La Quotidienne (1831) / Fjalimi i Mustafa Pashë Bushatlliut para njerëzve më të rëndësishëm të Shkodrës : “Preferoni të qëndroni nën zgjedhën e Portës apo të mbroni lirinë tuaj?

Shkrime relevante

Diktatorat më të mëdhenj në botë, PËR VRASJE

Ismet Hasani, Suedi ____ Diktatorët më të mëdhenj në botë, PËR VRASJE   Shënim: 1....

Qëllimi i vëllait të serbo-çetnikut Vuçiç, është që sidomos fëmijët shqiptarë (rinia) të mos kenë të ardhme në atdheun e tyre

Aurel Desarioti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA Të shkruarit thjesht e shkurt,...

Plagjiatori që m’i vjedh edhe fyerjet me të cilat e ofendoj

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Ka njerëz që vjedhin ide, ka të tjerë që...

Basil Schader, një figurë e shquar zvicerane e albanologjisë bashkëkohore

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë Në kujtim të Prof. Dr. Dr. Basil Schader...

Si qenka bota, poezi nga Arif Ejupi

SI QENKA BOTA (Kushtuar zgjedhjeve në Serbi, ku e kaluara ende rëndon...

Shpërndaj

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Janar 2022

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“La Quotidienne” ka botuar, të hënën e 18 prillit 1831, në ballinë, një shkrim në lidhje me fjalimin e mbajtur nga Mustafa Pashë Bushatlliu para njerëzve më të rëndësishëm të Shkodrës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Shqipëri

Shkodër, 5 mars. (Korrespondencë nga Gazeta Augsburgut.)

Pak ditë më parë, Mustafa Pasha thirri njerëzit më të rëndësishëm të qytetit tonë, për të marrë mendimin e tyre për raportin që kishte marrë se Veziri i Madh kishte marrë vendimin për fillimin e luftimeve kundër Pashallëkut të Shkodrës. Mustafai iu drejtua këtij kuvendi në një fjalim, pasazhet më të shquara të të cilit janë si më poshtë :

“Veziri i madh (e ka fjalën për Reshid Pashën) dëshiron të ndajë territorin tonë. Tashmë, qoftë me kërcënime, qoftë me premtime të rreme, ai ia doli të nënshtrojë nën pushtetin e tij qytetetet e Elbasanit, Tiranës, Kavajës, Durrësit, Krujës dhe Ohrit.

Ju kam thirrur së bashku për t’ju bërë të ditur gjendjen e gjërave dhe për të ditur nëse preferoni të qëndroni nën zgjedhën e Portës dhe t’i nënshtroheni sistemit të ri ushtarak dhe sistemit të ri të taksave, apo të mbroni lirinë tuaj; në këtë rast jam gati të sakrifikoj deri në pikën e fundit të gjakut tim; Më duhet t’ju them se e gjithë forca e Vezirit të Madh përbëhet nga vetëm 16.000 burra. Prandaj nuk është e frikshme dhe nuk duhet të frymëzojë ndonjë frikë serioze.

Djali im është vendosur në Dibër me 8.000 burra të fisit të Madganit (Matjanit), gati për të hyrë në fushatë. Boshnjakët, zotërit e Gjakovës dhe Prizrenit, si dhe një pjesë e Serbisë, më dhanë sigurinë se do të më vinin në ndihmë në luftën që po përgatitet. Unë kam kërkuar një burrë nga çdo familje e pashallëkut tim dhe besoj se jam në gjendje të hyj në fushatë katër ditë pas festës së Bairamit.”

Ky ligjërim ndërpritej shpesh nga shenja të qarta pëlqimi. Kuvendi njëzëri deklaroi se duhej luftuar për ruajtjen e pavarësisë së vendit.

 Mësuam se qytetet e përmendura më lart ishin të pushtuara vetëm nga një pjesë e vogël e ushtrisë së Vezirit të Madh, ai vetë ishte ende rreth Korçës me dhjetë mijë burra.

* Aurenc Bebja, Francë-(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/la-quotidienne-1831-fjalimi-i-mustafa-pashe-bushatlliut-para-njerezve-me-te-rendesishem-te-shkodres-preferoni-te-qendroni-nen-zgjedhen-e-portes-apo-te-mbroni-lirine-tuaj/.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu