ARKIVI:
8 Mars 2026

Me Demokracine e Trump apo me Demokracine e BE?

Shkrime relevante

Kur Presidetja pi ujë, shpërthem shovenizmi religjioz islamik

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Vjosa Osmani u pa...

Lufta në Lindjen e Mesme: Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës paralajmëron se lufta mund të arrijë në Paris

Foto: HANDOUT / AFP / NTB Dmytro Kuleba mendon se barrierat psikologjike...

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Shpërndaj

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Dy Reagime te mëdha dhe serioze kanë ndodhur këto ditët e fundit të cilat mund të vënë në dyshim nivelin e demokracisë në vëndet perëndimore.

-Reagimi i Zv. Presidentit të SHBA z.  JD Vance i cili paralajmëroi BE-në një fjalim të tij ditët e fundit, ku u shpreh për BE:  “Ju nuk keni vlera të përbashkëta nëse anuloni zgjedhjet sepse nuk ju pëlqen rezultati, dhe kjo ndodhi në Rumani; nuk keni vlera të përbashkëta nëse keni aq frikë nga njerëzit tuaj saqë i mbyllni gojën.”

Dhe Vance nuk gaboi.  Nga zgjedhjet e anuluara të Rumanisë për ndërhyrjen e supozuar ruse deri te dënimi i ashpër i Le Pen, demokracitë e Evropës duken gjithnjë e më të rehatshme duke anashkaluar zërat e krahut të djathtë nën pretekste ligjore.

-Reagimi i miliarderit Elon Musk i cili kritikoj Francën për ndalimin e Marine Le Pen, kandidates kryesore të opozitës nga zgjedhjet presidenciale dhe ushpreh se: “Kur e djathta radikale nuk mund të fitojë përmes votës demokratike, kjo do të thotë se ata ( gjykatat franceze) abuzojnë me sistemin ligjor për të burgosur kundërshtarët e tyre.

Reagimi i departamentit të SHBA ndaj veprimeve të drejtuesve të BE përkundër kundërshtarëve politikë në zgjedhjet përkatëse në Rumani dhe dënimi i kandidates për Presidente të së djathtës francize LePen, tregon edhe një herë frazën e vjetër por të saktë se – `kur përplaset Politika me Drejtësinë- gjithmonë fiton politika`. Kjo po ndodh në vëndet e Europës madje dhe në SHBA ku Partia demokrate e Biden bëri çmos që të mos fitonin republikanët duke e vënë kandidatin kryesor tashme President i SHBA-Trump- përballë gjyqeve të nxitura politikisht. Po kjo po ndodh në vëndet e BE politikat e të cilës po bien ndesh me parimet e demokracisë duke censuruar apo dhe duke ndaluar individë e politikanë që i do populli për të marrë pushtetin egzekutiv në mënyrë demokratike.

Përse po ndodh kjo, sidomos pas fitores së zgjedhjeve nga Trump?

Arësyet  dhe faktorët që kanë shkaktuar këtë rotacion politik nga e majta liberale demokrate për tek autokracia dhe tek e djathta konservatore janë të shumta , por më të spikaturat mund të them se Liberalizmi demokratik perëndimor në emër të mbrojtjes të lirive dhe të drejtave të njeriut ka ndërhyrë në mënyrë jo demokratike:

se pari- duke ndërhyrë në punët e brëndëshme të shumë shteteve për të ndryshuar rregjimin dhe në disa raspte duke u përpjekur të përshpejtojë proceset demokratike aty nëpërmjet `grushtit të shtetit`, nëpërmjet të ashtuquajtura `revolucione` portokallinj, apo të kadifejtë, apo nëpërmjet `pranverës arabe`, apo duke nxitur Ukrainën të mos nënëshkruante Marëveshjet Minsk 1 dhe Minsk 2 e për pasojë duke shkaktuar një luftë të panevojshme me preteksitn e frikës nga Rusia. Këto ndërhyrje në emër të lirive dhe të drejtave të njeriut apo të vendosjes së demokracive në vëndet jo demokratike, nëpërmjet mjeteve jo-demokratike, na kujtojnë parrullat e Fidel Kastros i cili thoshte se… `nëse SHBA eksporton kapitalin ne do të eksportojmë Revolucioni`, apo parrullën famëkeqe tashmë të harruar `Socializm apo Vdekje`.

Së dyti- duke përhapur dhe influencuar madje duke promovuar dhe lavdëruar në të gjitha vëndet e tjera perëndimore dhe më shumë në ato lindore dhe të lindjes së afermë dhe të largët, gjithashtu në emër të të drejtave dhe lirive të njeriut të grupeve sociale të orientuara seksualisht në mënyrë të gabuar apo siç quhen grupet e degjeneruara të LGBTQ, duke ndotur shoqërite dhe lëvizjet sociale dhe kulturore me pisllëqet e degradimit moral.

Dihet që shoqëritë e shumë shteteve nuk mund të pranojnë (e jo madje të promovojnë), një stil jetese të degjeneruar dhe aspak të moralshme. Aq më keq duke porositur apo madje duke detyruar shtete për të stimuluar vlera që binin në kundërshtim me moralin dhe traditat socilae. Kjo ndodhi pjesërisht edhe tek ne ku për pak u bënë ndryshime ligjore për të zëvëndësuar gjinite mashkull-femër apo burrë grua në Prindër 1 dhe Prindër 2 apo me gjini të papërcaktuar.

Si pasojë e këtyre devijacioneve sociale, morale, etike, duke shtuar edhe emigracionin shumë herë politiko-fetar që vinte dhe vjen nga vendet e pazhvilluara dhe ato me fe islame, demokracia liberale   ndoshta e nxitur dhe nga grupe politike  që kërkojnë  anarki dhe pakësim të popullatës,  arriti në skaje aspak të pëlqyera nga masat sociale të vëndeve perëndimore të cilat po e gjejnë shpëtimin duke votuar parti të djathta dhe konservatore.

Politikanët e majtë që shkaktuan këtë problem të madh ndërkombëtar e botëror po përpiqen ta shuajnë, duke përdorur paradoksalisht metoda të censurimit të kundërshtarëve politikë, të mbylljes së disa tv-ve apo të frikësimit me `gogolin rus`. Kjo po ndodh edhe në SHBA ku administrata Trump nëpërmjet institucionit të Elon Musk- DOGE (Department of Government Efficiency (DOGE) ka konstatuar se si qeveritë e demokratëve kanë shpërdoruar miliarda dollar në kurriz të popullit amerikan duke e çuar deficitin shtetëror deri në 30 trilion dollarë. Nga këto sipas Elon Musk 3.7 trilion dollarë janë zhdukur dhe nuk mund të gjurmohen se ku kanë shkuar. Pra SHBA ka probleme konomiko-financiare brënda vëndit por edhe ligjore.

Një shpresë e mirë për Ballkanin Perëndimor është se Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar formimin e një grupi pune ekspertësh të sigurisë për të “stabilizuar përfundimisht marrëdhëniet në Ballkanin Perëndimor”. Të gjitha opsionet janë të hapura, kështu që grupi duhet të shqyrtojë edhe mundësinë/perspektivën e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën.

Në këtë kuptim edhe vëndi ynë i vogël i drejtuar nga parti të majta që pas vitit 1944 e deri më sot, por që ndonjërës i pret Timoni djathtas, mendoj se duhet të mbështeten tek SHBA përsa i përket çështjes strategjike të një Federate shqiptaro-kosovare të cilën mund ta mbështesë Trump sepse përputhet me Strategjinë amerikane në Ballkan.

Përsa i përket integrimit Europian, idea e integrimit brënda vitit 2027-20230 është e pëlqyeshme sepse për Shqipërinë integrimi do të thotë rritje rrogash, punësim, lëvizje e lire, por edhe lufta më e ashpër kundër korrupsionit duke zbatuar ligjet.

Së fundmi, e parë nga pikpamja se cila është më e mirë Demokracia liberale më LGBTQ apo një demokraci pa ato, mendoj se kjo e fundit është më e pëlqyeshmja për popullin shqiptar edhe në se mund të mbizotërojë përkohësisht një autokraci që zbaton ligjet e Demokracisë.

priftipirro2017@gmail.com

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Demokracia E DJATHTE Prendimore apo Demokracia E MAJTE Prendimore, te dyja jane gjithmone ma te mira se “Demokracia” RUSE.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu