ARKIVI:
30 Korrik 2026

Synimi i Serbisë është që Amerika t‘a pakësojë presionin politik ndaj saj , jo aq për një “republikë serbe” brenda territorit të Kosovës

Shkrime relevante

“Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, është ndër romanet tona më të mira, shkruante Dr. Ibrahim Rugova

"Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit" ndër romanet tona më të mira Shkruan:...

A merr vesh Vuçiqi përmes reagimit shumë të butë të BE-së?

Gani I. Mehmeti Mund të themi se ishte një reagim vetëm sa...

At Pjetër Meshkalla, ndërgjegja e lirë që sfidoi diktaturen komuniste

Nga Frank Shkreli ____ Në historinë e Shqipërisë së shekullit XX ka figura...

Surpriza ka ardhur! Truri i një personi të moshuar është shumë më praktik sesa besohet zakonisht

Agim Vuniqi, Vashington SUPRRIZA KA ARDHUR!* Drejtori i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit...

Replikë ndaj pikëpamjeve të Milazim Krasniqit mbi krishterimin dhe identitetin fetar të shqiptarëve

Islamizimi i fëmijëve Nikollë Loka, Tiranë ___ Shkrimi i Milazim Krasniqit "Kriza e sotme...

Shpërndaj

Nga: Korab Blakaj, Vjenë
___
Vërtetë që tregu serb është i vogël por është atraktiv për SHBA- të, jo aq për disa BIL$ investime sa për poziten kyçe gjeografike, si pikë shpërndarëse e mallrave dhe investimeve për Europën juglindore dhe përtej .
Synimi i Serbisë është që Amerika t‘a pakësojë presionin politik ndaj saj , jo aq për një „ Republikë serbe brenda territorit të Kosovës , Serbia e di se atë nuk e lejon Amerika e as për një ndarje të mundshme, por t‘ia mundësojë Serbisë ta mbajë si konflikt të pazgjidhur.
Ky është objektivi kryesor i Serbisë.Me një konflikt të ngrirë Serbia mbetet faktor si në Europë ashtu edhe në arenën ndërkombëtare . Mbajtja peng, moszgjidhja e konfliktit, Serbisë i mundëson një “zhvatje” ruse,përfitime afatgjata politike si dhe faktorizim ndërkombëtar . Politikanët serb , edhe ata më nacionalistët e dijnë se Kosova është humbur përgjithmonë por ata e luajnë këtë kartë për konsum të brendshëm politik dhe për pozitë dominante në Ballkan si faktor determinues të paqes.
Ana tjetër; serbët e dijnë se prej Rusisë nuk kanë kurrfar përfitimi ; as politik, ekonomik e as ushtarak e sidomos tani pas luftës në Ukrainë. Këtë projeksion-„ pehlivanllek serb „amerikanët e dijnë, e dijnë edhe europianët por këta të fundit për revanshizëm miskin ndaj Amerikës e përkrahin Serbinë, ashtu siç janë edhe duke bërë.
Mos të harrohet që problemin kryesor amerikanët për mobilizim ndaj Millosheviqit në vitet 1998/99 e kishin pikërisht me e europianët .
Dimenzioni tjetër , ai që nuk flitet ishte se europianët jo që nuk u neveriten me Millosheviqin dhe terrorin e tij , por ata, rezistonin , sidomos francezët, gjermanët , grekët, spanjollët etj , ngase e kishin kuptuar se ndërhyrja ushtarake e NATOs ndaj Serbisë ishte nënshtrimi , humbja e sovranitetit politik të BE së për një kohë të gjatë , ashtu siç edhe ndodhi për 20 e ca vite , për tu përseritur akoma edhe më shumë se kurrë, tani , me luftën e Ukrainës .
Interesat amerikane nuk janë fare për Lithiumin serb, ai është i pamjaftueshëm, dhe mbyllja e Zyrës Kordinuese Ruse është sekundare.
Objektivi kryesor afatgjatë gjeostrategjik i Amerikës është ta fus brenda Serbinë, të vetmin shtet akoma jashtë NATO s, ta largojë Rusinë përgjithmonë nga Ballkani, nga vija e Adriatikut dhe nga dalja në të .
Vetëm përmes mekanizmit të NATO s aplikohet politika afatgjatë dhe e pandryshuar Kisengjeriane, modeli amerikan ekonomiko-financiar-soft power-ri famoz.
Këto qëllime afatgjata serbe, europiane e sidomos amerikane duhej t’i kishin studiuar ato biçim taborre të analistëve dhe këshilltarëve të Kurtit, të shqiptarve në përgjithësi.
…. medet.
Nejse. Interesi ynë për të humbur kohën dhe për të hargjuar energjitë kombëtare në “rrugë qorre” vazhdon të realizohet sipas planit strategjik. Ndaj shkojmë e vijmë në Bruksel!
Nganjëherë edhe në Athinë, si dhelpëra pas atyre të dashit!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu