ARKIVI:
9 Mars 2026

Thuj ne ta knojnë edhe ni kângë!        

Shkrime relevante

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi

Leonora Bruçaj - Keka _____ Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi _____ N’kët ditë...

Politika është mandat dhe jo vend për ata që nuk kanë bërë kurrë asgjë jashtë saj

Prof. Dr. Sabri Tahiri Në shoqëritë demokratike politika konsiderohet një formë e...

“Kopilhanja” pseudopolitike që iu hodh në qafë Albin Kurtit

Nga Sak Muji, Rugovë-Zvicër, i përndjekur politik (1981) 11 “KOPILËT” POLITIK QË...

Ky është udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei

Mojtaba Khamenei Foto: Zyra e Udhëheqësit të Lartë Iranian / Reuters...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi 

Vazhdon nga numri i kaluar me titull “Qou Abedin, se u kallëm…!, 12 Mars 2024 

Nga thesari popullor i Turjakës  

Nga Ditari im, pjesa e tretë (3)  

16 mahi e tregime dhe 14 fjalë të urta e shprehje popullore turjakase e rrethinë  

  1. Zeqë, m`ki hânger n`sy!

Në Turjakë kur dilnin çabanët në mal me gjâ, kohën e lirë përveç lojnave cimic, me peta, poga, strinca, teze ata mahiteshin e rrokeshin edhe si “pelivanë” e çabanët në malet e Sharit e në Dragash. 

Zeqa, vëllai im edhe pse halllig kur rrokej me Zenel Sadikin e rrxonte por Zeneli nuk e pranonte humbjen. I thonte Zeqës: 

-M`ke hanger nsy, hajde rrokuum edhe njëherë!  

  1. Pasha tyrbet, kush ma n`zor sa kâ e ma shumë s`ka hjek prej grues se Alia jem

Musli Meta, Ali e Sadri Meta, kusherini, me kastrat janë kânë vllazen prej babe e me nana tjera. Të tretë janë kânë burra t`mirë, njerëz të tokës e fetarë të mëdhenjë prandaj edhe iu thonë Mullamuqa (Mulla). 

Baca Musë e ka lânë veç ni djalë Kapllanin qi shoqin nuk e ka pas në Turjakë e Alia e Sadria i kanë ka tre djem por edhe për këta, do të flas më vonë e më shumë do të shkruaj, në bazë të shënimeve që mi ka dërgua Qerim (Kapllan) Kastrati. 

Unë shkoja shpesh e rrija te baca Musë, kur Qerimi, nipi i bacës Musë, djali i Kapllanit ishte gjimnazist emë vonë student fakulteti, tash doktor shkence. Baca Musli kish qef me nejt me mua se unë i kallxojsha për jetën e re në Prishtinë, si student e ai me tregonte mue për kohën e vetë. Shpesh më pyeste:  

-Djali i axhës, qysh âsht atje n`Prishtinë? Unë i tregojsha se në shkollë ka qika e djemë e ulum bashkë, afër njani tjetrit, ngitë dhe e ngojmë profesorin. Ai u quditke qysh bâhet mu ulur djemt beqarë afer qikave t`reja t`huja.  

– Djali i axhës, lumt ju se Vallahi unë s`kisha mujt mu ungj ngat me qika t`huja …! 

Niherë, kur ish s`mut Baca Musli shkon baca Bali (Bali Imeri, është axha i jem) me nejt pakë e me pa Bacën Musli. Kapllani i del përpara dhe masi përshëndeten e vetë baca Bali Kapllanin:  

-Kapllan, qysh asht baca Musli, a ka bâ ma mirë?  

-Baca Bali, baba nuk âsht kurrqysh. E ka mlu kryt me jargan e nuk pi flet kerkuj. Baca Bali apet e vet: 

-A âsht gjallë?  

-Po, po gjallë âsht po nuk pa flet flet!  

-Kqyre Kapllan, tybe n`kofsha gjallë unë, pa e shti me fol bacën Musë nuk kam me lâ. Hynë mrenda e n`odë ish kâne edhe baca Ali, vëllai ma i vogël i baces Musli.  

Masi ja qesin kutinë me duhan, baca Bali ja me fol me bacën Ali, vetëm për me shti me fol bacën Musli: 

– Ali, e nis muhabetin baca Bali: 

-Cili e kimi pas gruen ma t`shtira, unë a ti?  

Kur e nin baca Musli shka e veti baca Bali Alien, e gjun jarganin me ni anë e t`ja nisë me fol e me bâ llaf sikur mas me pas kânë kurrë smut.  

-Pasha tyrbet, kush ma shumë nuk ka hjek pi grus se Alia i jem (Ali Meta e ka pas gruen pi Baje, Banjë e Baca Bali e ka pas prej Panorci, qiken e Gjemë Sadrisë). Baca Kapllan u gzu qi bani ma mirë baba e foli qysh ma mirë, si përpara dhe e falenderoi bacen Bali shumë.  

  1. Mas lir i ra hâni Musli Metës

Ishin pas shkue për pazar n`Prishtinë Musli Meta, Asman Cufa, Reshit Imeri, Salih Xhemajlia, Din Haxhia e Ali Nurqi të gjithë burra të Turjakës. 

Burrat e Turjakës kanë shkue në pazarin e Rahavecit. Rrallë kanë shkue në Perzeren e në Pejë e edhe më rrallë ose hiç nuk kanë shkue në pazaret e shehret tjera. Pejën e Perzerinin i kanë pas larg 6 sahat, me shku me kali e Prishtinën edhe ma larg. 

N´Pazarin e Prishtinës sakicat (sopatat) janë kânë ma t`mirat, 5 killa t`râna qi me ni t`rame e prenin drunin, thonte baba Imer. 

Burrat e Turjakës kur shkojnë n`Prishtinë, e gjâjnë ni han e i lidhin e lâjnë kuvalt dhe e zânë (rezervojnë) ka ni ven me fjet. Flenin në tokë, në dyshekë me kashtë, napër sllamarica se kreveta nuk kishte. Masnej dojnë me dal n`qarshi me pa shehrin. Baca Musli ish ra n`venin e vetë, n`sllamaricë e nuk pa qohet. Ata, i thonë: 

-Hajde Musli dalum n`sheher!  

-Ja Vallahi, qitu du me nejt se e kum pagu. Ata dalin e shetisin naper sheher e kur kthehen i thone Muslisë:  

– Musli kujna ma lirë se ty nuk i ka ra Hani!  

  1. Edhe unë kur të pshurri, i n`shjoj ka dy tri pordhë

Baca Tah shkon dhânerr s`pari në Bellenicë. Me bacën Tahë shkon Alia. Alia ishte më i vogli vëlla prej vëllezërve dhe ishte zot shpie. Udhës për Bellenicë, Alia i thot Fetahit që të mos flet se dhânrri nuk duhet me fol: 

-Mas ki gajle Ali se nuk flas. Kam me ju ngu juve e unë nuk kum me folë. 

Ishte adet që dhanurt i mundonin dhe shpesh në lojra të ndryshme, iu qitnin edhe samar mi shpinë dhe i shtinin kishi me u falur afër murit me samar n`shpinë e provokime nga më të ndryshmet sepse iu kishin marrë qikat e diqysh miqt, hakmirreshin. 

Në odë folshin burrat e Fetahi nuk folte. Bellenica e bâjnë men qysh me shti Fetahin me fol e me marr vesh a âsht i kfjellët a jo. Njëri prej tyne thotë: 

–Kuvalt roda, kur të pshurren, i bâjnë edhe ka dy pordhë permas. Baca Tah kur i nin shka folën për kuvaltë edhe ai flet: 

-Pasha Zotin edhe unë kur të pshurri, i l`shjoj ka dy tri pordhë permas.  

  1. Baca Tah, ia then dhelpnës pacerrkën

Fetah Nurqit, plak i mahallës së Nurqëve në Turjakë, natën i shkojte dhelpna e ia hante pulat n`kaçak. Baca Tah (Fetahi) e bân men (e menon) qysh me e zâ dhelpnën me myt. Shka bân ni ditë, e merr ni pacerrkë dhe mrena n`pacerrkë i shtin do mushkni t`pulave. Dhelpna kur vjen natën e nin erën e mushknive dhe e shtin kryet n`pacerrkë me i hânger mushknitë. Kur i han mushknitë, kyet nuk mun me nxjerrë pi pacerrkës. N`sabah kur qohet baca Tah, pe sheh dhelpnën tuj en naper aborr se nuk ka pa kah me shku e me ik. Baca Tah e merr 1 shtagë e i mshon dhelpnës në krye e ia then pacerrkën e dhelpna ik n`mal si âsht mas miri.   

  1. E kapshna drapnin me dy gishta

Baca Tah ish pas met vejan por koha kur jetonte baca Tah, në Turjakë ishte si në kohë e keqe. Të rijtë nuk guxonin jo me fol por as me i kqyrë qikat e katunit. Nëse dikush folte ndonjë fjalë për naj punë t`keqe, jo vetëm në Turjakë, po edhe në katunet tjera, bâhej hor e kjamet e besa edhe kriste pushka e baheshin gjaqet.  

Prandaj, edhe duhej mu rujt, me hec si n`therra. Baca Tah kur ish kânë tuj korr grun në Grablishtë, ni grue nga bregi tjeter ia hiqte mafesin (shaminë) dhe ia bante me dorë bacës Tah. Kur e pytshin bacën Tah:  

-Ti shka bujshe baca Tah kur ajo ta bante me dorë e me mafes? 

-Unë, pasha Zotin e kapsha drapnin me dy gishta dhe korrsha grun edhe ma shpejt. 

  1. Thuj ne ta knojnë edhe ni kângë!

Halit Avdia, djali i Avdi Hamidit, kur i runte dhetë (dhentë, delet), si çaban, e ka pas ni radio. Radion e merrke me vete, tranzistor të dorës që pakë kush kish n`Turjakë dhe shpesh afroheshim çabanët e tjerë dhe e ngojshum Radio Prishtinën, sidomos e pritshim ni emision me kângë folklorike, që ishte masdeke prej orë 15:00. N`kit emision k`nonin kangatartë e njoftun shumë, Salih e Feriz Krasniqi.  

I ngonim kush ishte aty ngat. Vinte edhe baca Tah mi ngu. Niherë kur e nin baca Tah kangën “Fryni era u çel taraba”, që e knun Salihi e Ferizi, i thotë Halitit:  

-Thuj bre ne ta knojnë edhe niherë qit kângë!   

  1. Sa për 7-të çaban t`Kaznikit qinroj

Çabantë e Turjakës, hajshin bukë bashkë në male. Dikush merrte bukë e djathë, shlinë, speca e dikush pite dhe të gjithë hanin deri sa ngiheshin.      

Në Turjakë, Panorc po edhe çabant e Kaznikit kaniherë ziheshin, rriheshin e luftonin n`mes veti, shkaku i kullotave apo kush i ka qentë, kit, buat, deshtë, ogiçët më të fortë prandaj nodhte që kur takoheshin çabat afër Panorcit, rriheshin me shtaga. E baca Tah, nuk ishte i rrehes. Ai ishte i urtë por kur hante bukë e ngihej, e mushte barkin mirë, iu thonte çabanëve tjerë të Turjakës:  

-Pasha Zotin qysh kam hângër bukë mirë e jam ngi, rrihna me 7 çabanë t`Kaznikit.  

  1. Kur e pash Dinën e Miftarin tem tuj mih, ke tuj m`ra muni

Fetah Nurqi i ka pas 3 vllazën: Beqën, Miftarin e Alinë. Miftari ish kânë ma i madhi v`lla e Alia, ma o vogli. Alia, edhe pase ma i vogli, ish kânë i zoti i sh`pisë.   

Kur ishin pas da vllaznit, baca Tah hala punonte, prashitëte kallamoqet e korrte grunet por pleqnia e kishte pas lodhë e kur kish argatë në ara, shkonte veç i kqyrte. Din Haxhia, burrë i njoftun, i urtë e i meçum në Turjakë, edhe Murat Miftari, djali i vëllait të bacës Tah ishin kânë argat tuj prashit kallamoq te baca Tah. Ata burra t`mirë po or me punu hiç nuk iu donte shpirti, nuk ishin kânë puntorë por edhe ata âsht dasht me punu sepse kanë pas familje e f`mi. Niherë, kur ishin kânë tuj mih te baca Tah, shkon baca Tah n`arë mi kqyr e kur e sheh Miftarin e Dinën tuj prashit, math me apanga, ish pas ik prej arës. Udhës dikush e vetë:  

-Ku kee o baca Tah?  

-Kesh në Grablishtë se kemi argatë tuj mih kallamoq por kur e pash Dinën e Miftarin tem tuj mih math, ika se ke tuj m`ra muni (t`fikët).   

  1. Kur janë rr`xu nga shkallët e janë ra n`ahër 3 vllanit Nurqi

Beqa, Miftari, Fetahi e Alia, vllazen ishin kânë tuj nejt në odën e tyne në katin e dytë kurse në katin e parë, përfuni odës i kishin pasë kitë e zjellës e loptë. Kiet i kishin pas k`put kapreshat e zgidhen e rrokën në mes vete e i rrxojnë edhe shkallët e drujta të odës. Këta, tuj lujt lojna të ndryshme nuk i kanë nie. Kur qohet njani vlla me dalë për yzër (nevojë), si antar i familjes edhe natën e në terr njeri e din ku janë shkallët. Kur don me zhdryp shkallëve, shkallët i kishin rrxua kiet e ai rrxohet e bjen në ahër (ahur). Nuk bân zâ e nuk iu kallxon vllaznive që kitë i kishin thye shkallët e ai a rrxu. Ma vonë shkon edhe i dyti vlla, e me ren, i treti del e rrzohen, T“tanë binë. të tretë në ahër. Ai i pari qi ish rrxu iu thotë t`dytit:  

-Mas kallxo, e tanë ne t`vinë k`tu e rrim bashkë n`aher. Miftari dishka kish pas hetu dhe mas pari kur del, kqyr e shkon kadalë te shkallët e odës e sheh se shkallet nuk jan n`ven. Kur e sheh qi shkalllët nuk janë n`ven, kthehet e ata tre vllaznit nga ahri i thonë:  

-Miftar, patëm qef edhe ti me ardhë te na e ishum bâ bashkë n`ahër e kishim bâ muhabet e kishum lujt.   

  1. A e keni pa Alinë tonë?

Baca Ali, vëllai ma i vogël, i Nurqëve, çdo të shtune shkonte në pazar në Rahavec, si i zot sh`pie, me ble ose me shit bylmet, me ble naj tesh ose me e pague (parezin) tatimin. Nëse vanohej Alia, të tre v`llaznit, Miftari, Fetahai e Beqa dilnin dhe e pritshin bukur larg në bjeshkë, deri në pod (krye) të Gërrjaqës tej t`vjen Alia. I vetshin pazargjitë që ktheheshin nga pazari:  

-A e keni pa Alinë tonë udhës tuj ardhë?    

  1. Tanve hallall ju koft veç Miftarit nuk ja bâj hallall

Baca Tah, ish kânë puntor i madh. Ai i kryente t`t`ana punt e shpisë, prejke e merrke dru n`mal, blunte n`mulli por kaniherë e ngucshin me fjalë edhe vllaznit kur Fetahi ankohej.  

-Pasha Zotin, qètë e Imer Seferit e Lisovi i Hamidëve ma kapshin rrotën e kerrit e ma nalshin kerrin me dru! Jum lodhe se kerkush nuk pa vjen me mue mum nimue. Miftari i kish pas thânë:  

-Pse e mas ki ti qeter pun-a, veq duhet me punue. E baca Tah, kur e nike Miftarin tuj thaânë ashtu, edhe ai kishim jam idhnue, ia kthente: 

-Tanve hallall ju koft veç Miftarit nuk ja bâj hallall!  

  1. Ibish, sa vjet i ki?

Ibishi âsht djali i madh i bacës Tah. Ai ish kân mocanik me babën, Ukë Imerin. Baba me Ibishin ishin kânë çaban e kishin punua bashkë (punë sezonale) si puntor krahu, në Beograd, Zagreb e Sarajevë. Kur dikush e vetke Ibishin:  

-Ibish, sa vjet i ki?  

-Sa i ka Uka.  

Fetahi i ka lanë tre djem: Ibishin, Abedinin dhe Bislimin. Bisla âsht gjallë e Ibishi e Abedini kanë vdekur (tash edhe Bislimi ka vdekur).  

  1. Nashta s`ju del juve buka

Baca Tah i ka pasur 4 djem: Ibishin, Abedinin, Bislimin dhe Nuredinin. Nuredini a kânë më i vogli djalë. Ai kish pas dek i ri. Familja e bacës Tah ishte familje shumë e varfër por shumë e nershme. Nuredini, si më i vogli djalë shkojke e i rujke loptë. Shpesh nuk kishte bukë sepse nëna iu kishte dekë e grue tjetër qi gatun nuk kishin.   

Kur vinte koha kaftjallit e çabanët e Turjakës hanin bukë, por e thirrnin edhe Nuredinin:  

-Nuredin, a ki hânger bukë?  

– Jo Vallahi.  

-Hajde ham bukë bashkë!  

-O nashta s`ju del juve bre.   

  1. Nesër âsht e ejte e qes flia

Bacës Tah kur i kish pas dek grueja, nuk ish pas martu mâ. Bislimi, një nga djemtë e bacës Tah pas Ibishit e Abedinit kish pas gatue e krye punët e shpisë, si magjetore, si gratë tjera. Në Turjakë, ish kân adet që të enjteve për darkë gratë piqnin (qitnin) flia e të shtuneve, për darkë shtinin pasul, sepse vinin shumë pazargji nga Rahaveci, prej Drenice e katuneve të largëta që kishin hec teri në 6 orë kâmë për me shkue në Pazarin e Rahavecit … Kur vllaznit e Bislimit i luteshin Bislimit:  

-Bislim, a pe qet sonte flija! Ai iu thonte: 

-Jo sonte se nesër âsht e ejte e qes flija.   

  1. Halit Minishi i Damanekit shkon n`Pazar n`Gjakovë

Haliti a kânë burrë 2 metra i gatë, kjafetli e i hishëm. 

hin me ni dugâjë e zojat e Gjakovës kur e shohin Halitin fillon e pa flasin ne mes veti: 

-Uh qysh pi vjen era katunarit, a fen katunari …. Haliti kur i nin zojat e Gjakovës, të vesha e të lyme, iu thot: 

-Oj zojat e Gjakovës, unë nuk jam fen po ju jini fen se fena âsht sherr e katunari pordh.  

Fjalë të urta e shprehje popullore nga Turjaka e katundet rreth Turjakës  

A don pite me kajmak, a don nuse me duvak? 

A për inat a për zanat?  

Ai qi qohet herët i ka dy nafaka e ai qi qohet vonë, nuk e ka as nafakën e vetë.  

As me sheher as me Barilevë 

As mish as peshk  

Bali lype, Bali gjete 

Behanja e çervishit, ni lugë t`lyn.  

Bora i mlon ferkemt 

Bora âsht e bardhë por e ftoftë    

Budallën mas e vet se t`kallxon vetë.  

Bukën e grytë e hanim në vend t`djathit.  

Burri t`bân zojë, burri t`bân tojë.  

Burrat e mirë e bâjnë shyhret gjithkun.  

Byr (BUJRËM) n`odë t`mixhës.  

Vazhdon 

Malmö,15 mars 2024 

sinankastrati09@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu