ARKIVI:
28 Korrik 2026

Letër e hapur për Shkodran C. Imerajn – “profesorin” e historisë me dy fytyra

Shkrime relevante

Protestat e Shqipërisë dhe agjentët

Ibrahim Kelmendi, Gjermani ___ PROTESTAT DHE AGJENTËT ___ Fatkeqësisht, në Shqipëri, - por edhe në...

28 Korrik 1922 – kur Amerika i zgjati dorën Shqipërisë, një miqësi që i ka qëndruar besnike historisë 

Presidenti atëhershëm i SHBA-ve Woodrow Wilson Nga Frank Shkreli ___ Në historinë e kombeve...

Kur ringjallja e historisë shpallet “provokim” nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë KUR RINGJALLJA E HISTORISË SHPALLET "PROVOKIM"...

Enver Hoxha rreth protestave të vitit 1981 në Kosovë

E përgatiti Ibrahim Kelmendi, Gjermani   ENVER HOXHA – MBI PROTESTAT E...

Edhe tetëdhjetë vjet pas Luftës së Dytë Botërore dhe më shumë se tri dekada pas rrëzimit të diktaturës, të njejtat etiketime

Ervina Toptani, Vjenë ____ Tetëdhjetë vjet pas Luftës së Dytë Botërore dhe më...

Shpërndaj

Për profesorin prrallagji të “historianëve” të Deqanit! (Shkodran milici).
“Hej milic xhubleta shih ku të qon kuleta”.
Letër e hapur për Shkodran C. Imerajn – “profesorin” e historisë me dy fytyra
Zotëri Shkodran,
Në debatin tonë të fundit televiziv, ju shfaqët para opinionit publik si një sulmues i zellshëm, i armatosur me fjalë të rënda dhe ndjenja të nxehta – por jo me fakte. Më akuzuat, më nënvlerësuat, më kundërshtuat me një zë të lartë, por me themele të brishta.
E gjithë kjo, do të ishte pjesë e zakonshme e një debati, sikur të mos ndodhte diçka e pazakontë dhe thellësisht zbuluese për karakterin tuaj, në momentin kur u fikën dritat e studios.
Kur mbaroi emisioni dhe u ul perdet e skenës, m’u drejtove ndryshe. Më the:
“Për ty kam dëgjuar shumë fjalë të mira dhe si patriot i madh.”
Dhe atëherë ndodhi ajo që historia nuk e fal: u shfaq fytyra e vërtetë pas maskës.
Nëse ato fjalë ishin të sinqerta, atëherë, para kamerave ishe një hipokrit.
Nëse fjalët e tua pas kamerave ishin false, atëherë je maskara, që përdor lajkat për të qetësuar ndërgjegjen.
Në të dy rastet, ke humbur të drejtën për të folur në emër të historisë, sepse historia kërkon integritet, jo fytyra të dyfishta.
Historia kërkon qëndrim, jo aktrim.
Historia është e shenjtë, dhe nuk durohet të përdhoset nga pseudoprofesorë që flasin sipas xhepit dhe heshtin sipas frikës.
Të gjithë ata që e kanë parë debatin, kanë parë një aktor që loz rolin e ashpërsisë para syve të publikut dhe atë të servilizmit pas kuintave.
Zotëri Imeraj,
Ti nuk ishe historian në atë debat – ishe milic i fjalës. Dhe milicët, me uniforma apo me diploma, i njeh mirë ky vend.
Me keqardhje,
por edhe me përbuzje për hipokrizinë.
Boik Breca

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu