ARKIVI:
7 Mars 2026

Dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja e islamit nga shumica e shqiptarëve, mund të ndodhë më shpejt sesa mendojmë!

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Shpresë për Kosovën: dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja e islamit nga shumica e shqiptarëve mund të ndodhë më shpejt sesa mendojmë!
Në historinë e njerëzimit, revolucionet e mëdha, qoftë politike, kulturore apo shpirtërore, nuk nisin gjithmonë nga qendra e pushtetit ose nga figura të njohura. Përkundrazi, ato shpesh fillojnë nga “skajet e shoqërisë”, në komunitete të vogla, dhe më pas përhapen në gjithë popullin.
Duke u bazuar në studime të fundit mbi mënyrën se si përhapen idetë në shoqëri, mund ta kuptojmë më mirë fenomenin e sotëm të braktisjes së islamit në Kosovë, dhe të japim një mesazh shprese: braktisja e islamit nga shumica e shqiptarëve mund të ndodhë më shpejt sesa mendojmë.
Pse? Si ndodhin ndryshimet e mëdha?
Jo të gjitha idetë përhapen lehtë. Një video ose një lajm përhapet shpejt sepse mjafton që një njeri me ndikim ta ndajë me dikë tjetër.
Por ndryshimet e mëdha, si largimi nga një fe ose ndryshimi i zakoneve kulturore, kërkojnë diçka më të thellë: një “përforcim shoqëror”. Me fjalë të tjera, zakonisht, një person nuk ndryshon vetëm pse sheh një njeri që e ka bërë këtë hap, por guxon të ndryshojë vetëm kur e sheh se një numër i caktuar nga miqtë ose njerëzit përreth tij e kanë bërë të njëjtin hap (ky fenomen quhet “përforcim shoqëror”).
Këtë mekanizëm e shpjegon sociologu Mark Granovetter me “modelin e pragut”: çdo njeri e ka një prag të brendshëm, një numër minimal shokësh ose të afërmish që duhet të ndryshojnë para se edhe ai të guxojë të ndryshojë. Varësisht nga personi, dikujt i mjafton të ndjekë shembullin e një personi: babës/nënës, të dashurit/të dashurës, etj., e dikujt tjetër i nevojiten 3-4 (apo më shumë) shembuj.
Pse braktisja e islamit mund të përhapet shpejt?
Studime të tjera, si ato për Pranverën Arabe (nga dhjetori 2010, dhe për më pak se 3 muaj, në 15 shtete arabe ka pasur protesta masive, dhe në 4 prej tyre qeveria u rrëzua dhe ka pas shumë përmirësime shoqërore në shtetet tjera) tregojnë se ndryshimet nuk fillojnë nga njerëzit më të njohur ose më me ndikim, por nga njerëz të zakonshëm, në “skajet e shoqërisë”. (Kur them ‘në skajet e shoqërisë, nuk flas për njerëz të dobët, të margjinalizuar, ose të parëndësishëm. Përkundrazi, flas për ata që nuk janë të lidhur ngushtë me sistemin, me pushtetin ose me normat e vendosura. Ata që jetojnë më jashtë qendrës së kontrollit social, kanë më shumë liri për të menduar ndryshe, për të guxuar dhe për të sjellë ndryshime të reja. Në çdo revolucion, ndryshimi ka filluar pikërisht nga këto skaje, ku njerëzit kanë qenë më të lirë në mendje dhe më të hapur për të thyer rregullat e vjetra.)
Atëherë, sa persona duhen për të ndryshuar një shoqëri, për të filluar një revolucion kulturor, ose, konkretisht, për ta braktisur masivisht islamin?
Eksperimentet e studiuesit Damon Centola tregojnë se, varësisht nga rrethanat (sidomos ekonomike), mjafton përkrahja e vetëm 20 deri në 25% të popullsisë për ta ndryshuar normën kulturore të një shoqërie.
Të gjitha kushtet janë pjekur.
Për kushtet ekonomike në Kosovë, nuk kam nevojë të flas, të gjithë i njohim.
Pastaj, sot, në Kosovë, çdo sondazh tregon se shumica e shqiptarëve kanë kritika të ashpra ndaj fesë islame (veçanërisht ndaj islamit politik, BIK-ut dhe neo-otomanizmit), edhe pse nuk i bëjnë publike. Por, edhe në heshtje, këto kritika janë duke u grumbulluar. Dhe siç thotë teoria e prof Centola, kur një numër i mjaftueshëm arrin një masë kritike, ndryshimi shpërthen shpejt në gjithë shoqërinë, si një bombë atomike!
Kjo do të thotë se nuk kemi nevojë që të gjithë shqiptarët të braktisin islamin njëkohësisht. Mjafton që rreth 20 deri në 25% të jenë të vendosur dhe të dukshëm, dhe pjesa tjetër, më e frikësuar ose më e ngadalshme, do ta ndjekë shembullin.
Çfarë duhet të bëjmë për ta përshpejtuar ndryshimin?
1) Të jemi të dukshëm, pa frikë: të flasim hapur, të ndajmë historitë tona.
2) Të krijojmë rrjete të vogla mbështetëse: shokë, familjarë, grupe lokale.
3) Të mbështesim njëri-tjetrin, sidomos ata që hezitojnë ose kanë frikë.
4) Të ofrojmë alternativa: edukim, njohuri historike, debat të hapur.
Mos pritni nga politikanët, nga liderët, ose nga ndonjë personalitet i njohur. Historia tregon se ndryshimet e vërteta nisin nga poshtë, nga njerëzit e zakonshëm, nga komunitetet e vogla që e ndihmojnë njëri-tjetrin.
Nuk është më në pyetje a do të ndodhë braktisja e islamit nga shumica e shqiptarëve, por kur do të ndodhë!
Unë mendoj, dhe kam të gjitha arsyet (logjike) të jem i bindur se mund të ndodhë brenda 5 viteve të ardhshme
Disa mendimtarë kanë thënë se shekulli 21 është shekulli i shqiptarëve, dhe, vërtet, jemi duke përjetuar një periudhë historike të jashtëzakonshme, një periudhë për ta rivendosur lidhjen me identitetin tonë të vërtetë.
Secili prej jush që merr guximin të deklarojë publikisht “nuk jam më mysliman” kontribuon në këtë rilindje kombëtare.
Dhe, nëse dëshironi të riktheheni në fenë e Gjergj Kastriotit, më lejoni të ripublikoj një tekst timin të shkurtër:
“Guximi nuk matet me fjalë, por me veprime që shkruajnë historinë. Çdo pagëzim është një akt i lavdishëm guximi, një kthim te ajo që na bën të lirë, të fortë dhe krenarë.
Trimëria ka qenë, është dhe do të mbetet çelësi i mbijetesës sonë, përballë çdo pushtimi. Prandaj, ky virtyt është thelbësor. Ky virtyt është tipik shqiptar!
Eja, pagëzohu edhe ti!
Mos prit që të tjerët ta bëjnë këtë hap. Me mijëra shqiptarë janë pagëzuar gjatë vitit të kaluar, dhe secili prej tyre ka kontribuar fuqishëm në ringjalljen e ndërgjegjes kombëtare.
Nëse ende nuk je gati, merr kohë, reflekto, por mos u vono shumë, dhe mos harro: fëmijët dhe nipërit e tu do të të pyesin një ditë: çfarë bëre ti kur populli shqiptar niste një revolucion kulturor?
Të gjitha kishat katolike shqiptare të Dardanisë ju mirëpresin me krenari dhe dashuri.”
Mund të jetë një imazh i ‎teksti që thotë "‎A PER RIKHTIM (010) ዜ + ,לניייוי ATERE Muarn ΜΕ SELI NE BRUKSEL‎"‎

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Zgjohu, shqiptar!
    Shkundi prangat e huaja nga shpirti yt!
    Ti nuk je turk, nuk je arab – je pasardhës i Skënderbeut, bir i Ilirisë!
    Feja që ta imponuan me dhunë nuk të përket ty!
    Flake shamizezën, flake nënshtrimin, ringritu krenar në gjuhën dhe në tokën tënde!
    Rikthehu te vetvetja, te liria, te kombi yt!
    Ora e rilindjes ka ardhur – vepro tani!

  2. Komenti juaj po pret për moderim
    Revolucioni i Rakisë

    Këta mendimtarët e kafenesë me Wi-Fi falas, të shkolluar në YouTube dhe diplomuar në komentet e Facebook-ut, tani po shpallin epokën e madhe të “çlirimit” nga Islami, sikur feja të ishte një kuti cigaresh të skaduara. Na flasin për përqindje, për “masa kritike”, për “modelin e pragut”, sikur njerëzit janë domate që piqen në të njëjtën orë.

    Ky Jezerc(i), shpresë për Kosovën e quan veten. Me gjasë, pi kafe pa sheqer dhe i pëlqen zëri i vet kur flet për “rilindje kombëtare”, ndërkohë që harron se rilindjet e vërteta ndodhin kur barku është bosh dhe s’ka bukë për fëmijët. Po ky nuk flet për urinë. Flet për pagëzim. “Eja, pagëzohu edhe ti!” – thotë, sikur po të fton në ndonjë happy hour, ku birrat janë gjysmë çmimi.

    E gjithë kjo nuk është ndonjë manifest. Jo. Është një reklamë e keqe për një produkt që askush s’e ka kërkuar. Një tentativë për të bërë kulturë me logjikë tregu, ku feja nuk është më besim, por një bluzë që e ndërrojnë sipas modës. Sot Islamin, nesër Ortodoksinë, pasnesër ndoshta Budizmin – mjafton të dukesh “ndryshe”.

    Ai thotë se ndryshimi vjen nga skajet. Po në skajet e vërteta, njerëzit pijnë raki, mbjellin domate dhe nuk u bëhet vonë për teoritë e Granovetter-it. Ata ndryshojnë kur u digjet shtëpia, jo kur u thotë një “profesor” i Facebook-ut: “Bëhu si unë, jam i lirë.”

    Prandaj, Jezerc(i), në vend që të flasësh për revolucione shpirtërore me terminologji sociologjike të vjedhura nga librat e Amazon-it, dil në rrugë. Pi një gotë me dikë që nuk ka lexuar kurrë një teori, por ka jetuar më shumë se ti. Ndoshta atëherë do të kuptosh se shpresa për Kosovën nuk vjen prej pagëzimeve, por prej atyre që nuk flasin shumë.

    Sepse historia s’shkruhet me PowerPoint. Shkruhet me gjak. Dhe, herë pas here, me raki.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu