ARKIVI:
11 Qershor 2026

Viktor Hygo për gruan

Shkrime relevante

Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen e Deçanit – dega në Mitrovicë dhe veprimtarinë qytetare

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen...

Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit 2008, kur shkelet Akti i Helsinkit, historia ndryshon drejtimin

Agim Vuniqi, Vashington Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit...

Mendime për lirinë dhe demokracinë 1999 – 2026

Fotoja është e futjes së trupave të NATO-s në Kosovë Nga: Besim...

Tre burra iu bashkuan Shtetit Islamik, planifikuan vrasjen masive të forcave speciale amerikane

Shteti Islamik, foto ilustrues. Burimi: Wikimedia. Njëri nga të dyshuarit, Bereen...

Prizreni nderon Lidhjen Shqiptare: Pas 148 vitesh, fryma e bashkimit kombëtar mbetet e gjallë!

Në ceremoninë qendrore morën pjesë edhe përfaqësues nga Sanxhaku dhe Ulqini,...

Shpërndaj

Dilaver Goxhaj, Tiranë

VIKTOR HYGO PËR GRUAN

Ai që thotë dashuri – thotë GRUA. Ah! Ah! Në botë ka një krijesë të plotëfuqishme – dhe kjo është GRUAJA. Pyetni atë demagogun Marius është apo s’është skllav i asaj tiraneshës së vogël Kozetë. Dhe është me pëlqimin e tij të plotë! GRUAJA! S’ka Robespier në botë që t’i qëndrojë asaj, GRUAJA është ajo që sundon. Unë s’jam më monarkist vecse per këtë lloj monarkie, po. Ç’është vallë Adami? Është mbretëria e Evës. S’ka 1789-të për Evën. Skeptri mbretëror e ai perandorak kishin në majë një lule zambaku, ai i Luigjit të Madh ishte prej ari, revolucioni i mori dhe i shtypi këta skeptra mes gishtit të madh dhe gishtit tregues, si ca fije kashte që s’bënin dy prara; mbaroi, u thye, u përdhos, s’ka më skeptër; por bëmëni, ju lutem, një revolucion kundër asaj shamie të vogël të qëndisur që mban erë trëndelinë! Ashtu t’iu shihja njëherë! Pa provon njëherë! Pse, mos është e fortë shamia? Po ajo ësht një copë leckë!? ….

Me një fjalë, njeriu gjithmonë duhet t’i dashuroi gratë. Mos i dashuroni po ua mbajti! Këto shejtane janë ëngjëjt tanë. Po, dashuria, gruaja, puthja janë një rreth; dilni po jua mbajti… Hyn një grua në skenë, ngrihet një yll; dhe ne biem në gjunjë! . . .

Qysh prej gjashtëdhjetë shekujsh burri dhe gruaja e hedhin lumin duke dashuruar. Djalli, që është dhelparak e shpirtlig, filloi të urrente njeriun; njeriu, që është më dhelparak, filloi të dashuronte gruan. Kësisoj ai i bëri vetes më shumë të mira se ç’i kishte bërë djalli të këqija atij. Kjo gjë kaq e hollë ka qenë gjetur qëkurse doli në skenë parajsa tokësore – GRUAJA. Bëhuni Filomenë e Baskidë!

**

Regullojeni punën, që kur jeni njeri pranë tjetrit, të mos u mungojë asgjë, që Kozeta të jetë diell për Mariusin dhe Mariusi të jetë gjithësia për Kozetën. Pasha bukën! MËNYRA MË E MIRË PËR TË ADHURUAR ZOTIN, ËSHTË TË DASHUROSH GRUAN TËNDE. Të dua! Ja katekizmi im. Miqtë e mi, RROFTË GRUAJA! ——-

**

Bëhuni Filomenë e Baskidë = çift legjendar I mitologjisë antike. Emir I tyre është bërë symbol i dashurisë bashkëshortore. (Shënim: Marrë prej romanit “Të mjerët”, v.3, Tiranë, 1983, f. 514-516)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu