ARKIVI:
8 Mars 2026

Ndryshimi i ligjit zgjedhor, imperativ i ngutshëm kohor!

Shkrime relevante

Kur Presidetja pi ujë, shpërthem shovenizmi religjioz islamik

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Vjosa Osmani u pa...

Lufta në Lindjen e Mesme: Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës paralajmëron se lufta mund të arrijë në Paris

Foto: HANDOUT / AFP / NTB Dmytro Kuleba mendon se barrierat psikologjike...

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Partitë tona politike, siq duket e kanë një marrëveshje të heshtur mes tyre kur janë në pyetje ndryshimet e ligjit mbi zgjedhjet! I vetmi ndryshim në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ishte ai i votimit nga 5 në 10 deputet në listë zgjedhore. Kjo, jo vetëm që nuk prodhoj asgjë pozitive sa i përket përfaqësimit në Kuvend, e forcojë akoma më tepër pozicionin e liderit partiak dhe vartësve të tij morbid!

‘Një kandidat një votë’, mënyra më demokratike e përfaqësimit në Kuvend

Votimi për 10 deputet e rriti kuotën e hyrjes në Kuvend (nga 10 mijë në 20 mijë vota e më shumë), por jo edhe cilësinë dhe përfshirjen lineare të përfaqësimit në legjislaturën e re.

Sikurse në zgjedhjet e kaluara, koncentrimi i votes së qytetarëve ishte në rajonet ku gjenden të fortët e politikës dhe mbështetësit e tyre tradicional.

Me ligjin aktual zgjedhor, ku e tërë Kosova është e me një ‘Zonë Zgjedhore’, në përgjithësi po përfitojnë komunat e mëdha, por edhe ato të vogla nën ndikimin rajonal të partive të caktuara politike.

Nuk ka si të jetë ndryshe, kur një komunë e vogël do të përfaqësohet me 7 apo 8 deputet në Kuvend, kurse komunat me të njëjtat përmasa demografike mbetën pa përfaqësim në Kuvendin e Republikës së Kosovës!

Ky duhet të jetë shqetësim për të gjitha subjektet politike pa dallim, e në veçanti duhet të jetë prioritet i shqyrtimit të kësaj problematike në legjislaturën e re të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndryshimi i ligjit për zgjedhjet duhet të jetë imperativ i ngutshëm kohor

E mira e së mirës do të ishte që Kosova të ndahet në disa zona zgjedhore (7-10), në të kundërtën, nëse mbetet kështu siq është me një zonë zgjedhore, atëherë duhet të ndryshoj mënyra e votimit, nga ajo që është aktualisht, ‘10 kandidat një votë’ në ‘Një kandidat një votë’.

Kjo do t’i mënjanonte votimet me rekomandim të liderëve partiakë dhe do të parandalonte mbivotimin e komunave të vogla nga komunat e mëdha apo mbledhjen e kajmakut elektoral nga të fortët e politikës.

Me sistemin zgjedhor ‘Një kandidat një votë’, ngritet cilësia e politik-bërjes dhe rritet kualiteti qeverisës në vend, e përtej kësaj zvoglohet mundësia e vjedhjes dhe e kontrabandimit të votes së lirë të qytetarëve.

Me sistemin elektoral ‘Një kandidat një votë’ duhet të fillohet nga zgjedhjet lokale të vjeshtës. Heqja e privilegjit të ‘bartësit të listës’ që të hyjë edhe pa asnjë votë Asamble (Parlament) është hapi i parë i testit demokratik për kryetarët (liderët) e partive politike.

Mënyra e votimit ‘Një kandidat një votë’ është praktikë e aplikueshme në pothuajse të gjitha shtetet e zhvilluara me traditë demokratike. Madje është praktikë e votimit edhe për Parlamentin Evropian.

Ligji aktual diskriminues zgjedhor në vendin tonë po i pamundëson ndryshimet përmbajtësore në Kuvendin e Kosovës dhe po i nxjerrë jashtë përfaqësimit në Parlament kandidatët më të devotshëm, me dinjitet dhe përgatitje të lartë profesionale, veprimtarët e zellshëm, madje edhe themeltarët e subjekteve politike, vendet e të cilëve po i zënë të pamerituarit, servilët dhe të dëgjueshmit e liderit partiak, të cilët nuk janë në gjendje t’i dalin zot besimit të marrë nga qytetarët, duke mbetur gjithnjë vasal të dëgjueshëm të liderit partiak e jo zë i votuesve në Kuvend.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu