
Nga: Safet Sadiku
___
FAKTE:
1. Po të gjitha kishat në Dardani (Kosovë) kanë qenë kisha katolike shqiptare, dhe nuk ka pasur asnjë „manastir serb“.
2. Pse po bëhet fjalë për qëllime destabiliteti, të gjithë e kemi të qartë; a). Sulmohet policia e Kosovës nga terroristët shtetëror të Serbisë.
b). Ndërkaq në Shqipëri ndizen në formë të organizuar në 24 orët e fundit rreth 33 zjarre! Asgjë nuk është e rastësishme!
Ngushllime familjes dhe gjithë shoqërisë për policin e vrarë në krye të detyrës, Afrim Bunjakun! Lavdi! …
KA NDODHUR NË VERËN E VITI 1980!
Në kishën e fshatit Vinarc (3-4 KM nga qendra e Mitrovicës) u gjetën dokumentët se ajo ishte një kishë katolike shqiptare…
Në vitet 70 e këndej mbaj mend se si fëmijë plazhin e bënim te lumi Ibër, në vendin e quajtur „pusi i branës“, që zakonisht grumbulloheshim më së shumti të rinj edhe nga fashatrat për rreth, përveç nga lagjia Fushë Ibër- (ish Zhabari) dhe Vinarci, të rinjtë vinin edhe nga Koshtova, nga Mitrovica etj, sepse aty ishte pika kulminante e plazhit.
Në një ditë vere, viti 1980, disa fëmijë në oborrin e kishës së Vinarcit ishin futur brenda për të lozur dhe prifti serb menjëherë i kishte lajmëruar policinë. Lajmi mori dhenë. Pas disa ditësh u dha lajmi se kur prifti ka shkuar të ankohej në Komitetin e Punëve të Brendshme të atëhershëm në Mitrovicë, në verën e vitit 1980, thuhet se aty e ka pritur një zyrtar i këtij institucioni, i cili ka qenë shqiptar.
Në këtë takim ai ka nxjerrë dosjet, se në katastrin e kishës posedohej dokumenti se ka qenë e regjistruar si kishë katolike shqiptare.
Prifti serb, kthehet me bisht nën shalë pa ju dëgjuar më zëri. Këtu edhe i ndërpriten edhe pretendimet e mëtejme të priftit serb, për hakmarrje ndaj nxënësve, të cilët ja kishin prishur qetësinë etj. …
Por lidhur me këtë temë, në vitet 80 shpeshëherë ka ligjërur edhe studiuesi (tashmë i ndjerë) i histori-gjeografisë Dr. Xheladin Hyseni nga Mitrovica (ish pedagog në SHP të Gjakovës), i cili sqaronte shumë fakte dhe shembuj se si Serbia, (sidomos pas viteve 1900) kishte dërguar grupe pune në Dardani (Kosovë) me në krye A. Svijic, për të ndërruar kahjen e kishave katolike dhe për t’i kthyer ato në kisha ortodokse dhe manastire, për t’i bërë si të vetat.
Faktet e kësaj kronologjie nuk janë të panjhura edhe për institucionet e „shkencës së dobët shqiptare“, e cila ende deri sot nuk ka arritur të afirmojë në lartësinë e duhur, ose janë anashkaluar tërsisht gjë që këtë hapsirë Serbia me djallëzitë e saj i ka shfrytëzuar për qëllime teritoriale etj. Dihet se në të gjitha fazat e terrorit të Serbisë ndaj shqiptarëve gjithmonë na ka zhdukur gjurmët (dhe dokumentacionet) duke shkatrruar çdo vlerë historike të trashigimisë!…
Pse klasa politike gjithë shqiptare të paktën pas lufte e këndej, pas bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë nuk ka dashur të di për të shfrytëzuar këto fakte historike është një specifikë që do të duhej ta dinte edhe opionioni ynë publik. Normalisht në të ardhmen instituacionet shkencore do të duhej të merren shumë më seriozisht me këto fakte historike, më mirë vonë se sa kurrë!
Por se bëhet fjalë për një tendencë destabilizimi të organizuar si në Kosovë edhe në Shqipëri kjo gjë është fare lehtë e kuptueshme.
Shqipëria sulmohet me mjete dhe metoda tjera, duke ndezur zjarre të tëra në të njejtën kohë!
Lavdi dëshmorit Afrim Bunjaku!



Shum e vertet Respekt I nderuar 🇦🇱 🇽🇰 🇦🇱
Faliminderit
“…..Pse klasa politike gjithë shqiptare të paktën pas lufte e këndej, pas bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë nuk ka dashur të di për të shfrytëzuar këto fakte historike është një specifikë që do të duhej ta dinte edhe opionioni ynë publik……”?
Sepse mbas luftes qofte ne Kosove qofte ne Shqipni vershyne vendet arabe me objektiv me zhduke shqiptarizmin dhe me absolutizu islamizmin ne kundershtim me parimet e vendeve europiane.
Mire e ka thane At Gjergj Fishta në “LAHUTA E MALSISȄ”:
“Per shqiptarë si jemi nà
Turk e Shkjà të dy janë njà;
Pse të dy, si Turk si Shkjà,
Né me sy s’duen me na pà,
Edhè janë per né të huej:
Gjind, qi as vedi as tjeterkujë,
Nuk jane t’zott nji t’mire m’jàu sjellë,
As per dije e mende t’kthellë,
As per punë as per tregtì,
As per t’marë në gjytetnì.”
E saktë.
Kaq domethenese dhe bukur sjelle lexuesit
Faleminderit i nderuar z Sadik