Peng e një klase politike që shet ndërgjegjen për një mëditje më shumë!

Shkrime relevante

Berisha dhe Rama: dy periudha pushteti, një faturë e rëndë për kombin shqiptar

Xhemil Zeqiri, Danimark ____ Ndoshta dështimi më i madh i politikës shqiptare gjatë...

Shumë bashkatdhetarëve tanë, idologjia islamike ua ka bërë trurin bërllok!

Driton Statovci, Vjenë ____ Definitivisht, shumë bashkëkombësve tanë ideologjia islamiste ua ka bërë...

A do të tërhiqet Shqiptar Shaljani nga aktiviteti për kauzën, përkatësisht për kauzat gjithëkombëtare?

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ JO, SHQIPTARI NUK TËRHIQET! Nuk tërhiqem dhe...

Shpërndaj

Zeqir Bekolli, Drenas

Për të gjashtëmbëdhjetën herë radhazi, dyert e Kuvendit të Kosovës janë bërë skenë e një teatri të mjerë politik, ku deputetët hyjnë e dalin, shpeshherë me buzëqeshje ironike në fytyrë, duke e konsideruar bllokimin e seancave si fitore partie dhe jo si humbje kombëtare. Ky është një realitet i dhimbshëm dhe një turp institucional. Deputetët partiakë, të përzgjedhur nga populli për të përfaqësuar interesin publik, kanë kthyer Kuvendin në një arenë të interesave të ngushta personale dhe klanore.

Sikur të kishin blerë votat në treg, këta përfaqësues të zgjedhur sillen si pronarë të kolltuqeve, jo si shërbyes të qytetarëve. Harrojnë se besimi që ua dha elektorati nuk është një kontratë e përjetshme, por një përgjegjësi që duhet merituar çdo ditë me punë, etikë dhe përkushtim ndaj shtetit. Papërgjegjësia e tyre nuk është thjesht taktike politike – është një akt i rëndë mosbesimi ndaj demokracisë dhe institucioneve.

Në një vend ku shteti është ende në ndërtim e sipër, dhe ku çdo hap institucional ka rëndësinë e vet historike, sabotimi i qëllimshëm i proceseve parlamentare për hesap partie përbën rrezik kombëtar. A është e drejtë që qytetarët e këtij vendi të vazhdojnë të shohin pagat, meditjet dhe privilegjet e deputetëve si shpërblim për mosfunksionimin e Kuvendit?

Nëse vendi për shkak të kësaj papërgjegjësie politike detyrohet të shkojë sërish në zgjedhje, atëherë duhet të shtrohet me serioz pyetja: a do të duhet më ky popull të votojë të njëjtët emra, të njëjtat fytyra, që tashmë e kanë provuar se janë të interesuar më shumë për meditje sesa për shtet?

Një popull shtetformues nuk duron pafund. Ai ndëshkon me votë. Ai kërkon llogari. Dhe është koha që qytetarët e Kosovës të shohin përtej flamujve partiakë dhe të zgjedhin përfaqësues që e kuptojnë peshën e një vote dhe nderin e përfaqësimit. Përndryshe, do të mbesim peng i një klase politike që shet ndërgjegjen për një mëditje më shumë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu