ARKIVI:
17 Maj 2024

Kryeministri Albin Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit

Shkrime relevante

Shkrim i shkrimtarit Rai Gashi i vitit 2017: Kush po luan lojëra të rrezikshme me shqiptaret dhe në emër të shqiptarëve?

Xhamia e Bresanes, Sharr, Prizren Nga: Raif Gashi, Prishtinë ___ Ndërtimi i qindra e...

Nail Draga për librin e Fahri Musliut “Ditari i gazetarit shqiptar në Beograd”

Nail  Draga, Ulqin LIBËR DOKUMENTAR PËR  KOSOVËN NË NJË  KOHË DRAMATIKE Fahri Musliu,...

Presidentja Osmani ka takuar ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në...

Po ku ka besë Serbia?

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA Ukraina bëri një gabim të madh...

Shpërndaj

Prishtinë, 18 prill 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Adjančić, nënkryetaren e Komunës së Zveçanit, Natasa Tomanić, dhe nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojević, e cila mori pjesë virtualisht.

Në takim, krahas kryeministrit ishte Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe këshilltarja e Kryeministrit për Çështje të Komuniteteve, Elizabeth Gowing.

Forhåndsvisning av bilde

U bisedua për situatën aktuale në katër komunat në veri të vendit dhe për zhvillimet e fundit në raportet me fqinjin tonë verior, me theks te veprimet e djeshme me rastin e ndalimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës në pikat kufitare dhe kërcënimet publike nga Presidenti i Serbisë.

Forhåndsvisning av bilde

Vëmendje e veçantë gjatë takimit iu dha dhe mundësive për intensifikimin e investimeve dhe projekteve infrastrukturore në këto komuna, masave praktike që mund të lehtësojnë punësimin, sikurse masa e punësimit për 2000 banorë të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, që është lansuar në shkurt të këtij viti, dhe procesit të regjistrimit të popullsisë. Për këtë të fundit, kryeministri vuri theksin te rëndësia e këtij procesi dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që pjesëmarrja në këtë proces ka edhe në ndarjen e drejtë të buxhetit për komuna dhe planifikimin strategjik të politikave dhe projekteve.

Forhåndsvisning av bilde

Temë tjetër e bisedës ishte edhe votimi për shkarkimin ose jo të kryetarëve i cili mbahet me 21 prill dhe puna e institucioneve tona rreth organizimit të këtij procesi demokratik, që është inicuar nga nënshkrimet e vetë qytetarëve të këtyre komunave.

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri Kurti falënderoi nënkryetaret për angazhimin e tyre dhe punën që po bëjnë, dhe ofroi vazhdim të bashkëpunimit në shërbim të kërkesave dhe nevojave të qytetarëve që përfaqësojnë dhe komunave që qeverisin.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu