ARKIVI:
17 Maj 2024

“Kosova – Histori e shkurtër”, libri i tretë, i plotësuar i historianit Jusuf Buxhovi

Shkrime relevante

Me diplomaci inekzistente drejt dështimit të madh!

Florim Zeqa  Dështimi për anëtarësim në KiE është pasojë e diplomacisë inekzistente...

Shkrim i shkrimtarit Rai Gashi i vitit 2017: Kush po luan lojëra të rrezikshme me shqiptaret dhe në emër të shqiptarëve?

Xhamia e Bresanes, Sharr, Prizren Nga: Raif Gashi, Prishtinë ___ Ndërtimi i qindra e...

Nail Draga për librin e Fahri Musliut “Ditari i gazetarit shqiptar në Beograd”

Nail  Draga, Ulqin LIBËR DOKUMENTAR PËR  KOSOVËN NË NJË  KOHË DRAMATIKE Fahri Musliu,...

Presidentja Osmani ka takuar ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në...

Shpërndaj

Botimi i tretë i “Kosovës – histori e shkurtër”, që doli këto ditë nga shtypi, ka disa plotësime të rëndësishme, si fryt i punës së mëtutjeshme hulumtuese. Ato pasqyrohen në tri fusha: atë të lashtësisë, te hipoteza e lidhjes pellazge-ilire; te trinomi i mbretërive ilire: Dardanisë, Maqedonisë dhe Epirit si epiqendër e antikitetit si dhe te demistifikimi i mëtutjeshëm i qëndrimeve të historiografisë serbe rreth dinastisë Nemanjane të Rashës si “shtet mesjetar serb” si dhe argumentimit se nuk ka pasë Kishë autoqefale ortodokse serbe në mesjetë nga viti 1217, por një auotnomi të përkohshme nga Peshkopata e Ohrit në përputhje me rrethanat që solli Rënia e Konstatinopojës gjatë kryqëzatës së katërtë dhe themelimi i Perandorisë Katolike në Konstadinopojë nga viti 1204-1267, me ç’rast, kthimi qendrës së Perandorisë së Bizantit nga Nikeja në Konstantinopojë paraqet edhe fundin e autonomive të Peshkopatës së Zhiqes (Rashës) dhe asaj bullgare.
Qendrimi rreth Rashës, fillimisht si zhupani, despopta dhe së fundit mbretëri në kuadër të mozaikut të feudeve dhe despotateve të pavarura të Ilirikut gjatë dy shekujve të fundit të Bizantit, me anën e dëshmive të shumta mesjetare, nga ato të priftit Duklanin, te perandorëve të Bizantit Konstantin Porfirogeniti dhe Kantakuzeni si dhe të kronistëve të shumtë të kohës, del se në të gjitha burimet meritore Rasha shfaqet si Rassa, Rasien, Rasi e të tjera si entitet i pavarur dhe askund si “Mbretëri serbe” apo si “Perandori serbe” me qendër në Kosovë. Përkundrazi, nga të dhënat e Perandorit Kantakuzen dhe të tjera, mbretëria e Rashës paraqitet me prejardhje tribale, ndërsa Rasha si Tribalija, paçka se historiografia serbe rasianët dhe Rashën i konverton në serb dhe Serbi! Në këtë kontekst sillën edhe disa burime të tjera ku demistifikohet i ashtuquajturi “Zakomik i Dushanit” i R. Novakoviqit gjoja si themel i “shtetit mesjetar serb”, si një sajesë e disa versioneve të rishkruara nga dhe të falsifikuara kishtare në shekullin XIX të drejtuara nga qendra sllaviste në Vjenë, Odesë dhe Beograd në mënyrë që t’i krijohet “platforma zakonore” shtetetit serb të njohur në Kongresin e Berlinit në vitin 1878.
Krahas këtyre plotësimeve, në këtë botim, vëmendje e rëndësishme i kushtohet edhe të ashtuquajturës tezë “arnautashe”, të sajuar në shekullin XIX nga një pjesë e autorëve të sllavistëve të Vjenës, sipas të cilëve shqiptarët myslimanë janë serbë që fillimisht pranuan islamin në shekullin XVI për t’u shqiptarizuar dhunshëm në shekullin XVIII. Këto teza të Garashaninit, Cvijiqit dhe të pjesës më të madhe të historianëve serbë, pranohen edhe nga një pjesë e mirë e historianëve të huaj bashkëkohorë (N. Malcolm dhe O. J. Shmitt)!
Një vend të rëndësishëm në këtë plotësim zë edhe përudha e luftës nacionalçlirimtare dhe ndryshimet që solli në planin shoqëror-politik shqiptar, ato te pushtimit fashisht italian të Shqipërisë (1939-1943) si dhe të pushtimit gjerman 1941-1945, ku fillimisht, nga 1941-1943, pas shpërbërjes së Jugosllavisë së Versajes kemi “tokat e lirueme” me Shqipërinë e Musolinit, ndërsa nga viti 1943-1944, pas kapitullimit të Italisë shfaqet Qeveria Shqiptare si shtet etnik nën ombrellën e Vermahtit gjerman, në një hapërisë prej 74 mijë kilometrash katrore. Kjo problematikë komplekse shihet jashtë diktatit ideologjik dhe jashtë anatemës së “kuislingëve” dhe të “krijesave fashishte”, të cilat edhe më tutje ngarkojnë disukursin e historiografis insitucionale shqiptare.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. mos me kene nip i patriotit te shquar shqiptar, Xheladin HANA nga Gjakova: kisha thene ose shkruar dicka tjeter mbi gazetarin dhe “historianin” Jusuf Buxhovi….

    Me fjalet dhe deshmite e Nafi Cegranit etj.

    Nejse!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu