Azem Vllasi është larg më i pastër, më patriot, më i ndershëm dhe më i ditur se sa Isa Mustafa

Shkrime relevante

Fatmir Gashi pyet se kush janë Shqiptarët që po punojnë për “Vëllazërinë Myslimane”?

https://www.youtube.com/watch?v=Gy1oNSzXTp8&is=YKb6rj6XGtbPQ2me&fbclid=IwY2xjawVj7TtleHRuA2FlbQIxMQBwZG9mBXNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR9LGdsj5ncuFP4rzmreJHgirNmKynWPdYsRaAC2VjnO9pUwFCFvriuSQ2IvPA_aem_RD6Zoqu60TThyYi5elfTCA Emblema e "Vëllazërisë Myslimane"

Nga Buka e Nënës, te Tuli i Bukës !

Sak Muji, Zvicër-Rugovë _____ Rrugëtimi ynë nëpër jetën, burgun, mërgimin, luftën dhe kujtesën...

E kuptoj mikun tim rom, Xhane Romani Jakupin, se përse i ka zgjedhur si dy kryeqytetet e zemrës së tij, pikërisht Beogradin dhe Shkupin

Pamje e Shkupit... Lirim Gashi, Prishtinë _____ KUR DASHURIA PËR SERBËT DHE MAQEDONASIT TË...

Kontributet e Milosheviqit, një drejtësi e kthyer në diskriminim ndaj pensionistëve të rezistencës

Zeqir Bekolli, Drenas ____ A duhet të shpërblehen ata që vazhduan të punonin...

I mençuri zakonisht nuk gabon, po kur gabon, gabon me thes!

Ismet M. Hasani, Suedi ____ Shqipëria duhet ta rifitojë politikën e vet të...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
________
Që nga viti 1986 e deri më tani nuk e kam vënë kurrë në dyshim dijen, kulturën, besueshmërinë, koherencën, ndershmërinë dhe patriotizmin e Azem Vllasit. Përkundrazi, ende e konsideroj të çmendur faktin që ai nuk është një figurë kyçe në diplomacinë kosovare.
Unë mund të zhvesh për një minutë me fakte të gjitha marrëzitë e atyre budallenjve të pandreqshëm që pretendojnë të kundërtën.
Në fakt, mendoj se Azem Vllasi është një njeri shumë më patriot, më i ndershëm, më i besueshëm, më i shkathët dhe më i ditur se Veton Surroi.
Veton Surroi u pasurua marramendësisht përmes plaçkës së donacioneve ndërkombëtare për gazetarinë kosovare dhe po ta kishte votuar populli në atë kohë, ai sot do të ishte politikani më i korruptuar dhe më kolaboracionist i të gjitha kohërave në Ballkan.
Azem Vllasi nuk e mohoi asnjëherë që në rininë e tij ishte një titist i bindur, por kur më bie ndërmend se sa shumë shqiptarë pashë me lot në sy me 4 maj 1980, ditën kur vdiq shoku Tito, atëherë më bëhet e qartë se hipokrizisë së tyre i vjen era mut deri në qiell.
Për shembull, shumë më tepër e respektoj Vuk Drashkoviqin, i cili u pendua sinqerisht për budallallëqet që tha kur ishte i ri, sesa Isa Mustafen, që i keqpërdori aftësitë e tij bythlëpirëse dhe tinzare të kameleonit për t’u bërë kryetar i LDK-së dhe për ta kthyer atë parti të madhe në SPS.
“Isa Mustafa dhe shefi i tij Rrahman Morina duke u duartrokitur për anulimin e autonomisë së Kosovës! LDK-në nuk mundi ta shkatërrojë nga jashtë, por i hyri brenda dhe ia nxori gati shpirtin! Për një kohë vendimtare në Kosovën e pasluftës ishte kryetar i LDK, përderisa në këtë post erdhi Lumir Abdigjiiku.

***
Azem Vllasi sfidoi Millosheviçin kur pakkush e priste, ndërsa Isa Mustafa mbështeti ndryshimet e tij kushtetuese.
Isa Mustafa u pasurua nga vjedhja e kontributeve të mërgimtarëve tanë në Fondin 3% dhe nga një numër i paimagjinueshëm i vjedhjeve të tjera sa ishte kryetar i Prishtinës, ndërsa Azem Vlasi nuk vodhi kurrë asgjë.
Ka edhe shumë fakte të tjera që mbështesin të vërtetën time, por nuk do t’i përmend.
Azem Vllasi është i vetmi politikan që tregon të vërtetën për demonstratat e vitit 1981 sepse e di saktësisht se ato u organizuan nga UDB-ja në kohën më të pafavorshme.
Në fakt ato demonstrata ia dhanë kasapëve të UDB-es të gjitha armët politike, ushtarake dhe policore në dorë për t’i futur shqiptarët kolektivisht në një thertore kafshësh, ndërsa ata që i shpëtojnë thikave të tyre për t’i dëbuar nga Kosova.
Pra ato i shërbyen UDB-es si arsyetim për jetësimin e politikës serbo-madhe klerikal-fashiste dhe kanibalë në vitet e mëvonshme.
Mirëpo, kjo nuk do të thotë se pjesëmarrësit e atyre demonstratave nuk ishin patriotë!
Përkundrazi, kjo do të thotë se ata ishin atdhetarë të sinqertë, të ndershëm, të painformuar, të frymëzuar dhe naivë, që ranë në grackën e UDB-së.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu