ARKIVI:
17 Maj 2024

Politikanët duhet të merren me politikë dhe jo me fe, se si të merren me fe, e ndotin politikën edhe fenë njëherësh!

Shkrime relevante

Shkrim i shkrimtarit Rai Gashi i vitit 2017: Kush po luan lojëra të rrezikshme me shqiptaret dhe në emër të shqiptarëve?

Xhamia e Bresanes, Sharr, Prizren Nga: Raif Gashi, Prishtinë ___ Ndërtimi i qindra e...

Nail Draga për librin e Fahri Musliut “Ditari i gazetarit shqiptar në Beograd”

Nail  Draga, Ulqin LIBËR DOKUMENTAR PËR  KOSOVËN NË NJË  KOHË DRAMATIKE Fahri Musliu,...

Presidentja Osmani ka takuar ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në...

Po ku ka besë Serbia?

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA Ukraina bëri një gabim të madh...

Shpërndaj

Nga: Driton Statovci, Vjenë
___
Përzierja e POLITIKËS DHE FESË rezulton ne një RECETË PËR TRAGJEDI!
___
Shkrim i shkurt për klasën tonë politike dhe ekstremistët tonë fetarë të pafytyrë, pakarakter, pamoral dhe pa asgjë njerëzore!
Politikanët duhet të merren vetëm me politikë dhe jo me fe. Si të merren politikanët me fe e ndytin edhe politikën edhe fenë. Arsyeja e vetme që është zhvilluar Europa dhe kultura perëndimore është se e kanë ndarë moti shumë qartë fenë nga shteti dhe jeta shoqërore. Mos e cekni rastin kur presidenti i USA inaugurohet me Bible se ajo është vetëm simbolike.
Kur po i shoh disa politikanë të pafytyrë në trojet shqiptare gjithandej duke publikuar ajete të Kuranit po me vjenë të vjellë.
Njësoj do të themë edhe për të tillët që do citojnë pjesë nga Bibla.
Predikuesit fetarë duhet të merren vetëm me shpirtëroren dhe jo me politikë. Si të merren predikues fetarë me politikë e ndytin edhe fenë dhe politikën. Gjithashtu më vjenë të vjellë kur predikuesit fetarë merren me probleme te politikës qoftë kombëtare apo globale.
Ndër shqiptarë sheh sot me tonaleta individë të pafytyrë dhe pakarakter që po i ngatërrojnë këto dy koncepte. Si rezultat i kësaj e kanë ndytë shqiptarinë gjithandej dhe është rrezik të rrëshqasim në një tragjedi apo vetëm kemi rrëshqitur!
Me ju thënë të keni turp nuk i’a vlenë se për më pasë turp duhet të kenë fëtyrë e karakter, por kategoritë e lartë cekura nuk e kanë asnjërën. Por vazhdoni se keni gjetur mjaftë njerëz me vetëdije të ulët me i manipulue (të ne fatkeqësisht shumica janë të tillë – e vërtetuar shkencërisht edhe me testin PISA.). Në fund populli i ynë do ti paguaj shumë shtrenjtë këto budallallëqe, mirëpo do të jetë vonë kur ta kuptojmë – nëse kemi kapacitet intelektual me e kuptue (si popull po mendoj e jo si individë).
Si popull gjatë historisë i kemi paguar shpeshherë shumë shtrenjtë budallallëqet tona e as kësaj radhe nuk do të shpëtojmë pa e paguar – në këtë jam mëse i sigurtë.
Mund të jetë një vizatim i teksti që thotë "i RELIGION RECIPE FOR DISASTER"

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu