ARKIVI:
28 Korrik 2026

Presidentja Osmani priti në takim ministrin e jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias 

Shkrime relevante

A ishte në ujdi me politikën shtetërore, deklarata e Ministres së Serbisë Snezhana Paunoviq?!

Ryzhdi Baloku, Pejë Në opinionin e gjerë ka bërë bujë deklarata publike...

Një tubim nostalgjik në Malet e Idriz Seferit

Më 26 korrik,në Malet e Idriz Seferit (Karadak),në trojet shqiptare ngelur...

Çlirimi nuk është metaforë artistike – është sakrificë, kujtesë dhe ndërtim shteti

Agim Vuniqi, Vashington Liria nuk lind nga metaforat, as nuk mbrohet vetëm...

Pa një ekspertizë të pavarur shkencore, çdo analizë mbetët vetëm një interpretim politik”

Safet Sadiku, Zvicër a) Trajtime metodologjike: "Nëse administrata digjitale e Bashkimit Evropian rrit...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias. 

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova dhe Greqia ndajnë të njëjtat vlera euroatlantike, ndaj ka kërkuar mbështetjen greke për  anëtarësim në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe dhe NATO, si një garanci jo vetëm për shtetin e Kosovës, por edhe për rajonin. 

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka përmendur rrezikun nga tendencat destabilizuese të Rusisë në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi, nëpërmjet Serbisë si satelit i saj. 

Një pjesë e takimit iu kushtua zhvillimeve të krijuara pas agresionit të Rusisë në Ukrainë. Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin se Kosova është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së dhe SHBA-së ndaj Rusisë, duke shprehur mbështetje për popullin ukrainas dhe duke bërë me dije se tashmë Kosova ka strehuar një grup të gazetarëve nga ky shtet, sikurse që është e hapur edhe për strehimin e refugjatëve të tjerë. 

 

Në takim me ministrin Dendias, Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë, me shpresën që së shpejti do të formalizohet vendimi për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Greqia. 

Ndër të tjera, në takim me ministrin Dendias, Presidentja Osmani ka potencuar edhe nevojën për rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimin në  politikën e jashtme, turizëm, kulturë si dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu