ARKIVI:
27 Prill 2026

Mos e harroni Gjuhën Shqipe, gjuhen e Nanes !

Shkrime relevante

Shpërndaj

Gjuha amtare është gjuha që mësohet si fëmijë.

Nga mosha 8 vjeçare zonjusha Teuta filloi të ma mëson abetaren shqipe.

Kur isha 9 vjeç, nxënës i shkollës fillore, një mësues pro-serb, na tregoi diçka nga historia e Evropës, por Serbinë e lavdëroi në kurriz të Shqipërisë.

Unë reagova. I thashë mësuesit në shqip të pastër: “Ti po na gënjen”.

Ai nuk më kuptoi. E përktheva në anglisht.

___

Një përkujtim për shqiptarët në diasporë: Është detyra juaj njerëzore t’u mësoni fëmijëve tuaj gjuhën amtare (gjuhën e nënës), shqipen.

Mirdita Dedgjonaj – Mos harroni gjuhen e nenes

 

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. E gëzuara Mirdita Dedgjonaj!

    Të lumtë për këto vargje të bukura e me porosi shumë te madhe!
    Edhe unë jam mërgimtar. Këtu në Suedi krijova shumë shkrime. Fjalët tua më kujtuan vargjete në vjershën time GJUHËN SHQIPE MOS E HARRONI:

    Ju shqiptarë në diasporë,
    rrini me libra e lapsa n’dorë,
    shkruani, shkruani e lexoni
    gjuhën e nënës mos e harroni!

    Ju që jeni pak më të vjetër,
    merrni vet – shkruani në lëtër,
    kudo rrin kahdo shkoni,
    gjuhën e nënës mos e harroni!

    Mbanju të rinjve ligjërata,
    të mësojnë shqipën këto gjenerata!
    Dhe tregonju të gjithë shqiptarëve,
    të mos harrojnë gjuhën e t’parëve!

    Të uroj shëndet dhe suksese në krijimet e reja.

    Ismet M. Hasani, Suedi
    (mësues i dikurshëm)

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu