ARKIVI:
10 Qershor 2026

Reagim i “Trojeve të Arbrit” ndaj vonesave të MKRS të Republikës së Kosovës rreth projektit të Muranës për Gjergj Kastriotin në Prizren

Shkrime relevante

Kur kuptimi lind nga vet ekzistenca

Lirim Gashi, Prizren Lexim i një meditimi filozofik nga Luljeta Aliu Në shkrimin...

Protestat po përhapen gjithashtu në Skoci pas sulmit me thikë në Belfast

Peder Jensen / Document.no Protestat po përhapen edhe në Skoci pas sulmit...

Kujtime e mendime të Ibrahim Kelmendit për Lidhjen e Prizrenit, në 148 vjetorin e themelimit

Ibrahim Kelmendi, Gjermani Para 148 viteve: LIDHJA E PRIZRENIT Në momentin vendimtar, historik,...

Shpërndaj

   Murana e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, që planifikohet të ndërtohet në Prizren

  • Reagim i shoqatës “Trojet e Arbrit” lidhur me vonesat që po i shkakton MKRS të Republikës së Kosovës rreth projektit të Muranës për Gjergj Kastriotin në Prizren.                                                       

Shoqata e Intelektualëve shqiptar”Trojet e Arbrit” si iniciuese e projektit kombëtar për Muranën e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren,njofton opinionin e gjërë gjithëshqiptar se kanë kaluar gjashtë muaj që e kemi dorzuar të kompletuar projektin për ndërtimin e Muranës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut ne Prizren, në Ministrinë e Kulturës,Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, për marrjen e lejës në qëndren historike të Prizrenit dhe vëndosjen e Muranës.

Projektin e kemi dorzuar pas përfundimit të një debati një mujor i cili ka qenë shumë interesant dhe mjaftë frytdhënës.Në këtë debat me këshilla dhe sugjerime patëm mijëra të interesuar që dhanë propozimet e tyre që do të mirren parasysh në të ardhmën.Por fatkeqësisht ka gjashtë muaj që edhe ministrja e kaluar Vlora Dumoshi edhe ministri aktual Hajrullah Çeku janë duke e neglizhuar dhe duke e vonuar në pafundësi marrjen e vendimit lidhur me kërkesën e kompletuar të Shoqatës” Trojet e Arbrit” lidhur me Muranën e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren.Shoqata “Trojet e Arbrit” për shkak të ndërrimeve që janë bërë në këtë Ministri do të presë edhe disa muaj përgjigjjën dhe nëse ne injorohemi dhe nuk marrim përgjigjje pozitive nga ana e Ministrisë do të fillojmë me planin tonë rezervë i cili do t´iu bëhet i njohur me kohë opinionit gjithëshqiptar.

Ne nuk do të lejojmë asesi që një shtet tjetër, të përzihet në marrjen e vendimeve në institucionet e Republikës se Kosovës  të ndalon e të bllokon projektet e figurave tona madhore gjithëkombëtare.Në këtë periudhë kohore kemi marrë mijëra mesazhe urimi nga të gjitha trojet etnike shqiptare lidhur me këtë projekt i cili do ti jep madhështinë qytetit historik Prizrenit ku në një sipërfaqe të afërt do të gërshetohen tri periudha historike ajo e mesjetës me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun,ajo e kohës se re me lidhjen shqiptare të Prizrenit me figurat udhëheqëse të kësaj Lidhje, si dhe periudha e kohës më të re me Adem Jasharin komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çdo ministre apo ministër duhet ta dijë shumë qartë se pozitat që ata bartin në institucionet e Kosovës janë kalimtare kurse figurat tona historike janë të përhershme sa do të ekzistoj shqiptaria.

  • Mr.sc.Nue Oroshi Kryetar, në emër të  150  Intelektualëve shqiptarë të shoqatës”Trojet e Arbrit”.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu