ARKIVI:
7 Mars 2026

Ti, Ben Blushi, një neofashist i veshur me kostumin e Gebelsit antishqiptar, nuk e sheh dot me sy të mirë progresin në Kosovë

Shkrime relevante

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Shpërndaj

Ben Blushi: “Nga një parti e themeluar kundër Serbisë, Vetëvendosja e Albin Kurtit është kthyer në një parti kundër Shqipërisë.”
Koment
Vetëvendosja po shndërrohet gradualisht në një bërthamë-malgam i fortë i Shqipërisë reale, që sipas meje do të jetë e ngritur mbi konceptet e federalizmit gjerman si një Federatë Shqiptare.
Ti, Ben Blushi, një neofashist i veshur me kostumin e Gebelsit antishqiptar, një injorant politik i lloit të vet, nuk e sheh dot me sy të mirë progresin në Kosovë dhe faktin se Prishtina po merrë prerogativat e një Piemonti shqiptar.
Ta rikujtoj këtë fakt, që ta kuptosh se si Republika e dytë shqiptare po shndërrohet gradualisht në një malgam i lloit të vet.
Historia e kombeve shpesh është historia e fazave shtetformuese. Shqiptarët, të ndarë në hapësira të ndryshme gjeopolitike, kanë kaluar nëpër disa cikle të shtetësisë së mohuar dhe të rikrijuar. Në këtë rrugëtim, Republika e Kosovës nuk është vetëm një arritje e vonuar, por edhe një hap i ndërmjetëm drejt një projekti më të madh – Federatës Shqiptare. Në këtë kuptim, Kosova nuk është fundi i procesit shtetformues shqiptar, por malgami politik ku kombinohen identiteti kombëtar dhe përvoja institucionale e cila hap perspektivën e bashkimit të barabartë me Shqipërinë.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. E bonen serbet ate cka nuk kane mujt me bo as ne kohe te satrapit Milošević: Ndarjen e Kosoves. E bonen me ndihemen e “nanes” Shqiperi!!!! KURRE me dy RR KURRE Shqiperia NUK ISHTE PRO KOSOVE!!! Me vjet e kane tregu kete qendrim. Ne ate Shqiperi e nga 1991., kam degjiar veq sharje, denigrime, nenqmime per perqeshje per shqipetaret e Kosoves. Dhe kenge serbe neper kafene te Shqiperise derisa ne menyre ma brutale u eksekutojshin shipetaret ne Kosove nga fashistet serb te satrapit Milošević. E romantizmi dhe andrra e shqipetarve te Kosoves per ate Shqiperi, “bashqe me lule” qe… ju pruni ne humnere. Keni kerkuar… e tash SHIQOJENI! p.s. Ate qe Shqiperia i pranoi refugjat te Kosoves ishte PLANI I NATO – forcave shume vjet para Luftes ne Kosove. Pra Lufta ne Kosove dhe pranimi i refugjatve nga Kosova ne tre drejtime: Maqedonia, Mali i Zi, Shqiperia. Plani dhe Aplikimi i Planit te SHBA dhe NATO forcave. KAQ. THJESHT. DHE KJART.

  2. Komentuesi Jon e fillon shkrimin e tij me një akuzë ndaj Serbisë e Shqipërisë ku në mbydhje me gërma të mëdha nënshkruan dhe fundin me shprehjen , kaq thjesht e qartë .Nuk kundërshtoj thëniet e tij se ka të drejtë por i kujtoj kujdo se historia midis dy kombeve të të njëjtit gjak e gjuhë , të shqiptarëve të ndarë në dy shtete nuk fillon më 1991 .Shikoj që dikush apo kushdo mundohet që përgjegjësia të bie mbi të tjerët e jo në shtëpinë e anën e tij . Se ndoshta është i ri e nuk njeh aspak situatën e nderë e aspak ” bahce me lule si ie kujtonte shumica e shqiptarëve të Kosovës ” .në vitet para 1991 .Trathtia e qeverisë zyrtare të Tiranës filloi më 1941 me urdhërues e planshkrues Popovicët e Mugoshët ku zbatues ishte diktatori gjirokastrit. Kjo trathti vazhdoi për dekada e kulmi arriti kur më 1981 në vend të dilte hapur e me veprime konkrete u justifikuan se nuk ndërhyjmë në cështjet e brendshme të një shteti tjetër dhe pse bëhej fjalë për gjakun e vëllezërit e tij. Madje shkoi më larg ku u prenë koka qeveritarësh , u pushkatuan , u burgosën e u internuan ata Ministra që me postet që kishin do të mund të tregonin patriotizmin e tyre ndaj situatës kaotike që shpërtheu në Prishtinë në marsin e 1981 .Madje kjo ofensivë vrasëse depërtoi dhe kufijt ku martirë u bënë jo pak shqiptarë nga Kosova të diasporës . Pyes këdo e uroj të përgjigjet ndershmërisht . A m.gj.thë mend kujtonit, pritnit , shpresonit nga një qeveri që lavdohej për shkrime e parrudha politike bolshevike ( se ideollogjia Staliniste rronte me vepra tek diktatori Hoxha ) kur popullin e kishte burgosur për dekada dhe ja kishte vjedhur shtëpitë , tokat e krejt pasurinë trashëguese ??? A m.gj.th.mend prisnit clirim e ndërhyrje ushtarake nga QEVERIA dy fytyrshe shqiptare që jetonte rrethuar me ushtarë në vilat e grabitura e bënin jetë Sheikësh , me shërbëtorë , lluks e shëtitje jashtë shtetit fëmijëve e grave të tyre??? Kur një qeveri sulmon e nuk don popullin e tij e vret për së gjalli , ata pertej kufirit kush i gënjeu se Shqipëria ishte bahce me lule ??? . Midis dilemës se kush anë dëmtoi anën tjetër them me siguri të plotë si dëshmitare okulare e shtetit diktatorial të Tiranës se populli shqiptar i Kosovës ( pa dashjen e tij , i mashtruar nga R.Qosja me shokë , është një temë tepër e gjatë që s”dua të zgjatem për momentin ) ka goditur shqiptarët e Shqipërisë , ka admiruar pa baza e fakte një diktator ku në tokën e tij ishin vendosur në kufi tela me korent e jo në tokën Yugosllave .Në tokën shqiptare vritej shqiptari po të guxonte t”i afrohej gardhit me tela . Në vend të distancoheshit e demaskonit diktaturën enveriste ju , shumica apo një pjesë e deshët si hero kur ishte djall e Diktator. Tash vijmë në vitin 1991 . Përsëri dëmtuat popullin shqiptar të Shqipërisë se nëpërmjet cështjes së Kosovës mundën diktatori Alia me shokë të shpëtonin nga dënimi kapital apo të përjetshëm . Ai plan që thoni Jon ishte e hartuar pas 1987 nga R.Alia e më 1991 firmoset nga Amerika , Europa e NATO . Ata diktatorë shpëtuan kokat , familjarët e tyre e ndanë miljonat se bankën ata e menaxhonin e kush ishte më i zgjuar si. i biri i diktatorit R.Alia që sot është Bankjer në Austri me indentitet tjetër .FAKT i dhënë nga kanali RAI 1 se në vitin 1990 diktatori finok Alia dëgjon 10 TON flori në Zvicër. Më vonë e pranoi kët fakt diktatori përsëri duke mashtruar popullin se i depozitoi për të blerë bukë .Jo u përdorën më së shumti për realizimin e planit Katovicë e të pasurimit personal të familjes Hoxha , Alia e të tjerë .Të shumtë ishin me nr.1 diktatori Alia e krejt të mbeturit gjallë nga byroja famëkeqe që morën dëmshpërblime të majme për burgun 4 , 5 vjecar ( 1993 – 1997 ) e klasa e persekutuar me dekada akoma s’ka marrë atë që i takon / Dëmshpërblimin Juridik e atë Psiqik .Do të thoja që dëmin e qeverisë së Shqipërisë t”a kërkoni medoemos nga së pari nga qeveria enveriste ku KM i Shqipërisë me paturpsi e quan atë periudhë të errët e të dhimbshme për popullin shqiptar si. : një anë e kohë e duhur për vendin . ,,, nga qeveria e R.Alisë , nga PS , nga të gjithë partitë e krijuara pas 1991 me në krye PD që në kryesi ka patur e ka ish komunistë . Popullin mos e fajësoni se ishte i burgosur , i internuar ,pa pasur lirinë e fjalës e mos ma keq nga 1980 e deri më 1990 ushqehej me triska . Si e filluan qeverisjen më 1945 ,ashtu dhe e mbydhën .Me një bilanc negativ sa ne të burgosurit , populli , shtetet jashtë kufirit si ish Yugosllavia , Italia etj na dukeshin si mrekullia e vërtetë . Sot pas dekadash dihet e vërteta e duhet vetëm tjetër qeverisje nga Tirana të ndërroj kursin e politikës së jashtme e të brendshme .Kjo s”po ndodh por kombi që jeton në dy shtete e duan njëri – tjetrin e vetë bashkimi do të arrijë që dhe politika të njësohet . Shpresoj të ndodhë e sa më shpejt !

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu