30 e sa vjetë pas shembjes së Murit të Berlinit nuk shqetësohet fare, as nga krimet e komunizmit të regjimit të Enver Hoxhës. 40-vjet pas paralajmërimit të Presidentit Ronald Reagan mbi të këqiat e komunizmit në botë Shqipëria, jo vtëm që nuk përballet me të kaluarën e saj komuniste dhe as nuk dënon krimet e komunizmit, siç ka bërë shumë herë shumica e ish-botës komuniste, sidomos në Evropë. Përkundrazi, Shqipëria u duk ditët e fundit, jo vetëm një vend i Evropës, që nuk është përballur me të kaluarën e saj kriminale të komunizmit dhe as që ka dënuar të këqiat dhe krimet e komunizmit në territorin e vet. Në vend të kësaj, Shqipëria e sotme duket se po përpiqet të mos i bashkohet botës së qytetëruar duke dënuar krimet e komunizmit, por po punon seriozisht dhe me vendosmëri për të ruajtur dhe për të përjetësuar trashëgiminë dhe pasojat e komunizmit të regjimit diktatorial enverist në jetën e përditshme politike, shoqërore dhe kulturore të vendit, duke filluar nga politika, drejtësia, akademia, shkollat dhe universitetet…

Gjatë takimit të nivelit të lartë të liderëve të rajonit dhe udhëheqësve të Bashkimit Evropian (BE), në Tiranë, kohët e fundit, pjesë e samitit historik të Procesit të Berlinit, autoritetet më të larta zyrtare të Tiranës u folën mysafirëve të vet me krenari për objektet e diktatorit, për “piramidën e Enverit”, për “vilën e Enverit”, madje në ditëlindjen e diktatorit, se si këto objekte tani po “kthehen” në përdorime të dobishme për Shqipërinë, madje për botën, për “artistët botërorë” të cilët do përdorin vilën 31 të Enverit, për të bërë vepra arti, pikërisht në shtëpinë ku planifikoheshin vrasje, krime kundër njerëzimit dhe barbarizma kundër shqiptarëve, kundërshtarë të keqes komuniste. Po “shndërrohen” në qendra arti e teknologjie për brezat e ardhëshëm, “si një mesazh domethënës i triumfit të lirisë mbi shtypjen, i së ardhmes mbi të shkuarën”, u shpreh Kryeministri Rama, me atë rast.

Në mendimin tim dhe në mendimin e shumë shqiptarëve, objektet e pagëzuara me emrin e diktatorit, si “vila e Enverit” ose “piramida e Enverit”, nuk do të përçojnë kurrë mesazhin “e triumfit të lirisë dhe shtypjes”, siç deklaroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama para mysafirëve të lartë evropianë në Tiranë disa ditë më parë. Këto objekte, do të njihen siç njiheshin në kohën e Enverit edhe gjatë regjimit komunist, “të Enverit”. Si rrjedhim, emri i diktatorit komunist do kujtohet nga brezat e ardhshëm, kurdo që të përmendet vila e tij dhe piramida gjoja si qendra arti e teknologjie. Unë e shoh këtë propapagandë të fëlliqtë nga autoritetet e Tiranës zyrtare, që iu servir evropianëve gjatë vizitës së tyre në Tiranë. si një përpjekje të dëshpëruar nga ana e tyre për të zbutur kujtesën ndaj të kaluarës komuniste dhe krimeve të Enver Hoxhës për pothuaj një gjysëm shekulli në Shqipëri. Në të vërtetë, është një mesazh i qartë IMORAL se shndërrimet e objekteve të Enver Hoxhës, në qendër të Tiranë, në objekte arti e teknologjie nuk i shërbejnë as lirisë, as demokracisë dhe nuk janë mesazhe të triumfit të lirisë mbi shtypjen, siç pretendoi Kryeministri i Shqipërisë. Por është një vërtetim i qëndrimeve IMORALE të kësaj klase politike dhe drejtësie të re shqiptare, që 40-vjet pas paralajmërimit të ish-Presidentit amerikan, Ronald Reagan mbi perandorinë e së keqes komuniste sovjetike dhe pas 30-e ca viteve të shembjes së Murit të Berlinit që Shqipëria, në të vërtetë, po përjetëson atë të keqe komuniste, kriminale duke u përpjekur ta zbutë kujtesën e komunizmit: një sistemi politik një partiak të dështuar dhe një ekonomie, gjithashtu të dështuar dhe të korruptuar.

Vendimi i autoriteteve shqiptare në Tiranë për të shndërruar ish-objektet e Enverit në objekte arti, teknologjie dhe kulture nuk është një qëndrim MORAL i prerë, për t’u distancuar, njëherë e mirë nga e kaluara komuniste dhe nga krimet e Enver Hoxhës para Kombit shqiptar dhe para Evropës, por është një zbutje e asaj kujtese të tmershme për shumë shqiptarë, që në të vërtetë paraqet një dështim MORAL dhe një mungesë karakteri.

Morali dhe karakteri i atyre që e quajnë veten liderë të një vendi ose kombi, pasi udhëheqës ka pak në këtë botë. Janë karakteristika të rëndësishme, sepse përcaktojnë të tashmen dhe të ardhmen e një Kombi. Veprat dhe fjalët e juaja, gjatë 33 viteve të ashtuquajtur post-komunizëm, tregojnë se ju, si klasë politike e atij vendi, pa dallim, kini vendosur që në përjetësi të kujtohet Enver Hoxha në Shqipëri. U lumtë, ta gëzoni!

PS- Oh, gati harrova. Pasi qenkeni në këtë gjëndje të gëzueshme shpirtërore për të rinovuar objekte të diktatorit, deshta t’u kujtoj autoriteteve të Tiranës, se pasi qenkeni të gatshëm të bëni rinovime të objekteve të Enver Hoxhës, për qëllime arti e kulture, e të cilat i njoftuat, pikërisht, në ditëlindjen e Enverit a ka mundësi që nëse kini ndonjë fond shtesë për objektet e Enverit, qoftë edhe nga ndihmat e fondacionit prestigjioz francez “Art Explora t’i ndani mënjanë ca lekë për shtëpinë e Gjergj Fishtës.

Jam i vetdijshëm se gjatë tre dekadave të fundit tranzicion post-komunist, klasa politike shqiptare ka ruajtur një distancim të madh nga At Gjergja Fishta, por jo nga e kaluar komuniste dhe nga krimet e regjimit enverist.

Megjithëkëtë, sa për informacion, po ju kujtoj se ditëlindja e Fishtës ishte me 23 Tetor. Vetëm si kujtesë, nëqoftse dëshironi ta përdorni ditlindjen e Poetit Kombëtar, si një shkak për të bërë ndonjë punë të mbarë për Kombin shqiptar!