Mendime rreth arrestimit të Lulzim Halilit nga BIA e Serbisë

Shkrime relevante

A po lind pas Hagës një kauzë e re shqiptare?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Duket që Serbia dhe...

A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?!

Nga Ismet M. Hasani, Suedi ____ A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe...

Alma Hani, mësuesja që mbjell dashurinë për gjuhën shqipe te fëmijët e diasporës në Gjermani

Intervistoj: Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë  Gjuha shqipe është ura që lidh brezat e...

Shkodra dhe Pazari, 1878

SHKODRA DHE PAZARI, 1878 E. F. Knight Pazari i Shkodrës asht nji prej...

Gënjeshtra e Vudi Xhymshitit për rekrutimin e Hashim Thaçit “si spiun të Francës”

Reshat Sahitaj, shkrimtar e regjisor, Prishtinë _____ VUDI XHYMSHITI GËNJEN KUR RREFEN PËR...

Shpërndaj

Në foto: Lulzim Halili

Gani I. Mehmeti

PAS ARRESTIMIT TË LULZIM HALILIT NGA BIA SERBE

PJESËTARËT E UÇK QË SHKOJNË NËPËR SERBI, NJËSOJ SI CJAPI KUR SHKON TE KASAPI!

Asnjëherë nuk I besohet Serbisë. Andaj, si është e mundur dhe me sa palë mend një pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hyn në Serbi, e, aq më pak, në ditët pas arrestimit të zëvendësit të së ahtuquajtur drejtori  për Kosovë nga Beogradi, Igor Popoviqit.

Hyrja në Serbi i një pjesëtari të  UÇK është e barabartë me shkuarjen e cjapit te kasapi, siç thuhet në popull. Kjo është sikur ti qëllimisht po i bie në dorë armikut, aq më shumë kur, po nga ai Popoviqi dhe nga Beogradi,  UÇK quhet organizatë kriminale, sikur ka bërë krime mbi serbët gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Arrestimi i Lulzim Hallit sonte nga BIA serbe vjen  si hakmarrje e arrestimit të Igor Popoviqit.

Në Serbi nuk kanë ndikim as ndërkombëtarët kur arrestohet ndonjëri nga pjesëtarët e  UÇK. Serbia nuk është në duart e asnjë organizate ndërkombëtare edhe pse është në të gjitha organizatat. Ajo u bë e padëgjueshme edhe ndaj sanksioneve ndaj Rusisë, u bë e padëgjueshme ndaj zbatimit të marrëveshjeve me Kosovën, dhe sërish nuk ka asnjë masë të ndërmarrë ndaj saj. Ajo ka sfiduar të gjitha, sepse ka krahun nga BE e nga tjerët, nuk guxojnë të ndërmarrin asnjë hap kundër saj, pse e ka Rusinë e Kinën me vete si dhe shtete tjera jodemokratike. Prandaj, të gjithë shqiptarët, sidomos pjesëtarë të UÇK, nuk duhet të hyjnë fare në Serbi. Serbia është aq e zhvilluar diplomatikisht sa, edhe pa qenë fare pjesëtar i UÇK, ajo ia mvesh vetëm për ta dënuar pse është shqiptar. Qëllimet armiqësore të Serbisë ndaj shqiptarëve janë të vjetra e të vazhdueshme, sa asnjëherë nuk duhet t’i besohet.

Në Serbi, patën maltretime edhe shqiptarët, udhëtarë, nga Shqipëria duke i lënë në autobusë me dyer e dritare të mbyllura për t’i ngulfatur si dhe pa ujë e pa ushqime tjera në vapën më të madhe vetëm pse ishin shqiptarë. Nga kjo del se ndaj ne shqiptarëve të Kosovës, urrejtja është aq e madhe sa nuk do duhej asnjëri prej nesh të udhëtojmë nëpër Serbi. Më mirë nga 6 e 7 orë zgjatje e udhëtimit nëpër Shqipëri, Mal të Zi, Kroaci sesa të dënohesh me muaj a vite në serbi. Po, do të mjaftonte edhe vetëm një muaj të kalosh në burgjet e Serbisë.

Lidhur me këtë, ishte edhe thirrja nga Ministria e Jashtme dhe e Diaspores që t’i iket udhëtimit përmes Serbisë.

Ne duhet të jemi më të dëgjueshëm, në veçanti ata pjesëtarë të UÇK.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu