ARKIVI:
5 Maj 2026

Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja nisi të dalë në 12 Shkurt 1945, u mbyll nga UNMIK në 21 Shkurt 2002

Shkrime relevante

Një shtet që luan me fenë, në fund humb edhe shtetin, edhe fenë, si dhe vet kombin

Naim Tërnava dhe Ali Eshbar duke i përcjell punimet e xhamisë...

Nesër në Prishtinë festohet 621 vjetori i lindjes së Gjergj Kastriotit, Kryeheroit të kombit

FEDERATA ARBËRIA NJOFTIM I MADH KOMBËTAR DHE FALËNDERIM I VEÇANTË PËR ORGANIZATORËT Prishtina...

“Armiqësi” apo vetëm kritika e polemika në mes të Rugovës, Qosjes dhe Kadares

Ismet M. Hasani, Suedi Në shenjë përkujtese Për të vdekurin që ka qenë...

Fjalë të rralla, të urta për katundet

Sinan Kastrati, Suedi ____ Fjalë të rralla, të urta për katundet Pasi kisha botua...

Shpërndaj

Shkruan: Behlul Jashari, Prishtinë

Para 78 viteve, në 12 Shkurt 1945, në Prizren nisi të dalë gazeta shqiptare, tradicionale e Kosovës, Rilindja me angazhimin e intelektualëve të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana, e më pas vazhdoi në dalë në kryeqytetin Prishtinë.

Pas shpalljes nga Kuvendi të Deklaratës Kushtetuese për Pavarësi të Kosovës të 2 Korrikut 1990, të cilën Rilindja e mbështeti fuqimisht edhe me redaksionalin në faqen e parë me titull “Fillim i së nesërmes”, në 5 Korrik Serbia shpalli suprimimin e institucionave kosovare – Kuvendit e Qeverisë dhe masat e dhunëshme për gazetën e vetme të përditshme  shqiptare të Kosovës.

Masat e dhunëshme të Serbisë u refuzuan fuqishëm dhe gazeta Rilindja nuk u ndal, doli të nesërmen me komentin në faqen e parë më titull “Okupim klasik”.

Regjimi okupues i Beogradit në Kosovë, në situatë shtetrrethimi ushtarako-policor që kishte vendosur, në 7 Gusht 1990 ndaloi dhe mbylli me dhunë gazetën Rilindja.

Por, gazeta Rilindja nuk u ndal edhe kur u ndalua, sfidoi ndalimin, vijoi me shkrimet e gazetarëve të saj nëpër faqet e revistave, e pastaj duke dalë edhe me emrin “Bujku” nga 18 Janari 1991 gazetë e përditshme e rezistencës, e lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik.

Si kryeredaktor i parë-themeluesi i gazetës “Bujku” , duke marrë e botuar që nga numri i parë informacionet e Agjencisë Telegrafike Shqiptare-ATSH, themeluam edhe bashkëpunimet e para të mediave Kosovë-Shqipëri. Zyra e telexit të gazetës, që ishte lidhja e vetme e mundëshme nga Prishtina në Tiranë në atë kohë, u bë edhe zyrë e korrespondenturës së ATSH  që kur nisa raportimet nga dita e 24 Majit 1992 e zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë.

Në kohë lufte, kur edhe “Bujku” u mbyll dhunëshëm nga forcat ushtarako-policore e paramilitare serbe në fundvitin 1998, gazeta Rilindja doli me emrin e saj të vërtetë, e shtypur në një shtypshkronjë private në Prishtinë, me punë nëpër shtëpitë e punonjësve të saj deri në dëbimin e tyre edhe nga Kosova, dhe u rikthye me kolonën e parë të forcave shpëtimitare të NATO-s që hynë në Kosovë në 12 Qershor 1999 – në Ditën e Lirisë, botim special për ngjarjen historike.

E rikthyer në Kosovë,  gazeta Rilindja doli përditë deri në 21 Shkurt 2002, kur u mbyll kundërligjshëm e padrejtësisht me dëbim dhunshëm nga Pallati me emrin e saj në Prishtinë nga UNMIK –  Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë të pas luftës së përfunduar në Qershorin e vitit 1999.

Dhe Rilindja përsëri nuk u ndal, me punë nëpër shtëpia si në kohë lufte, për të ruajtur emrin e traditën e për të vijuar të jetë histori e Kosovës, doli në raste të veçanta me mëse 40 numra të jashtëzakonshëm e protestues, të kohëpaskohëshëm, edhe kur kishte festa.

Gazeta historike Rilindja arriti të jetë histori e Kosovës që nga koha e Konferencës së Bujanit e Rezolutës për të ardhme të vullnetit kombëtar e demokratik të popullit e deri në Pavarësinë e shpallur në 17 Shkurt 2008 e në njohjet ndërkombëtare. Në  ballinë të numrit të fundit të printuar të 30 Dhjetorit 2008 është paralajamruar: “Duke besuar në sundimin e ligjit në shtetin e Kosovës presim që nga numri i ardhshëm Rilindja të dalë përditë”.

Pas komunikimeve me gazetën Rilindja, qeveria e Kosovës në mbledhjen e 15 Shkurtit 2005 mori vendim për ndërprerjen e punimeve që po zhvilloheshin – anulimin e kontratës për renovim të Pallatit të Rilindjes të uzurpuar, “për shkak të paqartësive juridike në lidhje me pronësinë dhe menaxhimin e objektit”, ndërsa për ta shndërruar në ndërtesë qeveritare i rifilloi në 7 Nëntor 2008 duke siguruar për zgjidhjen e ligjshme që do bëhet edhe për gazetën  tradicionale të Kosovës edhe për punëtorët e saj, por që ende nuk u bë.

Zgjidhja për Rilindjen, që ka statusin e ndërmarrjes shoqërore, pritet e kërkohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Për privatizimin e gazetës tradicionale të Kosovës, pa u ndërlidhur me objektin e saj të shpronësuar,  që tash është ndërtesë qeveritare, është edhe shembulli i gazetave në rajon dhe në botë, që kishin statusin si të Rilindjes, e që janë privatizuar dhe kanë vazhduar të dalin.

Në arsyetimin e  kërkesës për privatizim theksohet edhe se emri dhe tradita e gazetës Rilindja është një vlerë shumë e madhe, e krijuar gjatë mëse shtatë dekadave, është pasuri me vlerë më të madhe se e çdo pallati, dhe kjo duhet të vlerësohet edhe në procesin e privatizimit.

Forhåndsvisning av bilde

“Dhe, ai që do ta blejë gazetën Rilindja dhe natyrisht do e nxjerrë këtë të përditshme historike dhe tradicionale të Kosovës do jetë pronar i një pasurie të madhe mediale kombëtare, do të jetë trashëgimtar i ligjshëm i firmës-emrit, traditës. Rilindja ishte, është dhe mbetet edhe si një shenjë identiteti”, theksohet në kërkesën e 12 Shkurtit 2014 që i kam drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

  • Behlul Jashari:
  • Kryeradaktor i gazetës Rilindja deri në numrin e fundit dhe në kohën e dëbimit nga Pallati i Rilindjes (Ndërmarrja Shoqërore Gazetare Rilindja sipas Statutit nuk ka drejtor, por vetëm kryeredaktor i cili e menaxhon dhe përfaqëson) 
  • Kryetar i Këshillit Drejtues nga zgjedhjet me votim të fshehtë-referendum të 7 Shkurtit 2002, që i mbajtëm për të krijuar legjitimitet përfaqësimi në luftën për të drejtën derisa kishim presionet e ultimatumet e UNMIK-ut për të na dëbuar nga puna dhe Pallati, që ndodhi disa ditë më vonë në 21 Shkurt 2002 dhunëshëm)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu