Verës t’kam gjetë në çdo cep të shpisë e t’oborrit

Shkrime relevante

Qimja në vezë…, në sytë e Hykmete Bajramit!

Lirim Gashi, Prizren ____ RADOJKOHYQMETE KURBAN BAJRAMI DHE SHKENCA E QIMES NË VEZË ____ Dje,...

Kush e organizoj 11 – 26 Marsin 1981

Nga Sak Muji – ish Sylë Mujaj Dëshmia ime personale, dokumentet...

Njerëzit dhe butoni i fundit

Lirim Gashi, Prizren ____ (në shqip, gjermanisht, serbisht) ____ Ekziston një keqkuptim i vogël lidhur...

“Sektet fetare” – Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe misionet e tyre të errëta

"Sektet fetare" - Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe...

Serbia nuk do të denazifishohet, përderisa të mos ndodhë pagesa e reparacioneve

Akademik Hakif Bajrami, historian nga Prishtina 1.Iluzionet se nuk duhet filluar lufta...

Shpërndaj

Ramë Lahaj
___
Vera, stina qe e kam dashte ma se shumti! Plot jete e gjallni. Veres t’kam gjete ne çdo cep te shpise e t’oborrit. Ti me punet e magjes e t’kopshtit, plot dashni, drite, bujari e buzeqeshje… vet jeta. Nane, ti dilli i jem!
Plot e plot hera, si majmun i malit, t’jam pshtjelle e katrrithe neper pshollak e nder kule. E zhag m’ke marr’ me vete, kurr pa m’hjeke qafe!
Vera! E masi u rrita u bona me pa shume ma shume stine e ngjyra t’dynjase, vera jone meti e preferumja jeme perjete. Se veç veres u shlirojsha prej studimeve, puneve e obligimeve qe jeta me to na i lidhe kamt. E turr e vrap me ardhe te ti, me t’besafu e me ta knaqe shpirtin me sukseset e mija qe ma shume ishin tuat. Ato vishin si rezultat i edukates tane.
Masi u bana i zoti i vetes u mundova me ba vere tan’ vitin, me ardhe fluturim n’perqafimi tan’. Ner qershi tonen me e nda çdo merzi, gezim e suksese me ty. Veç qashtu vera, vitit e vet jeta kish vlere.
Ama ksaj vere qysh kemi me ja ba pa ty !? Nane! Çfare vere asht kjo?
Kush e merr persiper rrezatimin e diellit tan’ !?

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. ….Me gjuhen e mjeshtrit ose artistit….

    Artistet e perjetesojne artin, ndersa arti i tyre i ben te perjdetshem ose te pavdekshem njerezit, jeten, kohen ,boten, natyren, nderin, moralin, edukaten, kulturen, karakterin, intelektin dhe specien tone.

    Se kendejmi, sipas romakeve te lashte, tempujt me te bukur ose me te shkelqyer, ndodhen ne brendine e zemres dhe shpirtit te nje nane ose te nje gruaje stoike dhe fisnike.

    Sikur te ishte gjalle Aleksandri (Leka) i Madh, do ngjitej prap dikund larte ne majat e larta te tempullit te “Olimpit” ose “Pantheonit”, per t´i thene audiences: Hem.. zonja dhe zoterinje te nderuar! Jeten, trupin dhe shpirtin tim, ua kam borxh Zotit, nanes, babes ose prinderve te mi, ndersa edukaten, kulturen dhe personalitetin tim, ua kam borxh Aristotelit dhe pedagogeve te tjere ne Akademine e Athines.

    Respekte z. Lahaj!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu