ARKIVI:
31 Korrik 2026

17 Shkurti i vitit 2008 i barasvlershëm me 28 Nëntorin 1912

Shkrime relevante

Pa struktura në terren, Serbia kërkon sy elektronikë në veri !

Drizan Shala, ekspert i sigurisë, Prishtinë Sa herë që Serbia humb kapacitetin...

Pesë rreze drite të Senekës në shqip, falë shqipërimit të Gjon Mark Krasniqit

Lekë Mrijaj, Klinë Rreth një muaj më parë, shqipëruesi Gjon Mark Krasniqi...

Konsullata serbe në Shkodër dhe ajo shqiptare në Bujanoc

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Reciprocitet diplomatik apo interesa të ndryshme? –...

Shpërndaj

Nga Jusuf Buxhovi, Prishtinë
Shteti i Kosovës paraqet të arriturën më të madhe të shqiptarizmit. Si i tillë, thuajse përmbush kornizën e konceptit politik të Rilindasve që etnia shqiptare në përmasat e katër vilajeteve sa kishte në prag të shembjes së Perandorisë Osmane, t’i kthehet botës perëndimore.
Kjo e arritur historike ishte pjesë e një kundërvënie thuajse një shekullore mospranimit të pushtimit serb nga viti 1912 e deri në vitin 1999. Ky proces i pandalshëm kaloi nëpër disa binarë: atë të rezistencës së armatosur (nëpërmes luftës kaçake në vitet 1912-1924); të përpjekjeve për bashkim kombëtar në përputhje me rrethanat (ato nga viti 1941-1944) ; të iredentizmit ideologjik nga viti 1945-1968 në përputhje me të drejtën e vetëvendosjes ,si dhe atë për barazi e manifestuar me kërkesën për Republikën e Kosovës që u shfaq në vitin 1968 dhe në vitin 1981. Përgjegjësia që këtij rrugëtimi t’i jepej akti i fundit, i ra Lëvizjes Kombëtare në vitet 1898-1999, e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që drejtoi rezistencën institucionale dhe atë të armatosur, me ç’rast, me Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990, ia doli të shkëputet nga Serbia. Ndërsa me në Kuvendin e Kaçanikut, më 7 shtator 1990, shpallja e Repblikës së Kosovës, që u jetësua mbas zgjedhjeve të para parlamentare dhe presidenciale të vitit 1992, ia krijoi platformën kushtetuese dhe institucionale shtetit të pavarur të Kosovës, që më 17 shkurt 2008 u pranua edhe ndërkombëtarisht.
Andaj, nga kjo pikëpamje, 17 shkurti i vitit 2008, është i barasvlefshëm me 28 nëntorin 1912.
Bota shqiptare ka arsye që këtë ditë ta kremtojë me dinjitet, ndërsa shteti shqiptar duhet që 17 shkurtin ta shpallë festë zyrtare.
Ky veprim, formulën e bashkimit kombëtar e konverton në atë të unionit të të dy shteteve shqiptare, si të drejtë të bashkimit në përputhje me vullnetin demokratik, që duhet ta ketë edhe miratimin e faktorit perëndimor.i

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu