ARKIVI:
7 Mars 2026

Shënime për grupin e minierave të “Trepçës” në pjesën veriore të vendit

Shkrime relevante

Trekëndëshi i gabimeve dhe bllokada e shtetit

Zeqir Bekolli, Drenas Kushtetuta e Kosovës është ndërtuar mbi parimin e kompromisit....

Parandalimi i një masakre të radhës në Istog, sipas Isntitutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike

Isa Mulaj, Istog Parandalohet Masakra e Radhës e Policisë së LDK-UDB-KGB-së në...

Kriza e zgjedhjes së presidentit: kalkulimet politike dhe frika nga përgjegjësia

Ramiz Tafilaj, Texas, SHBA _____ Dështimi i zgjedhjes së presidentit të ri në Parlamentin...

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Shpërndaj

Nga: Enver Ferati

____

Nje numer i madh e qytetareve te Kosoves nuk kane njohuri per minierat qe gjinden ne pjesen veriore të Kosoves.
Po i theksoi disa shenime elementare per keto miniera dhe flotacionin ne Leposaviq i cili eshte ndertuar ne vitin 1972 për përpuniminn e këtyre mineraleve. Te gjitha keto dhe xehet nga minera e Stantergut, Kishnices, Hajvalise dhe Artanes jane shkri ne Shkritoren dhe Rafinerinë e “Trepçës” ne Zveçan e cila eshte ndertuar ne vitin 1939 nga Anglezet.

Grupit verior te minierave te Pb, Zn dhe metaleve tjera i takojne:
Bello Bërdo, Crnac, Zhuta Perlina, Koporiq dhe Jellakce me Flotacionin ne Leposaviq me nje kapacitet vjetor te projektuar prej 350.000 t.
Pas luftes se II boterore prodhimi, nxjerrja e xeheve nga keto miniera ka fillue ne vitin 1949.
Grupi i ketyre minierave nuk ka punue ne vitet 2000 – 2004
Prodhimi ka filluar ne vitin 2005 para se gjithash ne minierat Crnac dhe Bello Bërdo me kapacitet te zvogluar.

1. Miniera Bello Bërdo.

Gjindet ne anen e djathte te lumit ‘‘Iber‘‘ dhe rruges regjionale Mitrovice – Jarinje – Rashke.
Dega e kompanise angleze ‘‘Kopaonik Mines Ltd‘‘ ka fillue kerkimet ne vitin 1927 kurse ne vitin 1936 prodhimin e rregullte se pari ne Bello Berdo, per transsport te xehes deri ne ne Leshak, eshte perdore teleferiku ne gjatesi 11.5 km. Nga Leshaku deri ne Flotacionin e Zvecanit xehja eshte transportuar permes hekurudhes.
Ne tetor te vitit 1941 pas kapitullimit te mbretnisë Jugosllave, menagjimin e ketyre minierave e ka marr kompanije gjermane ‘‘Mansfeld A.G.‘‘ deri ne tetor te vitit 1944
Prej vitit 2005 xehja nga miniera Bello Berdo deri ne Flotacion ne Leposaviq ne largesi prej 20 km. bartet me kamiona.

2. Miniera Crnac.

Gjindet rrenze maleve te ‘‘Rogoznes‘‘ ne anen e majte te lumit ‘‘Iber‘‘ ne mes te Mitrovices dhe Novi Pazari rreth 15 km larg nga rruga Mitrovice – Rashke.
Disa fshatera rreth minieres kryesisht kane qene me banore lokal – boshnjak, pasi qe Novi Pazari eshte shume afer.
Kerkimet gjeologjike ne kete ane kane bere anglezet ne vitet 1927-1934
Eksploatimi i rregullte ka fillue ne vitin 1968, xehja eshte barte me kamiona deri ne Flotacionin e Zveçanit ne vitet 1968 – 1972 pastaj ne Flotacionin e Leposaviqit nga viti 1972.

3. Miniera Zhuta Perla

Gjindet ne anen e djathte te Lumit Iber, dhe rruges Mitrovice – Rashke, kjo miniere tani nuk eshte aktive.
Eksploatimi i saj ka zgjate ne vitet 1971 – 1999 me nderprerje ne vitet 1989 – 1995 Xehja primare eshte barte me teleferik deri ne Flotacion me teleferik.

4. Mihja siperfaqesore Koporiq.

Gjindet poashtu ne anen e djathte te lumit “Iber” dhe rruges Mitrovice – Rashkë.
Eshte e vetmja mihje siperfaqesore e xehes se Pb dhe Zn e cila ka qene aktive ne vitet 1972 – 1991
Xehja primare eshte thermue ne mihje dhe me teleferik eshte barte deri ne Flotacionin e Leposaviqit, pas disa problemeve me teleferik xehja eshte barte pastaj me kamiona.

5. Miniera Jellakce

Eshte ne afersi prej cca 1400 m. ne lindje te minieres Zhuta Perlina, eshte nje miniere e vogel ne te cilen kerkimet jane bere ne vitet 1966 nga sherbimi gjeologjik i ‘‘Trepces‘‘.
Prodhimi ne te thuaja se nuk ka pase ndonje efekt te rendesishem.
Minierat kryesore ne pjesen veriore te Kosoves janë miniera Bello Bërdo dhe Crnac.
Ne keto miniera deri ne vitin 1990 ka pase edhe punetorë shqiptarë te fshatrave te Leposaviqit dhe Mitrovices.

Perfundim:

Në ditët e sotëme aktive janë vetëm minierat Bello Bërdo, Crnac dhe Flotacioni në Leposaviq.
Supozohet/vlerësohet se grupi i minierave në veri kanë resurse rreth 6-8 milion/t. xehe të Pb dhe Zn dhe në sasi më të vogël të mineraleve tjera, që i përcjellin këto dy minerale.

Nga viti 1949 deri ne vitin 1990 prodhimi I xehes ne keto minera ka qene: mbi 13.300.000 t. xehe Pb dhe Zn

1. Bello Bërdo, mbi 3.500.000 t. xehe Pb dhe Zn
2. Miniera Crnac, afer 6.800.000 t. xehe Pb dhe Zn
3. Miniera Zhuta Prla, 732.000 t. xehe Pb dhe Zn.
4. Miniera Koporiq, mbi 2.300.000 t. xehe Pb dhe Zn

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. I respektuari z. Enver Ferati!

    Lexova me kujdes shkrimin e juaj dhe më bëri përshtypje të thellë, ndaj nuk munda të durohem pa dhënë koment.
    Pikësepari të lumtë për shkrimin! Keni dhënë një “historik” të shkurtër, ama relevant
    (me rëndësi të veçantë) për grupin e minierave të “TRPÇËS” në Pjesën Veriore të Kosovës. Shkrimi i juaj me rikthej kujtesën në vitet 1981- 1999 në të cilën periudhë isha i inkuadruar (punësuar) në KXMK “TREPÇA” – kur ishin të inkuadruar mbi 24 mijë punëtorë, dhe më janë të njohura mirë minierat të cilat ju i theksoni. Në atë kohë ishte privilegj te jesh punëtor në “TREPÇË”, ngase punëtorët kishin, përveç “rrogave” të mira, edhe benficione të tjera…
    Nuk po e zgjas më tepër, sepse Ju i keni shkruar të gjitha!

    Respekt,
    Ismet M. Hasani, Suedi

  2. z. Enver,
    unë jam Ismet Hasani, dikur profesor i juaj në Shkollën e mesme ekonomike 1968/69 dhe 1969/1970, pranë Gjimnazit “Silvira Tomazini” – Mitrovicë;’
    Në “TREPÇË” kam punuar në Fabrikën e Paisjeve të Procesit si Ndihmësdrejtor për punë ekonomike…prej vitit 1981-1987 dhe pastaj ne “Trepça Trans” etj,

    Prej vitit 2004 jam në Suedi

    Respekt,
    nga ish-prof. i juaj

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu