ARKIVI:
26 Prill 2026

11 Marsi i “Pranverës së Madhe 1981”, nisi si revoltë për dinjitet, por u shndërrua në revoltë për të drejta kombëtare

Shkrime relevante

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës

Gani I. Mehmeti (A.P / 25 April 2026 - 17:34, Kosova Sot...

Shpërndaj

Autoportret: Sak Muji
___
PRANVERA E MADHE 1981
___
– Nga dhoma 401 te dhoma 402 (dhoma e Bashkim Berishës), nga fjala te prangat
Ka ngjarje që s’janë faqe të ftohta. Janë gur në fyt.
Janë zë që nuk të lë të heshtësh.
Pranvera e vitit 1981 në Prishtinë nuk ishte thjesht protestë studentore.
Ishte përplasje e një brezi me një sistem që, kur s’bindte dot me fjalë, vinte me frikë, me bastisje e me pranga.
Unë jam Sak Muji. Atëherë quhesha Sylë Mujaj.
Po e shkruaj këtë dëshmi si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në organizimin e ditëve 11–26 mars 1981, me emra, vende e detaje, sepse historia nuk mbahet me hamendje, por me të vërtetën e përjetuar.
Konviktet në Prishtinë – ku sigurimi ishte edhe “brenda”
Në konvikte, sigurimi nuk ishte vetëm jashtë. Ishte edhe brenda: në korridore, në salla, në “biseda informative”, në fytyra që qeshnin ditën e raportonin natën.
Kishte të inkorporuar nëpër dhoma të ndryshme.
Ne e dinim.
Prandaj organizimi ynë, edhe kur ishte vetëm fjalë, bëhej si ecje mbi akull: një hap gabim — dhe poshtë ishte burgu.
Në rrethin e asaj kohe, mbeten në kujtesë edhe shumë bashkëveprimtarë e emra të tjerë kundër neshë :
si Nevruz Jusufi, Rexhep Maqedonci, Abdullah Prapashtica, Ibish Mujaj (Nabërgjan), Zukë Dajaku (Drenicë), Xhavit Haliti (Novosellë e Pejës) e shumë të tjerë.
Sa i akuzova ne gjygj pa e thënë kurre se Sylë Mujaj Paska thënë : “ se do te ua curravi veshet Ibish Mujaj, Zuk Dajakut e Xhavit Halitit?!
Një detaj i rëndësishëm i organizimit: nga dhoma ime 401 u kalua te dhoma e kolegëve:
Ku nuk ishte rastësi.
Ishte veprim sigurie dhe koordinimi.
Në këtë rrjedhë ishim:
• Ali Lajçi
• Bajram Kosumi
• Riza Demaj
• Hamdi Hajdini
• unë: Sak Muji (Sylë Mujaj)
Dhe patëm ndihmë nga:
• Ahmet Ibrahimi (sot Maestro i Artit)
si dhe një bashkëveprimtar tjetër, i kujtuar si Enver (mbiemri jo i sigurt).
Për të është përfolur se “u gjet i vrarë” pas burgosjes sonë — këtë e shënoj si rrëfim që kërkon zbardhje, jo si fakt të provuar.
11 mars 1981 – dita që ndau kohën
Më 11 mars 1981, studentët dolën.
Ajo që nisi si revoltë për kushte e dinjitet, u bë shpejt revoltë për të drejta.
Pushteti u përgjigj me shkop dhe etiketim.
Na quajtën “huliganë”, “armiq”, “të manipuluar”.
Ne ishim studentë — dhe kërkonim dinjitet.
26 mars 1981 – ora 03:30, SUP-i dhe shpejtimi i mbylljes
Një detaj vendimtar: mbyllja e konvikteve ishte planifikuar për rreth orës 05:00, por u shpejtua dhe ndodhi rreth orës 03:30.
Sipas kujtesës sonë, ardhja e inspektorëve të SUP-it e shpejtoi gjithë operacionin: rrethimin, kontrollin, bastisjet dhe grumbullimin e studentëve.
Në atë natë të shpejtuar, sipas dëshmisë sonë, u bastisën dhoma dhe u prekën jo vetëm dokumentet politike: u morën edhe pasaporta, libra, dokumente, madje edhe sende me vlerë.
Ne e pamë se bastisja nuk ishte “kontroll”: ishte frikësim dhe grabitje e privatësisë.
“STUDENTI LAJMËRON!” – shifra telefonike nga konvikti në konvikt
Në organizim përdornim edhe një shifër alarmi përmes telefonave të portierëve të konvikteve:
“STUDENTI LAJMËRON!”
Kjo frazë nënkuptonte: po ndodh mbyllje, bastisje, grumbullim — mobilizohuni dhe ruani veten.
Mensa e Konviktit nr. 3 – bllokimi i mbi 13 personave të identifikuar si spiunë
Sipas dëshmisë sonë, Abdullah Tahiri dhe Ibrahim Nikçi arritën të identifikojnë dhe të kapin mbi 13 persona, të cilët i konsideronim “spiunë zyrtarë” të përfshirë në bastisje dhe grabitje të dokumenteve e sendeve.
Sipas rrëfimit, ata u bllokuan në mensën e Konviktit nr. 3.
6 parollat – të lidhura në shok (brez)
1. “Republikë – Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë!”
2. “Trepça punon – Beogradi ndërton!”
3. “Bashkim – Bashkim!”
4. “Kush s’bashkohet është tradhtar!”
5. “Lironi shokët nga burgu!”
6. “Poshtë borgjezia e kuqe!”
26 mars 1981 – tekstet/dokumentet para Gazmend Zajmit dhe Pajazit Nushit
Më 26 mars 1981, në mensën e Konviktit nr. 3, u hartuan e u lexuan tekste e dokumente (kërkesa, qëndrime, shpjegime) para figurave zyrtare, mes tyre:
• Gazmend Zajmi
• Pajazit Nushi
Arrestimet – pesëshja jonë
Në rrethin tonë u morëm dhe u proceduam si bosht:
1. Ali Lajçi
2. Bajram Kosumi
3. Riza Demaj
4. Hamdi Hajdini
5. Sak Muji (Sylë Mujaj)
Dy dëshmitarët e mbrojtjes – dy dëshmorët
• Abdullah Tahiri – i pranishëm në thyrjen e pjatave; më vonë u vra në Burgun e Dubravës.
• Ibrahim Nikçi – u vra në Qafë të Kukësit.
Epilogu – etiketa dhe “grupet” deri te gjykimi
Pas 26 marsit filloi presioni, hetimet dhe përpjekja për ta kthyer një shpërthim shoqëror në “komplot”.
Na quajtën:
irredentistë, nacionalistë, enveristë, ballistë, anti serbo-sllavë, anti komunistë…
Qëllimi ishte kriminalizimi dhe izolimi.
Por ndodhi e kundërta: u bashkuan rrethe e grupe, dhe deri në vjeshtë u zgjerua rrethi ynë (siç e kujtojmë: “21 veta”).
Mesazh për sot
Kosova s’duhet të mbetet “eksperiment” i pafund.
Duhet Shtet i plotë i së drejtës, me Drejtësi, Ligj, dhe lustracion të strukturave që e dëmtojnë shtetin.
Rruga jonë duhet të jetë e qartë drejt BE-së dhe NATO-s.
AKROSTIK – VARGJE TË SHKURTRA
P R A N V E R A E M A D H E 1 9 8 1
Nga Sak Muji (isha Sylë Mujaj)
Pranga në agim.
Rrethim në korridor.
Akull në zemër — zjarr në fjalë.
Në 03:30 u mbyllën dyert, para 05:00.
Vrapuam te dhoma e Bashkimit e Agimit.
Emrat u bënë betim: Ali, Bajram, Riza, Hamdi — dhe unë, Sak.
Rrugë e bastisur: pasaporta, libra, sende me vlerë.
Alarmi në telefon: “STUDENTI LAJMËRON!”
Erdhi mensa — u bë shesh.
Mbi 13 u bllokuan, siç e pamë ne atë natë.
Abdullah Tahiri — dritë që s’vritet.
Dubravë ia mori jetën, po s’ia mori emrin.
Hije me kollare na quanin “armiq” — e vetë ishin shërbëtorë.
E Ibrahim Nikçi — Qafa e Kukësit s’e harron.
1 pranverë — një betim.
9 net — një plagë që këndon.
8 etiketa — turp për ta.
1 histori — me emrat tanë.
Sonte, Pranvera e Madhe 1981 nuk u tha si legendë — u tha me emra.
Sepse kur emri shkruhet, e vërteta merr frymë.

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Rrespekt per shkrimin lidhur me ndriçimin e historisë se Demostratave fillimisht Studentore e me pastaj edhe gjithepipullore të Vitit 1981, per te cilat ende ka gjera e momente te pasqaruara si e sa duhet. Sidomos, kur eshte fjala per fillimin e tyre më 11 Mars! E verteta e pamohueshme eshte se ne situaten e elektrizuar dhe te gatshme per te shperthyer revolta studentore e akumuluar ne regjimin shtypes serbo-jugosllav ndaj ne shqiptareve, ne darken e 11 Marsit ne Menzen e studenteve pasi kishte pergatitur skenarin me shoket, ishte studenti i fakultetit te bujqesise, kolegu juaj Abdullah Tahiri, i cili i pari mori guximin ta permbys tabakun me ushqim dhe ta provokoj dhe nis shperthimin e Demostrates. Kjo duhet tecthuet troç. E jo keshtu thjesht: “Abdullahu ishte prezent ne thyerjen e pjatave”. Kjo sepse ende ky moment mbahet fsheht dhe ka pretendime se e beri ky apo ai individ! Po te drejtohem ty Sak sepse ti me grupin e studenteve te bujqesise: Abdullah Tahirin, Riza Demajn, Ibrahimin Nikçin dhe Hamdi Ajdinin, (edhepse kishte edhe grupe tjera ne mesin e studenteve), ju jeni prijatar te ketyre Demonstratave.
    E verteta eshte shume kokforte dhe ajo duhet te dihet sakt dhe pa ekuivoke.

  2. I nderuar,
    Në lidhje me shkrimet dhe komentet e Sabri Tahirit, e ndiej për detyrë morale dhe historike të sqaroj disa fakte, të cilat i kam cekur vazhdimisht në shkrimet e mia dhe për të cilat posedoj prova e dëshmi.
    Në çdo shkrim timin kam theksuar qartë se çdo veprim i Abdullah Tahirit është zhvilluar bashkë me mua, Riza Demaj dhe Ibrahim Nikçin. Këto fakte janë të dokumentuara dhe të shpjeguara me detaje, pa asnjë paqartësi.
    Gjatë ngjarjeve të 11–26 marsit 1981, në çdo episod – që nga plumbi i parë kundër policisë serbe i shkrepur nga Ibrahim Nikçi, e deri te organizimi i mbrojtjes së organizimit tonë në dhomat 401 dhe 402 – Abdullah Tahiri dhe Ibrahim Nikçi ishin me ne, duke bartur përgjegjësi të drejtpërdrejtë në veprimet ilegale dhe organizative.
    Po ashtu, gjatë mbylljes së konvikteve, nxjerrjes së 13 udb-ashëve në Mensën e Studentëve, dhe rezistencës deri në daljen e të gjithë studentëve, dy dëshmorët Abdullah Tahiri dhe Ibrahim Nikçi ishin pjesë aktive e organizimit.
    Në organizimin e parullave, shpërndarjes së letrave dhe të gjithë veprimtarisë ilegale, nga viti 1978 e deri në burgosjen tonë në dhomën 402, pjesë e këtij organizimi ishim:
    Ali Lajçi, Bajram Kosumi, Riza Demaj, Hamdi Hajdimi, e më vonë edhe piktori Ahmet gim Ibrahimi, si dhe një tjetër “N.N.”.
    Me ne, në të gjitha këto faza, ishin edhe dëshmorët Abdullah Tahiri dhe Ibrahim Nikçi.
    Këto fakte nuk janë interpretime personale, por pjesë e historisë së dokumentuar të asaj kohe, të cilat nuk mund dhe nuk duhet të shtrembërohen për asnjë arsye.
    Respekti për dëshmorët kërkon të vërtetën e plotë, jo heshtje selektive apo përjashtime të padrejta.
    Lavdi dëshmorëbve Abdullah Tahiri e Ibrahim Nikçi dhe te gjithë dëshmorët e Kombit tonë !

  3. I nderuari S. Muji, te pershendes.
    Diten e merkure me 11 mars 1981, deri ne mengjes kemi protestua ne mes te konviktit nr 1 dhe menses se studenteve. Ka qene edhe Ibrahim Nikqi, Ahmet Kelmendi (ka vdekur para dy vjeteve ne Gjermani) dhe Bajram Muriqi, tash jeton ne SHBA. …
    Para se te intervenoj policia, pas fjalimit te Ali Lajçit e te tjereve, jemi takua edhe me Gani Krasniqin e Carrallukes, i denuar me 15 vjet burg, ish shok shkolle e klase.
    Te tjerat, herave tjera!
    Naten!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu