ARKIVI:
6 Mars 2026

Promovohet libri i Ramiz Arifit “Përpjekja”, fjala hyrëse e Don Lush Gjergjit

Shkrime relevante

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Transport i fshehtë me pothuajse 1 miliard në ar dhe para për Zelenskyj u ndalua në Hungari

Kiev, Ukrainë 20260225. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj pret kryeministrin Jonas...

Rugovishtja mes ruajtjes dhe asimilimit gjuhësor

MSc. Adem Lushaj, Deçan (Vështrim rreth librit, Ndryshimi i varietetit gjuhësor (Rasti...

Donna Dafi vjen me superhitin provokues për fuqizimin e grave “Touch Me Like That”

Shtutgart, 7 mars 2026 Skena ndërkombëtare e muzikës pop-dance po tronditet nga...

Shpërndaj

Ramiz  ARIFI – Përpjekja

Botimet Altini, Prishtinë, 2025, f. 259

Dikush tregon histori. Dikush shkruan histori. Dikush është histori. Kjo e treta dhe e vërteta është rasti ynë që po paraqesim autorin e këtij libri, Ramiz (Kolë) ARIFIN, si dhe librin e tij “Përpjekja”, që tregon dhe dëshmon për modestinë dhe thjeshtësinë e Autorit, i cili fatbardhësisht është në mesin tonë shëndoshë e mirë, më tepër se kurrë i frymëzuar dhe i motivuar për një  lloj lufte tjetër apo ndryshe, jo si dikur në histori, kundër romakëve, botës së re të invazorëve sllavë, apo më vonë turko – otomane, greko -sllavë, dikur komuniste dhe ateiste, por sot ndër ne dhe në botën bashkëkohore: kundër materializmit, kosumizmit, hedonizmit, relativimi dhe ateizmit praktik.

Këto procese në nën-dije e mbajnë një pjesë të madhe të njerëzimit në robëri, pa njohuri dhe vetëdije, rrënojnë shumëçka, mos të them gjithçka, është edhe “kanceri”  shpirtëror ndër ne Shqiptarët, që shkakton ndarje dhe përçarje, grupe dhe grupacione,  parti dhe partitizëm, mohon të mirën, të drejtën, të vërtetën, mbi të gjitha jetën dhe Dashurinë  e përbashkët ndër shqiptare, ndër njerëzore, duke zhveshur njeriun tonë prej vlerave të lashta dhe aktuale, duke cenuar dhe rrënuar vëllazërinë tonë të shenjtë dhe tejet të çmuar, shpesh të larë me djersë, lot dhe gjak, që fatkeqësisht edhe sot po nënçmohet, njolloset dhe asgjësohet në forma dha trajta të ndryshme.

Prej kujt po ndodh kjo?

Jo vetëm prej të huajve, por prej njerëzve tanë, që janë tashmë të dehur me ide dhe ideologji armiqësore, që nuk e njohin më askënd, as vetveten, as të tjerët, të kaluarën tonë të lavdishme dhe të përbashkët,  vëllazërore, edhe më pak çmimin e lartë të lirisë, që është jeta e njerëzve, flijimi, dhurimi, atdhedashuria kulmore deri në vdekje dhe në pavdekësi.

Materializmi çmon dhe lakmon vetëm atë çka shihet, preket, matet, prandaj si uri nën dhe, njeriu është i pangopshëm, gjithnjë synon dhe kërkon edhe më tepër, dhe kurrë nuk është i lumtur. Mu për këtë, mërgimtarët tanë, kryesisht në perëndim, gati si kor thonë: na mbyti pagjumësia dhe mërzia, që ne do ta përkthenim malli dhe lakmia.

Konsumizmi: merr dhe harxho, gjuaj, ndërroje me diçka të re dhe ndryshe.

Hedonizmi: pranoj vetëm atë që më pëlqen, që është vetëm trupore dhe epshore, e imja dhe vetëm për mua, duke  vegëlsuar subjektin në objekt, duke e keqtrajtuar tjetrin si gjësend e jo më si njeri, edhe më pak, si vëlla apo motër.

Relativzmi: me parim të çudishëm, si punë për mua dhe punë për ty, apo me fjalën moderne të privatësisë, mos u përziej në punë të mia, as unë në të tuat, pa pasur ndonjë vlerë apo virtyt të përbashkët.

Ateizmi praktik, që sa nuk e shtron më pyetjen a ka Zot, por jeton se mos të kishte fare Zot.

Një individ, familje dhe shoqëri e tillë është pa vlera dhe pa virtyte, pa identitet dhe personalitet, prandaj herdo – kurdo rrënon vetveten dhe të tjerët.

Diku, para pak kohe, Ramiz Arifi dhe shumë shokë të tij, nuk e pranuan jetën në robëri, dhe zgjedhën më mirë varr se rob, prandaj ishin të gatshëm ta flijonin jetën për të mbijetuar Populli Shqiptar, Atdheu, dhe me çka patën, me thonjëz, me gishta, me armë, mbi të gjitha me mend dhe me zemër luftuan për liri. Një pjesë e tyre edhe vdiqën. Disa prej tyre nuk kanë as varr, janë të “zhdukur” mbi të gjitha në mendjet dhe zemrat tona.

Kush është Ramiz Arifi dhe çka flet, dëshmon, trajton libri i tij Përpjekja?

Elvis Hoxha vlerëson Autorin si rrëfyes të vuajtjeve, pësimeve, sfidat, baticat dhe zbaticat personale, familjare dhe kombëtare – shqiptare. Prof. Dr. Emin Kabashi ndër të tjera thotë: “Në këtë libër që është tejet skematik,  pasi që në pjesën më të madhe  vetëm ka rrëfyer për veprimtarinë e  për kontaktet që ka pasur në jetën ilegale… ( në Ramiz Arifi, Përpjekja, Botimet Artini, Prishtinë, 2025, f. 6)

Në pjesën tjetër të parathënies Isa H. Dërmaku  shkruan: “Një njeri me virtyte të larta, në kuptimin më të larta njerëzore, me përkushtim jetik ndaj lirisë dhe me guximin epik përballë çdo sfide sado të rënda e të  tmerrshme që ishin. Ai ishte dhe është njeri i fisnikërisë së vërtetë. Një njeri me virtyte më të larta, në kuptimin më sublim të fjalës… Gjithë esenca e jetës së tij ishte liria e atdheut. Ramizi ishte dhe ka mbetur në mesin njëri në mesin e më meritorëve për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.” (Po aty, ve. e cit. f. 6)

Në realitet ky libër jetëshkrimor, është vetë realiteti dhe jeta e një populli, sepse kur rrëfejmë ngjarjet për jetën tonë, sikur thjeshtësojmë veprat e ditëve të bukura dhe ditëve të vështira… Autori i librit, përkundërt ndjenjave dhe torturave, nuk ndalon, ai gjallëron, i jep jetës frymëmarrje më freskuese, kurrë pa folur për dhimbjet e të kaluarës, vazhdon aktivitetin tani për më hapur me njerëzit e kësaj kohe” (Po aty, Nexhat Rexha, f. 9)

Librin e kam lexuar dhe shfletuar me lot në sy, me zemër të prekur, mos të them të plasur,  me shumë pyetje dhe përgjigje për veten time, për Popullin tim Shqiptar, sidomos me këtë ankth që më shqetëson  gjithnjë dhe shumë.

Libri në hollësi paraqet armatimin, burgimin hetues, gjykimin, ku vend të spikatur ka edhe Ramizi,  bashkë me Emin Krasniqin, si udhëheqë i grupit Albanikos. Ai ndër të tjera tha: “Unë këtu po gjykohem për të mirën e Shqipërisë dhe të Shqiptarëve të Jugosllavisë.” (Po aty, f. 156)

Dënimet ishin të rrepta: Ramiz Arifi ishte dënuar me 11 vjet burgim (Po aty, f. 157).

Kishim kohë çdo ditë të këndonim për heronj e dëshmorë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, veçmas këngët e rapsodit Dervish Shaqa si “Lidhja e Prizrenit”:

Oj Shqipëri mos thuej marova

Se djemtë tu hala janë gjallë.

N’kamë asht çue rreptë Kosova

E ban luftën ballë për ballë.” (Po aty, f. 179).

Kënga, si thotë urtia popullore, është vaji i burrave, por edhe frymëzim jete dhe veprimtarie. (Khs. Po aty, f. 163 – 164)

Për vdekjen e bacës Metush Krasniqit shkruan kështu: “Tani më shumë se kurrë  jam i bindur se unë dhe fytyra e tij  do të vazhdojë të edukojë në frymën kombëtare edhe shumë breza…”(Po aty, f. 190)

“Pa hezituar hipa në dritare dhe me zë të lartë këndova gjithë këngën.” (Po aty, f. 199)

Ramizi e cek edhe heroizmin e grave me këtë pohim: “Nuk besoj që ka gra si shqiptaret diku në botë.” (Po aty, f. 201)

Lirimi ndodhi më 28 nëntor 1990. “Kur dola në korridor i pashë shokët e rreshtuar dhe tek atëherë e kuptova se vërtet po shkoja në shtëpi, Përnjëherë shpërtheva në vaj…dal prej burgut më të vogël e po kthehesh te burgu i madh i Kosovës.” (Po aty, f. 204 -205), ndjenë e thellë e përkatësisë së përbashkët kombëtare, si gjymtyrë të njëri – tjetrit, sepse e mira është vetëm një dhe për të gjithë.

Libri sjell edhe disa përvjetorë, si themelimi Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut  në Prishtinë (19 dhjetor 1989), si dhe dega në Kamenicë, si dhe furnizimi dhe ushtrimi me armë (Khs. Po aty, f. 211).

Aplikimi për pasaportë dhe përgjigjja : “Ti kurrë nuk do të marrësh pasaportë dhe dëgjo mirë për ty nuk ka më burg, ka vetëm plumb. Humb nga këtu, zhduku!” (Po aty, f. 213).

Shumë interesante është përshkrimi i takimit me Hamzën dhe Adem Jasharin në Prekaz, dhe thënia e tij me shkrim: “i mbushëm bateritë me energji të reja…” (Po aty, f. 216 – 218)

Përshkrimi përfundon me takimin me komandantin e shtabit Ahmet Isufin, dhe si Shqipe Mehmeti e kishte pyetur se ka kishte ndonjë pseudonim. Ramizi ishte përgjigjur kështu: “Po, i biem më shkurt, le të jetë Kolë. Dhe kështu u bëra Kolë…” (Po aty, f. 225)

Pas leximit dhe meditimit ja tri pika të rëndësishme dhe jetësore:

  1. Vëllazëria gjithë – shqiptare:

Me një rast  pata shkruar kështu: Dy shqiptarë të mirë, kur janë së bashku, janë të keqi, sepse ose janë njëri kundër tjetrit, ose kundër të tretit! Kjo vërtetë është çmenduri dhe vete – shkatërrim! Duhet shpejt ta dëshmojmë të kundërtën!

  1. Takimi – afrimi dhe bashkimi

Në një rast tjetër shkrova këtë konstatim të hidhët: Shqiptari të falë çdo gjë, edhe jetën, edhe gjakun, por kurrë nuk ta falë suksesin. Kush nuk i gëzohet të mirës së tjetrit, asaj të përbashkët, kurrë nuk do ta ketë as të mirën personale, familjare, shoqërore.

Kryeministri Albin Kurti duke folur në promovimin e librit

  1. Mos qoftë e kobshme, edhe shqiptarët kanë filluar të shënojnë dhe të shkruajnë, duke iu kundërshtuar logjikës: harresa apo mospërfillja është edhe më e keqe se vdekja: i marri mban në mend, ndërsa i mençuri shënon.

Vëlla i dashur, i çmuar dhe nderuar: Ramiz Kolë  Arifi,

  • të falënderoj që jeton, që ke shkruar dhe dëshmuar diçka tejet të çmueshme dhe të lavdishme;
  • për luftën tonë për mbijetesë, liri, pavarësi dhe shtetësi;
  • mbi të gjitha për vëllazërinë tonë, thesar i së kaluarës, fuqi e tashmes dhe siguri për të ardhmen tonë më të mirë.

Të falënderoj për dëshminë e jetës dhe të vërtetës. Shëndet dhe suksese!

Prishtinë, 2 gusht 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu