Nga: Lis Bukuroca, Gjermani
Me katër maj të vitit 1980 vdiq shoku Tito. Po e quaj me përkëdhelje shoku Tito sepse Rexhep Qosja e konsideroi si njeri të mirë për shqiptarët. Tito qe përpjekur të jetë pikë së pari i dashur për serbet dhe tok me Rakoviqin, nga viti 1953 iu rikthyen programit të Çubrilloviçit mbi “Dëbimin e Shqiptarëve” dhe deri në vitin 1966, dëbuan së bashku në Turqi 452.371 shqiptarë. Për ta përforcuar pozitën e tij, u bë edhe dhëndërr i Serbisë.
Në vitin 80 patën qarë shumë shqiptarë për të. Televizionet dhe radiot përsërisnin vargjet:” Shoku Tito ne të betohemi, se nga rruga jote kurrë nuk do të largohemi…” Në vitin 81 stafeta e tij kremtohej në qendër të Prishtinës, ne tek mensa e studentëve protestonim kundër diskriminimit. Kur parakaluam pranë Institutit Albanologjik, pamë se Rexhep Qosja na vështronte nga ballkoni i Institutit. I patëm thënë njëri tjetrit se ndoshta po e frymëzonim për të shkruar një roman se nga çfarë sy vjen liria, e jo nga çfarë sy vjen vdekja…

Rexhep Qosja e Ibrahim Rugova
Rexhep Qosja banonte jo larg Institutit Albanologjik, në Bregun e Diellit, posedonte një makinë golf, çfarë nuk kishte Ismail Kadare dhe shpesh e takoja duke shkuar në punë. Në kohën e shokut Tito, ai pat ndërtuar shtëpinë me mermerin e njëjtë ashtu siç qe ndërtuar “Grand Hoteli“ në Prishtinë. Sigurisht Ismail Kadare nuk kishte një shtëpi të tillë, edhe pse qindra mijëra libra të tij shiteshin në Perëndim. Pata shkuar edhe në ligjërata e tija, por në të folur, nuk kishte atë fuqi oratorike, imponuese, mobilizuese siç e njihnim nga librat dhe pata braktisur ligjërata pas pesë minutave. Motra e tij ishte bibliotekiste në katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Frënge, gati ngjitur me Institutin Albanalogjik, ku shpesh pinte kafe me bibliotekistet e katedrave tjera, për të cilën si student pata shkruar dhe lexuar në një “soirée dansante“ një poezi satirike, nga e cila disa vargje më kujtohen akoma:
Që këtej do heqim Molierin,
në vend të tij do vemë sheqerin
Të gjitha me një zë bënë ben
në vend t’ Balzakut do vemë kafen…
Për Titon patën qarë edhe maqedonas, që nuk kishin pasur një histori një identitet të definuar kombëtar, por elita e tyre quante veten bullgar, kurse ne në shkolla të Maqedonisë, i mësonim si maqedonas. Për historinë shqiptare nuk mësonimmë shumë se tri orë në vit. Patën qarë edhe shumë boshnjak, që Tito u pat krijuar kombin mysliman, edhe pse ata as nuk ishin krijues të islamit, edhe pse askund në botë nuk kishte komb krishter.
Ashtu si në çdo vend komunist, udhëheqësit e paarsimuar komunist, po bënin eksperimete me popujt. Ashtu si edhe Che Guevara në Bolivi, edhe këta përpiqeshin t’ ia mësonin klasës bujqësore dhe punëtore filozofinë marksiste, që as vet nuk e kishin kuptuar si duhet dhe sa duhet. Tito ishte farkëtar, Nicolae Ceausescu këpucëtar. Honeckeri i RDGJ specialist për ndërtimin e kulmeve të shtëpive. Enver Hoxha në krahasim me ta, mund të konsiderohej intelektual sepse kishte mbaruar shkollën e mesme dhe ishte madje edhe mësues. Për komunistët analfabet të Jugosllavisë apo të atyre me katër vite shkollë, qenë themeluar shkolla të natës, ku analfabetët dhe gjysmanalfabetët, fitonin tituj, si në Kosovën e pasluftës.
Akademiku jonë ka respekt për Titon dhe respekt të veçantë për Adem Demaçin, që herë hynte, herë dilte nga burgu titist, duke kundërshtuar politikën e Titos. Për akademikun edhe Tito, edhe Demaçi janë të mirë, por nëse të tjerët kanë qenë titistë, ai i shpall të pavlefshëm si njerëz dhe të padenjë si shqiptarë. Ne si student ishim të mrekulluar nga guximi tij dhe nuk dinim se ai po shkruante duke pasur patron mbrojtës Fadil Hoxhën, gjersa studentët burgoseshin për togfjalëshin “Kosova Republikë.”
Tito ishte më largpamës se diktatorët tjerë komunist dhe ishte larguar më herët nga stalinizmi dhe me Kardelin e Sllovenisë, prodhuan vetëqeverisjen dhe patën nisur edhe gatimin e kombit jugosllav, që e pranuan të parët komunistët e asaj kohe dhe deri në vitet e 80, diku më shumë se një milion deklaroheshin si të tillë, madje edhe shqiptarë.
Shkrova këtë artikull shpejt e shpejt, sepse gazetat kosovare nuk e përkujtuan shokun Tito, por në tv publike gjermane ARD, shkruan sot në video tekst se Tito kishte lindur më 07.05.1892, se kishte formuar shtetin socialist jugosllav dhe se kishte mbajtur distancë nga dy blloqet dhe qe angazhuar në bllokun e të pa-inkuadruarve.

Shkrimtari i njohur nacionalist serb Dobrica Qosiq e kërkonte ndarjen e Kosovës në mes të serbëve e shqiptarëve, bazuar në vijat përcaktuese të SANU (Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve) dhe forcës ekzekutuese të shtetit të Serbisë, ndërsa Rexhap Qosja e kërkonte një “përkufizim etnik” në mes të serbëve e shqiptarëve, pa e pasur forcën e shtetit pas tij…!
Ky shkrim i shkurtër nuk mund të asgjësoj kontributin e madh të Rexhep Qosjes, as nuk është qëllimi tij, por shkurt e shqip të tregojë se Rexhep Qosja nuk ishte njeri i sakrificave, çfarë kërkonte nga Rugova dhe Kadare. Ai nuk u sakrifikua për të vërtetën si Giodano Bruno, nuk ishte emancipues si Voltaire edhe pse në fillim dukej i tillë, e as nuk rrezikoi si Emil Zola. Në ato rrethana, u soll siç sillen shumica e njerëzve, që e duan më shumë jetën se sa të vërtetën. Pak “për”, pak “kundër” dhe me mendimin e tij publikuar pas vdekjes në gazetën “Rilindja”, po thërrasim në kujtesë sot shokun Tito:
“Tito ka udhëhequr dhe e ka sjellë në triumf përfundimtar luftën nacionalçlirimtare të popujve të Jugosllavisë – ja një meritë e mjaftë për historinë. Tito i ka thënë JO” Stalinit, në një kohë kur forca e Stalinit sikur nuk njihte kufij – ja një meritë e mjaftë historike për historinë. Tito na ka udhëhequr shtigjeve të vetëqeverisjes socialiste, të barazisë, vëllazërimit e bashkimit, bashkëjetesës së kombeve e kombësive – ja një meritë tjetër e jashtëzakonshme historike. Tito i ka prirë idesë së madhe që u reziston fuqive të mëdha – ja një meritë tjetër, aq e madhe, aq vendimtare në historinë e përbotshme”.




Fatkeqësisht si Rexhep Qosja ashtu edhe Ibrahim Rugova i kanë kushtuar vargje Titos. O tempora! O mores! thoshte latini i vjetër. Mund të mbajmë simpati për një Lider apo kushdoqoftë ai, por jo të jemi të njëanshëm skajshmërisht.
Arif, a mundesh me na tregua për vargjet cilat vargjr (vjershë, poemë) që ia ka kushtua Ibrahim Rugova,shokut Tito?
Është e vërtetë se për Titon është shkrua sepse ishte koha, epoka e Titos. Këte e thot edhe Esad Mekuli kur shkon në Normalen e Gjakovës dhe i lutet Ali Podr. që të shkruaj një vjershë për … përndryshe duan të na mbyllin Jetën e Re.
Enver Gjerqeku i ka ka kushtua një vjershë (sonet-tingëllimë) në formën e akrostikut Titos por, ai e ka bërë për me fitua besim e pushtet. Ishte edhe “profesor!, poet e antar i AKademisë së Shkencave etj.
Rexhep Qosja ishte dy herë drejtor e Institutit Albanol. (në fund të viteve 1970 dhe fillim të viteve 1980-ta).
Ibrahm Rugova ishte dhe është njeriu më i pastër dhe ishte i zgjedhur nga shqiptarët, jo nga LK-ja kryetar i Shoqatës së Shkrimttarëve të Kosovës, nga elita intelektuale dhe Kryetar i LDK-së e më vonë, edhe President i Kosovës, nga populli.
Arif, ditën!
Sinan Kastrati
sinankastrati09@hotmail.com
P. S.
Harrova:
Të dielën, 4 maj 1980 vdes J. B. Tito.
Vdes edhe Jugosllavia e Titos por rinia studentore shqiptare e Kosovës ishte ajo që me demonstratat e pranverës 1981 e varrosën Jugosllavinë socialste, vetëqeverisëse e të painkuadruar.
Lis, o Lis, në fund të përshëndes edhe ty.
Ti je Lis Turjake që nuk ka erë e furtunë që mundet me të lëkund.
Zoti, Kastrati më keni keqkuptuar unë nuk kam dashur ta nënvlerosoj Rugovën . Por jam thirrur në atë që kam lexuar dhe dëgjuar . Opinionisti dhe autori i disa librave Shkëlzen Gashi , në një nga Televizionet tona ka thënë se Dr. Rugova , i ka kushtuar poezi Titos .Madje, ai këtë poezi e ka publikuar edhe në blogun e tij. Nëse ai e ka trilluar apo e ka bartur të falsifikuar këtë poezi nga dikush tjetër është një turp që nuk e lanë as deti Adriatik. Duke e jetuar edhe vetë atë kohë e citova thënien latine O tempora ! O mores ! Personalisht e kam adhuruar Dr. Ibrahim Rugovën . Kam pasur nderin që të jem edhe Kryetar i LDK-së,nëndega në Gllamnik të Podujevës në periudhën kur ai ishte në ballë të kësaj Lëvizjeje gjithë popullore.
Megjithatë nuk jam nga ata që i fryjë zjarrit të përçarjes dhe i njëanshëm në vlerësimin e ngjarjeve. Me respekt, Arif Ejupi
Duket qe eshte e vertete qe dr. Rugova i ka kushtuar nje vjershe shokut Tito. Kjo ne asnje menyre nuk ja ulë vlerat dr. Rugoves. Ishin rrethanat e tilla, prandaj duhet pershtatur atyre rrethanave. Z. Kastrati shume mire i shpjegon ato rrethana permes lutjes qe z. Mekuli i ben poetit Ali Podrimja.
Kjo eshte vjersha e dr. Rugoves.
Prej fushash e malesh
Deri ne bregdet…
Te pershendesim…
Na qofsh’ me jetë.
Tito-mesues,
Tito-hero!
Kanga per ty
Po ndihet kudo.
Nuk e di se sa eshte i besueshem portali prej nga e mora kete vjershe, por jane ekspertet ata qe do e thone te verteten. Une, fatkeqesisht nuk kisha ndonje veper te dr. Rugoves per t’u bindur ne vertetesine e poezisë.
Pavaresisht kesaj, per mua dr. Rugova mbetet shqiptari me i madh prej LDB e kendej.
Përshëndetje Arif dhe Albert,
sikurse edhe ju, Albert e Arif, edhe unë hyra në internet dhe gjeta disa shkrime e vjersha për “shokun Tito”.
Në fund të viteve të 1970-ta¨kur punoja si mësues letërsie e gjuhe, kam publikua në Rilindjen për fëmijë në vjershë për “Shokun Tito”, të ”shkruar” nga një nxnës imi.
Qëllimi ishte që nxënësit dhe grupin letrar që isha i pari që fillova me nxënës ta vazhdoj punën që vetëm e vetëm të kemi sa më shumë art, kulturë e letërsi
Në linkun më poshtë mund ta gjeni.
https://fjala.info/kur-jeton-me-e-pa-buke-e-pa-korrent-ne-kryeqytet/
Sa i përket vjershës së I. Rugovës, për Titon, që e ka publikua S. Gashi, nuk është për tu besuar.
Edhe kur ai e ka publikua që s`është tjetër pos një klloun në letërsi, ka pasur reagime.
Në faqen e komenteve, nuk është vendi ku unë mund ti paraqes gjithë ato që janë thënë për e kundër Rugovës, por thjesht unë nuk i besoj.
Faleminderit Albert, Arif dhe pa harruar Lisin.
Ditën e mirë u pafshim!
Sinan Kastrati
sinankastrati09@hotmail.com
Arif, Alberet publikimet e juaja i lexoj me dëshirë sepse i arsyetoni. Jeni njerëz që mund të flas me juve.
Faleminderit dhe respekt per ju.
Më paskan rënë edhe dy nga dhjetëra të tjera për Rugovën:
Gashi: Kur Demaçi kundërshtonte Titon, Rugova i shkruante Titos poezi
Epoka e re, 24 shkurt 2021| 23:43
(Gashi: Kur Demaçi kundërshtonte Titon, Rugova i shkruante Titos poezi – Epoka e Re)
Analisti Shkëlzen Gashi po thotë se simpatizantët e ish-presidentit Ibrahim Rugova, po mohojnë gjëra të rëndësishme, se ai ka qenë anëtar i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, ndërsa Adem Demaçi e kundërshtonte.
”Simpatizantët e Ibrahim Rugovës mohojnë dy gjëra shumë të rëndësishme. Ky [Ibrahim Rugova] ka qenë anëtar i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë (LKJ)”.
…
Demantohet Shkelzen Gashi që tha se Rugova i thurte poezi Titos
Syri, 09:26, 25/02/2021
(Demantohet Shkelzen Gashi që tha se Rugova i thur – Syri Kosova | Lajmi i fundit)
Veprimtari Ali Ganiaj e ka demantuar historianin Shkelzen Gashin rreth thurjes së vargjeve të Rugovës për Titon.
Sipas Ganiaj poezinë të cilës i referohej Gashi, në fakt është e falsifikuar nga shqipfolësit e që po mundohen të shpifin e gënjejnë për personalitetin e të ndjerit Rugova.
…
Redaksi e nderuar, komentin te pare qe eshte me teper falenderim dhe pershendetje per Albertin dhe Arifin, nuk e publikuat, pse?
Redakai e nderuar, çka po ndodh me komentet e mia qe po humbin?
Komenti i pare (sot) qe ishte pershendetje dhe falenderim per autorin (Lisin), Arifin dhe Albertin, nuk u publikua.