ARKIVI:
28 Prill 2026

Së pari Kosova, pastaj LDK!

Shkrime relevante

LDK plotësoi kushtin – LVV ta mbajë fjalën!

Idriz Zeqiraj, Gjermani _____      Fitorja, pothuaj se, plebishitare, për të tretën...

Mos na kërkoni ta quajmë këtë festë…, nuk është festë kur pushtimi vishet si spektakël

Genc Kastrati, Prishtinë A mund të ketë absurditet më të madh se...

Shadërvani nuk është shesh parade për perandori të mundura, gurët e Prizrenit mbajnë mend, edhe kur institucionet harrojnë

Dom Nikson Shabani Prizren, 25 prill Në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit,...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Disa muaj para zgjedhjeve të fundit lokale ndodhesha në Kosovë. Erdhën në shtëpinë time në Bokshiq dy zyrtarë të Degës së LDK-së në Klinë, të cilët m’u luten në këtë mënyrë, po citoj: “A pranon të futesh në listë për asambleist, ti na i sjellë votat, ne e caktojmë më pas dikë dikë tjetër për Asamblenë Komunale”! Përgjigja ishte e shkurtër dhe e prerë, jo nuk ua bëjë një lojë të tillë qytetarëve të komunës sime!

Nuk ribëhet LDK-ja me Isa Mustafën kryetar nderi

Pas një shkrimi autorial të disa ditëve më parë, një mik imi reagoj në këtë mënyrë, po citoj: “Lumiri është atdhetar i devotshëm”! Fillova t’i besoj dhe vërtetë më erdhi mirë. I parashtrova pyetjen vetës, vallë a e ka këtë fat të mirë LDK-ja që më në fund ta ketë për liderë një atdhetar!?

Mirëpo mbështetësi i kryetarit aktual të LDK-së nuk u mjaftua më kaq, për të vazhduar tutje, po citoj: “Abdixhiku, vite më parë ka bërë një gabim, kur e ka shpallur Isa Mustafën kryetar nderi, në vend se ta shpallte kryetar turpi”!

Unë ia ktheva në këtë mënyrë: “Qenka e lehtë kjo punë, le t’ia heqë Lumiri titullin e nderit e le t’ia vë atë të turpit Isa Mustafës dhe kështu ndahet ‘shapi nga sheqeri’, në të kundërtën nuk do t’i hiqet kurrën e kurrës barra e turpit Abdixhikut”!

Kjo jo vetëm që nuk ka gjasa të ndodhë, mund të ndodhë e kundërta e saj, që Lumiri ta propozon për president të shtetit idhullin dhe padronin e tij politik!

Këtë që e themë e mbështes në faktin se, të paktën deri më sot nuk e kam dëgjuar të jetë penduar Lumiri për gabimin historik, të kthyer tashmë në dëm fatal për LDK-në!

Turneu i mashtrimit vazhdon…

Pas humbjes katastrofale të zgjedhjeve në të gjitha komunat e Kosovës, kryetari i LDK-së po vazhdon me “Turneun e falenderimit”! Nuk e di a po ju thotë qytetarëve ‘faleminderit që më mashtruat’ apo ‘faleminderit që ju mashtrova’!

Nga ajo që po shohim takimet e Lumirit me qytetarë, ato po zhvillohen nëpër lokale të natës me të rinjët e relaksuar pas Iftarit. Sadoqë kryetari humbës po mundohet t’ua futë në kokë të rinjve interesin partiak para atij shtetërorë, ata më së paku mendjen e kanë tek LDK-ja!

“Së pari LDK! Sepse me LDK dhe Kosova!”, ky është sllogani më i shëmtuar i një kryetari humbës në zgjedhje!

Do të ishte fat i mirë për LDK-në, sikur e gjitha të përfundoj me ketë sllogan të shëmtuar!

Fundin e lojës mashtruese politike ndaj elektoratit të LDK-së e vulosi kryetari i Pejës, ish kandidat me votat e fituara për deputet, Gazmend Muhaxheri: “Do të jem kryetar i Pejës, dua të vazhdoj këtu, me deputet i kam kry punët moti “.

Kështu janë mësuar të luajnë ‘qoke’ sistemin elektoral në Kosovë!

Me qytetarët lehtë e kanë, as që brengosen për ta!

Kësaj situate i shkon për shtati kënga; “Qysh e don shoqnia flakë le të kallet shpia”! Vërtetë shoqëria kosovare po e don dhe po e pranon këtë realitet të shëmtuar politik.

Së pari Kosova o Lumir, pastaj LDK! Ne që nuk kemi Atdhe tjetër përpos Kosovës nuk mund të pajtohemi me konstatimin tuaj absurd, “Së pari LDK, pastaj Kosova”!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu