Në Festën e Zojës së Madhe në Letnicë marrin pjesë Kryemnistri Albin Kurti dhe Komandanti i Forcave të KFOR-it (NATO-s) Gjenerali Enrico Barduani

Shkrime relevante

A po lind pas Hagës një kauzë e re shqiptare?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Duket që Serbia dhe...

A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?!

Nga Ismet M. Hasani, Suedi ____ A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe...

Alma Hani, mësuesja që mbjell dashurinë për gjuhën shqipe te fëmijët e diasporës në Gjermani

Intervistoj: Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë  Gjuha shqipe është ura që lidh brezat e...

Shkodra dhe Pazari, 1878

SHKODRA DHE PAZARI, 1878 E. F. Knight Pazari i Shkodrës asht nji prej...

Gënjeshtra e Vudi Xhymshitit për rekrutimin e Hashim Thaçit “si spiun të Francës”

Reshat Sahitaj, shkrimtar e regjisor, Prishtinë _____ VUDI XHYMSHITI GËNJEN KUR RREFEN PËR...

Shpërndaj

Pamje nga Kisha e Letnicës, Komuna e Vitisë

Nga: Frank Shkreli

Kisha Katolike e Republikës së Kosovës, si çdo vit në të kaluarën edhe sivjet me 15 Gusht organizoi për besimtarët dhe dashamirsit e Shenjtërores së Zojës së Letnicës, festën e të “Të Ngriturit e Marisë Virgjër në Qiell”, e njohur ndër shqiptarët edhe si Zoja e Madhe, ose Zoja Cërnagore.  Historikisht, Letnica njihet në atë troje shqiptare si vend bashkimi, lutjeje e shtegtimi, sidomos, në këtë festë të madhe të Kishës Kishës Katolike Shqiptare në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare.  Ceremonitë e rastit u kryesuan nga udhëheqsi i Kishës Katolike në Kosovë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.

Kryeminsitri Kurti duke u përshëndetur me Komandantin e KFOR-it (NATOS) në Kosovë, Gjeneralin Enrico Barduani

Dihet se tradita e krishterë ka lenë gjurmë të pashlyeshme në Dardaninë e lashtë dhe në të gjitha trojet e lashta shqiptare, ashtu si edhe në Kontinentin e Vjetër.  Frank Shkreli: Kosova duhet të bëjë më shumë për të informuar veten dhe botën për të vërtetën e historisë së saj të lashtë | Gazeta Telegraf  Një prej dëshmive më të dukshme të kësaj tradite janë Kishat dhe Shenjtëroret në Dardaninë e lashtë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkanin Perendimor.  Në veçanti, Kosova ka një Shenjtërore të njohur e të përzemërt, atë të Zojës së Madhe, në fshatin Letnicë të Karadakut.

Në këtë Kishë Shenjtërore, kushtuar Virgjërës Mari, pati nisjen thirrja dhe misioni i Shën Nënë Terezës, Ganxhe Bojaxhiut.  Letnica, në komunën e Vitisë, Malësia e Karadakut, ku me 14 e 15 gusht, në festën e Zojës së Madhe, u vërshua nga besimtarë shtegtarë — pa dallim feje e kombësie — me lutje, uratë, adhurim e meditim, në shqip, kroatisht, anglisht e gjuhë të tjera, para trupores se Zojës së Madhe siç e quan populli i atyre anëve dhe më gjërë – një festim ky me rëndësi fetare, domosdoshmërisht, por edhe e një rëndësie historike kulturoro-kombëtare ku morën pjesë një mori besimtarësh dhe jo-besimtarësh në Letnicë – një trashëgimi kjo, vërtetë, e pasur historike, e një natyre jo vetëm shpirtërore e fetare, por edhe e një të dëshmi e vërtetësisë historike kombëtare iliro-arbërore.

Kurti dhe Enrico duke biseduar …

Siç mund të shihet nga fotot e botuara në portalin e Kryeministrisë së Kosovës në këtë festë në Letnicë mori pjesë edhe Major-Gjenerali Enrico Barduani. I pranishëm atje ishte edhe Kryeministri-në-detyrë, Z. Albin Kurti, i cili mbajti një fjalim përshëndetës me atë rast.  Kryeministri Kurti e cilësoi Letnicën si një vend lutjeje dhe bashkimi për të gjithë njerëzit, një vend ku gjendet qetësia shpirtërore, duke theksuar se para kësaj truporeje janë përkulur breza të tërë, pa dallim feje, kombi, ose krahine – kroatë, shqiptarë katolikë e myslimanë, shkupjanë e shkodranë, romë, ortodoksë serbë e maqedonas, agnostikë, ateistë dhe shumë të tjerë – për t’u lutur me përulësi.

Udhëheqsi i Kishës Katolike në Kosovë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji kryesoi festën në Letnicë. Mori pjesë edhe Ipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Doda

Ai tha se famullia e Letnicës është një pasuri e madhe historike për Kosovën dhe më gjerë, derisa potencoi se bartja e trupores së “Zonjës së Bekuar”, nga Shkupi dhe vendosja e saj në Letnicë, aty ku ndodhet edhe sot u bë simbol i bashkimit, shpresës dhe besimit të palëkundur.

Sot nuk jemi thjesht pjesëmarrës në një festë, tha më tej ai, por jemi pjesë e një familjeje të madhe shpirtërore, të bashkuar në Letnicë nga dashuria për Zojën Mari, Nënën e Jezusit. Andaj, tha se nga ky vend duhet të lëshojmë një thirrje të përhershme për paqe, pajtim dhe hapje të zemrës ndaj njëri-tjetrit.

Ushtarët e KFOR-it bartin truporen e Zojës së Letnicës

“Zoti e bekoftë Letnicën, dhe ndërmjetësinë e Zojës së Madhe, Kosovën tonë dhe të gjithë ata që me besim të plotë vizitojnë këtë tokë të shenjtë. Amen”, tha në fund të fjalës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti, thuhet në portalin e Kryeministrisë së Republikës së Kosovës.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti: Kryeministri Kurti merr pjesë në meshën solemne për kremtimin e festës së Zojës së Bekuar, bën thirrje të përhershme për paqe, pajtim dhe hapje të zemrës ndaj njëri-tjetrit – Kryeministri

  • Fotot janë marrë nga portali i Kryeministrisë së Republikës së Kosovës – ku ka edhe të tjera nga aktivitetet në Letnicë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu