ARKIVI:
7 Mars 2026

Takim i ngrohtë dhe i përzemërt i Presidentes Vjosa Osmani me mërgatën shqiptare në Gjenevë

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Nga: Arif Ejupi

Në kuadër të vizitës shtetërore në Konfederatën Helvetike, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, zhvilloi një takim të veçantë me mërgatën shqiptare në Gjenevë.

Ky takim u mundësua nga shoqatat joqeveritare “Smira” dhe “Komuniteti Shqiptar i Gjenevës”.

Presidentja Osmani-Sadriu ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, z. Prindon Sadriu, si dhe këshilltarja e saj, znj. Donika Kada-Bujupi.

Fadil Avdija me grupin

Në delegacionin zyrtar të Republikës së Kosovës merrnin pjesë edhe kryetarët e tri komunave: z. Xhafer Gashi (Kastriot),z. Ramiz Lladrovci (Drenas), dhe z. Qemajl Aliu (Shtime).

Të pranishëm në këtë takim me bashkatdhetarët tanë ishin edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, z. Mentor Latifi, dhe Konsullja e Përgjithshme në Gjenevë, znj. Floreta Kabashi.

Takimi u mbajt në Sallën e Festave të Komunës Vernier të Gjenevës, e cila ishte e tejmbushur me bashkatdhetarë që kishin ardhur për të përshëndetur Presidenten Osmani.

Në fjalën e saj, Presidentja Osmani falënderoi përzemërsisht për mikpritjen dhe vlerësoi lart pritjen dinjitoze që iu bë nga homologia e saj zvicerane, znj. Karin Keller-Sutter, aktualisht Presidente e Konfederatës së Zvicrës për vitin 2025.

Që në fjalët e para, zonja Osmani theksoi kontributin e jashtëzakonshme të mërgatës shqiptare në Zvicër, si gjatë kohës së luftës, ashtu edhe në periudhën e pasluftës, duke e cilësuar këtë ndihmë  të pazëvendësueshme.

Kurse, miqësinë me Zvicrën, zonja Osmani e quajti ” miqësi të shenjtë”, e cila duhet ruajtur dhe thelluar në të gjitha fushat, pasi që Zvicra, ka qenë dhe mbetet ndër përkrahëset më të fuqishme të shtetit të Kosovës.

Këtë takim të përzemërt me mërgimtarët tanë në Gjenevë e pasuroi edhe paraqitja e grupeve kulturore dhe artistike nga Nyoni dhe Gjeneva, të cilat sollën para të pranishmëve tingujt dhe ngjyrat e trashëgimisë sonë kombëtare.

Nasufi dhe Vjosa

Ngjarja u moderua nga znj. Linda Rexha Maliqi, ndërsa me fjalë përshëndetëse Presidentes Vjosa Osmani iu drejtuan z. Ramadan Rrahmani, kryetar i Shoqatës “Smira” dhe z. Nasuf Nuhiu, kryetar i Shoqatës “Komuniteti Shqiptar i Gjenevës”. Ata me këtë rast prezantuan edhe aktivitetin e këtyre dy shoqatave.

Në fund të takimit, Presidentes Osmani iu dorëzua, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti:

Emblema e gravuar në kristal e Shoqatës “Smira”, dhe libri “Në kërkim të idesë” i autorit Ali Sh. Mehmeti.

Ngrohtësinë e kësaj ngjarjeje e shtuan edhe fëmijët shqiptarë të veshur me kostume kombëtare, të cilët e pritën dhe e përcollën Presidenten Vjosa Osmani dhe ekipin e saj me tufa lulesh, duke krijuar një atmosferë mjaft mbresëlënëse.

VJOSA OSMANI ME NASUFIN DHE RAMADANIN

Ndërkaq, për mbarëvajtjen dhe sigurinë e lartë të këtij aktiviteti u përkujdesën Policia Kantonale e Gjenevës dhe ajo e Bernës, të cilat siguruan një ambient të qetë dhe të dinjitetshëm për të gjithë pjesëmarrësit.

SIGURIMI I POLICISË KANTONALE

Lexues të nderuar si shtojcë të këtyre rreshtave do të gjeni edhe pamje nga kjo ngjarje  e rëndësishme.

Gjenevë, 22 maj 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu