ARKIVI:
27 Korrik 2026

Shqiptarët në Veles, Çashkë e kudo nuk duhen lënë vetëm, arsimimin dhe të drejtat e tyre duhet ti mbroj edhe shteti shqiptar

Shkrime relevante

Çlirimi nuk është metaforë artistike – është sakrificë, kujtesë dhe ndërtim shteti

Agim Vuniqi, Vashington Liria nuk lind nga metaforat, as nuk mbrohet vetëm...

Pa një ekspertizë të pavarur shkencore, çdo analizë mbetët vetëm një interpretim politik”

Safet Sadiku, Zvicër a) Trajtime metodologjike: "Nëse administrata digjitale e Bashkimit Evropian rrit...

Rruga Bernicë – Muhoc, e rëndësishme për banorët e Malësisë së Bujanocit, tashmë e përfunduar

Rruga Breznicë–Muhoc tashmë e përfunduar! Sot përfunduan punimet në rrugën Breznicë–Muhoc, në...

Kallëzimi ndaj Musë Musës nga  avokati Asdren Bytyqi?– Kur debati publik përplaset me lirinë e shprehjes

Reagon: Luan - Asllan Dibrani, Prevallë Ish-i burgosur politik, publicist, piktor,...

Shpërndaj

Marin Mema, gazetar, Tiranë

____

Pak muaj më parë ngritëm fort çështjen e pengesave skandaloze që hasin fëmijët shqiptar për të mësuar gjuhën shqipe në Veles e rrethina, në Maqedoninë e Veriut! Videot prekën shqiptarët kudo.
Sot në gjimnazin “Koço Raçin” në Veles, drejtoria e kësaj shkolle nuk lejon regjistrimin e më shumë se 22 nxënësve shqiptar! 20 nxënës të tjerë janë detyruar sot me polici të largohen! Justifikimi është se vetëm 22 i kanë plotësuar “kriteret”, të tjerët jo! Madje sot janë detyruar të largohen edhe katër profesorë shqiptar siç ata theksojnë! Pra edhe nxënësit e regjistruar 99% të lëndëve (përveç njërës) duhet t’i bëjnë në gjuhën maqedone!
Si mundet kjo situatë ? Çfarë bëjnë shtetarët shqiptar? Përse asnjë reagim nga Ministria e Arsimit që drejtohet nga shqiptarët? Si mund të shkelen të drejtat në këtë formë?
Dhe nuk përfundon këtu…
I mbani mend fëmijët që kërkonin të mësonin shqip në Çashkë, shumë pranë Velesit? Është komunë ku shqiptarët janë shumicë, por pavarësisht kësaj drejtori i shkollës nuk lejon hapjen e paraleleve shqipe. E kuptoni çfarë diskriminimi i hapur? Diskriminim tek të drejtat më themelore dhe askush nga shtetarët nuk merr përgjegjësi!
Unë nuk kam mbrojtur e nuk mbroj asnjë forcë të caktuar politke shqiptare në Maqedoni, por kam qenë e do të jem krah çdo shqiptari të thjesht aty! E drejta e arsimit në gjuhën amë është e drejtë themelore! Nëse politika në Maqedoni nuk reagon, atëherë duhet të reagojë politika në Tiranë menjëherë!
Kam qenë e do të jem krah shqiptarëve të Iliridës! ❤️ Shqiptarët në Veles, Çashkë e kudo nuk duhen lënë vetëm. Shqiptarët në Maqedoni nuk janë vetëm!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu