ARKIVI:
26 Prill 2026

EKSKLUZIVE | Zbulohet në Akademinë Spanjolle dokumenti mbi gjenealogjinë e familjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Shkrime relevante

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Shpërndaj

Foto ilustruese
Studiuesi Bejtullah Destani, ka zbuluar një dokument të paparë më parë, i cili ka të bëjë me gjenealogjinë e familjes së Skënderbeut, të zbuluar në Akademinë Spanjolle
Studiuesi shqiptar, Bejtullah Destani, i cili ka bërë shumë zbulime të rëndësishme në arkivat dhe bibliotekat britanike, tashmë ka zbuluar një dokument që tregon gjenealogjinë e familjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Studiuesi Destani për Portalin e RTV Dukagjinit ka treguar se dokumenti është zbuluar në Akademinë Spanjolle, dhe se është i pabotuar apo i parë ndonjëherë deri më tani.

Siç mund të shihet, dokumenti është shumë i vjetër dhe nuk mund të përkthehet lehtë pasi është shkruar në spanjishten e vjetër, e njohur edhe si kastilianishtja e vjetër.

Dokument mbi gjenealogjinë e familjes së Skënderbeut, i zbuluar në Akademinë Spanjolle

Dokumenti tregon historinë e prejardhjes së brezave të familjes Kastrioti njëri pas tjetrit, pra një varg brezash që rrjedhin nga një paraardhës i përbashkët

Kështu sipas Destanit, këtu përshkruhet historia e familjes së Skënderbeut gjatë disa brezave, duke treguar vitet e lindjes së paraardhësve dhe se me kë u martua secili person dhe cilët ishin fëmijët e tyre.
Dokument mbi gjenealogjinë e familjes së Skënderbeut, i zbuluar në Akademinë Spanjolle

Figura e Skënderbeut ka një rëndësi të madhe për popullin shqiptar. Emri i tij ka bashkuar shqiptarët anembanë botës, duke qenë kështu simbol i dashurisë për kombin dhe atdheun.

Destani që ka zbuluar këtë dokument, ka studiuar shkenca politike në Beograd në vitet 1980, ku ka botuar Bibliografia përzgjedhëse e librave për Shqipërinë, 1850–1984, në vitin 1986.

Në vitet 1990, duke pasur parasysh situatën gjithnjë e më të rrezikshme në vendlindjen e tij në Kosovë, ai kishte emigruar në Londër, ku edhe jeton që nga viti 1991.

Ai i është përkushtuar studimeve shqiptare, veçanërisht kërkimit mbi marrëdhëniet kulturore britaniko-shqiptare. Është autor i Albania & KosovaPolitical and Etnic Boundaries, 1867-1946: Documents and Maps (Slough, 1999) dhe Pakicat Etnike 4200 faqesh në Shtetet e Ballkanit, 1860-1971 (Slough, 2003).

Në vjeshtën e vitit 2008, Destani është emëruar Sekretar i Parë në ambasadën e re të Republikës së Kosovës në Londër.

Në vitin 1997, Bejtullah Destani themeloi Qendrën për Studime Shqiptare në Londër, ku si drejtues i saj ka botuar ose ribotuar një sërë veprash të rëndësishme.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu