ARKIVI:
7 Mars 2026

Reagim zyrtar ndaj pretendimeve të Kishës Ortodokse Serbe për Kishën e Rakinicës

Shkrime relevante

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Shpërndaj

Organizata Shqiptaria, reagon me indinjatë të thellë ndaj pretendimeve të pabaza të Kishës Ortodokse Serbe, e cila pretendon se ka të drejtë të ndërmarrë veprime juridike ndaj Kishës Ortodokse Shqiptare të Kosovës.
Kujtojmë opinionin publik dhe institucionet e Republikës së Kosovës se:
1. Kisha Ortodokse Serbe nuk ka asnjë kompetencë ligjore
Kisha Ortodokse Serbe nuk ka autoritet ligjor që të paraqesë kallëzime penale apo të ngrejë padi ndaj një entiteti që nuk është nën juridiksionin e saj fetar apo ligjor. Sipas legjislacionit të Kosovës, përfaqësimi në procedura ligjore mund të ushtrohet vetëm nga palët e ligjshme, dhe Kisha Ortodokse Serbe nuk është palë e autorizuar në raport me kishën në Rakinicë, as nuk është pronare e saj.
Çdo pranim i kallëzimeve penale apo padive të saj për këtë çështje nga organet e drejtësisë së Kosovës do të përbënte shkelje të rëndë të ligjit dhe mohim të parimeve të sovranitetit shtetëror, duke minuar pavarësinë e institucioneve tona.
2. Kisha e Rakinicës nuk është pjesë e Trashëgimisë së Veçantë Kulturore
Kujtojmë se Kisha e Rakinicës nuk përfshihet në listën prej 44 objekteve të mbrojtura me Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura (nr. 03/L-039). Pra, ajo nuk i nënshtrohet mbrojtjes speciale, dhe si e tillë nuk bie në juridiksionin e Këshillit për Trashëgiminë Kulturore të Veçantë, organ ky këshillues që nuk ka kompetenca ekzekutive apo vendimmarrëse, aq më pak për objekte që nuk janë të përfshira në ligj.
Lista e këtyre 44 objekteve përfshin, ndër të tjera:
Manastirin e Deçanit, Patriarkanën e Pejës, Manastirin e Graçanicës, Kishën e Shën Premtes në Prizren, Manastirin e Sokolices, etj. — por jo Kishën e Rakinicës.
3. Kushtetuta e Republikës së Kosovës e definon qartë pronësinë e trashëgimisë
Sipas nenit 9 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës:
“Trashëgimia kulturore dhe fetare e Kosovës mbrohet dhe promovohet nga shteti.”
Kjo nënkupton se çdo objekt trashëgimie kulturore brenda territorit të Republikës së Kosovës është pronë e përbashkët e popullit të Kosovës, dhe si i tillë mbrohet nga institucionet e Kosovës, jo nga autoritete të huaja religjioze apo shtetërore.
4. Kisha Ortodokse Serbe ka qenë e privilegjuar padrejtësisht në procesin politik të pavarësisë
Përfshirja e Kishës Ortodokse Serbe në listën e objekteve të mbrojtura gjatë procesit të Pakos së Ahtisaarit dhe shpalljes së pavarësisë ishte kompromis politik i përkohshëm, i cili nuk mund të zgjerohet përtej kuadrit ligjor të përcaktuar. Ajo nuk mund të kërkojë trajtim të veçantë mbi baza etnike apo religjioze, e aq më pak të ndërhyjë në jetën fetare dhe kulturore të shqiptarëve ortodoksë në Kosovë.
5.
Është e domosdoshme që të punohet në ringjalljen dhe aktivizimin e komunitetit shqiptar ortodoks dhe në rikthimin e kujtesës historike shqiptare që nga Koha e Konstandinit të Madh, Justinianit e deri te rilindasit tanë si Josip Bageri.
Për këtë arsye, ne si organizatë dalim në mbrojtje të monumenteve të trashëgimisë kulturore shqipëtare dhe kërkojmë nga institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë:
• Prokurorinë dhe gjykatat – të mos pranojnë asnjë padi apo kallëzim penal të paligjshëm nga Kisha Ortodokse Serbe;
• Misionin EULEX – të ndalë çdo përpjekje për ndërhyrje, pasi nuk ka më kompetencë ekzekutive apo vendimmarrëse në Kosovë. Ai nuk mund të ofrojë mbështetje logjistike apo sigurie për aksione të natyrës destabilizuese me karakter religjioz.
• Presidenten e Kosovës dhe Kuvendin e Republikës – të ndërmarrin hapat e duhur për shfuqizimin dhe largimin e EULEX-it si mision i tejkaluar dhe i panevojshëm, që tashmë përdoret si instrument nga faktorë të caktuar për të minuar rendin kushtetues të vendit.
Përfundimisht, çdo ndërhyrje e Kishës Ortodokse Serbe në punët e brendshme të Republikës së Kosovës është e papranueshme, antikushtetuese dhe antikishtërimit në thelb. Ne do të mbrojmë jo vetëm lirinë fetare dhe trashëgiminë tonë, por edhe identitetin tonë historik dhe kombëtar.
Shqiptaria
Prishtinë, 23.05.2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu