ARKIVI:
27 Prill 2026

Raporti i EUROPA NOSTRA dhe heshtja ndërkombëtare!

Shkrime relevante

Sejid Kutub , njeriu nga i cili më së shumti u frymëzua Osama bin Laden dhe Ajman El Zauahiri, por edhe tjerë

Driton Tali, Londër Ky është Sejid Kutub baba i islamit politik. Njeriu...

Lufta dhe njeriu i brendshëm: midis dehjes, dhunës dhe ndërgjegjës

Jeton Kelmendi, Prishtinë ____ Vepra “Lufta e fshehur, Anteu” e Jusuf Buxhovi paraqet...

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Shpërndaj

MSc. Adem Lushaj, Deçan
Raporti i Organizatës Joqeveritare EUROPA NOSTRA është një vazhdimësi e propagandës serbe kundër deçanasve, kundër institucioneve komunale dhe shtetërore. Vazhdimësi e koordinuar e Sava Janjiçit me shërbimet serbo-ruse kundër Kosovës.
Më shumë shqetësuese është heshtja e institucioneve ndërkombëtare, e veçanërisht e KFOR-it të e cilët kanë përgjegjësinë në këtë zonë. Raporti i EUROPA NOSTRA është sulm direkt mbi organet e sigurisë ndërkombëtare dhe vendore.
Pse nuk reagojnë zyrtarët e UNMIK-ut, OSBE-së,  Shtetet e QUINT-it,…apo është heshtje politike, sikurse që ishin gjitha veprimet e deritanishme, kur ishte në pyetje manastiri i Deçanit.
Raporti është i njëjti si i vitit të kaluar. Raporti do jetë i njëjtë deri në realizimin e qëllimeve të Sava Janjiçit. Politika ndërkombëtare po heshtë, ngase është në të njëjtën rrugë me të pavërtetat që lidhen me sigurinë e këtij manastiri. Po heshtë OSBE-ja, edhe pse e dijnë se është propagandë në realizim të vendimeve politike të ndërmarra në vazhdimësi.
Nëse investimet bëhen në zhvillim të Deçanit, qenkan kërcënim për sigurinë. Nëse rregullohet shtrati i lumit dhe krijohen hapësira për qytetarët, qenka kërcënim. Nëse, nëse, nëse…
Manastiri është objekt tejet i rëndësishëm kulturor, turistik dhe fetar. Është resurs i çmuar për zhvillimin e turizmit. Kështu e kemi konsideruar dhe do e konsiderojmë çdoherë.
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë e keqja e kësaj gjendjeje të krijuar.
Në fund të fundit, le të tregohet një rast i vetëm që mund të lidhet me propagandën serbo-nostra. Klerikët lëvizin lirshëm, duke qenë zotërinj të asaj zone. Qytetarët kalojnë andejpari, pa bërë as më të voglin veprim provokues. Nëse është ndokush provokator, janë skenaristët e propagandës ndaj deçanasve.
Qëllimi është i qartë!
Pavarësia e dhimbshme!
Deçanasit prapë po viktimizohen!?
P. S.

(Shprehë keqardhje për shkëputjen nga lidhja direkte me studion e emisionit të lajmeve në T7).

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu