Aktgjykimi që pritet javën e ardhshme, do sjellë kompromis apo do të thellojë krizën politike në Kosovë?

Shkrime relevante

A po lind pas Hagës një kauzë e re shqiptare?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Duket që Serbia dhe...

A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?!

Nga Ismet M. Hasani, Suedi ____ A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe...

Alma Hani, mësuesja që mbjell dashurinë për gjuhën shqipe te fëmijët e diasporës në Gjermani

Intervistoj: Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë  Gjuha shqipe është ura që lidh brezat e...

Shkodra dhe Pazari, 1878

SHKODRA DHE PAZARI, 1878 E. F. Knight Pazari i Shkodrës asht nji prej...

Gënjeshtra e Vudi Xhymshitit për rekrutimin e Hashim Thaçit “si spiun të Francës”

Reshat Sahitaj, shkrimtar e regjisor, Prishtinë _____ VUDI XHYMSHITI GËNJEN KUR RREFEN PËR...

Shpërndaj

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

Javën e ardhshme pritet që Gjykata Kushtetuese të sjellë aktgjykimin mbi ngërçin e krijuar për shkak të mungesës së vullnetit politik. Ky vendim nuk po e pret vetëm politika, por edhe i gjithë opinioni qytetar, i lodhur nga krizat e përsëritura institucionale. Nga këndvështrimi sociologjik, përballë kësaj situate mund të dalin disa skenarë.
1. Skenari më i mundshëm është ai i kompromisit të detyruar nga presioni ndërkombëtar. Përvoja e deritanishme ka treguar se partitë në Kosovë arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët vetëm kur ndërkombëtarët ushtrojnë presion të fortë. Ky kompromis imponon një stabilitet të përkohshëm, por nuk krijon zgjidhje të qëndrueshme.
2. Një skenar tjetër është kompromisi pragmatik, i cili lidhet me interesin elektoral. Subjektet e mëdha politike dhe liderët e tyre mund ta shohin aktgjykimin si një mundësi për të shmangur përgjegjësinë individuale dhe për të fituar kohë politike në horizontin e zgjedhjeve.
3. Në anën tjetër, rreziku i polarizimit është real. Nëse aktgjykimi interpretohet si fitore e një pale dhe humbje e tjetrës, atmosfera politike mund të ashpërsohet edhe më shumë, duke rritur tensionet e panevojshme.
4. Skenari i zvarritjes apo adhokracisë mbetet po ashtu i mundshëm. Ai nënkupton marrëveshje të pjesshme, vetëm për të shtyrë krizën përpara pa e zgjidhur atë. Ky model, i testuar disa herë në të kaluarën, nuk sjell stabilitet, por vetëm prolongon problemin.
5. Në variantin më të keq, mund të ndodhë skenari apokaliptik, me seanca të tensionuara parlamentare, gjuhë agresive dhe kërcënime që e thellojnë brishtësinë e sistemit.

P.S. Duke i parë të gjitha këto, përfundimi është i qartë: kompromisi në Kosovë rrallë lind nga brenda dhe zakonisht imponohet nga jashtë. Për të shmangur përsëritjen e krizave, partitë duhet të kuptojnë se kompromisi nuk është dobësi, por shenjë pjekurie dhe përgjegjësie për interesin shtetëror dhe kombëtar.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu