ARKIVI:
30 Korrik 2026

Gazeta “Rilindja”, një gazetari që u rrit me rritën e Kosovës, por që nuk është më!

Shkrime relevante

“Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, është ndër romanet tona më të mira, shkruante Dr. Ibrahim Rugova

"Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit" ndër romanet tona më të mira Shkruan:...

A merr vesh Vuçiqi përmes reagimit shumë të butë të BE-së?

Gani I. Mehmeti Mund të themi se ishte një reagim vetëm sa...

At Pjetër Meshkalla, ndërgjegja e lirë që sfidoi diktaturen komuniste

Nga Frank Shkreli ____ Në historinë e Shqipërisë së shekullit XX ka figura...

Surpriza ka ardhur! Truri i një personi të moshuar është shumë më praktik sesa besohet zakonisht

Agim Vuniqi, Vashington SUPRRIZA KA ARDHUR!* Drejtori i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit...

Replikë ndaj pikëpamjeve të Milazim Krasniqit mbi krishterimin dhe identitetin fetar të shqiptarëve

Islamizimi i fëmijëve Nikollë Loka, Tiranë ___ Shkrimi i Milazim Krasniqit "Kriza e sotme...

Shpërndaj

Nga: Agim Muhaxheri, Kaçanik

Mjeshtri i fjalës, gazetari e shkrimtari Ymer Shkreli, i njohur si Ngucakeqi ua turbullonte ujin pushtetarëve komunistë. Reporterët special të gazetës “Rilindja” –  nga Amerika, Gjermania, bota arabe.

Gazeta “Rilindja”, sot e ka përvjetorin e 80-të.

Ajo lindi në Prizren… U rrittë në Prishtinë. Këtu para 22 vjetësh e bënë atentatin ndaj saj shqipfolësit.

Thanë për të: E mbylli UNMIK-u!

Ndjesë i pastë shpirti!

Na ishte një zonjë e rëndë, lajmëtari i Kosovës, shkolla e gazetarisë…

E kishte namin si “Le Monde” i Parisit, “Corriere della sera” e Italisë…

Unë ia nisi punës në këtë gazetë në dhjetor të vitit 1982 bashkë me Bajram Kabashin, Veton Surroin dhe shtatë të tjerë, të gjithë me fakultet të kryer… Katër – pesë prej tyre e lanë profesionin e gazetarisë, ngase nuk iu shkonte gazetaria…

Bajram Kabashi e publikoi librin “Rilindja, përkushtim e trishtim (1982 – 1999)”, të ribotuar në Prishtinë, më 2020, me gjithsej 529 faqe.

Pehlivanët e gazetarisë nga terreni korrespondenti i Prizrenit, Veli Bytyqi, i Mitrovicës – Çerkin Ibishi, Hasan Bunjaku i Gjilanit…

Me Veli Bytyqin kam raportuar për dy proceset gjyqësore në Prizren, atë të profesorit Ukshin Hoti dhe të politikanit të Jugosllavisë, Fadil Hoxha…

Tërmetin e shkaktoi karikaturisti Agim Qena. Emnaku im, i njohur si Tafë Kusuri, ia shkundi pendlat Jugosllavisë. Ia këndoi tallkinin kësaj krijese duke e vënë hartën e saj dhe një peshqir mbi karrige. Punë të madhe bëri fotoreporteri Ilaz Bylykbashi.

“Rilindja” nuk e dha njeriun e vet… Nuk e dha mikun e kolegun tim, Daut Shehun, të cilin Komiteti i Kaçanikut e kishte përjashtuar nga LK – si oportunist. E gjetën një ‘zbraztirë juridike”. Dautin e ktheu në punë gjyqi…

Për të u tha:

Dauti e ka mundur ‘dërzhavën’, ngase për kohën që s’ka punuar e ka marr kompensimin material.

Të punosh në gazetën “Rilindja” ishte një privilegj i madh!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu