Milosheviqi, sundimtar kriminel apo filoshqiptar klandestin ?

Shkrime relevante

Mos e përdorni UÇK-ën dhe mërgatën për justifikimin e agjendave fetare!

Alberto Leka, Prishtinë ____ MOS E PËRDORNI UÇK-NË DHE DIASPORËN PËR TË JUSTIFIKUAR...

Fillon çmontimi i regjimit të Vuçiqit

Bahri Cani, Gjermani _____ Nuk e di sa po i përcillni, por në...

Peja nuk është fajtore nëse Prokuroria e saj ka kërkuar paraburgimin e një burri të dyshuar për sulm seksual ndaj vajzës së tij 13-vjeçare

Lirim Gashi, Prishtinë _____ PEJA, KROMOZOMET E KRIMIT DHE BIOLOGJIA E PANDËSHKUESHMËRISË ____ Duket sikur...

Mulla Fatmir Latifi i Shipolit të Mitrovicës dhe urrejtja ndaj Kanunit të Lekë Dukagjinit

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë KANUNI I LEKË DUKAGJINIT DHE MULLA...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
Pasi ta keni përcjellë këtë dokumentar “Fakte me Adnan Merovcin”, tejet informues, do më interesonte opinioni i atyre që kanë autonomi dhe përgatitje për të menduar raciobalisht, nëse Millosheviqi e ka toleruar këtë veprimtari patriotike të “alternativës kosovare” (e udhëhequar nga Ibrahim Rugova), sepse ishte filoshqiptar klandestin, apo sepse e kishte zgjedh si taktikë për t’i nënshtruar shqiptarët pa përdor dhunë fizike?
Opinioni im ishte dhe vazhdon me qenë: Beogradi fashistoid e kishte kap “alternativën kosovare” me marioneta të rekrutuara nga UDB/SDB/RDB, prandaj mendonte se duke i toleruar të simulonin republikën virtuale të Kosovës, Deklaratën për pavarësi më 2 korrik 1990, miratimin e Kushtetutës për Republikën e Kosovës, më 7 shtator 1990 në Kaçanik, “zgjedhjet e lira” për Presidentin dhe Kuvendin e Republikës se Kosovës, më 24 maj 1992, etj., etj. Edhe pasaporta u ka dhënë atyre që bënin “turizëm politik” në Perëndim për ta diskredituar regjimin e Millosheviqit dhe për të kërkuar përkrahje për Republikën e Kosovës. Pothuajse asnjë lideruci të “alterantivës kosovare”, “pacifiste”, nuk ia ka ndaluar angazhimet, nuk ia ka marrë pasaportën serbe, nuk e ka përndjek me polici e nuk e ka burgos.
Respekt për Profesoreshën Luljeta Pula, të cilën kam pas rastin ta njoh gjatë ngazhimeve të saj disa ditore në Kopenhagë, bashkë me personalitete si priftin Domë Lush Gjergji, avokatin Bajram Kelmendi dhe të tjerë që nuk po më kujtohen për momenti. Ai delegacion erdhi në Kopenhagë për të marrë pjesë në aktivitetet “paralalele” që po mbaheshin në Kopenhagë me rastin e mbajtjes të samitit të “Konferencës se Helsinkut”. Delegacionit ia kishte mundësuar atë ardhje, strehim, e agjendë LPK-ja, Dega në Danimarkë, duke pos e publikuar këtë kontribut organizativ e as përmasat e shpenzimeve financiare që i kanë pas…
Pyetje “provokuese”:
Nëse tani bashkëqytetarët serbë do të bënin veprimtari ilegale, antikushtetuse, si ato që i ka bërë “pacifisti” Ibrahim Rugova & Co, çfarë qëndrimi ndaj tyre do të mbante KM Kurti? Do të lejonte t’i serbët të mbanin kuven për të shpall “zajednicën”, do të toleronte të mbante konferencë shtypi çdo të premte “presidentin e zajednicës”, siç e ka toleruar Millosheviqi “presidentin e republikës” (Ibrahim Rugovën)?!
Uroj të jemi tolerantë gjatë shfaqjes se opinioneve dhe polemikave e dabtit!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu