ARKIVI:
27 Prill 2026

Brengosja e opozitës kriminale për punëtorët që i plaçkiti për dy dekada me radhë

Shkrime relevante

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
Kërkesat e opozitës për rritje të pagave pa mbulesë të vërtetë ekonomike dhe financiare, respektivisht pa rritje të vërtetë ekonomike dhe financiare që do të rezultonte nga rritja e prodhimit, eksportit të mallrave, investimeve të jashtme dhe punësimit, janë jo vetëm të pa bazuara në brengën e vërtetë për të punësuarit, por edhe totalisht të pasinqerta, populiste, klienteliste, hipokrite dhe kalkuluese.
Përveç kësaj e dëmtojnë pafundësisht buxhetin, ekonominë e shtetit dhe kohezionin edhe ashtu të brishtë social.
Metaforikisht këtë veprim do ta krahasoja me brengën e kriminelit për shëndetin e pacientit të cilin e ka plagosur për vdekje ose të cilin e ka rrahur për spital.
O Zot i madh sa të gërditshëm janë këta njerëz.
Sikur të ishin të sinqertë do të propozonin masa urgjente për zbutjen e pasojave nga pandemia dhe kriza energjetike globale ashtu siç kam vepruar unë.
Unë për shembull kam propozuar pezullim të përkohshëm të tatimit mbi vlerën e shtuar respektivisht të TVSH-së dhe heqje të akcizave të dyfishta nga mallrat e importuar.
Sepse pezullimi i përkohshëm do ta bënte ofertën dhe blerjen më të lirë, ndërsa heqja e njërës prej dy akcizave do ta bënte importin më të lirë.
Në anën tjetër çmimet e ulëta do ta rrisnin shitjen dhe konsumin, ndërsa lekët e shpenzuara do të përfundonin në qarkun e brendshëm monetar respektivisht do ta forconin konjukturen e brendshme ekonomike, financiare, monetare dhe tregtare.
Pastaj barra e krizës do të mund të vëhëj (shpërndahej) proporcionalisht mbi supet e shitësve dhe blerësve.
Sepse shitësit mund t’i shesin blerëseve vazhdimisht mallra me çmime të larta, mirëpo blerësit nuk mund t’i shesin askujt asgjë prandaj janë gjithmonë viktima.
E kuptoni ju këtë apo jo?
Por jo. Këta matrapazë cdo veprim ia përshtatin llogarisë së kalkulatorit që e mbajnë vazhdimisht në xhep.
Gjenet, kromozomet dhe indet lypin me ua shpartallu.
Prandaj voten time nuk do ta kenë kurrën e kurrës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu