ARKIVI:
7 Mars 2026

Anti Rreth-Katror

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Prof. Pirro Prifti

Emisioni i një tv kombëtar privat  si Rrethi katror, mund të krijojë iluzine të gabuara dhe frikëra të pabazza  për popullatën. Fjala “rrethi-katror” nuk ka asnjë bazë apo logjikë matematikore apo shkencore. Këto janë dy figura gjeometrike krejtësisht të ndryshme.

Pa dashje ose me dashje kjo fjale absurde që   karakterizon emisionin `Rrethi-Katror` tregon në fakt absurditetin e emisionit.

Argumenti se emisioni ka shumë përkrahës  dhe ka arritur 1 miliard klikime mund te tregojë edhe një herë dëshirën e shqiptarëve brënda dhe jashtë vëndit për të dëgjuar por edhe për të kaluar kohën me gomarllëqe të dhëna nga individë që mund të përkufizohen me emrin  e tregimit për fëmijë `Din Paku dhe shokët e tij`.

Dëshira për të dëgjuar teori konspirative tregon shqepëtsimin e njerzve të zakonshëm për të ardhmen dhe dëshirën për të gjetur një zgjidhje që ju pëlqen. Prandaj, shprehja “rrethi katror” përdoret në mënyrë figurative për të përshkruar diçka të pamundur ose absurde, por jo si term shkencor apo matematikor.

Një nga protagonistët  e këtij emisioni është Alfred Cako, individ që ka lexuar aq shumë sidomos teori konspirative, sa që është arkivi që ka në kokë e ka konfuzionuar dhe siç thonë tironsit e vjetër ` i ka dalë zari nga gropa`.

Alfred Cako është një komentator shqiptar i njohur për përhapjen e teorive konspirative, ndoashta ashtu siç  çdo shqiptar që dëshëron të ngelet në histori (ndoshta se shqiptarët për shkak të kryelartësisë dhe budallallëkut. janë dënuar nga Zotit që të rrinë të përçarë dhe pa shtet të stabilizuar dhe me disa fe antagoniste brënda popullatës).

Ai ka bërë deklarata të shumta që kundërshtojnë faktet shkencore dhe historike të pranuara gjerësisht.

Ka thënë se Toka është e sheshtë dhe nuk ka gravitet, duke pretenduar se Isaac Neëton ishte mason dhe ka mashtruar njerëzit për forcat gravitacionale.

Ka deklaruar se trupat qiellorë janë thjesht drita brenda një “kupole” që mbulon Tokën.

Gjatë pandemisë COVID-19, ka qenë kundër vaksinave, duke pretenduar se ato janë pjesë e një agjende globale për të kontrolluar dhe reduktuar popullsinë.

Ka lidhur konfliktin Izrael-Hamas me “Iluminatin”, duke pretenduar se ky grup synon të zvogëlojë popullsinë dhe të krijojë një rend të ri botëror, gjë që janë më tepër iluzione dhe për frikësim të popujve nga supozime  të portaleve dhe Individëve të paguar nga qarqet  perëndimore ku z. Cako i merr për të vërteta dhe na i nxjerr në një tv kombëtar privat.

Pretendimet e Alfred Cakos janë konsideruar të pabazuara dhe janë hedhur poshtë nga komuniteti shkencor dhe organizata të ndryshme të verifikimit të fakteve: p.sh., toka nuk është e sheshtë siç deklamon Cako sepse në fotot nga hapësira ka mijëra foto dhe video të Tokës të bëra nga astronautë dhe satelitë, ku Toka duket qartë si një sferë. Këto imazhe janë publikuar nga agjenci të ndryshme hapësinore si NASA, ESA. apo Hija e Tokës, gjatë eklipsit të Hënës, Toka krijon një hije të rrumbullakët mbi Hënë. Vetëm një trup sferik mund të krijojë një hije të tillë në çdo pozicion; apo Anijet që “zhduken” në horizont-kur një anije largohet nga bregu, ajo fillimisht zhduket nga poshtë lart. Kjo ndodh sepse Toka është e lakuar dhe jo e sheshtë; Rrugët ajrore ndërkombëtare-Avionët ndjekin rrugë të lakuara (lakore të mëdha), që janë më të shkurtra në një sipërfaqe sferike. Nëse Toka do të ishte e sheshtë, këto rrugë nuk do të kishin kuptim; Një argument tjetër se toka është e rrumbullakët tregohet me ndryshimet e yjeve në hemisfera të ndryshme. Në hemisferën veriore dhe jugore, yjet dhe konstelacionet duken ndryshe. Kjo është e mundur vetëm nëse Toka është sferike.

Problemi i Gravietit që e deformon z. Cako. Graviteti tërheq gjithçka drejt qendrës së Tokës. Nëse Toka do të ishte e sheshtë, graviteti do të tërhiqte objektet në mënyrë të ndryshme në skajet e saj, gjë që nuk ndodh.

Argumentet e z. Cako për Teoritë konspirative. Nuk ekziston asnjë provë konkrete, e dokumentuar dhe e verifikuar nga burime të pavarura që tregon se ekziston një “Deep State” global që kontrollon botën, apo që familja Rothschild drejton qeveritë dhe ekonominë botërore. Këto janë thjesht pretendime pa bazë sepse:

-Familja Rothschild është një familje bankierësh, jo “sundues të botës”

Familja Rothschild ka qenë e njohur për aktivitetin e saj bankar në shekujt XIX dhe XX, por sot ata nuk kanë ndikimin që u atribuohet në teori konspirative. Pasuritë e tyre janë shumë më të vogla se ato të kompanive dhe individëve të tjerë të njohur sot (si Elon Musk, Jeff Bezos, etj.).

-Ekonomia dhe politika janë shumë të ndërlikuara për t’u kontrolluar nga një grup i vetëm

Ekonomia botërore dhe politika ndërkombëtare janë të ndërlikuara, me shumë aktorë, shtete, kompani dhe organizata që ndikojnë në vendimmarrje. Nuk është e mundur që një familje apo një grup i vogël njerëzish të kontrollojë gjithçka.

-Transparenca dhe media e lirë. Në botën moderne, ekzistojnë media të pavarura, organizata ndërkombëtare, hetime gazetareske dhe institucione që monitorojnë pushtetin dhe ekspozojnë abuzimet. Nëse do të kishte një “Deep State” të tillë, do të kishte dalë në dritë përmes këtyre kanaleve.

Në fakt  sot Teoritë konspirative përdoren për të manipuluar opinionin public botëror por dhe shqiptar.

Përsa i përket Problemit të drejtimit global të Botës çifutët për të cilët insiston z. Cako.

Shpesh, këto teori përhapen për të krijuar frikë, për të manipuluar njerëzit ose për të shmangur vëmendjen nga problemet reale. Ato nuk bazohen në fakte, por në spekulime dhe keqinformim. Ideja se grupet çifute të pasura drejtojnë SHBA-në është një mit konspirativ, pa asnjë bazë reale. SHBA është një shoqëri e hapur dhe e larmishme, ku shumë faktorë ndikojnë në politikë dhe ekonomi.

Këto teori janë përdorur historikisht për të justifikuar diskriminimin dhe urrejtjen ndaj hebrenjve. Ato nuk bazohen në fakte, por në paragjykime dhe keqinformim sepse Hebrenjtë janë një nga shumë komunitete në SHBA. Komuniteti hebre në SHBA është i integruar dhe kontribuon në fusha të ndryshme si çdo komunitet tjetër. Ka individë të suksesshëm hebrenj në politikë, biznes, shkencë, art, etj., por kjo nuk do të thotë se ata kontrollojnë vendin.

Jo, nuk ka asnjë provë të besueshme që grupet çifute të pasura drejtojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga ana politike apo financiare. Kjo është një teori konspirative që është përdorur shpesh për të përhapur paragjykime dhe urrejtje ndaj komunitetit hebre.

Në përfundim mund të them se ky emission më tepër ka mbetur një emission spekulativo-anektodik se sa një emission serioz për një television kombëtar, sepse , është më mirë të vendosësh disa kllounë që të na bëjnë për të qeshur sesa të parashkruhet si një emission serioz që na bën të kuptojmë fatin e Shqipërisë, fqinjëve dhe të botës.

Mesa kemi parë deri më sot kllounet nëse marrin pushtetin ata e fusin kombin në luftë, prandaj le ti mbajmë ata në rolin e kukllave për kalamajtë e vegjël.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu