ARKIVI:
27 Korrik 2026

Gjykata Kushtetuese t’ua merrë mandatin 120 deputetëve dështak!

Shkrime relevante

Kallëzimi ndaj Musë Musës nga  avokati Asdren Bytyqi?– Kur debati publik përplaset me lirinë e shprehjes

Reagon: Luan - Asllan Dibrani, Prevallë Ish-i burgosur politik, publicist, piktor,...

Fitorja e madhe e “trekëndshit magjik” mbi trurin e Atifetës

Lirim Gashi, Prizren ATIFETJA DHE FITORJA E MADHE E TREKËNDËSHIT MAGJIK MBI...

Premisa e rreme për “dekolonizimin e mendimit” e fjalimit të Esra Erdoganit

Arber Hoxha ___ Fjalimi i Esra Erdoğan-Albayrak për “dekolonizimin e mendimit” është i...

Ardian Jezerci thotë që ai që mendon se “Arvanitasit s’kanë pasur faj që kanë vrarë shqiptarë myslimanë”, është i infiltruar në lëvizjen tonë

Ardian Jezerci ___ Reagim publik ___ "Arvanitasit s'kanë pasur faj që kanë vrarë shqiptarë myslimanë."Këtë...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Dhjetë përpjekje të kota, dhjetë seanca të dështuara, Kuvendi i Republikës së Kosovës po mbushet dhe po zbrazet për pesë minuta. Pesë minuta të mjaftueshëm për deputetët për t’i marrë pagat e majme nga buxheti i shtetit!

Abuzim skandaloz i 120 deputetëve

Ky është pak më tepër sesa dështim institucional, është abuzim skandaloz i 120 deputetëve me paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës! Kjo është dëshmi e abuzimit të paskrupullt e të zgjedhurve të popullit me besimin e qytetarëve.

Deputetët, të zgjedhurit e popullit, që kanë për obligim kushtetues, detyrim politik dhe mbi të gjitha obligim moral për të ofruar zgjidhje, janë bërë pengesë e procesit demokratik në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Barrikadimi i deputetëve në dy taborre politike nuk vjen nga përkushtimi për shtetin dhe qytetarët, por është produkt i inateve personale mes liderëve për interesat e ngushta partiake.

E kemi një situatë paradoksale, kur njëra palë ngulë këmbë në të drejtën kushtetuese për të propozuar kryetarin e Kuvendit, kurse pala tjetër, në të drejtën për të votuar kundër apo për të abstenuar.

Por askush nuk merr përgjegjësinë për dëmin që janë duke i shkaktuar vendit. Edhe pse asnjëra palë nuk i ka numrat për të formuar e vetme qeverinë, të dyja palët e kanë fuqinë për të bllokuar njëra-tjetrën dhe ecurinë e punës në Kuvend!

Me ose pa vetëdije, të dyja palët janë duke punuar kundër interesit të shtetit të Kosovës duke i lëkundur në themel institucionet e shtetit, veprime këto që po e gëzojnë Listën Serbe në Kuvend.

Prej që ekziston jeta parlamentare në Kosovë, asnjëherë nuk ka ndodhur që të mos konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës!

Ky precedent i paparë dhe i padëgjuar duhet trajtuar me urgjencë nga gardianët e shtetit-Gjykata Kushtetuese. Përderisa për dhjetë herë me radhë dështon konstituimi i Kuvendit, atëherë problemi nuk qëndron tek procedurat demokratike, por tek mungesa e vullnetit politik për formimin e instititucioneve të reja të shtetit!

Kështu ndodhë kur mungon përgjegjësia morale e të zgjedhurve të popullit. Në rastin konkret, nga përgjegjësia morale duhet të kalohet në përgjegjësi politike dhe ligjore për secilin deputet pa dallim.

Kosova ka nevojë për një zgjidhje të shpejtë e jo për bllokada të qëllimshme dhe artificiale të ndikuara nga liderët partiakë. Zgjedhjet e jashtëzakonshme (qëllim i liderëve partiakë) nuk janë zgjidhje për Kosovën, për shkak, se edhe nëse shkohet në zgjedhje do ta kemi përafërsisht të njëjtin rezultat!

Meqenëse jemi në situatë paradoksale, edhe zgjidhjen duhet kërkuar në të njëjtën rrugë paradoksale, me marrjen e mandateve të deputetëve nga Gjykata Kushtetuese, për t’i ngarkuar me mandat të deputetit kandidatët e rinj nga të gjitha subjektet politike që kanë mbetur jashtë dyerve të Parlamentit me rekomandim të liderëve partiakë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. z. Florim,
    në vend të komentit, po ta jep këtë anekdotë:
    “Njoni del n’pazar me nji thes t’mushun, po me grykë të lidhne. Kur e dvetë njoni:
    – Shka kije aty n’thes, shka po shet!?
    – Kam me shitë dreqen!
    – Ani zgidhma njo ma t’mirin!?
    – Si n’fund si n’krye të ton t’njojt i kije!”
    IMH

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu