ARKIVI:
11 Mars 2026

Raporti i DASH për terrorizmin, Irani ‘rrezik’ për Shqipërinë

Shkrime relevante

Trump: – Lufta është thuajse e përfunduar

President Donald Trump gestures after stepping off Air Force One, Saturday,...

Agim Vuniqi pyet se a është Tan Lepri, i dyshuari i vrasjes së Ahmet Krasniqit…?

Agim Vuniqi, Vashington A eshte Tan Lepri, i dyshuari i vrasjes së...

Shqiptarët shquhen më tepër me mosdijen e tyre, me çka i qojnë ujë në mulli shteteve armike, mendon Isa Mulaj nga Istogu

Isa Mulaj, Istog Institute for Economic Policy Research and Analyses (INEPRA) Dikush në...

Onkologët e rinj mbesin pa punë, rrezikohet largimi i tyre nga Kosova

Adem Lushaj, Deçan Në një kohë kur numri i pacientëve me sëmundje...

Shpërndaj

Euronews,18 Dhjetor, 2021

 

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin për terrorizmin, thotë se shqetësim për Shqipërinë mbetën të kthyerit nga Iraku dhe Siria.

Sipas DASH, simpatizantët e ISIS po përpiqen që të radikalizojnë të rinj shqiptarë.

Në tetor, një grua me katër fëmijë u riatdhesua nga Siria dhe DASH thotë se Shqipëria po vazhdon riatdhesimet.

Gjithashtu autoritetet kanë ndërtuar një plan kombëtar për marrjen, akomodimin dhe deradikalizimin e të kthyerve nga kampet në Siri.

Shqetësim tjetër për terrorizmin janë aktivitete kundër muxhahedinëve që janë strehuar në vendin tonë, që financohen direkt nga Irani.

Raporti i DASH nënvizon se në dhjetor të vitit të kaluar është ndaluar një person me dyshimin se do të kryente akte terroriste kundër hebrenjve.

Në një rast tjetër, një gjykatë në Tiranë ka dënuar një person të dyshuar për të njëjtin krim, me 3 vite heqje lirie.

Kurse në korrik 2020, një agjent i financuar nga Irani është deklaruar “i padëshiruar” nga qeveria shqiptare dhe është dëbuar.

Muxhahedinët iranianë që ndodhen në vendin tonë janë strehuar në kampin Ashraf 3, në Manëz të Durrësit, ku jetojnë për rreth 3000 muxhahedinë, të cilët janë konsideruar edhe opozita në mërgim e Iranit.

Ata janë pranuar nga shteti shqiptar pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mes qeverisë shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në maj të vitit 2013, qeveria “Berisha” strehoi 210 muxhahedinët e parë, ndërsa kryeministri Edi Rama ra dakord për të mirëpritur edhe 2.000 të tjerë, nga 2.800 që ishin në “Kampin liria”, në Irak.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu