29 Nëntori një ditë e zezë për kombin shqiptar

Shkrime relevante

Fatmir Gashi pyet se kush janë Shqiptarët që po punojnë për “Vëllazërinë Myslimane”?

https://www.youtube.com/watch?v=Gy1oNSzXTp8&is=YKb6rj6XGtbPQ2me&fbclid=IwY2xjawVj7TtleHRuA2FlbQIxMQBwZG9mBXNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR9LGdsj5ncuFP4rzmreJHgirNmKynWPdYsRaAC2VjnO9pUwFCFvriuSQ2IvPA_aem_RD6Zoqu60TThyYi5elfTCA Emblema e "Vëllazërisë Myslimane"

Nga Buka e Nënës, te Tuli i Bukës !

Sak Muji, Zvicër-Rugovë _____ Rrugëtimi ynë nëpër jetën, burgun, mërgimin, luftën dhe kujtesën...

E kuptoj mikun tim rom, Xhane Romani Jakupin, se përse i ka zgjedhur si dy kryeqytetet e zemrës së tij, pikërisht Beogradin dhe Shkupin

Pamje e Shkupit... Lirim Gashi, Prishtinë _____ KUR DASHURIA PËR SERBËT DHE MAQEDONASIT TË...

Kontributet e Milosheviqit, një drejtësi e kthyer në diskriminim ndaj pensionistëve të rezistencës

Zeqir Bekolli, Drenas ____ A duhet të shpërblehen ata që vazhduan të punonin...

I mençuri zakonisht nuk gabon, po kur gabon, gabon me thes!

Ismet M. Hasani, Suedi ____ Shqipëria duhet ta rifitojë politikën e vet të...

Shpërndaj

Nue Oroshi, Kiel, Gjermani
Sa herë që vjen data 29 Nëntori kurrnjëherë nuk jam i qetë. Nuk jam i qetë për faktin se kjo ditë e zezë historike riktheu Kosovën dhe viset tjera shqiptare nën ripushtimin dhe qizmën e zezë jugosllave. Kjo ditë e zezë historikë në Shqipëri solli luftën civile ndërshqiptare e cila zgjati deri në vitin 1952 duke u vrarë shumë shqiptare atdhetarë vetëm e vetëm se nuk dëshironin të jetonin nën thundrën e qizmës së kuqe pansllavisto komuniste ruso jugosllave dhe të emisarve të Milladin Popoviqit, Svetozar Vukmanoviq Tempos, kolonelëve Rus Sofolewski dhe Valewski, e këta emisar kush ishin përveç krimineleve Enver Hoxha,Mehmet Shehu,Fadil Hoxha dhe kriminel tjerë komunist, dhe shumë e shumë antishqiptar tjerë.
Kjo ditë e zezë i kushtoj kombit shqiptarë mbi dyzet e shtatë mijë shqiptarë të vrarë, të masakruar dhe të sakatuar. Disa prej të vrarëve u gjuajtën nëpër gropa që edhe sot e kësaj ditë nuk kemi mundësi t’iu gjejmë eshtrat që t’iu dergojmë një tufë lule në varrët e tyre, disa të tjerë djem të rinjë u bën mishë për peshk në Tivar e Bihor, e disa në Mirditën Heroike vazhduan qendresën me pushkë në dorë. Kjo qëndresë u vazhdua në të gjitha trojet shqiptare nën udhëheqjen e Komandantit Legjendar Shqiptarë kapidan dr.Mark Gjon Marku. Kjo luftë u vazhdua në Kosovë nën udhëheqjen e profesor Ymer Berishës,Marie Shllakut,Shaban Polluzhes,Ndue Perlleshit, Mehmet Gradices dhe shumë atdhetareve shqiptarë. Në Maqedoninë shqiptare luftonte si luan Xhem Gostivari dhe Mifailat e Zajazit, ndersa Prenk Cali bënte qëndresen e fundit heroike në Malsi. Prandaj pallavrat e historianeve pansllavist shqipfolës së 29 Nëntori është datë e çlirimit janë vetëm vazhdimësi e krimeve të tyre që kanë bërë përmes lapsit, duke fallsifikuar çdo gjë. Do të doja që kjo ditë e zezë mos të ndodhte në trojet shqiptare, por pasi që ka ndodhur bile të kishte ndodhur më 29 Shkurt që mos ta kujtojmë për çdo vit këtë ditë të zezë kur u fundos Shqipëria dhe Trojet Etnike Shqiptare nën qizmen e terrorit komunist.
Mund të jetë një imazh i 1 person
Nue Oroshi

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu