ARKIVI:
7 Mars 2026

Dalja e Presidentes bën me dije se, sado të ‘aftë’ që të jenë gjykatësit, dikush duhet t’ua përkujtojë dëmin që mund t’ia bëjnë vendit

Shkrime relevante

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Misionarët e dijes dhe të ardhmërisë

Arif Ejupi, Gjenevë (Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit,...

Histori e pa treguar, islamizimi i shqiptarëve…!

Nga Ismet M. Hasani, Suedi ____ Moderator: Asdren Shala (në tekstin e mëtejmë...

Shpërndaj

SHËMTITË SHQIPTARE
(Frika nga Vendimi antishtet i Gjykatës Kushtetuese)
Se jemi aq ta paditur dhe që jemi aq primitivë në shprehjen e patriotizmit tonë kjo nuk ka asnjë dilemë.
Situatës së tillë të një padijeje kolektive i kanë kontribuar shumë PDK, LDK dhe AAK. Këto parti që, për gati njëzet vjet e mbajtën pushtetin, secila në ‘kaçikun’ e vet, u munduan që njerëzve të tyre t’iu sigurojnë vende kyç në të gjitha institucionet. Rasti eklatant është Gjykata Kushtetuese dhe gjykatësit e saj e cila dhe të cilët janë shndërruar në një zyre të shpjegimit të ëndrrave apo të shpjegimit të falleve dhe fateve të këqija të partive humbëse politike.
Normale do të ishte sikur në këto pozita të vendoseshin njerëz të cilët do të ishin juristë të klasit të parë dhe patriotë të devotshëm dhe modernë, në anën tjetër. Por praktikat e partive që e kanë pasur pushtetin po tregojnë, mu tash, se vendosja e argatëve të tyre në pozita të pamerituara, herdo kurë sjellë rezultatet e veta negative ndërsa, në rastin konkret, katastrofave.
Frika e shfaqur nga Profesorët Kadri Kryeziu dhe Arsim Bajrami dhe sot nga Presidentja shpërfaqë një të vërtetë të tmerrshme. Del se gjykatësit e kushtetueses mund të jenë aq të paaftë dhe aq të paditur saqë mund të marrin vendim që mund ta dëmtojë pakthyeshëm shtetin. Prandaj dy profesorët (kanë qenë profesorë të të gjithë gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese) dhe Presidentja dalin publikisht dhe ua bëjnë me dije gjykatësve se si ata mund të bëjnë gabime të cilat e de funksionalizojnë shtetin dhe ‘i mësojnë’ ata se si duhet t’i qasen kërkesës së Listës serbe.
Kjo situatë ma kujton batutën kur profesorët e një universiteti fluturojnë me aeroplan dhe frikën e tyre kur e kuptojnë se pilotët janë ish studentët e tyre.
Megjithatë kur profesorët e gjykatësve dhe Presidentja e një vendi, gati duke u përgjunjur, i ‘lusin’ dhe i ‘mësojnë’ gjykatësit se çfar duhet të bëjnë, kemi të bëjmë me një situatë në të cilën rrezikimi i shtetit është një proces në të cilin kanë ndihmuar sidomos partitë politike por edhe autoritet ‘krijuese’ dhe akademike të cilët nuk kanë arritur që t’ua bëjnë me dije gjykatësve që i kanë aftesuar se, krahas titullit të tyre, është shteti që ata duhet ta mbrojnë. Në këtë kontekst, gjithsesi, që institucionet akademike dhe individët mbajnë një përgjegjësi kruciale për ‘ndërtimin’ profesional të gjykatësve.
Në anën tjetër dalja e Presidentes bën me dije se, sado të ‘aftë’ që të jenë gjykatësit, dikush duhet t’ua përkujtojë dëmin që mund t’ua bëjnë vendit dhe të ardhmes së vendit.
Jam i lemerisur!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu