ARKIVI:
18 Qershor 2026

Demoni që predikon mbi foltoret e marrëzisë

Shkrime relevante

Mjegull mbi Tiranë, mjegull mbi Prishtinë

(Kjo poezi satirike pasqyron zhgënjimin qytetar ndaj etjes për pushtet dhe...

Janë Shqiptarët për ty Shqipëri

Nikolin Sh. Lëmezhi, Shkodër

Një “PO” e madhe për gazin amerikan – Një investim në të ardhmen e Kosovës

Prof. Sabri Tahiri, Gjilan Kosova gjendet përballë një vendimi që tejkalon politikën...

Kur politika flet, por shkenca mungon: Si mbeti Kosova pa mendimin e saj energjetik

Agim Vuniqi, Vashington ____ Nga historia e zhvillimit industrial të Kosovës del një...

A po hyn Shqipëria në një fazë të mosbindjes totale qytetare?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë Në traditën e demonstrimeve qytetëruese, apo...

Shpërndaj

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Kur e pyetën një Plak nga Labëria që mbahej për parashikues në kohën e diktaturës për të ardhmen e vëndit se si do të ishte e ardhmja e Shqipërisë, ai u përgjigjegj me fjalët: `dëgjoni ç`thotë inglizi për ne`.

Historia tregon se si Kryeëngjëlli i respektuar i Zotit kundërshtoi për herë të parë dhe për këtë arësye Zoti e përzuri nga Parajsa dhe e hodhi në Tokë, por së bashku me të u rrëzuan dhe ëngjëj të tjerë të cilët u transformuan në Demonë të cilët mashtronin njerëzit e thjeshtë.

Ky Lucifer shqiptar dikur fener ndriçues i Shqipërisë së bashku me shokët e tij, papritur na u kthye në një Demon që u përpoq të tregonte rrugën e re drejt `Demokracisë perëndimore` e cila në fakt për shqiptarët u bë ndryshe nga vëndet e tjera jashtë cdo parashikimi.

Kështu u derdhën e hynë në politikën e pas `90, demonët që dikur ishin `ëngjëjt` e Fanarit ndriçues që predikonte `Njeriun e Ri` dhe `Barazitizmin nëpërmjet varfërsisë`.

Pas 30 vite dominimi demoniak të grupit të demonëve që u shpërndanë në të gjitha partitë e reja të krijuara pas shëmbjes se Partisë mëmë, ndër vite kur gjatë 100 viteve sundoi klasa e pasur e bejlerëve dhe e pashallarëve për 15 vjet nëpërmjet Zogollit, e pastaj klasa puntore për 45 vjet nëprmjet PPSH, dhe ish fshatarësia kooperativiste nëpërmjet `intelektualëve katundarë` për 30 vjet, më në fund, Demonët e e dalë në opozitë u përçanë dhe e humbën gjirizin drejtues të partisë demoniake por si të tillë që ishin për të mbrojtur fitorjet e tyre demoniake 30 vjeçare në pozitë dhe në opozitë, mbështetur në parimin e krijimit të klasës së pasur-duke mos respektuar ligjet, ri-krijuan në vënd 5 anarkitë e famshme për të cilat foli Ëngjëlli shqiptar Fan Noli, duke shkaktuar për këto 30 vite të pas diktaturës së Luciferit një kaos  i cili përbëhej çuditërisht po nga ato 5 Anarki: sociale, moral, fetar, patriotike, dhe ideale (politike).

Përpjekjet e BE dhe SHBA për të stabilizuar Shqipërinë më në fund gjetën një individ jashtë forcave të errësirës i cili u përpoq dhe po përpiqet të kthejë në binarë Shqipërinë kaotike për ta antarësuar në BE.

Sidoqoftë forcat demoniake shqiptare e ushqyer nga 5 anarkitë dhe nga krahë politikë antishqiptarë të fqinjëve e në Europë që ushqejnë të kaluarën ish perandorake osmane me ` të mirat` e atëhershme dhe nostalgjike si dembellëkun, gradat, rrushfetllëkun,qafirllëkun, xhambazllëkun, xhengijhanet dhe rruspihanet, sahanlëpirllëkun, dhe qejfllëkun, të rrënjosura thellë në shpirtin e ish-ëve drejtues të djeshëm e të sotëm, qw ëndërrojnë të rikthejnë vëndin në katrahurën e së kaluarës pa ligje.

Kështu demoni i `90 kërkon të satanizojë shoqërinë shqiptare duke mbledhur lukuninë e demonëve të larguar nga realiteti në disa takime ku në foltoret debatohen marrëzi që të kujtojnë Gëbelsin , bëhen thirrje për kryengritje që të kujtojnë revolucionet proletare, lavdërojnë tradhtarët dhe shajnë heronjtë  që të kujtojnë poezitë e Nolit, mallëngjejnë injorancën me gjakmarrjet e  Kodit të Lek Dukagjinit, duke fërkuar krenarine boshe shqiptare që të ngrihet në pjedestal budallallëku i së kaluarës së trishtë të izolimit të vëndit.

E përse ky rebelim i përsëritur demoniak në Shqipëri?

Dihet kjo- për të justifiukar fajet mëkatet demoniake të 30 viteve, duke u a hedhur fajin të tjerëve dhe për të krijuar anarkitë e kaluara me qëllim që të hedhin përsëri gurët e për të fshehur duart e fëlliqura me krime, droge, dhunë, e çmënduri të rradhës pjellë e një shoqërie të huaj të degjeneruar që e ka prishur familjen tashmë, duke u përpjekur të bëjë presion nga një minoritet i degjeneruar LGBTQ (IU), mbi shoqërinë shqiptare për të vendosur rregullat e tij mbi shumicën.

Po përse duhet që  Shoqëria  shqiptare të pohojë në mënyrë të përsëritur shprehjen e at Zef Pllumit se:  “Kurrë s’e kam kuptue se si një popull kaq i vogël si shqiptarët, ka mujt me nxjerr kaq shumë rrugaça”….

Ndoshta kjo ndodh se në Shqipëri që kur u krijua,  nuk u krijua me binomin e fortë FE+Atdhe, por u krijua me dëshirën e mirë që `Feja e shqiptarëve është shqiptaria`. Shtete e tjera u formuan me binomin e artë, shqiptarët jop. Kjo është arësyea që Fraza e Zef Pllumit ze vend. E vetmja mënyrë është arsimimi i mirë i shqiptarëve dhe ruajtja e familjes e shoqëruar me qytetarizimin e shoqërisë, vendosjen e hierarkisë profesionale dhe të meritokracisë.

Në këto terrene gjthmonë do të jetë e rrezikshme për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve brënda dhe jashtë vëndit- dominimi i demonëve fshtarë e rrugaçë me shkollë të lartë të cilët e kanë kapur Shqipërinë prej fyti vite me rradhë duke detyruar një pjesë të popullatës të largohet për shkak të pasigurisë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu