Shukrije Ramadani: lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë 

Shkrime relevante

Kupta botërore e diplomacisë / OKB – New York

Temsi Semi Sesioni i 81-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka...

Letër publike e Sak Mujit për ata që bënë politikë me Kosovën, kufijtë dhe Hagën

Sak Muji, Zvicër _____ LETËR PUBLIKE _____ Për ata që bënë politikë me Kosovën, kufijtë...

Patriotizëm kushtetues në vend të mitomanisë!

Jusuf Buxhovi, Prishtinë Disa theksime nga biseda me Donat Kaçin në emisionin...

Hebrenjtë nëpër shekuj – dëbimi, përndjekja, Holokausti dhe rikthimi në Izrael

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani 26 shtator 2026 Historia e hebrenjve është një...

Osman Musliu apo kur deputeti bëhet historian pa qenë i tillë me profesion

Rrezart Kalaja OSMAN MUSLIU – KUR DEPUTETI BËHET “HISTORIAN” PA DOKUMENTE Ka ardhur...

Shpërndaj

Shukrije Ramadani

Veprimtarja e njohur Shukrije Ramadani e cila është njëherësh edhe bashkëshortja e Heroit Agim Ramadani, i ka dhënë mbështetje kërkesës së Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i gjenocidit në Kosovë.  

Në postimin e saj ajo iu bënë thirrje institucioneve të Kosovës që ta miratojnë këtë kërkesë, duke theksuar se këtë e bënë si një aktiviste shumëvjeçare dhe si një grua që ka përjetuar trishtimin e luftës dhe humbjen e dashurisë. 

Forhåndsvisning av bilde

Ja postimi i saj i plotë: 

Si aktiviste shumëvjeqare dhe si grua që përjetova trishtimin e luftës dhe humbjen e dashurisë kërkoj,nga Institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisê, që Logoja e krijuar në përkujtim të këtijë gjenocidi të pranohet zyrtarisht nga institucionet relevante. Çdo të thotë kjo logo e gjeni te “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, ku katër petalet e lulëkuqes paraqesin katër format e veprimeve të gjenocidit që u zbatuan në Kosovë: vrasjet, dhunimet seksuale, spastrimi etnik dhe shkatërrimi i objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar. Ndërsa në vend të kokrrave të zeza të lulëkuqes, në logo janë prezantuar figura burrash, grash, djemsh dhe vajzash për të përfshirë të gjitha kategoritë e shqiptarëve që ishin shndërruar në objekt shkatërrimi nga politika e gjenocidit të Serbisë. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu