ARKIVI:
8 Mars 2026

Kështu ndodhë kur nuk arrijnë me të korruptuar – të bastisin “me gjandarë!”

Shkrime relevante

Nga marrëveshjet e dëmshme te bllokada kundër vullnetit të popullit

Nga Sak Muji, Rugovë ____ Autori është i përndjekur politik (1981) Kosova nuk u...

Një urim i veçant i shkupjanes Dijana Toska për 8 Marsin

Dijana Toska, gazetare, Shkup Urime 8 Marsi! Këto fjalë u kushtohen të gjitha...

28 vjet nga demostrata e madhe shqiptare në Vicenza të Italisë, e 21 marsit 1998

Nga: Gëzim Muçolli Kujtime për 28 vjetorin e demostratës së madhe shqiptare...

Rënja e “Monarkisë Osmani”!

Florim Zeqa Presidentja e Republikës së Kosovës Znj. Vjosa Osmani-Sadriu, në momentin...

Shpërndaj

KËSHTU NDODH KUR NUK TË KORRUPTOJNË DOT – TË BASTISIN ME GJENDARË!
Bastisja e zyrave të ministrit Peci nuk është luftë kundër korrupsionit…
Ky nuk është rasti i parë: dikur e akuzuan Nexhat Dacin për “ngjitje dhëmbësh”, sot e bastisin Faton Pecin për ndershmëri. Sa herë që s’munden me të korruptu, përpiqen me të flliq.
Fushata e turpshme kundër ministrit Faton Peci është përpjekje e dëshpëruar për të njollosur ndershmërinë. Ata s’kanë fakte – kanë vetëm frikë nga drita që ua nxjerr errësirën.
Nga Bastisja te Hakmarrja: Kur Drejtësia Sulmon Ndershmërinë
Në vendet ku drejtësia është shtylla e sundimit të ligjit, qytetari ndihet i mbrojtur. Në vendet ku drejtësia bëhet vegël politike, ajo kthehet në rrezik për ata që punojnë me ndërgjegje të pastër.
Sot në Kosovë po përjetojmë këtë të dytën. Bastisja e zyrave të Ministrisë së Bujqësisë, që drejtohet nga ministri Faton Peci – një njeri i njohur për përkushtimin, integritetin dhe thjeshtësinë e tij – është një sinjal i rrezikshëm se lufta kundër korrupsionit është duke u përdorur si fasadë për spastrime politike.
Ndërkohë që oligarkët e vërtetë – ata që e kanë kapur shtetin për dekada – shijojnë pandëshkueshmërinë e tyre në vilat që i ndërtuan me para publike, bastisen ata që nuk japin tenderë të mbyllur, që refuzojnë ryshfetin dhe që i qëndrojnë besnikë interesit publik.
Drejtësia e porositur nuk e lufton korrupsionin. Ajo e ripërsërit atë, vetëm me fytyra të reja dhe objektiva të ndryshëm.
Ky nuk është rasti i parë. Dikur, Akademik Nexhat Dacin e akuzonin për “ngjitje dhëmbësh”, ndërsa vetë ngrinin pallate mbi pasurinë e vjedhur. Sot e njëjta padrejtësi po i bëhet ministrit Peci, për të vetmen arsye se është i pakorruptueshëm.
Kjo nuk është “luftë kundër korrupsionit”. Është një sulm kundër moralit në politikë.
Në këtë moment, qytetarët duhet të qëndrojnë. Jo për një individ, por për parimin që ndershmëria nuk duhet ndëshkuar. Sepse, nëse vazhdon ky trend, nesër do të jetë vonë.
Do të kemi larguar të ndershmit, për t’i hapur rrugë plaçkitësve të kthyer në “shpëtimtarë”.
Zgjedhjet po afrohen. Fati i vendit nuk varet vetëm nga politikanët. Varet nga populli – që ka të drejtën dhe fuqinë për të thënë: mjaft me drejtësinë e porositur. Mjaft me hakmarrjen ndaj atyre që nuk korruptohen.

K O M E N T E

2 KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu